Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    _____________ Maska e HamatieL
    Anėtarėsuar
    13-04-2006
    Postime
    33

    Kur'ani & Shkenca

    Kur'ani dhe Teoria e Ajnshtajnit



    Kur’ani nė dy vende tregon pėr shkurtimin e kohės, dhe atė:

    “Atje ngjiten engjujt dhe Ruhi (Xhibrili) nė njė ditė qė zgjat pesėdhjetė mijė vjet.” (El Mearixh: 4)
    “Ai i kordinon tė gjitha ēėshtjet prej qielli deri nė tokė, e pastaj tė gjithė Atij do t’i shkojnė nė ditėn e cila sipas llogaritjes tuaj zgjat njė mijė vjet.” (Es Sexhde: 5)

    Pse ėshtė shkurtuar koha? Pse vlerėsimi i shkurtimit tė kohės dallohet nė dy ajetet e lartėpėrmendura?

    Nė ajetin e parė kur’anor dita pėrmendet se ėshtė e gjatė pesėdhjetė mijė vjet, ndėrsa nė ajetin e dytė njė mijė vjet; dhe pse Kur’ani nė dy ajetet e lartėpėrmendura e potencon “lėvizjen”, gjegjėsisht tė “ngjiturit”?

    Pėrgjigje mė tė mirė nė kėtė pyetje, nė frymėn e komentimit shkencor tė Kur’anit, do tė na jep drejtori i katedrės sė Shkencave Natyrore pranė Fakultetit tė Femrave tė Universitetit “Ein Shems” nė Kajro, Dr. Mensur Muhammed Hasib En-Nebijj. Dr. Mensuri thotė: “All-llahu mė sė miri e di se pėrgjigje tė drejtpėrdrejtė dhe bindėse nė lidhje me kėtė ēėshtje, pėrkatėsisht problematikė, duhet kėrkuar nė parimet themelore tė “teorisė sė relativitetit” tė Ajnshtajnit, dhe atėherė do ta kuptojmė elokuencėn shkencore tė Kur’anit, ku do tė vėrejmė se gjendemi para pėrsosshmėrisė sė madhe… me tė cilėn polemizojnė ata individė qė veten e konsiderojnė tė “mėdhenj”, e qė nė tė vėrtetė s’janė asgjė tjetėr pos kokėfortė, tė pandjeshėm, tė verbėr dhe tė pavetėdijshėm”.

    Dr. Mensuri vazhdon mė tej: “Ajnshtajni e anuloi hapėsirėn dhe kohėn nė “teorinė e tij tė njohur tė relativitetit”, nė vitin 1905 kur tha: “Nuk mundemi tė bėjmė fjalė pėr kohėn, e ta lėmė pas dore hapėsirėn, e as qė mundemi tė bėjmė fjalė pėr hapėsirėn, e tė mos e marim nė konsiderim kohėn. Duke marė parasysh se gjithēka lėviz, ndėrsa ajo gjithēka duhet ta ketė kohėn e vet… e, meqė gjithēka lėviz shpejt, koha e tij e lėvizjes do tė pakėsohet nė raport me kohėn e lėvizjeve tjera dhe do tė jetė mė e ngadalshme se sa e tyre”.

    Kėtė shkurtim tė kohės ne nuk e kuptojmė… Shtrohet pyetja: Pse? Sepse lėvizja jonė nė tokė ėshtė e pamjaftueshme nė raport me shpejtėsinė lėvizėse, shpejtėsia e sė cilės ėshtė 300.000 kilometra nė sekondė, pėrkatėsisht 186.000 milja nė sekondė, qė njėherit ėshtė edhe absolutisht shpejtėsia mė e madhe. Sa pėr ilustrim, korpuskulat (trupthat) atomike lindin dhe zhduken, dhe pas njė kohe tė caktuar “jeta” u zgjatet, duke marė parasysh shkurtimin e kohės, kuptohet nėse lėvizin me shpejtėsinė e dritės…

    Pėr shembull, ta paramendojmė njė raketė e cila lėviz me shpejtėsi 10 nga shpejtėsia e dritės nė drejtim tė planetit i cili ėshtė larg nesh 20 vite tė dritės, d.t.th. nė largėsi prej 120 miliard miljash, dhe nėse kjo raketė arrin tė kalon njė distancė kohore prej 25 vjetėsh sipas kalendarit tonė tė tė llogariturit, atėherė kjo e njėjta kohė shkurtohet nė 15 vjet nė raport me kosmonautėt qė gjenden brenda nė raketė!!!

    Kjo ėshtė gjithnjė sipas “teorisė sė relativitetit” tė Ajnshtajnit, qė do tė thotė se prindėrit (etėrit) qė gjenden brenda nė raketė mund tė paramendojmė se pas kthimit nga udhėtimi astronautik janė bėrė mė tė rinj me vjet se sa fėmijėt e tyre tė cilėt i kanė lėnė nė tokė, ngase 30 vjetėt e zgjatjes sė udhėtimit tė tyre tė nisjes dhe kthimit nga hapėsira i pėrgjigjen kohės prej 50 vitesh tė jetuara nė tokė…

    Sipas kėsaj “teorie”, rruga e cila zgjat me mijėra vite sipas llogaritjes tokėsore tė kohės, mundet tė zgjat vetėm njė ditė nė raport me ekuipazhin nė raketė, kuptohet nėse shpejtėsia e lėvizjes i afrohet shpejtėsisė sė dritės.

    Me tė drejtė shtrohet pyetja: Vallė si mund ta kuptojmė shkurtimin e kėtillė tė kohės nė raport me ata anėtarė tė ekuipazhit tė cilėt udhėtojnė me shpejtėsi tė jashtėzakonshme? A mund tė besojmė se mund t’i vizitojmė edhe pikat e fundit dhe mė tė largėta tė kozmosit dhe tė kthehemi nė sipėrfaqen e tokės para se tė pėrfundojė jeta jonė? Si dhe, se kur do tė kthehemi do ta gjejmė gjeneratėn e dytė dhe ndryshime tė shumta nė tokė, ndryshime kėto qė na e bėjnė me dije dhe na tregojnė se kanė kaluar mijėra vjet nė raport me banorėt e tokės qė nuk kanė udhėtuar…?

    Mirėpo e gjithė kjo do tė ndodhte me kusht qė udhėtimi tė zhvillohet me shpejtėsi e cila ėshtė e pėrafėrt me shpejtėsinė e dritės, pa marė parasysh pamundėsinė e bėrjes sė njė udhėtimi tė kėtillė, ngase raketa e cila do tė udhėtonte me kėtė shpejtėsi do tė duhej tė harxhonte lėndė djegėse (karburante) hiē mė shumė e hiē mė pak se dhjetė mijė herė mė tepėr se sa mbarė harxhimi i lėndėve djegėse pėr njė vit nė tėrė rruzullin tokėsor! E pamundshme apo jo!?

    Ky ėshtė problemi i shkurtimit tė kohės nė rast tė shpejtėsive tė mėdha tė cilat i afrohen shpejtėsisė sė dritės, dhe tė cilėn e vė nė dukje Ajnshtajni. Prandaj, me tė drejtė shtrohet pyetja vetvetiu: A vėrehet nė mėnyrė tė dukshme pėrsosshmėria shkencore e shkurtimit tė kohės, e pėrmendur nė Kur’anin Fisnik nė dy ajetet e lartėshėnuara tė sures El-Mearixh dhe Es-Sexhde? Disa pohojnė se ekziston kundėrthėnie, pėrkatėsisht kontradiktė nė pėrmbajtjen e kėtyre dy ajeteve kur’anore, kjo duke marė parasysh dallimin e shkurtimit tė kohės nė tė dy udhėtimet…”

    “Mirėpo”, vazhdon Dr. Mensuri, “kjo nuk ėshtė kontradiktė, por pėrkundrazi, pėrsosshmėri shkencore. Sipas “teorisė sė relativitetit”, koha shkurtohet duke u varur nė shpejtėsinė e shtuar. Sipas kėsaj, ngjitja e melekėve dhe Xhibrilit [alejhis-selam] do tė ndodhė nė njė ditė e cila ėshtė e barabartė me kohėn “prej pesėdhjetė mijė vjetėsh”, e qė njėherit jep kufizim (ngushtim) mė tė madh kohor, pėrkatėsisht shpejtėsia e “tė ngjiturit” ėshtė mė e madhe… Por, “tė ngjiturit” nė ajetin tjetėr do tė pėrfundon “nė njė ditė” e cila ėshtė e barabartė “me njė mijė vjet”, qė d.t.th. kufizim (ngushtim) mė tė shkurtėr kohor.

    Mirėpo kėtu nuk ka kontradiktė, pėrkundrazi, e gjithė kjo ėshtė plotėsisht e kuptueshme, pasi qė e dimė se melekėt dhe Xhibrili [alejhis-selam] janė krijesa drite, tė cilat ngjiten mė shpejtė se krijesat tjera pėr tė cilat bėhet fjalė nė ajetin tjetėr.

    Shtrohet pyetja: A e ka lexuar Albert Ajnshtajni Kur’anin para shpalljes sė “teorisė sė relativitetit?”, apo Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] (pėr tė cilin biografėt pohojnė dhe vėrtetojnė besueshėm se nuk dinte shkrim-lexim) e ka njohur “teorinė e relatitivitetit” para se tė shpallej kjo “teori” njė mijė e treqind vjet pas vdekjes sė tij?!?!

    Kjo vlen sa pėr informim pėr ata tė cilėt me padije dhe me kokėfortėsi pohojnė se gjoja Kur’ani ėshtė vepėr njerėzore (sic!)…”

    “Pėrsosshmėria shkencore”, vazhdon mė tej Dr. Mensuri, “nuk pėrfundon vetėm me shkurtimin e kohės. Folja “je’aruxhu”, e pėrmendur nė dy ajetet e sipėrpėrmendura tė Kur’anit, nė apektin gjuhėsor do tė thotė: “Ngjitje shtegut tė shtrembėrt” e jo vijės sė drejtė. “Shtegu i shtrembėrt” ėshtė parimi themelor i “teorisė sė relativitetit”, bashkim pėr tė gjitha lėvizjet e materieve dhe forcave nė vasionė (hapėsirė), “teori” tė cilėn Ajnshtajni e elaboroi nė vitin 1916 pėr ta shpjeguar baraspeshėn (ekuilibrin). Pohimin e tij e plotėsoi me pjerjen e dritės sė planetit nė kozmos dhe matjen e shtigjeve tė shtrembėrta.

    Albert Ajnshtajni thotė: “I tėrė kozmosi shtrihet nė sipėrfaqe, e cila sipėrfaqe ėshtė nė trajtė tė sferės sė mbushur si balonė, i mbyllur nė vetvete, qė d.t.th. se kozmosi nuk ėshtė brenda balonės, por me trupat e vet e formon sipėrfaqen e balonės. Kėshtu qė, pėr rrjedhojė, lėvizja e materieve nė kozmos ėshtė pjertazi e jo drejtė”.

    Lidhur me kėtė pohim tė Ajnshtajnit, Dr. Mensuri thotė: “Kėtė mė sė miri e shpjegon folja “je’aruxhu” qė ėshtė pėrdorė nė ajetet e sipėrpėrmendura, e jo ndonjė shprehje tjetėr, pėr shpjegimin e udhėtimeve vasionike, qė shpie tamam nė precizitetin shkencor, sikur qė pėrdoret edhe nė ajetet kur’anore vijuese:

    “Edhe sikur Ne t’u hapnim atyre njė derė nė qiell dhe tė ngjiteshin vazhdimisht lart nė tė (e tė shihnin engjujt e fshehtėsisė).” (El Hixhr: 14)

    “E di se ēka futet nė tokė dhe ēka del prej saj, dhe ēka bie nga qielli e ēka ngjitet nė qiell…” (Sebe’ė: 2)


    Ėshtė thėnė se kozmosi ngjan sikur balonė. Ajnshtajni llogariti se gjysma e kozmosit ėshtė e barabartė me 35 bilion vite tė dritės. Largėsia e trupave tė Kozmosit njėri prej tjetrit ėshtė vėrtetuar dhe shkencėrisht ėshtė argumentuar. Nė lidhje me kėtė tregon edhe ajeti kur’anor vijues:

    “Ne kemi ngritur qiellin me forcėn tonė, por me tė vėrtetė mundemi edhe mė tepėr.” (Edh Dharijatė: 47) D.t.th. All-llahu i Madhėrishėm qiellin, respektivisht kozmosin, e ndėrtoi (ngriti) me Fuqinė e Pėrsosshmėrisė sė Vet qysh nė periudhėn parahistorike, nė gjėrėsi shumė tė madhe; si dhe zgjerimin e qiellit, qė ėshtė dukuri konstante, nė pėrputhshmėri me zgjerimin e kozmosit, gjė qė edhe kjo shkencėrisht ėshtė vėrtetuar, tė cilėn e vėrtetoi (shpalli) Hebeli pas llogaritjes qė filloi nė vitin 1929 e qė vazhdon gjer nė ditėt e sotme…

    Pasi qė Krijuesi, sipas Cilėsive tė Veta, dallohet nga krijesat e Tij, Ai ėshtė i Vetmi qė nuk ka kufij, Ai ėshtė i Vetmi qė ėshtė mbi hapėsirėn dhe kohėn, siē na rrėfen ajeti kur’anor vijues:

    “Ai ėshtė i pari dhe i fundit; I Dukshmi dhe i padukshmi. Ai ėshtė I Gjithdijshėm pėr ēdo send!” (El Hadid: 3) dhe “…e Tij ėshtė ē’ka ka nė qiej dhe ē’ka ka nė tokė…” (El Bekare: 255)

    “Sipas kėsaj”, vazhdon Dr. Mensuri “All-llahu i Madhėrishėm ėshtė Krijuesi i pėrhershėm. Ekzistenca e krijesave ėshtė e kufizuar me kohėn, ndėrsa ekzistimi i Krijuesit ėshtė i pėrhershėm pėr ēdo kohė. Ai nuk ka tė kaluar, tė sotshme dhe tė ardhme. Ai, I Madhėruar qoftė, ėshtė pėrherė i Pėrhershmi…

    All-llahu i Madhėrishėm krijesave tė veta ua ka dhėnė kohėn, kurse Ai Vetė ėshtė mbi rrjedhat e kohės. Gjithēka qė Atij i ėshtė e njohur, veēmė ka ndodhur. Argument pėr kėtė ėshtė: All-llahu i Madhėrishėm i pėrshkruan ngjarjet e Ditės sė Gjykimit me foljen e kohės sė kaluar, edhe pse ajo (Dita e Gjykimit) ka tė bėjė me tė ardhmen…

    “Erdhi (ėshtė afruar) caktimi i All-llahut (kijameti), pra mos kėrkoni ngutjen (ardhjen para kohės) e tij!...” (En Nahl: 1)

    “… dhe do t’i fryhet (vėrejtje: folja nė perfekt) surit dhe tė gjithė do t’i tubojmė.” (vėrejtje: folja gjithashtu nė perfekt) (El Kehf: 99)


    All-llahu i Madhėrishėm nuk ėshtė i kufizuar me kohėn dhe hapėsirėn. Ai ėshtė prezent (gjendet) nė tokė dhe qiej. Musa [alejhisselam] bisedoi me All-llahun e Madhėrishėm nė tokė (kodrinėn Turi-Sina), ndėrsa vulės sė Pejgamberėve, Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], nė natėn e Israsė dhe Miraxhit, ia zbuloi dhe tregoi shenjat e Tij mė tė mėdhaja nė Mbretėrinė Qiellore (Fronin e Tij, Arshin), ku koha dhe hapėsira gjithashtu ishin tė anuluara”.

    Nė fund, Dr. Mensuri thotė: “All-llahu i Madhėrishėm deri diku edhe neve na ka dhėnė aftėsi qė tė lirohemi nga nocionet kohė dhe hapėsirė, me anė tė imagjinatės, ėndėrrave etj. Me anė tė imagjinatės, imagjinon vitet e shkuara sikur tė mos kishin kaluar fare. Kurse nėpėrmjet ėndrrave thyhet bariera e kohės dhe hapėsirės, ngase kjo forcė (pra, thyerja e nocionit kohė dhe hapėsirė, vėrej. e pėrkth.) ėshtė shenjė e shpirtit tė njeriut dhe dėshmi se shpirti ėshtė i pavdekshėm, i pėrjetshėm.

    E njėjta gjė ndodh edhe me vetė shpirtin i cili del (largohet) nga gjymtyrėt e trupit, dhe pa marė parasysh kohėn dhe hapėsirėn, me anė tė shpejtėsisė sė vet, shpejtėsi kjo qė vetėm All-llahu i Madhėrishėm e din, mbėrrin nė botėn tjetėr - ahiret”.

  2. #2

    Anėtarėsuar
    08-02-2003
    Postime
    1,792

    (1) Adn-ja Dhe Fillimi I Historisė Sė Gjenetikės

    DISA MREKULLI TJERA TĖ KUR'ANIT


    (1) ADN-JA DHE FILLIMI I HISTORISĖ SĖ GJENETIKĖS





    Ky ėshtė argument i qartė i gjendjes sė nocionit tė ADN-sė (Acidi Dezoksiribonukleik), nė gjuhėn ndėrkombėtare DNA, nė Kur'an. Viti i fillimit tė shkencės sė gjenetikės ėshtė 1865 dhe DNA pėrdoret nė raste tė ndryshme nė vargun Kur'anor 18:65.



    Siē e dimė tė gjithė babai i shkencės sė sotme tė gjenetikės ėshtė Mendeli, i cili zbuloi ligjet e gjenetikės tė cilat vlejnė pėr bimėt, pėr shtazėt dhe pėr njerėzit. Pėr kėtė arsye, viti 1865 ėshtė njė pikė kthese historike pėr botėn shkencore. Dhe, pėr kėtė janė dhėnė shenja tė qarta nė Kur'an.



    Nėse vėshtrojmė se nė cilat pjesė tė Kur'anit gjejmė tė radhitura njėra pas tjetrės shkronjat D-N-A kuptojmė se mė sė shumti pėrsėriten nė kaptinėn e 18-tė, nė vargun e 65-tė. (Nė Arabisht Dal-Nun-Elif). Po, nė vargun 18:65 nė njė mėnyrė shumė tė ēuditshme 3 herė shkronjat D-N-A vendosen pranė njėra-tjetrės. Dhe, nė asnjė pjesė tjetėr tė Kur'anit kėto shkronja nuk gjenden kėshtu nė trajtė tė njėpasnjėshme dhe nė kėtė numėr. Pra, nė vargun Kur'anor 18:65 mė sė shumti na tėrheq vėmendjen termi "DNA".



    Nė kohėn e shpalljes sė Kur'anit nuk ishte zbuluar ADN-ja (DNA-ja internacional). Ai u shpall para 1400 viteve dhe nė tė ka shenja tė qarta se kjo molekulė, e cila kryen funksione mjaft tė rėndėsishme, do tė quhej ADN.



    (2) NUMĖR I BARABARTĖ I "DNA" DHE "RNA" NĖ KAPTINĖ




    Nė Kur'an ekzistojnė pėrsėritje interesante tė fjalėve nė mėnyrė tė barabartė. P.sh. fjala "Melek" (engjėll) pėrdoret 88 herė, kurse ajo "Shejtan" (djall) pėrdoret gjithashtu 88 herė. "Xhennet" pėrdoret 77 herė dhe "Xhehennem" poashtu 77 herė.



    Raste tė tilla kemi edhe nė kaptinėn nė tė cilėn jepen shenja rreth shkencės sė gjenetikės. Nė kėtė kaptinė nė tė cilėn jepet shenjė se gjenetika do tė ketė zanafillėn mė 1865, DNA pėrsėritet 7 herė dhe RNA poashtu 7 herė. Siē e dimė edhe molekula RNA (e shqipėruar ARN), si DNA (ADN), pėrmban materialin gjenetik dhe pėrdorimi i barabartė DNA-RNA ėshtė argument se pėr kėto elemente jepej shenjė nė Kur'an mijėra vite mė parė.


    (3) FORMIMI I DIELLIT NGA HIDROGJENI DHE HELIUMI


    Nė kaptinėn Kur'anore Shems (Dielli) ballafaqohemi edhe me njė mrekulli tė madhe. Dihet se Dielli mė sė shumti pėrbėhet nga atomet e Hidrogjenit (H) dhe tė Heliumit (He) (mbi 90 %).



    Pra, kur pėrmendet Dielli, nė rend tė parė na bien ndėrmend atomet H-HE. Dhe ėshtė mjaft e ēuditshme se tė 15 vargjet e kaptinės Kur'anore Shems (Dielli) pėrfundojnė me H-E. Pra, tė gjitha vargjet nė kaptinėn e Diellit pėrfundojnė me simbolin e Hidrogjenit (H) dhe Heliumit (He) dhe nė Kur'an jepen shenja se Dielli pėrbėhet nga Hidrogjeni dhe Heliumi. 14 shekuj mė parė! Paramendoni, heliumi ėshtė zbuluar nė shekullin e 19-tė, shekuj mė vonė.



    Kėtė nuk mund ta konsiderojmė si rastėsi, sepse asnjė kaptinė tjetėr e Kur'anit nuk pėrfundon me shkronjat H-HE nė fund tė vargjeve, qė nga vargu i parė e deri nė tė fundit. Edhe numri rendor i kaptinės sė Diellit nė Kur'an na tėrheq vėmendjen: 91. Elementi i hidrogjenit gjendet nė natyrė edhe nė pėrbėrjen e 91 elementeve tė tjera.



    Bazuar nė www.kuranca.com

Tema tė Ngjashme

  1. Deklarata universale e tė drejtave tė njeriut dhe Islami
    Nga Cappuccino nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 30-11-2013, 13:37
  2. Kontributi i shkenctarėve islam nė shkencė
    Nga Bleti002 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  3. Kur'ani, Dituria dhe Shkenca
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2007, 09:31
  4. Mrekullitė nė Kuran!
    Nga Immaculate nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 11-10-2006, 09:48
  5. Bibla Kur'ani Dhe Shkenca
    Nga Saraj nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2002, 08:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •