Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 30
  1. #11
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    24 pyetje dhe 24 pergjigje


    • Dita me e bukur? Sot.
    • Pengesa me e madhe? Frika.
    • Gjeja me e lehte? Te kundershtosh.
    • Themeli i te gjitha te keqijave? Egoizmi.
    • Clodhja me e mire? Puna.
    • Deshtimi me i keq? Trishtimi.
    • Profesionistet me te mire? Femijet.
    • Nevoja e pare? Komunikimi.
    • Gezimi me i madh? Te jesh i dobishem per te tjeret.
    • Misteri me i madh? Vdekja.
    • Gabimi me i madh? Merzitja.
    • Njeriu me i rrezikshem? Rrenacaku.
    • Ndjenja me e keqe? Idhnimi.
    • Dhurata me e mire? Falja.
    • Dhurata me e cmueshme? Familja.
    • Rruga me e mire? Rruga e drejte.
    • Ndjenja me e knaqshme? Paqja e brendshme.
    • Pritja me e mire? Buzeqeshja.
    • Ilaqi me i mire? Optimizmi.
    • Kenaqesia me e madhe? Zbatimi i premtimit.
    • Fuqia me e madhe? Feja.
    • Njerezit me te nevojshem? Meshtaret.
    • Gjeja me e bukur ne bote? DASHURIA.


    Nene Tereza

  2. #12
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Sugjerime dhe ide pėr lutje

    Pėrdor kėto pesė mėnyra kryesore tė lutjes:

    a. Lavdėrim dhe adhurim. Shih Psalmet 145-150. Perqendrohu ne Hyjin, ne personin dhe cilesite e tij.
    b. Rrėfimi i mekateve. Shih Psalmet 32, 51, 130. Ji plotesisht i ndershem. Ballafaqohu me Romakėve 12, 9-21; 1 Korintasve 13, 4-7; Galatasve 5, 22.
    c. Falėnderim pėr mirėsinė dhe bekimin e Hyjit: ushqimi, veshmbathja, shėndeti, miqėsia, shėlbimi, falja, paqja, bekimi shpirtėror etj. Mund tė pėrdoresh pėr shembull Psalmin 103 ose ndonjė himn apo kėngė falėnderimi.
    d. Lutja pėr vetvetėn. Sjelli nėvojat e tua Atit qiellor: castet pėr tė vendosur, raportet, shqetėsimet, rritjen shpirtėrore etj. Kėrko fryte nga Shpirti Shenjt Galatasve 5, 22.
    e. Lutje pėr tė tjerėt: familja, miqtė, tė afėrmit, kolegėt, kisha jote, qyteti yt, vendi, leader politik, misioni, tė krishterėt e pėrndjekur etj.

    Nėse ke probleme tė pėrqėndrohesh, shpeshherė tė ndihmon qė tė lutesh me zė tė lartė. Edhe tė lutesh nė posicione tė ndryshme mund tė tė ndihmojė: gjunjėzuar, ulur, i shtrirė, me duar tė hapura, duke ecur... etj.

    Shumė prej nesh kanė shumė arsye tė lutjes, saqė zakonisht nuk mund tė lutemi pėr tė gjithė. Nė qoftė se kjo ėshtė e vėrtetė pėr ty, atėherė ėshtė njė ide e mirė tė shpėrndash qėllimet e lutjeve nė ditė tė ndryshme. Mund tė pėrdoresh kėtė skemė tė thjeshtė:

    • • e Dielė: Kisha vendase, misioni
      • e Hėnė: Familja dhe miqtė
      • e Martė: Pėr organizmat e tjera tė krishtera
      • e Mėrkurė: kombi, bota, drejtėsia
      • e Enjte: Vetvetėn dhe nėvojat personale
      • e Premte: Kolegėt dhe tė afėrmit
      • e Shtunė: Tė ndryshme


    Lutu me tekstet biblike: zgjedh 3-4 vargje biblike (pėr shembull nga Psalmet ose nga letra drejtuar Efezianėve) dhe lutu me njė fjali tė tekstit (varg pas vargu). Lavdėro, rrėfe mėkatet, falėndero, lutu pėr vetvetėn dhe pėr tė tjerėt duke u bazuar nė fjalė dhe nė shprehje tė vargjeve.

