Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 13 prej 13
  1. #11
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Kreu i gjashtė

    MUZIKA E SHENJTĖ



    112. Tradita e muzikės sė Kishės sė pėrgjithshme pėrbėn njė thesar me vlerė tė paēmueshme, sepse, theksohet mes tjerash, shprehja artistike, e nė mėnyrė tė posaēme, se kėndimi sakral, i bashkuar me fjalė, ėshtė pjesė e nevojshme dhe pėrbėrėse e liturgjisė solemne.
    Padyshim muzika e shenjtė ėshtė lartėsuar si nga Shkrimi i shenjtė ashtu edhe nga etėrit dhe papėt e Romės tė cilėt, jo shumė larg, duke filluar me shėn Piun X, kanė theksuar mė hollėsisht rolin e muzikės sė shenjtė nė shėrbesėn hyjnore.
    Kėshtu muzika e shenjtė do tė jetė mė shenjte nėse ajo do tė jetė e lidhur ngushtė me aktet liturgjike, qoftė kur ajo mė kėndshėm e shpreh lutjen, qoftė kur nxitė bashkimin e shpirtėrave, qoftė kur ritet e shenjta i pasuron mė me shumė solemnitet. Kisha i pranon dhe i lejon nė liturgji tė gjitha format e artit tė vėrtetė, tė pajisura me cilėsi tė duhura.
    Prandaj, Koncili i shenjtė, duke i’u pėrmbajtur rregulloreve dhe udhėzimeve disiplinore tė traditės sė Kishės, si dhe duke pasur parasysh qėllimin e muzikės sė shenjtė – qė ėshtė lavdėrimi i Hyjit dhe shenjtėrimi i besimtarėve –vėndos mė sa vijon:

    113. Veprimi liturgjik fiton formė mė tė begatshme kur kulti hyjnor kremtohet solemnisht me kėngė, me praninė e meshtarėve dhe me pjesėmarrjen aktive tė popullit.
    Sa i pėrket pėrdorimit tė gjuhės le tė pėrmbahet art. 36; pėr meshė art. 54; pėr sakramente art. 63, pėr lutjen e orėve art. 101.

    114. Thesari i muzikės sė shenjtė le tė ruhet dhe tė promovohet me kujdes tė veēantė. Vazhdimisht le tė pėrparojnė koret e muzikės, posaēėrisht nė kishtat katedrale. Ipeshkvi dhe barinjė e tjerė le tė kujdesen mė zell, qė ēdo veprim i shenjtė i kremtuar nė kėngė, e gjithė bashkėsia e besimtarėve tė mund tė jetė pjesėmarrėse aktive, sipas normave tė art. 28 dhe 30.

    115. Le t’i kushtohet shumė kujdes formimit dhe pėrdorimit tė muzikės nė seminare, gjatė novinciatit tė rregulltarėve dhe rregulltareve, nė shkolla, si dhe nė institute tjera dhe nė shkollat katolike. Pėr tė arritur kėtė formim duhet tė pėrgatiten me kujdes mėsuesit, tė cilėt do tė udhėheqin mėsimin e muzikės sė shenjtė.
    Porositet me tutje, qė, ku ėshtė e mundshme, tė themelohen institute tė larta tė muzikės sė shenjtė.
    Kompozitorėve dhe kėngėtarve tė muzikės, e nė veēanti nxėnėsve, t’iu ipet njė njė formim i drejtė liturgjik.

    116. Kisha e pranon kėndimin gregorian, si muzikė e liturgjisė romake; prandaj, nė aktet litugjike, me kushte tė njėjta, le t’i rezervohet vendi kryesor.
    Llojet tjera tė muzikės sė shenjtė, posaēėrisht polifonia, asesi nuk pėrjashtohen nga kulti, por le t’i pėrgjigjen shpirtit tė veprimit liturgjik, nė bazė tė normės sė art. 30.

    117. Le tė pėrplotėsohet botimi tipik i librave tė kėndimit gregorian; aq mė tepėr, tė pėrgatitet botimi kritik i librave qė tanimė janė botuar pas reformės sė Pio X.
    Ėshtė e dobishme qė tė pėrgatitet njė botim qė pėrmban melodi mė tė thjeshta pėr pėrdorim nė kishat mė tė vogla.

    118. Zellshėm le tė kihet pėrkujdesj pėr kėndimin popullor religjioz, nė mėnyrė qė, gjatė pėrshpirtėrive, ushtrimeve shpirtėrore dhe nė vet aktet liturgjike, sipas normave dhe udhėzimeve tė rubrikave tė mund tė kumbojnė zėrat e besimtarėve.

