Kongresi i Jashtezakonshem i demokristianeve realizon stafeten e postit te kryetarit nga Nikolle Lesi, te ish-reformatori Nard Ndoka. Bashke me ta edhe kater deputete te tjere
Zgjidhet zyrtarisht kryetari i ri i Partise Demokristiane, Nard Ndoka, duke dhene sinjalet e para per krijimin e nje grupi me 6 deputete ne Parlament. Gjate Kongresit te Jashtezakonshem te kesaj partie, delegatet kane votuar dje pro Ndokes, i cili ishte edhe kandidatura e vetme per postin e kryetarit te PDK-se. Nderkohe, ne salle ishin te pranishem edhe deputete te tjere reformatore, si Frrok Gjini apo Jak Ndoka, te cileve u eshte lakuar emri per mundesine e kalimit te tyre ne PDK. I pranishem ne Kongresin e stafetes Lesi-Ndoka ishte edhe deputeti i Aleances Demokratike, Pashk Ujka.
Gjate fjales se tij, Ndoka ka shprehur rezerva te medha per menyren sesi Partia Demokratike po e drejton koalicionin, njekohesisht ka kerkuar qe PDK-se t'i jepet vendi qe meriton. "Qeveria e sotme, pa argumente serioze, beri nje zgjidhje te sforcuar, duke menjanuar demokristianet antikomuniste e perendimore, duke i zevendesuar ata me disa politikane dhe parti qe vijne nga koha e komunizmit dhe izolimit", ka nenvizuar ish-nenkryetari reformator. Me tej, Ndoka eshte shprehur se PDK-ja po merr parasysh edhe mundesine e kandidimit te vetem ne zgjedhjet e ardhshme lokale, nese kerkesat e tyre nuk mbeshteten nga mazhoranca qeverisese. "PDK deklaron se ne cdo rast do te jete e gatshme te konkurroje me kandidate te saj ne te gjitha bashkite dhe komunat e Shqiperise", theksoi Ndoka, kryetari i sapozgjedhur i kesaj partie.
Sipas tij, PDK-ja do te vazhdoje te jete pjese e mazhorances dhe grupit parlamentar me reformatoret, ashtu si dhe do te jete e hapur te prese brenda vetes edhe deputete te tjere, qofte nga mazhoranca apo opozita. Pervec kesaj, Ndoka ka argumentuar se qeveria aktuale ka nevoje per levizje plotesuese dhe riformatuese, ne menyre qe te mos lejoje kurrsesi kthimin ne pushtet te opozites. Ndoka nuk ka harruar te ironizoje deklaratat e ndryshme te ardhura ne drejtim te tij, si rezultat i largimit nga PDR-ja, duke e justifikuar levizjen konform bindjeve politike qe ai perqafon. "As me pare dhe as tani nuk i kam kerkuar askujt poste, jam distancuar nga PD-ja, kur fryma ime perendimore u sulmua ashper dhe u perjashtua nga lidershipi i saj, u distancova nga PDR-ja kur ndodhi e njejta gje", konstatoi Nard Ndoka. Ai ka premtuar se nen drejtimin e tij, PDK-ja do te behet forca e trete politike ne vend.
Korrieri
Krijoni Kontakt