    Kur tė meditosh njė varg biblik, mund tė pėrdoresh kėtė metodė tė thjeshtė dhe efikas. Nėnvizo ndonjė fjalė dhe medito mbi rėndėsinė e domėthėnies qė ke zbuluar. Pėr shembull:

    • • Kėrkoni mė parė mbretėrinė e tij.
      • Kėrkoni mė parė mbretėrinė e tij.
      • Kėrkoni mė parė mbretėrinė e tij.
      • Kėrkoni mė pare mbretėrinė e tij.


    Bleje njė fletore dhe pėrdore si njė ditar shpirtėror. Shkruaj arsyet e lutjes dhe falėnderimit, vargjet e rėndėsishme dhe gjėrat qė Hyji ti shfaq.

    Pėrgjigjet e lutjeve dėgjohen nė rast se:

    • • kėrkojnė Hyjin (Jeremia 29,12-14);
      • presin Hyjin (Psalmi 40,2);
      • luten me fe (Mateu 21,22);
      • luten nė emėr tė Jezusit (Gjoni 14,13-14);
      • luten sipas vullnetit tė Hyjit (1 Gjoni 5,14);
      • zbatojnė urdhėrimet e Hyjit (1 Gjoni 3,22);
      • kanė zemrėn e trishtuar (Psalmi 34,18 );
      • mbesin nė Krishtinrestano in Cristo (Gjoni 15,7);
      • pėrvujtėrohen (2 Kronikave 7, 14).


    Pėrgjigjet e lutjeve janė tė mohuara nė rast se:

    • • luten me arsye tė gabuara (Jakobit 4,3);
      • kanė tė zhytur mėkatin thellė nė zemėr (Psalmi 66,18 );
      • jetojnė me mėkatin e pa shlyer (Isaia 59,2);
      • nuk angazhohen pėr tė varfėrit (Fjalėt e Urta 21,13);
      • mbajnė vetėn pėr tė drejtė (Luka 18,11-14).


    Pėr tė medituar: 15 minuta ėshtė 1 % e totalit tė 24 orėve. Nuk ėshtė koha minimale qė mund ti kushtosh Hyjit?

    Pesė qėndrimet e lutjes:

    • • lartė: lavdėro dhe adhuro Hyjin.
      • mbrapa: falėndero Hyjin pėr atė qė ka bėrė.
      • brenda: lutu pėr vetvetėn dhe pėr nėvojat e tua.
      • pėrreth: lutu pėr familjen dhe miqtė.
      • jashtė: lutu pėr qytetin, kombin dhe botėn.

  3. #13
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    JEZUSI


    Jezusi
    ėshtė Ai qė e dua me gjithė shpirt,
    me krejt qenien time.
    Atij ia dhashė tė gjitha,
    deri mėkatet e mia.
    Ai mė fejoi pėr vetveten.
    Nė butėsi dhe dashuri.
    Tash e pėr jetė tė jetės.
    Jam e fejuara e tė fejuarit tim tė kryqėzuar.
    Amen.


    Nene Tereza

  4. #14
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    MĖ LIRO, O KRISHT


    Mė liro, o Krisht,
    nga dėshira qė tė mė duan,
    nga dėshira qė tė mė lartėsojnė,
    nga dėshira qė tė mė nderojnė,
    nga dėshira qė tė mė lavdėrojnė,
    nga dėshira qė tė mė pėrparėsojnė,
    nga dėshira qė tė mė pyesin pėr kėshillė,
    nga dėshira qė tė mė miratojnė,
    nga dėshira qė tė jem e njohur,
    nga frika se jam e pėrbuzur,
    nga frika se jam e nėnēmuar,
    nga frika se do tė mė qortojnė,
    nga frika se do tė mė shpifin,
    nga frika se do tė mė harrojnė,
    nga frika se s’do tė pėrballoj tė padrejtat,
    nga frika se do tė mė pėrqeshin,
    nga frika se do tė jem e dyshimtė.
    Amen.

  5. #15
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    LUTJA E SHEN FRANCESKUT



    Mė bėj tė denjė, Hyji im,
    t’u shėrbej tė gjithė tė varfėrve nė mbarė botėn,
    tė cilėt jetojnė dhe vdesin nė uri dhe varfėri.

    Jepu atyre nėpėr duart tona bukėn e pėrditshme,
    nėpėr dashurinė tonė paqen dhe gėzimin.


    Hyji im,
    mė bėj lajmėtar tė paqes sate
    qė atje ku ėshtė urrejtja tė bie dashurinė;
    ku zoton dhuna, shpirtin e pajtimit,
    ku ėshtė ndarja, bashkimin;
    ku zoton lajthitja, tė vėrtetėn;
    ku ėshtė dyshimi, shpresėn;
    ku janė hijet, dritėn;
    ku ėshtė trishtimi, gėzimin.

    Hyji im,
    bėj qė para tė kėrkoj t’i ngushėlloj tė tjerėt,
    se sa tė jem e ngushėlluar;
    para t’i kuptoj, se sa tė jem e kuptuar;
    para t’i dua, se sa tė mė duan;
    sepse nėpėr vetėharresė njeriu gjen;
    nėpėr ndjesė e fiton ndjesėn;
    nėpėr vdekje zgjohet nė jetėn e pasosur.
    Amen.

  6. #16
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    JEZUSI


    Jezusi pėr mua ėshtė ky:
    I Biri i Zotit bėrė njeri.
    Buka e jetės.
    Flia qė kushtohet nė kryq pėr mėkatet tona.
    Therorja qė kushtohet nė Meshėn shenjte
    pėr mėkatet e botės dhe pėr mėkatet e mia.
    Fjala qė duhet thėnė.
    E Vėrteta qė duhet treguar.
    Rruga nė tė cilėn duhet tė ecim.
    Drita qė duhet tė ndezet.
    Jeta qė duhet jetuar.
    Dashuria qė duhet dashur.
    Gėzimi qė duhet ndarė me tė tjerėt.
    Flia qė duhet kushtuar.
    Paqja qė duhet pėrhapur.
    Buka e jetės qė duhet ngrėnė.
    I Urituri qė duhet ushqyer.
    I Etshmi tė cilit duhet t’ia shuajmė etjen.
    I Zhveshuri qė duhet veshur.
    I Dėbuari qė duhet t’i gjejmė strehim.
    I Sėmuri qė duhet mjekuar.
    I Vetmuari qė duhet dashur.
    I Paprituri qė duhet pritur.
    I Gėrbuluri tė cilit duhet t’ia laj varrėt.
    Lypėsi tė cilit duhet t’i buzėqeshim.
    te varferin tė cilin duhet vėnė veshin.
    I Pambrojturi qė duhet mbrojtur.
    I Posalinduri qė duhet mirėpritur.
    I Verbėri tė cilit duhet t’i bėhemi sy.
    I Pagoji tė cilit duhet t’ia huazojmė zėrin tonė.
    I Ēali tė cilit duhet t’ia japim kėmbėt tona.
    E Pėrdalura tė cilėn duhet ta largojmė nga rreziku,
    Duke ia ofruar miqėsinė tonė.
    I Burgosuri qė duhet ta vizitojmė.
    I Moshuari tė cilin duhet shėrbyer.

    Jezusi ėshtė Hyji im.
    Jezusi ėshtė ėshtė i Dashuri im.
    Jezusi ėshtė Jeta ime.
    Jezusi ėshtė Dashuria ime e vetme.
    Jezusi ėshtė Tėrėsia ime.
    Jezusi ėshtė i Vetmi i jetės sime.


    Nene Tereza

  7. #17
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    LUTJE E NENE TEREZES


    Zot, kur kam urģ,
    mė jep ndokend qe ka nevojė me e ushqye!
    Kur kam etje,
    mė dėrgo ndokend qi ka nevojė me pi!
    Kur kam tė ftoftė,
    me dėrgo ndokend me e ngrohė!
    Kur kam nji keqardhje,
    mė dhuro ndokend me ngushllue!
    Kur kryqi i jem bāhet i rānde,
    mė bej qe te dalloj kryqin e nje tjetri!
    Kur jam e vorfen,
    mė udhėhiq te ndonji nevojtar!
    Kur nuk kam kohė,
    mė jep ndokend me e ndihmue per do ēast!
    Kur jam e fyeme,
    beme qe une te kem dikend me lavdrue!
    Kur jam e ligshtueme,
    mė dėrgo ndokend me i dhānė zemer!
    Kur kam nevojė per mirkuptimin e tjerve,
    mė jep ndokend qi ka nevojė per mirkuptimin tim!
    Kur kam nevojė qi te kujdesen per mue,
    mė dėrgo ndokend per tė cilin te kujdesem une!
    Kur mendoj vetem per vete,
    terhiqe vemźndjen time mbi nji tjeter njeri.
    Amen.