    119. Nė disa vende, veēenarisht nė vendet e misioneve, gjenden popuj qė kanė muzikėn e vet tradicionale qė ka shumė rėndėsi pėr jetėn e tyre fetare dhe shoqėrore; kjo muzikė le tė pranohet si duhet dhe le t’i ipet vendi i pėrshtatshėm, qoftė pėr formimin e ndjenjės fetare tė kėtyre popujve, qoftė nė pėrshtatjen e kultit shpirtit tė tyre, sipas art. 39 dhe 40.
    Prandaj, nė formimin muzikal tė misionarėve, zellshėm tė kihet kujdes, qė pėr sa ėshtė e mundur, ata tė jenė nė gjendje ta kultivojnė muzikėn tradicionale tė kėtyre popujve, si nė shkolla ashtu edhe nė veprimet liturgjike.

    120. Nė Kishėn latine le tė mbahet si instrumet i ēmueshėm organo, qė ėshtė instrument tradicional i muzikės, zėri i tė cilit ėshtė nė gjendje tė arrijė shkėlqim tė mrekullueshėm nė kremtimet e kishės dhe tė lartėsoj fuqishėm shpirtrat kah Zoti dhe realitetet qiellore.
    Instrumentet tjera, pastaj, mund tė lejohen nė liturgji, sipas gjykimit dhe me lejen e autoritetit kompetent tė kishės vendore, sipas normave tė art. 22 § 2, art. 37 dhe 40, pėr sa janė pėrshtatur apo qė mund t’i pėrshtaten praksės liturgjike, si dhe nėse i pėrgjigjen me dinjitet tempullit tė Zotit dhe nėse vėrtet ndihmon lartėsimin e besimtarėve.

    121. Kompozitorėt, tė pėrshkuar me shpirtin e krishterė, le ta ndjejnė se janė tė thirrur ta kultivojnė muzikėn e shenjtė dhe ta shtojnė thesarin e saj.
    Le tė komponojnė melodi qė do t’i kenė karakteristikat e njė muzike vertetė tė shenjtė, dhe qė do tė mund tė kėndohen, jo vetėm nga koret e mėdha, por tė jenė tė arritshme edhe nga kore tė vogla dhe ta favorizoj pjesėmarrjen aktive e gjithė bashkėsisė sė besimtarėve.
    Tekstet e destinuar pėr kėndim shenjtė le tė jenė nė pėrputhshmėri me mėsimin katolik; edhe mė mirė, le tė mirren nga Shkrimi i shenjtė dhe burimet liturgjike.

  2. #12
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Kreu i shtatė

    ARTI I SHENJTĖ, MJETET DHE PETKAT LITURGJIKE


    122. Ndėr aktivitetet mė fisnike tė shpirtit tė njeriut, e qė bėjnė pjesė nė artet e bukura, me plotė tė drejtė, dallohet arti religjioz si kulmi i saj, pra, arti sakral. Ato, sipas natyrės sė tyre janė nė lidhje me bukurinė e paskajshme hyjnore, qė nė njė mėnyrė duhet tė sprehet nė veprat e njeriut. Kėto vepra mė shumė drejtojnė kah Hyji dhe nxisin falėnderimin dhe lavdėrimin e Tij, edhe mė tepėr, ato s’kanė qėllim tjetėr veēse me veprimet e tyre tė kontribuojnė nė mėnyrėn mė tė efektshme tė mundshme, qė mendjet e njerėzve krejtėsisht t’i orientoj kah Hyji.
    Pėr kėtė arsye, Kisha Nėnė pėrherė ka qenė mike e arteve tė bukura, dhe vazhdimisht e ka kėrkuar shėrbimin fisnik tė tyre duke i pėrgatitur artistėt, posaqėrisht, gjėrat qė i pėrkasin liturgjisė sė shenjtė tė jenė vėrtetė dinjitoze, tė dekoruara dhe tė bukura, shenja e simbole tė vlerave mbinatyrore. Edhe mė tepėr, Kisha nė kėtė lėmi pėrherė e ka mbajtur si tė drejtė tė vetėn, qė nė mesin e veprave tė artistėve tė vlerėsojė dhe zgjedhė ato qė mė shumė i pėrgjigjen fesė, pėrshpirtėrisė dhe normave trashėguese fetare, qė kanė rezultuar tė pėrshtatshme nė pėrdorimin e shenjtė.
    Nė mėnyrė tė veēantė Kisha ėshtė kujdesur qė gjėsendet e shenjta tė shėrbejnė denjėsisht dhe bukur nė dekorimin e liturgjisė; duke lejuar nė formė dhe nė zbukurim ato ndryshime tė cilat zhvillimi i teknikės i ka sjellur gjatė shekujve.
    Prandaj, etėrve tė kishės u ka pėlqyer tė vendosin mbi kėto gjėra mė sa vijon.

    123. Kisha nuk e ka pasur asnjėherė si tė vetin njė stil artistik, por sipas natyrės dhe kushteve tė popujve dhe sipas nevojave tė riteve tė ndryshme, ka lejuar forma artistike tė tė gjitha epokave, duke krijuar gjatė shekujve njė thesar artistik qė do ta ruaj me shumė kujdes. Edhe arti i kohės sonė i tė gjithė popujve dhe vendeve le ta ketė nė kishė lirinė e shprehjes, por vetėm nėse me nderim tė duhur dhe respekt tė thellė i’u shėrbejnė objekteve liturgjike dhe riteve tė shenjta, kėshtu qė edhe arti tė mund ta bashkojė zėrin e vet nė atė himn lavdie qė njerėz tė mėdhenj gjatė shkujve i kanė kėnduar fesė katolike.

    124. Nė zhvillimin dhe favorizimin e artit vėrtetė tė shenjtė, ordinaret le tė kujdesohen qė tė lypet njė fisnikėria e tė bukurės, se sa njė shkėlqim i thjeshtė. E njėjta vlenė pėr petkat gjėsendet e shenjta.
    Ipeshkvijtė le tė kujdesen dhe me zell t’i largojnė prej shtėpisė sė Zotit dhe prej objekteve tjera tė shenjta, ato vepra tė artit tė cilat janė nė kundėrshtim me fenė, traditėn dhe qė kundėrshton pėrshpirtėrinė e krishterė, dhe nėse vėrtetė ofendojnė ngushtė ndjenjėn e fesė, qoftė pėr shkak tė tjetėrsimit tė formės, qoftė pėr mangėsi, pamjaftueshmėrisė apo janė tė gabuara nė shprehjen artistike.
    Nė ndėrtimin e objekteve tė shenjta duhet pasur kujdes qė tė jenė tė pėrshtatshme pėr kremtimin e liturgjisė si dhe pėr pjesėmarrje aktive tė besimtarėve.

    125. Le tė mbahet praktika pėr ekspozime nė kishė tė fegureve tė shenjta, qė tė mund t’i nderojnė besimtarėt. Figurat le tė jenė nė numėr tė arsyshėm dhe nė rend tė duhur, qė mos ta desorientojnė popullin apo t’i japin rast pėr njė pėrshpirtėri jo tė drejtė.

    126. Pėr vlerėsimin e veprave tė artit, ordinari le tė dėgjojė mendimin e komisionit dioqezan pėr artin e shenjtė, dhe – nėse ėshtė nevoja – edhe profesionistė tė tjerė tė vėrtetė, si dhe komisione tė tjera pėr tė cilėt flet art. 44, 45 dhe 46.
    Ordinari le tė ketė kujdes qė orenditė dhe veprat e ēmuara qė shėrbejnė pėr zbukurim tė shtėpisė sė Zotit, tė mos tjetėrsohen apo tė mos shpėrndahen.

    127. Ipeshkvijtė, vetė apo pėrmes meshtarėve tė pėrshtatshėm qė e njohin dhe e duan artin, duhet tė kujdesen pėr artistėt me qėllim qė t’i prgatisin nė shpirtin e artit tė shenjtė dhe tė liturgjisė.
    Mandej, rekomandohet tė themelohen shkolla apo akademi tė artit tė shenjtė pėr pėrgatitjen e artistėve nė ato krahina do tė ishte e pėrshtatshme.
    Mandej, tė gjithė artistėt tė nxitur me telentin e tyre dėshirojnė tė shėrbejnė nė lavd tė Hyjit nė Kishėn e shenjtė, le tė kujtojnė pėrherė se veprimtaria e tyre ėshtė nė njė farė mėnyrė imitim i shenjtė i Hyjit Krijues, dhe se veprat e tyre janė tė caktuara pėr kultin katolik, pėr ngritjen shpirtėrore, pėrshpirtėrinė dhe mėsimin fetar tė besimtarėve.

    128. Sa mė parė tė shqyrtohen, bashkė me librat liturgjike, nė bazė tė normės sė art. 25, kanonet dhe dispozitat kishtare qė parashohin rregullimin e gjėrave tė jashtme nė lidhje me liturgjinė e shenjtė, posaēėrisht ato tė ndėrtimit dinjitoz dhe tė pėrshtatshėm tė objekteve tė shenjta, formės dhe zgjedhjes sė lterit, denjėsisė, vendosjes dhe sigurisė sė tabernakullit Eukaristik, pėrshtatshmėrisė dhe vendit tė duhur tė pagėzimores, paraqitjes sė pėrshtatshme tė figurave tė shenjta dhe mėnyrės sė dekorimit me argjendė. Ato norma qė nuk i pėrgjigjen reformės liturgjike le tė pėrmirėsohen ose tė anulohen, kurse le tė mbahen apo edhe tė shtohen ato qė e promovojnė reformėn.
    Nė kėto ēėshtje, posaqėrisht pėr sa i referohen materies dhe formės sė orendive dhe petkave tė shenjta, i’u ipet e drejta grupeve tė ipeshkvijėve tė krahinave tė ndryshme, qė tė bėjnė pėrshtatjet qė i kėrkon nevoja dhe doket e vendit, sipas normės sė art. 22 tė kėsaj kushtetute.

    129. Klerikėt, gjatė kohės sė studimeve filozofike dhe teologjike le tė mėsojnė pėr historinė dhe zhvillimin e artit tė shenjtė, si dhe mbi parimet e shėndosha nė tė cilat do t’i bazojnė veprat e artit tė shenjtė. Nė kėtė mėnyrė do t’i vlerėsojnė e do t’i rujanė monumentet kishtare dhe do t’u japin kėshilla tė nevojshme artistėve pėr realizimin e veprave tė tyre.

    130. Ėshtė mirė qė pėrdorimi i shenjave pontifikale tė jetė i rezervuar pėr ata persona kishtar qė e kanė shugurimin ipeshkvor apo jurisdikcionin e posaēėm.

  3. #13
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    SHTOJCA

    Deklarata mbi reformėn e kalendarit



    Koncili i shenjtė ekumenik i Vatikanit II, konsideron se nuk janė tė njė rėndėsie mė tė vogėl tė gjitha ato dėshira tė shumė njerėzve pėr ta parė tė shėnuar festėn e Pashkėve nė njė tė diel tė veēantė dhe tė caktoj njė kalendar fiks, pasi tė ketė shqyrtuar me kujdes pasojat qė do tė mund tė pasonin nga vendosja e kalendarit tė ri, deklaron me sa vijon:

    1. Koncili i shenjtė nuk ka asgjė kundėr asaj qė festa e Pashkėve tė caktohet nė njė tė diel tė veēantė nė kalendarin gregorian, mirėpo, le tė kihet pėlqimi i tė gjithėve qė janė tė interesuar, posaēėrisht i vėllezėrve tė cilėt janė tė ndarė nga bashkėsia me Selinė e shenjtė.

    2. Poashtu, Koncili i shenjtė deklaron se, nuk i kundėrshton propozimet qė synojnė tė fusin nė shoqėrinė civile njė kalendar tė pėrhershėm.
    Por, ndėr shumė struktura tė ndryshme studimore pėr themelimin e kalendarit dhe futjen e tij nė shoqėrinė civile, Kisha nuk ėshtė vetėm kundėr atyre qė e ruajnė dhe e sigurojnė javėn prej shtatė ditėve me tė dielen; pa futjen e ditėve tjera jo javore, nė mėnyrė qė tė ruhet e paprekshme e javėve, pėrveē tė ndonjė ndėrhyrjes me rėndėsi tė madhe, pėr tė cilėn dė tė duhet tė bie vlerėsim Selia Apostolike.

    E gjithė kjo nė pėrgjithėsi dhe nė hollėsi,e vendosur nė kėtė kushtetutė, ėshtė pėlqyer nga etėrit e Koncilit tė shenjtė. Dhe Ne, me autoritetin qė qė na ėshtė dhuruar prej Krishtit,baashkė me etėrit e nderuar, nė Shpirtin Shenjt i aprovojmė, i dekretojmė dhe caktojmė;kjo qė ka vendosur Koncili,urdhėrojmė tė shpallet nė lavd tė Hyjit.


    Nė Romė, pranė Shėn Pjetrit, mė 4 dhjetor 1963.


    Unė, PALI, ipeshkėv i Kishės Katolike
    (vijojnė nėnshkrimet e etėrve)




    (Pėrktheu: Agim Qerkini)

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Kisha ėshtė Njė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  2. Letra e Kishės sė Romės drejtuar Kishės sė Korinthit
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-03-2007, 16:35
  3. Agjiologjia
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 19-07-2006, 00:12
  4. DOKTRINA - Kapitulli III: Trinia e Shenjtė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-03-2005, 23:02
  5. Ortodoksia dhe Shqipėria
    Nga shendelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •