5 qershor, kremtohet Shėn Pjetri i Korishės, Oshėnar, nga Kosova.
Pjetri ėshtė me prejardhje nga fshati Ujėmirė, qė gjendet nė jug-lindje tė Pejės. Pjetri u rrit shumė i varfėr, jetonte me bukėn qė fitonte duke lėvruar njė copė toke (arė) tejet tė vogėl me njė ka tė verbėr nga njėri sy. Pas vdekjes sė prindėrve, u tėrhoq nė njė vend tė izoluar bashkė me tė motrėn Helenen. Mė vonė, u izolue brenda njė shpelle nė kodrė tė fshatit Korishė, jo larg Prizerenit, nė Kosovė. Pas njė pendese tė gjatė, nė lutje e meditim tė Fjalės sė Zotit, Pjetri vdiq kah mbarimi i shekullit XIII-tė.
Mbreti serbė, Stefan Dushani (1331-1355) dha urdhėr qė nė kėtė vend tė vdekjes sė Shėn Pjetrit, tė ndėrtohej njė kishė, e cila u vu nėn mbrojtje tė manastirit tė Hilandarit mbi Malin Athos. Nė vitin 1572 reliket e Pjetrit u bartėn nė manastirin e Shėn Mihillit Kryengjėll, nė zonėn e Ibrit, ku edhe gjenden e nderohen.
Gjithnjė mė 5 qershor, duke shfletuar kalendarin e sotėm kishtar, pėrkujtojmė edhe Shėn Bonifacin, ipeshkėv e martir. Pa veprėn misionare tė Bonifacit, murg benediktin e ipeshkėv, nuk do tė kishte qenė i mundshėm organizimi politik e social europjanė i Karlit tė Madh. Bonifaci apo Winfridi i pėrkiste njė familjeje fisnike angleze tė Devonshiret, ku lindi nė vitin 680. Bėri kushtet e jetės murgare nė abacinė e Exeterit e tė Nursligut, para se tė fillonte ungjillėzimin e popullsive gjermane pėrtej Renit.
Pas vėshtirėsive tė para, nė tri vjetė pėrshkoj pjesėn mė tė madhe tė territorit gjermanik. I thirrur nė Romė, mori shugurimin ipeshkėvnor nga Papa dhe emrin e ri Bonifaci. Para se tė organizonte Kishėn pėrgjatė bregut tė djathėt tė lumit Ren, mendoj pėr themelimin e njė abacie, nė rajonin e Hesenit e tė Turingjit, qė tė bėhej qendėr shtytėse e spiritualitetit e tė kulturės fetare nė Gjermani. Kėshtu lindi abacia e njohur e Fuldės. Si seli kryeipeshkėvnore, zgjodhi qytetin e Majncit (Meinz). Shėn Bonifaci e pėrhapi Fjalėn e Zotit nė Gjermani pėr 40 vjet.Vdiq mė 5 qershor tė vitit 754. Shėn Bonifaci ėshtė pajtor i Gjermanisė.
Krijoni Kontakt