AVICENA (Abu-Ali ibn Sina), filozof, natyralist, politikan, poet dhe mjek arab (980-1037). Pėrfaqėsues i rėndėsishėm i aristotelizmit arab, mirėpo nė disa vepra tė veta mė tė vogla ėshtė i afėrm edhe me misticizmin, duke u pėrpjekur tė bashkojė neoplatonizmin me pėrfytyrimet fetare islamike. Sipas Avicenes, bota materiale ėshtė e amshueshme, e krijuar nga askush, mirėpo vetėm relativisht ėshtė e domosdoshme dhe i takon kategorisė sė mundėsisė.
Kjo botė qė ekziston nė aspektin kohor nė mėnyrė tė pėrjetshme, kushtėzohet nga perėndia e amshueshme qė ekziston jashtė kohės.
Shpirti i njeriut ėshtė i pavdekshėm, por jo nė kuptimin fizik por nė atė shpirtėror. Lidhur me ēėshtjen e universalieve, Avicena ėshtė realist i matur: pėr tė nocionet e pėrgjithshme ekzistojnė para sendeve, nė sendet dhe pas sendeve (ante res, in rebus e post res).
Mendja e perėndisė, konsideron Avicena u paraprin sendeve, kurse mendja njerėzore vjen pas tyre. Pėr tė parim i individualizimit ėshtė materia, kurse parimi i pėrgjithshmėrisė ėshtė mendja. Njohja ėshtė e pamundur pa mendjen kozmike aktive, e cila ėshtė unike te tė gjithė njerėzit. Por njohja gjithashtu nuk ėshtė e mundur pa pėrvojėn shqisore.
Krijoni Kontakt