5 Korrik: Shen Anton Maria Zakaria








Antoni lindi nė Kremonė tė Italisė, nė vitin 1502. Pak kohė pas lindjes, i vdiq i jati, duke e lėnė t’ėmėn vejushė nė moshėn 18 vjeēe. Gruas sė re iu desh ta edukojė djalin nė rrethana tė vėshtira politike e familjare. Me njė guxim jo tė zakonshėm, ia doli mbanesh ta shkollonte derisa, mė 1524, u diplomua nė fakultetin e mjekėsisė nė Padovė. Por mjeku i ri, duke parė se Kisha po kalonte kohė tė vėshtira e se priftinjtė e mirė ishin tė pakėt, u kthye nė Kremonė dhe vendosi t’u shpjegojė Ungjillin dhe doktrinėn katolike tė mėdhenjve e tė vegjėlve. U shugurua meshtar nė vitin 1528. Filloi kėshtu tė vrapojė pa u ndalur deri nė vdekje. E nisi shėrbimin meshtarak si kapelan i konteshės Ludovika Toreli, tė cilėn e ndoqi pas nė Milano, nė vitin 1530. Kėtu, i nxitur dhe i ndihmuar nga kontesha dhe nga dy miq milanezė, themeloi tri bashkėsi, tė trija me emrin e Shėn Palit, pėr t’u ēuar tė gjithė njerėzve Krishtin pėrmes diturisė. Mė 1530 themeloi Klerikėt Rregulltarė tė Shėn Palit, qė nė Milano nisėn tė quheshin Barnabitė, me emrin e kishės sė Shėn Barnabės, e cila qe selia e tyre e parė. Mė pas themeloi Motrat Engjėllore tė Shėn Palit, shembulli i parė i murgeshave qė nisėn ta kryejnė misionin jashtė klauzurės, nė lidhje tė ngushta me popullin. Shėn Karl Borromeo u entuziazmua shumė nga njė mision i tillė i motrave, por Koncili i Trentit i kėshilloi tė ktheheshin nė jetėn e mbyllur tė kuvendit. Sė treti Antoni themeloi “Tė martuarit e Shėn Palit”, me impenjimin e vazhdueshėm apostolik tė laikėve tė martuar. E ndėrsa punonte ditė natė pėr themelimin e Kongregatave, vijonte pa u lodhur predikimin e Ungjillit. Fjalėt e tij trondisnin, mrekullonin, rigjallnin fenė nė shumė zemra, por jo mė pak, ngjallnin edhe armiqėsi kundėr tij. I paditur si heretik e kryengritės, Antoni u nis pėr nė Romė ku, si pėrballoi dy procese, fitoi plotėsisht pafajsinė. Gjatė udhėtimit nė Guastalia, filloi ta ndjente lodhjen. Nuk qe mė nė gjendje ta vijonte veprimtarinė me ritmin e zakonshėm. Trupi e tradhtoi. Bashkėvėllezėrit e ēuan nė Kremonė, ku edhe vdiq pa i mbushur 36 vjet. Trupi i tij u mbart nė Milano ku u vendos nė Kishėn e Shėn Barnabės. Kisha katolike e shpalli shenjt nė vitin 1897.
La pas moton: Duhet tė vraponi si tė marrė. Kėshtu u flet njė meshtar meshtarėve tė tjerė. E meshtarėt vėrtetė vrapojnė. Nė epokėn e tij e shumė kohė pas tij. Dje e sot, nė mijėvejēarin e tretė. Duke i ftuar meshtarėt tė vrapojnė, ai shton fjalėt “drejt Zotit e tė afėrmit”. Ishte koha kur Luteri nxiste popuj tė tėrė tė ēoheshin kundėr Kishės, gjė tepėr e rėndė pėr tė krishterėt. Por Antoni mendonte se kishte edhe gjėra tė tjera qė rėndonin fort mbi Kishėn katolike tė epokės: ipeshkvijtė dritėshkurtėr, injoranca fetare, feja sipėrfaqėsore. Grupe guximtare tė krishterėsh e ndjenin se Kisha duhej reformuar nga brėnda. E ja, njėri prej tyre i ftoi tė gjithė tė vrapojnė, nė ēdo kohė, nė ēdo vend, pėr tė pėrhapur Fjalėn e Zotit e pėr ta jetuar atė ndėrmjet njerėzve.