  8. #18
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Shen Tereza e Lisieux eshte e njohur si shenjte e gjerave te vogla, do te thote se ajo besonte se gjerat e vogla duhen bere mire dhe me dashuri. Eshte edhe Pajtore e kopshtareve dhe shitesve te luleve.


    Te mund te jesh sot paqe.
    Te mund te kesh besim ne mundesite e tua, qe Ti te jesh saktesisht aty ku deshiron qe te jesh.
    Te mos harrosh mundesite e pafundme, qe lindin nga feja.
    Te mund t'i perdori keto dhurata, qe kam pranuar dhe te transmetoj dashurine qe me te eshte dhuruar...
    Ji i gezuar se je bir i Hyjit... qofte kjo prani ne thellesine e eshterave te tu dhe lejo shpirtin tend te jesh i lire qe te kendosh, vallezosh, lavderosh dhe dashurosh...
    Qofte keshtu per cdo njerin prej jush...


    nga shen Tereza e Lisieux

  9. #19
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    LUTJA PĖR SHPRESĖHUMBURIN


    O Zot, po tė lutem,
    qė t’i japėsh dritė
    pėr ta njohur thellėsinė e errėt
    tė ngasjeve tė veta.

    Jepi dashurinė Tėnde
    qė mos tjetėr t’mund tė parandjejė pasuritė
    qė i ke pėrgatitur pėr ne.

    Jepi prej Shpirtit Shenjt
    dhuratėn e kuptimit,
    qė ta marrė vesh se e do,
    se ke nevojė pėr tė,
    se jeta e tij ende ka qėllim
    pėr tė bartur dashurinė dhe pėrdėllimin
    qė ke pėr tė
    dhe pėr njerėzit tjerė qė ai u duhet.

    Jepi, o Zot, shpresė dhe ardhmėri
    dhe dashuri pėr jetė.
    Amen.


    nga Nene Tereza

  10. #20
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Tė varfėr janė tė varfėrit, ata pa gjė dhe pa shpirt,
    Tė varfėr janė t'uriturit, tė tharėt nga etja,
    Tė varfėr janė ata ata qė kanė nevojė pėr veshje,
    Tė varfėr janė ata qė s'kanė strehė dhe mbrojtje,
    Tė varfėr janė tė sėmurėt,
    Tė varfėr janė hamenjtė e marrėzive,
    Tė varfėr janė tė vjetrit,
    Tė varfėr janė tė burgosurit,
    Tė varfėr janė ata qė janė vetėm,
    Tė varfėr janė tė paditurit dhe ata qė dyshojnė,
    Tė varfėr janė ata qė vuajnė,
    Tė varfėr janė ata qė s'i ndihmon askush,
    Tė varfėr janė tė pėrsekutuarit,
    Tė varfėr janė viktimat e padrejtėsive,
    Tė varfėr jaanė tė paedukuarit,
    Tė varfėr janė idhanakėt,
    Tė varfėr janė ata qė mėkatojnė, qė flasin me tallje,
    Tė varfėr janė ata qė bėjnė keq,
    Tė varfėr janė tė padėshiruarit, tė pėrbuzurit,
    Tė varfėr janė, nė njėfarė mėnyre ne vetė.


    Nėna Tereza

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gėzuar 7 Marsin tė dashur sivėllezėr mėsues!
    Nga projekti21_dk nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 136
    Postimi i Fundit: 07-03-2019, 18:05
  2. Kisha ėshtė Njė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  3. Perse gjuha greke ne K.O.A.SH?
    Nga sabah08 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 73
    Postimi i Fundit: 01-05-2009, 15:02
  4. Reforma arsimore nė Elbasan, vitin tjetėr ikin 150 mėsues
    Nga Zemrushja nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-04-2007, 13:54
  5. Shkrimet e Hershme: Tertuliani mbi lutjen
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-12-2006, 08:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •