Kreu i gjashtė
MUZIKA E SHENJTĖ
112. Tradita e muzikės sė Kishės sė pėrgjithshme pėrbėn njė thesar me vlerė tė paēmueshme, sepse, theksohet mes tjerash, shprehja artistike, e nė mėnyrė tė posaēme, se kėndimi sakral, i bashkuar me fjalė, ėshtė pjesė e nevojshme dhe pėrbėrėse e liturgjisė solemne.
Padyshim muzika e shenjtė ėshtė lartėsuar si nga Shkrimi i shenjtė ashtu edhe nga etėrit dhe papėt e Romės tė cilėt, jo shumė larg, duke filluar me shėn Piun X, kanė theksuar mė hollėsisht rolin e muzikės sė shenjtė nė shėrbesėn hyjnore.
Kėshtu muzika e shenjtė do tė jetė mė shenjte nėse ajo do tė jetė e lidhur ngushtė me aktet liturgjike, qoftė kur ajo mė kėndshėm e shpreh lutjen, qoftė kur nxitė bashkimin e shpirtėrave, qoftė kur ritet e shenjta i pasuron mė me shumė solemnitet. Kisha i pranon dhe i lejon nė liturgji tė gjitha format e artit tė vėrtetė, tė pajisura me cilėsi tė duhura.
Prandaj, Koncili i shenjtė, duke i’u pėrmbajtur rregulloreve dhe udhėzimeve disiplinore tė traditės sė Kishės, si dhe duke pasur parasysh qėllimin e muzikės sė shenjtė – qė ėshtė lavdėrimi i Hyjit dhe shenjtėrimi i besimtarėve –vėndos mė sa vijon:
113. Veprimi liturgjik fiton formė mė tė begatshme kur kulti hyjnor kremtohet solemnisht me kėngė, me praninė e meshtarėve dhe me pjesėmarrjen aktive tė popullit.
Sa i pėrket pėrdorimit tė gjuhės le tė pėrmbahet art. 36; pėr meshė art. 54; pėr sakramente art. 63, pėr lutjen e orėve art. 101.
114. Thesari i muzikės sė shenjtė le tė ruhet dhe tė promovohet me kujdes tė veēantė. Vazhdimisht le tė pėrparojnė koret e muzikės, posaēėrisht nė kishtat katedrale. Ipeshkvi dhe barinjė e tjerė le tė kujdesen mė zell, qė ēdo veprim i shenjtė i kremtuar nė kėngė, e gjithė bashkėsia e besimtarėve tė mund tė jetė pjesėmarrėse aktive, sipas normave tė art. 28 dhe 30.
115. Le t’i kushtohet shumė kujdes formimit dhe pėrdorimit tė muzikės nė seminare, gjatė novinciatit tė rregulltarėve dhe rregulltareve, nė shkolla, si dhe nė institute tjera dhe nė shkollat katolike. Pėr tė arritur kėtė formim duhet tė pėrgatiten me kujdes mėsuesit, tė cilėt do tė udhėheqin mėsimin e muzikės sė shenjtė.
Porositet me tutje, qė, ku ėshtė e mundshme, tė themelohen institute tė larta tė muzikės sė shenjtė.
Kompozitorėve dhe kėngėtarve tė muzikės, e nė veēanti nxėnėsve, t’iu ipet njė njė formim i drejtė liturgjik.
116. Kisha e pranon kėndimin gregorian, si muzikė e liturgjisė romake; prandaj, nė aktet litugjike, me kushte tė njėjta, le t’i rezervohet vendi kryesor.
Llojet tjera tė muzikės sė shenjtė, posaēėrisht polifonia, asesi nuk pėrjashtohen nga kulti, por le t’i pėrgjigjen shpirtit tė veprimit liturgjik, nė bazė tė normės sė art. 30.
117. Le tė pėrplotėsohet botimi tipik i librave tė kėndimit gregorian; aq mė tepėr, tė pėrgatitet botimi kritik i librave qė tanimė janė botuar pas reformės sė Pio X.
Ėshtė e dobishme qė tė pėrgatitet njė botim qė pėrmban melodi mė tė thjeshta pėr pėrdorim nė kishat mė tė vogla.
118. Zellshėm le tė kihet pėrkujdesj pėr kėndimin popullor religjioz, nė mėnyrė qė, gjatė pėrshpirtėrive, ushtrimeve shpirtėrore dhe nė vet aktet liturgjike, sipas normave dhe udhėzimeve tė rubrikave tė mund tė kumbojnė zėrat e besimtarėve.
119. Nė disa vende, veēenarisht nė vendet e misioneve, gjenden popuj qė kanė muzikėn e vet tradicionale qė ka shumė rėndėsi pėr jetėn e tyre fetare dhe shoqėrore; kjo muzikė le tė pranohet si duhet dhe le t’i ipet vendi i pėrshtatshėm, qoftė pėr formimin e ndjenjės fetare tė kėtyre popujve, qoftė nė pėrshtatjen e kultit shpirtit tė tyre, sipas art. 39 dhe 40.
Prandaj, nė formimin muzikal tė misionarėve, zellshėm tė kihet kujdes, qė pėr sa ėshtė e mundur, ata tė jenė nė gjendje ta kultivojnė muzikėn tradicionale tė kėtyre popujve, si nė shkolla ashtu edhe nė veprimet liturgjike.
120. Nė Kishėn latine le tė mbahet si instrumet i ēmueshėm organo, qė ėshtė instrument tradicional i muzikės, zėri i tė cilit ėshtė nė gjendje tė arrijė shkėlqim tė mrekullueshėm nė kremtimet e kishės dhe tė lartėsoj fuqishėm shpirtrat kah Zoti dhe realitetet qiellore.
Instrumentet tjera, pastaj, mund tė lejohen nė liturgji, sipas gjykimit dhe me lejen e autoritetit kompetent tė kishės vendore, sipas normave tė art. 22 § 2, art. 37 dhe 40, pėr sa janė pėrshtatur apo qė mund t’i pėrshtaten praksės liturgjike, si dhe nėse i pėrgjigjen me dinjitet tempullit tė Zotit dhe nėse vėrtet ndihmon lartėsimin e besimtarėve.
121. Kompozitorėt, tė pėrshkuar me shpirtin e krishterė, le ta ndjejnė se janė tė thirrur ta kultivojnė muzikėn e shenjtė dhe ta shtojnė thesarin e saj.
Le tė komponojnė melodi qė do t’i kenė karakteristikat e njė muzike vertetė tė shenjtė, dhe qė do tė mund tė kėndohen, jo vetėm nga koret e mėdha, por tė jenė tė arritshme edhe nga kore tė vogla dhe ta favorizoj pjesėmarrjen aktive e gjithė bashkėsisė sė besimtarėve.
Tekstet e destinuar pėr kėndim shenjtė le tė jenė nė pėrputhshmėri me mėsimin katolik; edhe mė mirė, le tė mirren nga Shkrimi i shenjtė dhe burimet liturgjike.
Krijoni Kontakt