Kushtetuta mbi liturgjinė e shenjtė
“SACROSANCTUM CONCILIUM”
PALI IPESHKĖV
shėrbėtor i shėrbėtorėve tė Hyjit
bashkė me etėrit e koncilit tė shenjtė
nė kujtim tė pėrhershėm
HYRJE
1. Koncili i shenjtė, me qėllim qė tė rrisė gjithnjė e mė tepėr jetėn e krishterė tė besimtarėve, qė mė mirė t’ia pėrshtat nevojave tė kohės sonė ato institucione qė janė subjekt tė ndryshimeve, tė favorizoj krejt ēka mund tė ndihmoj nė bashkimin e tė gjithėve qė besojnė nė Krishtin dhe sėrish tė pėrtėrij angazhimin qė t’i thėrret tė gjithė nė gjirin e Kishės, mbanė pėr detyrė tė veten tė interesohet nė mėnyrė tė posaēme edhe pėr reformėn dhe zhvillimin e liturgjisė.
2. Vėrtetė liturgjia, nė tė cilėn nė mėnyrė tė veēantė pėrmes flijes sė shenjtė tė eukaristisė “kryhet vepra e shėlbimit” , nė masėn mė tė madhe kontribuon qė besimtarėt ta manifestojnė me jetė dhe t’iu kumtojnė tė tjerėve misterin e Krishtit dhe natyrėn e vėrtetė tė Kishės. Kisha ėshtė njerėzore dhe hyjnore, sipas natyrės sė saj, e pashme dhe e pajisur me tė mira tė papashme, e zjarrtė nė veprim e njėkohėsisht jeton nė kontemplacion, e pranishme nė botė e megjithatė shtegtare; e gjithė kjo, nė mėnyrė qė, elementi njerėzor udhėhiqet dhe i nėnshtrohet hyjnores, e pashmja tė papashmes, veprimi kontemplativ dhe e tashmja synojnė qytetin e ardhshėm, qė e kėrkojmė. Prandaj, meqė liturgjia, dita ditės i ndėrton ata qė janė brenda gjirit tė Kishės nė tempull tė shenjtė tė Zotėrisė, pėr banesė tė Hyjit nė Shpirt , deri nė masėn qė i pėrket pjekurisė sė plotė nė Krishtin , ajo nė mėnyrė tė mrekullueshme i rritė forcat e tyre pėr shpalljen e Krishtit; nė kėtė mėnyrė pėr ata qė janė jashtė saj, Kisha kumtohet si shenjė e ngritur nė mesin e popujve , rreth sė cilės bijtė e shpėrndarė tė Hyjit do tė bashkohen , deri sa tė bėhen njė grigjė e vetme e njė bari i vetėm.
3. Pėr kėtė arsye, Koncili i shenjtė konsideron se do duhej t’i kujtojmė disa parime pėr kultivimin dhe ripėrtrirjen e liturgjisė si dhe botimin e udhėzuesve praktik.
Nė mesin e parimeve dhe udhėzimeve ka disa qė munden dhe duhet tė zbatohen edhe nė ritet romake edhe nė tė gjitha ritet tjera, porse udhėzimet praktike nė vijim i pėrkasin vetėm ritit romak, pėrveē atyre tė cilat sipas vetė natyrės vlejnė edhe pėr ritet tjera.
4. Nė fund, Koncili i shenjtė, duke e pėrcjellur besnikėrisht traditen, shpallė se Nėna Kishė i pranon tė gjitha ritet e pranuara ligjėrisht me tė drejta dhe nderime tė barabarta, dhe dėshiron qė ato edhe me tutje tė ruhen dhe nė mėnyra tė ndryshe tė pasurohen. Kisha dėshiron qė atje ku ėshtė e nevojshme, me kujdes, thellėsisht dhe nė frymėn e traditės sė shėndoshė tė rishqyrtohen pėr t’iu dhėnė fuqi tė reja pėr nevojat e kohės sonė.
Krijoni Kontakt