Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    Lightbulb SACROSANCTUM CONCILIUM (Kushtetuta mbi liturgjine e shenjte)

    Kushtetuta mbi liturgjinė e shenjtė
    “SACROSANCTUM CONCILIUM”



    PALI IPESHKĖV
    shėrbėtor i shėrbėtorėve tė Hyjit
    bashkė me etėrit e koncilit tė shenjtė
    nė kujtim tė pėrhershėm




    HYRJE

    1. Koncili i shenjtė, me qėllim qė tė rrisė gjithnjė e mė tepėr jetėn e krishterė tė besimtarėve, qė mė mirė t’ia pėrshtat nevojave tė kohės sonė ato institucione qė janė subjekt tė ndryshimeve, tė favorizoj krejt ēka mund tė ndihmoj nė bashkimin e tė gjithėve qė besojnė nė Krishtin dhe sėrish tė pėrtėrij angazhimin qė t’i thėrret tė gjithė nė gjirin e Kishės, mbanė pėr detyrė tė veten tė interesohet nė mėnyrė tė posaēme edhe pėr reformėn dhe zhvillimin e liturgjisė.

    2. Vėrtetė liturgjia, nė tė cilėn nė mėnyrė tė veēantė pėrmes flijes sė shenjtė tė eukaristisė “kryhet vepra e shėlbimit” , nė masėn mė tė madhe kontribuon qė besimtarėt ta manifestojnė me jetė dhe t’iu kumtojnė tė tjerėve misterin e Krishtit dhe natyrėn e vėrtetė tė Kishės. Kisha ėshtė njerėzore dhe hyjnore, sipas natyrės sė saj, e pashme dhe e pajisur me tė mira tė papashme, e zjarrtė nė veprim e njėkohėsisht jeton nė kontemplacion, e pranishme nė botė e megjithatė shtegtare; e gjithė kjo, nė mėnyrė qė, elementi njerėzor udhėhiqet dhe i nėnshtrohet hyjnores, e pashmja tė papashmes, veprimi kontemplativ dhe e tashmja synojnė qytetin e ardhshėm, qė e kėrkojmė. Prandaj, meqė liturgjia, dita ditės i ndėrton ata qė janė brenda gjirit tė Kishės nė tempull tė shenjtė tė Zotėrisė, pėr banesė tė Hyjit nė Shpirt , deri nė masėn qė i pėrket pjekurisė sė plotė nė Krishtin , ajo nė mėnyrė tė mrekullueshme i rritė forcat e tyre pėr shpalljen e Krishtit; nė kėtė mėnyrė pėr ata qė janė jashtė saj, Kisha kumtohet si shenjė e ngritur nė mesin e popujve , rreth sė cilės bijtė e shpėrndarė tė Hyjit do tė bashkohen , deri sa tė bėhen njė grigjė e vetme e njė bari i vetėm.

    3. Pėr kėtė arsye, Koncili i shenjtė konsideron se do duhej t’i kujtojmė disa parime pėr kultivimin dhe ripėrtrirjen e liturgjisė si dhe botimin e udhėzuesve praktik.
    Nė mesin e parimeve dhe udhėzimeve ka disa qė munden dhe duhet tė zbatohen edhe nė ritet romake edhe nė tė gjitha ritet tjera, porse udhėzimet praktike nė vijim i pėrkasin vetėm ritit romak, pėrveē atyre tė cilat sipas vetė natyrės vlejnė edhe pėr ritet tjera.

    4. Nė fund, Koncili i shenjtė, duke e pėrcjellur besnikėrisht traditen, shpallė se Nėna Kishė i pranon tė gjitha ritet e pranuara ligjėrisht me tė drejta dhe nderime tė barabarta, dhe dėshiron qė ato edhe me tutje tė ruhen dhe nė mėnyra tė ndryshe tė pasurohen. Kisha dėshiron qė atje ku ėshtė e nevojshme, me kujdes, thellėsisht dhe nė frymėn e traditės sė shėndoshė tė rishqyrtohen pėr t’iu dhėnė fuqi tė reja pėr nevojat e kohės sonė.

  2. #2
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Kreu i parė

    PARIMET E PĖRGJITHSHME PĖR RIPĖRTRIRJEN DHE PASURIMIN E LITURGJISĖ


    I. Natyra e liturgjisė sė shenjtė dhe vlera e saj nė jetėn e Kishės

    5. Hyji, “vullneti i tė cilit ėshtė qė tė shėlbohen tė gjithė njerėzit dhe t’ia arrijnė njohjes sė vėrtetės”(1 Tim 2, 4), “herė mbas here dhe nė mėnyrė tė ndryshme, nė tė kaluarėn, u ka folur etėrve me anė tė profetėve” (Heb 1, 1). Po kur erdhi koha e volitshme e dėrgoj Birin e vetė – Fjalėn e mishėruar, tė lyer me Shpirtin Shenjt – qė si “mjekė i trupit dhe shpirtit” dhe ndėrmjetėsues ndėrmjet Hyjit dhe njerėzve , t’u kumtoj tė vobektėve ungjillin dhe t’i shėroj zemėrthyerit. Vėrtetė, njerėzia e tij nė njėsinė me personin e Fjalės ishte mjet i shėlbimit tonė. Kėshtu nė Krishtin “u krye pajtimi ynė i plotė nė hirin dhe u dhurua plotėsia e shėrbesės hyjnore”.
    Kjo vepėr e shėlbimit tė njerėzve dhe e lavdėrimit tė pėrkryer tė Hyjit, tė cilės nė Beslidhjen e vjetėr i ishin paralojė veprat e mrekullueshme tė Hyjit, ėshtė kryer prej Krishtit Zot, posaēerisht me misterin e pashkėve, me tė lumet mundime, ngjalljen prej sė vdekurish dhe ngritjen e lavdishme nė qiell. Me kėto mistere “duke vdekur e shkatėrroi vdekjen tonė dhe duke u ngjallur na pėrtriu jetėn.” Nga gjoksi i Krishtit tė kryqėzuar nė kryq buron misteri i mrekullueshėm i tėrė Kishės.

    6. Sikur Krishti qe i dėrguar prej Atit, Ai i dėrgon apostujt tė mbushur me Shpirtin Shenjt, jo vetėm, duke e predikuar ungjillin ēdo kreatyre tė shpallin qė Biri i Hyjit me vdekjen e tij dhe ringjalljen na ka liruar nga sundimi i djallit dhe vdekja, si dhe na ka bėrė pjestarė nė mbretėrinė e Atit, por gjithashtu kėtė vepėr tė shėlbimit tė kumtuar edhe ta kryejnė me flinė dhe sakramentet, rreth tė cilave jeton tėrė jeta liturgjike. Kėshtu njerėzit me pagėzim bėhen pjesė e mistereve pashkvore tė Krishtit; tė vdekur, tė varrosur dhe tė ringjallur bashkė me tė fitojnė shpirtin e bijėsisė “nė sajė tė cilit thėrrasim: Abba! O Atė!” (Heb 8, 15) dhe bėhen adhurues tė vėrtetė, tė atillė ēfarė i pėlqejnė Atit. Nė tė njėjtėn mėnyrė, kur ata e kremtojnė Darken e Zotėrisė, shpallin vdekjen e Zotėrisė deri qė Ai tė vijė. Prandaj, ditėn e Rrėshajve kur Kisha u dėftua para botės, ata qė e “pranuan fjalėn” e Pjetrit “u pagėzuan“. E “ishin vazhdimisht tė kujdesshėm pėr ta pėrvetėsuar mėsimin e apostujve dhe nuk mungonin nė mbledhjet vėllazėrore, nė ndamjen e bukės e nė uratė... i jepnin lavdi Hyjit e mbarė populli i kishte fort pėr hir.” (Vap 2, 41-42, 47). Qė atėherė Kisha kurrė nuk ka pushuar tė takohet nė kremtimin e mistereve tė pashkėve: lexonte nė kėtė tryezė atė “ēka flitet nė Shkrimin shenjt mbi tė” (Lk 24, 27), kremtonte eukaristinė, nė tė cilėn “bėhet e pranishme fitorja dhe trijumfi i vdekjes sė tij” , dhe njėkohėsisht e falenderonte “Hyjin pėr dhuratėn e tij tė patregueshme!” (2 Kor 9, 15), nė Krishtin Jezus – “nė nderė tė lavdisė sė tij” (Ef, 1, 12), me fuqin e Shpirtit Shenjt.

    7. Pėr ta kryer njė vepėr kaq tė madhe, Jezu Krishti ėshtė pėrherė i pranishėm nė Kishėn e vet, e posaēėrisht nė aktet liturgjike. Ėshtė i pranishėm nė flinė e meshės dhe nė personin e meshtarit ministerial, sepse “me shėrbesėn e meshtarit tash flijohet po i njėjti qė atėherė e dorėzojė vetėn nė kryq” , para sė gjithash nė trajtėn eukaristike. Ėshė i pranishėm me fuqin e tij nė sakramente, kėshtu qė kur dikush pagėzon, pagėzon vetė Krishti. Ėshtė i pranishėm nė fjalėn e vet, sepse Ai vetė i flet popullit kur nė Kishė lexohet Shkrimi shenjt. Ėshtė i pranishėm kur Kisha lutė dhe i kėndon psalmet, sepse na ka premtuar: “Ku janė dy ose tre tė bashkuar nė emrin tim, aty jam edhe unė, midis tyre.” (Mt 18, 20).
    Nė kėtė vepėr kaq tė madhe me tė cilėn nė mėnyrė tė pėrsosur lavdėrohet Hyji ndėrsa njerėzit shenjtėrohen, Krishti realisht e bashkon me veten Kishėn, tė Fejuarėn e vet tė dashur, e cila lutė Zotėriun e vet dhe pėrmes Tij shpreh adhurim Atit tė amshuar.
    Me tė drejtė pra liturgjia konsiderohet si vepėr e misionit meshtarak tė Jezu Krishtit: nė tė cilėn pėrmes shenjave tė pashme, shenjohet dhe, nė pėrputhsmėri me natyrėn e vet, kryhet shenjtėrimi i njeriut, e kėshtu trupi mistik i Jezu Krishtit, qė nėnkupton Kryet dhe gjymtyrėt, kremton nė tėrėsi shėrbesėn publike.
    Pra, ēdo kremtim liturgjik si vepėr e Krishtit meshtar dhe korpit tė tij, qė ėshtė kisha, ėshtė vepėr e shenjtė nė kuptimin mė tė thellė, dhe pėr nga titulli dhe shkalla nuk mund tė krahasohet me tė as njė vepėr tjetėr e Kishės.

    8. Me litugjinė tokėsore bėhemi pjesėmarrės tė shijimit tė liturgjisė qiellore qė kremtohet nė qytetin e shenjtė Jerusalemin, nė drejtim tė tė cilit shkojmė si shtektar, ku Krishti qėndron nė tė djathtėn e Atit si Mbarėshtues i Shenjtėrores dhe Tendės sė vėrtetė; me tė gjitha ēetat e ushtrisė qiellore i kėndojmė Hyjit kėngė lavdi; duke i nderuar pėrkujtimet e shėnjtėrve, kemi shpresė se do tė bashkohemi nė shoqėrinė e tyre; e presim Shėlbuesin, Zotin tonė Jezu Krishtin, deri kur tė duket Ai, jeta jonė. Pra, edhe ne sė bashku mė tė do tė shfaqemi nė lavdi.

    9. Liturgjia e shenjtė nuk e shterron tėrė veprimtarinė e Kishės. Me tė vėrtetė, para se njerėzit tė marrin pjesė nė liturgji nė radhė tė parė duhet tė ftohen nė fe dhe nė kthimė: “Po si do ta thėrrasin Atė, nė tė cilin nuk besuan? E si do tė besojnė nė Atė pėr tė cilin nuk dėgjuan? Si do tė dėgjojnė, nėse ndokush nuk ua predikon? E si do tė predikojnė pa qenė dėrguar?” (Rom 10, 14-15).
    Kjo ėshtė arsyeja qė Kisha ua predikon shėlbimin atyre qė nuk besojnė, qė tė gjithė njerėzit ta njohin njė tė vetmin Hyj dhe tė dėrguarin Jezu Krishtin, qė tė kthehen prej rrugėve tė tyre duke bėrė pendesė. Kisha vazhdimisht duhet tu predikoj besimtarėve tė vet fenė dhe pendimin, duhet t’i pėrgatis pėr sakramente, t’i mėsojė pėr tė gjitha ēfarė Krishti ka urdhėruar , t’i nxisė pėr tė bėrė vepra tė dashurisė, mėshirės dhe apostullatit, me tė cilat dėshmohet se tė krishterėt nuk janė prej kėsaj bote, por janė drita e botės, dhe e lavdėrojnė Atin para njerėzve.

    10. Liturgjia ėshtė megjithatė kulmi drejtė sė cilės synon veprimtaria e Kishės, dhe njėherit burim prej sė cilės rrjedh gjithė fuqia e saj. Edhe angazhimet e apostujve janė tė drejtuar kah ajo qė tė gjithė tė cilėt me fe dhe pagėzim janė bėrė bijė tė Hyjit, tė mbledhen nė bashkėsi, e lėvdojnė Hyjin nė kishė, tė marrinė pjesė nė flinė e meshės dhe tė ushqehen me Darkėn e Zotėrisė.
    Nė anėn tjetėr, liturgjia i nxitė besimtarėt qė “tė ushqyer me misteret e pashkėve tė jetojnė nė “bashkim tė pėrsosur”, ajo interesohet qė “ta zbatojnė me jetė atė qė mė fe e kanė pranuar”; kurse ripėrtrirja e beslidhjes sė Hyjit me njerėzit nė eukaristi, i tėrheq dhe ndezė besimtarėt kah dashuria e patregueshme e Krishit. Prej liturgjisė, posaēėrisht prej eukaristisė, derdhet mbi ne, hiri, sikur prej burimit, dhe nė nivelin mė tė madh arrihet shenjtėrimi i njerėzve dhe lavdėrimi i Hyjit nė Krishtin, me tė cilin bashkohen, si nė cakun e tyre, tė gjitha veprimet tjera tė Kishės.

    11. Pėr tė arritur plotėsisht kėtė qėllim, nevojitet qė besimtarėt tė marrin pjesė nė liturgji me disponim tė vėrtetė tė shpirtit, kurse mendjen t’ia pėrshtatin zėrit dhe tė marrin pjesė nė hirin qiellor qė pjesėmarrja e tyre mos tė jetė e pa dobi. Prandaj, barinjtė e shenjtė duhet tė kujdesen qė nė aktet e liturgjisė jo vetėm tė mbahen udhėzimet pėr kremtim tė vlefshėm dhe tė lejueshėm, por besimtarėt tė marrin pjesė nė ato rite me vetėdije, nė mėnyrė aktive dhe dobiprurėse.

    12. Jeta shpirtėrore megjithatė nuk pėrbėhet vetėm nga pjesėmarrja nė liturgjinė e shenjtė. Vėrtetė i krishteri ėshtė i thirrur tė lutet nė bashkėsi, por pėrveē kėsaj ai duhet tė hyjė nė dhomėn e vet dhe ta lut Atin nė fshehtėsi , sikur qė Apostulli mėson, duhet tė lutet pa pushim. I njėjti Apostull na mėson qė pėrherė t’i bartim nė trupin tonė grahmat e vdekjes sė Jezusit, qė edhe jeta e Jezusit tė shfaqet nė trupin tonė. Prandaj, nė flinė e meshės ta lusim Zotėrinė qė “sikurse e kemi marrė dhuratėn e flisė shpirtėrore, tė na bėjė pėr vete dhuratėn e amshuar.”

    13. Po ashtu porositen shumė edhe ushtrimet shpirtėrore tė popullit tė krishterė, nėse ato janė nė pėrputhshmėri me ligjet dhe udhėzimet e kishės, nė mėnyrė tė veēantė kur mbahen sipas udhėzimit tė Selisė apostolike.
    Vlerė tė posaēme kanė ushtrimet e shenjta tė kishave lokale, qė mbahen sipas porosisė sė ipeshkėvit, sipas zakoneve apo librave tė aprovuar.
    Ėshtė e nevojshme qė kėto ushtrime duhet tė renditen duke u bazuar nė kohėt lirugjike qė tė jenė nė pėrputhshmėri me liturgjinė e shenjtė; prej saj buron inspirimi, dhe, meqė pėr nga natyra ėshtė e tejetlartė, drejt saj ta drejtoj popullin e krishterė.

  3. #3
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    II. Edukimi liturgjik dhe pjesėmarrja aktive

    14. Nėna Kishė ka dėshirėn e madhe qė tė gjithė besimtarėt t’i bėjė pjesėmarrės tė plotė, tė vetėdijshėm dhe aktiv nė ritet liturgjike, qė e kėrkon vetė natyra liturgjike dhe nė tė cilėn populli i krishterė, “fis i zgjedhur, meshtari mbretėrore, komb i shenjtė, popull qė Hyji e fitoi pėr vete” (1 Pjt 2, 9; khs. 2, 4-5) ka tė drejtė dhe pėr detyrė me fuqinė e pagėzimit.
    Pėr kėtė pjesėmarrje tė plotė dhe aktive tė gjithė popullit tė Zotit duhet t’i kushtohet njė kujdes i veēantė pėrtrirjes dhe zhvillimit tė liturgjisė. Vėrtetė, liturgjia ėshtė burimi i parė dhe i pazavendėsueshėm prej tė cilit besimtarėt duhet ta arrijnė njė shpirtė vėrtetė tė krishterė. Pėr kėtė arsye etėrit shpirtėror nė tė gjitha aktivitetet e veta pastorale duhet ta promovojnė pėrmes edukimit tė pėrshtatshėm.
    S’do tė ketė shpresa qė kjo do tė arrihet, nėse vetė etėrit shpirtėror nuk janė tė pėrshkuar me shpirtin dhe fuqinė e liturgjisė dhe nė kėtė mėnyrė nuk bėhen mėsues tė saj. Duhet, pra, sė pari tė kujdesemi pėr edukimin liturgjik tė klerit. Prandaj, Koncili i shenjtė ka vendosur tė caktoj me sa vazhdon:

    15. Mėsuesit e lėndės liturgjikė qė do tė ligjėrojnė (mėsojnė) nė seminare, nė institutet rregulltare dhe nė fakultetet teologjike do tė duhej tė pėrgatiten nė mėnyrė shumė tė pėrshtatshme nėpėr institute, tė cilėt janė tė pėrcaktuar pėr kėtė qėllim me kujdes tė veēantė.

    16. Lėnda e liturgjisė nė seminare dhe nė institutet rregulltare le tė radhitet ndėr lėndet e nevojshme dhe tė rėndėsishme, kurse nė fakultetet teologjike ndėr mė kryesoret. Ajo le tė ligjerohet nga aspekti teologjik, historik, shpirtėror, pastoral dhe juridik. Po ashtu, mėsuesit e lėndėve tjera, posaēėrisht ata tė dogmatikės, tė Shkrimit shenjt, asketikės dhe pastoralit, le tė angazhohen qė, sipas natyrės tė lėndėve, tė shtjellojnė misteret e Krishtit dhe historinė e shėlbimit e nė kėtė mėnyrė tė tregojnė qartė ndėrlidhjen e kėtyrė lėndėve me liturgjinė dhe unitetin e edukimit meshtarak.

    17. Klerkėt nė seminare dhe nė institutet rregulltare le tė marrin formimin liturgjik tė jetės shpirtėrore dhe le tė jenė tė informuar nė nivel tė duhur, qė tė mund t’i kuptojnė ritet e shenjta dhe tė marrin pjesė me gjithė shpirt, qoftė me shėrbimin e mistereve tė shenjta qoftė me ushtrime tjera pėrshpirtėrie tė pajisura me shpirtin e liturgjisė. Mandej, le tė mėsojnė tė shėrbehen me udhėzimet litugjike, qė jeta nė seminare dhe institutet rregulltare tė jetė krejtėsisht e formėsuar nė shpirtin liturgjik.

    18. Meshtarėt, qoftė ata dioqezan qoftė rregulltarė qė punojnė nė vreshtėn e Zotėrisė, duhet ndihmuar me tė gjitha mjetet e pėrshtatshme pėr ta kuptuar nė tėrėsi atė qė kryejnė nė ritet e shenjta, qė tė jetojnė njė jetė liturgjike dhe atė shpirt ta bartin tek besimtarėt qė u janė besuar.

    19. Etėrit shpirtėror le tė angazhohen me zell dhe durim rreth edukimit litugjik dhe pjesėmarrjes aktive, qoftė tė brendshme apo tė jashtme, tė besimtarėve sipas moshės sė tyre, sipas mėnyrės sė jetės dhe sipas formimit tė tyre. Me kėtė ai e kryen njė ndėr detyrat kryesore tė shėrbėtorit besnik tė mistereve tė Hyjit. Ai duhet ta ofrojė grigjėn e vet nė kėto mistere, jo vetėm me fjalė por edhe me shembull.

    20. Transmetimi i riteve tė shenjta, posaēėrisht nėse ėshtė fjala pėr transmetimin e meshės, pėrmes televizionit apo radios, le tė jetė i udhėhequr me kujdes dhe me dinjitet, nėn udhėheqjen e njeriut pėrgjegjės dhe tė pėrshtatshėm tė cilin e cakton ipeshkėvi.

  4. #4
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    III. Ripėrtrirja e liturgjisė sė shenjtė

    21. Me qėllim qė populli i krishterė tė fitojė mė shumė hire nė liturgjine e shenjtė, shenjtja Nėna Kishė dėshiron ta ndėrmerrė ripėrtrirjen e pėrgjithshme tė liturgjisė. Liturgjia pėrbėhet prej pjesėve tė pandryshueshme tė themeluara prej Hyjit dhe prej pjesėve tė ndryshueshme. Kėto pjesė gjatė kohėrave mund apo duhet tė ndryshohen, nėse nėpėr to ėshtė futur ndonjė gjė qė shumė pak i pėrgjigjet natyrės burimore tė vetė litugjisė ose qė me pak janė tė pėrshtatshme.
    Gjatė kėsaj ripėrtritje duhet tė rregullohen tekstet dhe ritet nė atė mėnyrė qė tė shprehin qartė realitetin e shenjtė qė simbolizojnė, qė t’i kuptoj sa mė lehtė populli i krishterė e tė merrė pjesė nė kremtime nė mėnyrė tė plotė dhe aktive si bashkėsi.
    Pėr kėtė qėllim Koncili i shenjtė i cakton kėto parime tė pėrgjithshme:

    A) Parimet e pėrgjithshme


    22. § 1. E drejta pėr rregullimin e liturgjisė se shenjtė i pėrket vetėm autoritetit kishtar tė cilėn e posedon Selia Apostolike, dhe sipas udhėzimeve juridike, ipeshkėvi.
    § 2. Nė bazė tė autoritetit qė e cakton e drejta, nė kufij tė caktuar, mundet tė rregullojnė edhe mbarėshtuesit e grupeve tė ndryshme ipeshkvore teritoriale ligjėrisht tė themeluara.
    § 3. Pra, nė litrugji nuk ka tė drejtė askush tjetėr, tė shtojė, tė hjekė apo edhe tė ndryshojė sipas dėshirave tė veta, madje as meshtari.

    23. Pėr ta ruajtur traditėn e shėndoshė e njėkohėsisht pėr t’ia hapur rrugėt progresit tė arsyeshėm, ripėrtrirjes sė pjesėve liturgjike le t’i paraprijnė studimet e zellshme teologjike, historike dhe pastorale. Pėrveē kėsaj do tė duhej tė mirren parasysh ligjet e pėrgjithshme tė formės dhe shpirtit tė liturgjisė, si edhe pėrvojėn qė e ka dhėnė reforma e re liturgjike ose aty kėtu privilegjet e dhėna. Mos tė futen risi nėse kėtė nuk e kėrkon nevoja e vėrtetė dhe e sigurtė e Kishės, e poashtu, format e reja qė mundė tė rriten nė mėnyrė organike prej atyre qė ekzistojnė.
    Tė kihet kujdes, aq sa ėshtė e mundur, qė mos tė ketė dallime tė mėdha sa i pėrket riteve ndėrmjet krahinave tė afėrta.

    24. Rėndėsi tė madhe nė kremtimin e liturgjisė ka Shkrimi shenjt. Nga Shkrimi shenjt mirren leximet qė komentohen nė homili si dhe psalmet qė kėndohen; nga i njėjti Shkrim janė tė frymėzuara dhe tė pėrshkuara lutjet dhe kėngėt liturgjike, e pėrmes tij veprat dhe shenjat fitojnė kuptim. Prandaj, pėr ripėrtrirjen, zhvillimin dhe pėrshtatshmėrinė e liturgjisė sė shenjtė duhet tė zbatohen ato ndjenja tė pėrzemėrta e tė gjalla tė Shkrimit shenjt pėr tė cilėn dėshmon tradita e riteve lindore dhe pėrendimore.

    25. Librat liturgjike le tė rishqyrtohen sa mė shpejt, duke u shėrbyer me njerėzit kompetent dhe nė kėshillime me ipeshkvij tė vendeve tė ndryshme tė botės.


    B) Parimet qė dalin nga natyra e liturgjisė
    si vepėr e hierarkisė dhe bashkėsisė


    26. Veprimet liturgjike nuk janė private pėr nga natyra, por ato janė kremtim i Kishės e cila ėshtė “sakrament i njėsimit”, popull i shenjtė i bashkuar dhe i renduar nėn udhėheqjen e ipeshkėvit.
    Pra, aktet liturgjike i pėrkasin gjithė Trupit tė Kishės; e manifestojnė atė dhe janė nė lidhje me tė, porse disa gjymtyrė tė saja e arrijnė kėtė nė mėnyra tė ndryshme, sipas llojshmėrisė se shtresės, tė shėrbesės dhe pjesmarrjes aktive.

    27. Sa herė qė ritet kėrkojnė, sipas natyrės sė veēantė tyre, njė kremtim me prani dhe pjesėmarrje aktive tė besimtarėve, le tė theksohet se kėsaj duhet t’i jepet pėrparėsi – pėr aq sa ėshtė e mundur – nė krahasim me kremtimet individuale apo private tė tyre.
    Kjo vlenė nė veēanti pėr kremtimin e meshės sė shenjtė – megjithėse ēdo meshė ka karakter publik dhe shoqėror – dhe pėr ndarjen e sakramenteve.

    28. Nė kremtimet liturgjike, qoftė kremtuesi apo besimtari, secili le ta kryej shėrbesėn e vet dhe le tė bėj atė e vetėm atė qė i pėrket atij sipas natyrės sė ritit dhe udhėzimeve liturgjike.

    29. Shėrbim tė vėrtetė liturgjik kryejnė edhe ministrantat, lexuesit, komentuesit dhe kėngėtarėt pjesėmarrės nė kor. Pėr kėtė arsye le ta kryejnė detyrėn e vet me atė pėrshpirtėri dhe rregull tė sinqertė ashtu si i ka hije kėsaj shėrbese tė rėndėsishme dhe ashtu si kėrkon mė tė drejtė populli i Hyjit.
    Prandaj, tė gjithė duhet, nė mėnyrė tė posaēme, tė inkuadrohen me kujdes nė shpirtin e liturgjisė dhe tė mėsohen pėr t’i kryer detyrat e veta nė mėnyrė tė drejtė dhe tė pėrshtatshme.

    30. Qė tė pėrparohet nė pjesėmarrjen aktive nė liturgji, me kujdes le tė nxitet populli nė brohoritje, pėrgjigje, psalme, antifona, kėngė si dhe nė veprimet, gjestet dhe qėndrimin e trupit. Nė kohė tė volitshme le tė mbahet edhe heshtja e shenjtė.

    31. Nė rishqyrtimet e librave liturgjike le tė kihet kujdes qė rubrikat tė parashohin edhe pjesėt qė u pėrkasin besimtarėve.

    32. Nė liturgji, pėrveē atyre dallimeve qė dalin nga roli i liturgjisė apo nga rendi i shenjtė, dhe pėrveē nderit, qė sipas udhėzimeve liturgjike duhet t’iu jepet autoriteteve civile, nuk guxon tė ketė kurrfarė dallimesh ndaj personave privat apo gjendjes sociale, qoftė gjatė ceremonisė gjatė kremtimeve publike.


    C) Parimet qė dalin nga natyra didaktike dhe pastorale e liturgjisė


    33. Ndonėse liturgjia e shenjtė ėshtė nė radhė tė parė lavdėrim i madhėrisė hyjnore, ajo ėshtė nė vete njė burim i pasur i mėsimeve pėr popullin besimtar. Vėrtetė, nė liturgji Hyji i flet popullit tė vet, kurse Krishti edhe mė tej e shpall ungjillin. Populli i pėrgjigjet Hyjit mė kėngė dhe lutje.
    Pėr mė tepėr, edhe lutjet qė i’a drejton meshtari Hyjit, i cili e kryeson bashkėsinė nė emėr tė Krishtit, i’a drejton nė emėr tė popullit tė shenjtė dhe atyre qė janė rreth tij. Mandej, Krishti dhe Kisha kanė zgjedhur shenja tė pashme me tė cilat shėrbehet liturgjia e shenjtė pėr tė shėnuar njėmendėsi tė papashme tė Hyjit. Pra, jo vetėm kur tė lexohet ajo “qė dikur u shkrua pėr mėsimin tonė” (Rom 15, 4), por edhe kur Kisha lut, kėndon apo kremton ritet, ushqehet besimi i atyre qė marrin pjesė, e nė anėn tjetėr shpirti lartėsohet drejt Hyjit duke i kremtuar shėrbesė shpirtėrore pėr tė marrė mė me plotėsi hirin e tij.
    Pėr kėtė, nė reformėn qė do tė ndėrmerret, duhet tė pėrmbahen kėto parimeve tė pėrgjithshme.

    34. Ritet le tė shkėlqejnė nė thjeshtėsi, dhe le tė jenė tė shkurtė e tė qartė. Tė shmangen pėrsėritje tė panevojshme pėr tė qenė tė pėrshtatshme e pėr t’i kuptuar besimtarėt, qė mos tė ketė nevoje pėr shpjegime tė shumta.
    35. Pėr tė qenė e qartė se nė liturgji riti dhe fjalėt janė ngushtė tė ndėrlidhura:
    1) Le tė pėrplotėsohen nė mėnyrė tė begatshme, tė shumėllojshme dhe tė pėrshtatshme leximet e Shkrimit shenjt.
    2) Koha mė e volitshme e predikimit, qė ėshtė pjesė e veprimit liturgjik, pėr sa e lejon riti, le tė shėnohet nė rubrika; shėrbesa e predikimit le tė kryhet qartėsisht dhe ligjėrisht. Predikimi duhet tė rrjedh para sė gjithash nga burimi i Shkrimit shenjt dhe nga liturgjia, si shpallje e veprave tė mrekullueshme tė Hyjit nė historinė e shėlbimit, si dhe nė misteret e Krishtit qė ėshtė pėrherė i pranishėm dhe veprues nė ne, nė veēanti nė kremtimet liturgjike.
    3) Tė nxitet sa mė drejtpėrdrejtė dhe me kėmbėngultėsi mbajtja e kakehezės liturgjike. Nė vetė ritet liturgjike tė parashihen, nėse janė tė nevojshme spjegime tė shkurtėra, tė cilat nė momentin e duhur do t’i kumton meshtari apo kremtuesi kryesor nė bazė tė udhėzimeve apo me fjalė tė ngjashme.
    4) Tė nxitet kremtimi i shėrbesėse sė shenjtė tė Fjalės sė Hyjit nė vigjilje tė festave tė mėdha, nė disa ditė tė javės gjatė kohės sė Ardhjes dhe Kreshmeve si dhe tė dielave dhe festave, veēenarisht atje ku mungojnė meshtarėt. Nė ato raste kėtė shėrbesė e udhėheqė xhakoni apo ndonjė person tjetėr i deleguar prej ipeshkvit.

    36. § 1. Pėrdorimi i gjuhės latine, pėrveē atje ku ekzistojnė tė drejta tė posaēme, le tė ruhet nė ritet latine.
    § 2. Pasiqė, si nė meshė, si nė ndarjen e sakramenteve dhe nė pjesėt tjera tė liturgjisė, do tė jetė jo rrallė herė me e dobishme pėr popull pėrdorimi i gjuhės sė popullit, le ti jepet nė liturgji mė shumė vend asaj, para sė gjithash nė lexime, vėrejtje, nė disa lutje dhe kėngė, sipas udhėzimeve pėr tė cilat nė kapitujt pasues do tė caktohen pėr secilėn mė saktėsisht.
    § 3. I pėrket autoritetit mbarėshtues tė kishės teritoriale, mbi tė cilėn flet art. 22 § 2, qė nė bazė tė kėtyre udhėzimeve – mbasi tė kėshillohen me ipeshkvijtė e krahinave pėrreth me tė njėjtėn gjuhė – tė vendosin pėr mėnyrėn dhe pėrdorimin e gjuhės sė popullit, pasi tė kenė marrė aprovimin nga Selia e Shenjtė.
    § 4. Pėrkthimin e teksteve nga latinishtja nė gjuhėn amtare, qė do tė pėrdoren nė litrugji duhet ta pranojė i lartėpėrmenduri autoritet kishtar.

    D) Parimet pėr pėrshtatjen e liturgjisė nė shpirtin e popullit dhe zakoneve

    37. Kisha nuk dėshiron tė imponoj nė liturgji njėtrajtshmėri strikte, atėherė kur nuk ėshtė nė pyetje feja apo e mira e gjithė bashkėsisė. Pėrkundrazi, ajo i respekton dhe i promovon tiparet shpirtėrore dhe specifikat e racave dhe popujve tė ndryshėm. Kisha i vlerėson me dashamirėsi tė gjitha tiparet e traditave tė popujve tė ndryshėm dhe sa ėshtė e mundur i pranon pėrderisa ato nuk kanė lidhje me paganizėm dhe gabime. Pėr mė tepėr, ndonjėherė kėtė e toleron edhe nė liturgji, nėse ato mund tė pėrshtaten me shprehjet e vėrteta dhe autentike tė shpirtit liturgjik.

    38. Duke e ruajtur unitetin e ritit romak, tė lihen vende nė botimet e reja tė librave litugjike pėr dallime dhe pėr pėrshtatje tė grupeve tė ndryshme etnike, tė krahinave dhe popujve, posaēėrisht nė misione. Kjo tė kihet parasysh gjatė rregullimit tė riteve dhe caktimit tė rubrikave.

    39. Ėshtė detyrė e autoritetit teritorial kishar, mbi tė cilin flet art. 22 § 2, qė nė kufijtė e paraparė tė caktoj pėrshtatjet nė botimet tipike tė librave liturgjike, posaēėrisht nė ndarjen e sakramenteve dhe sakramentaleve, nė procesione, nė gjuhėn liturgjike, nė muzikėn e shėnjtė dhe artin e shenjtė, porse sipas parimeve, tė cilat gjenden nė kėtė kushtetutė.

    40. Meqė nė disa kahina dhe rrethana ėshtė e nevojshme pėrshtatja me e thellė, ajo do tė jetė edhe mė e rendė:
    1) Autoriteti teritorial kishtar, mbi tė cilin flet art. 22 § 2 duhet tė vėzhgojė me kujdes dhe me menēuri se ēfarė elemetesh do tė jenė tė mundshme tė inkorporohen nė ato raste nė shėrbesa Hyjnore nga tradita dhe nga shpirti i popujve tė ndryshėm. Pėrshtatjet qė do tė konsiderohen tė dobishme apo tė nevojshme i paraqiten Selisė Apostolike dhe me aprovimin e saj tė mund tė inkorporohen pėr pėrdorim.
    2) Pėr t’u zbatuar suksesshėm dhe me kujdes tė plotė pėrshtatja nė liturgji, nėse do tė tregohej e nevojshme, Selia Apostolike do tė jap kompetenca tė njėjtit autoritet mbarėshtues tė kishtės vendore, qė disa grupeve tė pėrshtatshme tė lejon e tė udhėheqė pėr njė kohė eksperimete tė nevojshme paraprake.
    3) Ndonėse ligjet liturgjike gjatė procesit tė pėrshtatjes zakonisht paraqesin vėshtėrsi tė mėdha, posaēėrisht nė vendet misionare, ėshtė e domosdoshme qė kur tė bėhet pėrshtatja e tyre tė jenė tė pranishėm ekspertė tė kėsaj lėmie.

  5. #5
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    IV. Promovimi i jetės liturgjike nė Ipeshkvi dhe Famulli

    41. Ipeshkėvi duhet tė konsiderohet kryemeshtari i grigjės sė vet, prej tė cilit nė njėfarė mėnyre buron dhe varėt jeta e besimtarėve nė Krishtin.
    Prandaj, duhet tė vlerėsohet lartė prej tė gjithėve jeta liturgjike e ipeshkvisė qė zhvillohet rreth ipeshkvit, posaēėrisht nė kishėn katedrale. Tė jenė tė bindur se Kisha shfaqet nė tėrėsi dhe me pjesėmarrje aktive tė tė gjithė popullit tė Hyjit nė kremtime tė njėjta liturgjike, posaēėrisht nė tė njėjtėn eukaristi, nė tė njėjtėn lutje, te i njėjti altar qė kryeson ipeshkvi i rrethuar me meshtarė dhe shėrbėtor tė altarit.

    42. Meqė ipeshkvi nuk mund tė jetė pėrherė dhe gjithkund i pranishėm nė Kishėn e vet pėr tė kryesuar grigjėn e vet, ėshtė e domosdoshme pėr tė krijuar bashkėsi besimtarėsh, nė mesin e tė cilave dallohen famullitė, tė caktuara sipas vendeve e tė udhėhequr prej barinjėve qė e zėvendėsojnė ipeshkvin. Famullitė, nė njėfarė mėnyre, e paraqesin Kishėn e dukshme tė shpėrndarė nė mbarė botėn.
    Prandaj, jeta liturgjike nė famulli dhe lidhja e saj me ipeshkvin duhet tė kultivohet nė shpirtė e nė veprime tė besimtarėve dhe tė klerit. Duhet bėrė angazhime qė kuptimi i bashkėsisė famullitare tė jetė i gjallė, mbi tė gjitha, nė kremtimin e meshės tė dieleve.

  6. #6
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    V. Promovimi i veprimtarisė pastorale – liturgjike

    43. Zelli pėr promovimin dhe ripėrtrirjen e liturgjisė sė shenjtė, me tė drejtė konsiderohet si shenjė e provanisė sė Hyjit nė ditėt tona, dhe si njė pėrshkim i Shpirtit Shenjt nė Kishėn e tij. Kėtė nė mėnyrė tė veēantė e shfaq jeta e saj, pėr mė tepėr, tė gjitha ndjenjat dhe veprimtaritė fetare tė kohės sonė.
    Prandaj, pėr t’u zhvilluar sa mė tepėr kjo veprimtari pastorale – liturgjike nė Kishė, Koncili i shenjtė merr kėto vendime:

    44. Ėshtė e nevojshme qė autoriteti kishtar vendor, mbi tė cilėn flet art. 22 § 2, tė themelojė kėshillin liturgjik tė cilit do t’i ndihmojnė ekspertėt e shkencave liturgjike, tė muzikės, tė artit tė shenjtė dhe pastoralit. Kėshillit liturgjik, aq sa ėshtė e mundur, t’i jipet nė disponim ndonjė institut i liturgjisė pastorale, qė do tė pėrbėhet, nėse do tė jetė e nevojshme, edhe nga antarė shekullar tė kualifikuar nė kėtė lami. Nėn udhėheqjen e lartpėrmenduarit autoritetit kishtar vendor, ky kėshill do tė drejtojė veprimtarinė pastorale – liturgjike nė teritorin e vet, dhe tė promovojė iniciativat dhe eksperimentet e nevojshme gjithkund ku bėhet fjalė pėr pėrshtatje, tė cilat duhet t’ia paraqet Selisė sė Shenjtė.

    45. Tė themelohet, gjithashtu, kėshilli pėr zhvillimin e liturgjisė nė tė gjitha ipeshkvitė nėn udhėheqjen e ipeshkėvit.
    Ndonjėherė, do tė ishte gjė e mirė, sikur mė shumė ipeshkvi tė themelonin njė kėshill tė pėrbashkėt, i cili do tė promovojė apostullatin liturgjik me kėshillime tė pėrbashkėta.

    46. Pėrveē kėshilleve liturgjike tė themelohen nė tė gjitha ipeshkvitė, pėr sa ėshtė e mundur, edhe kėshille pėr muzikėn dhe artin e shenjtė.
    Ėshtė e nevojshme qė kėto tre kėshille tė bashkėpunojnė mes veti, bile, ėshtė gjė e mirė qė shpesh tė bashkohen nė njė kėshillė tė vetėm.

  7. #7
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Kreu i dytė

    MISTERI TEJTSHENJTĖ I EUKARISTISĖ


    47. Shėlbuesi ynė nė Darkėn e mbramė, atė natė kur qe tradhtuar, e themeloj flinė eukaristike tė Korpit dhe Gjakut tė vet, qė ta pėrjetėson nė shekuj flinė e kryqit derisa tė vijė, qė Kishės sė vetė, tė Fejuarės sė dashur, t’ia besoj veprėn e pėrkujtimit tė vdekjes dhe ringjalljes sė vet ; sakramentin e pėrkushtimit, Shenjėn e bashkimit, kushtin e dashurisė, gostinė pashkvore, nė tė cilėn Krishti na dhurohet pėr ushqim, shpirtrat mbushen me hire dhe na dhurohet shijimi i lavdisė sė ardhshme.

    48. Prandaj, Kisha, me shumė kujdes mundohet qė besimtarėt mos tė jenė pjesėmarrės nė kėto mistere tė fesė si tė jenė tė huaj apo shikues memec, por qė pėrmes kėtyre riteve dhe lutjeve, me vetėdije, pėrshpirtėri dhe nė mėnyrė aktive tė marrin pjesė nė kėto mistere tė shenjta; t’u mėsohet fjala e Hyjit, tė ushqehen me shujten e korpit tė Zotėrisė, ta falenderojnė Hyjin, dhe – duke e paraqitur flinė e panjollė, jo vetėm me duart e meshtarit por edhe ata bashkė me tė – tė mėsojnė ta paraqesin vetveten. Kėshtu me anė tė Krishtit Ndėrmjetėsues , dita ditės tė shkojnė kah pėrsosmėria e bashkimit me Hyjin dhe me vetveten, qė pėrfundimisht Hyji tė jetė ēdo gjė nė tė gjithė.

    49. Prandaj, qė flija e meshės edhe nė formėn e ritit tė arrijė sukses tė plotė pastoral, Koncili i shenjtė, pėr sa i pėrket meshės qė kremtohet me pjesėmarrje tė popullit, posaēėrisht tė dieleve dhe festave tė urdhėruara, ka vendosur mė sa vijon:

    50. Rendi i meshės tė ripėrpunohet, qė tė jenė tė qarta veēanėsitė e ēdo pjese dhe ndėrlidhja e tyre, si dhe tė lehtėsohet pjesėmarrja e pėrshpirtshme dhe aktive e besimtarėve.
    Pėr kėtė arsye ritet duhet tė thjeshtėsohen por duke e ruajtur thelbin e tyre. Ato elemente qė gjatė kohės janė dyfishuar apo pa nevojė u janė shtuar riteve, le tė largohen. Pėrndryshe, le tė rivendosen, sipas normave tė lashta tė etėrve tė shenjtė ato elemente qė me kalim tė kohės janė zhdukur pėr sa tė jetė e pėrshtatshme dhe e nevojshme.

    51. Qė t’u pėrgatitet besimtarėve tryeza sa mė e begatshme e fjalės sė Hyjit, le tė hapen edhe me tepėr thesaret e Biblės, nė mėnyrė qė, sipas numrit tė viteve tė caktuara t’i lexohen popullit pjesėt mė tė rėndėsishme tė Shkrimit shenjt.

    52. Porositet shumė homilia, si pjesė e vet liturgjisė. Nė tė, gjatė vitit liturgjik, spjegohen prej tekstit tė shenjtė misteret e fesė dhe udhėzimet e jetės sė krishterė. Posaēėrisht, nė meshėt e tė dielave dhe festave tė urdhėruara me pjesėmarrje tė popullit, mos tė lihet asesi homilia, pėrpos pėr ndonjė arsye e madhe.

    53. Le tė rivėhet pas Ungjillit dhe homilisė, posaqėrisht tė dielave dhe festave tė urdhėruara, “lutja e gjithmbarshme” apo “lutja e besimtarėve”, nė mėnyrė qė, me pjesėmarrje sė popullit tė thuhen lutjet pėr Kishėn e shenjtė, pėr udhėheqėsit tanė, pėr ata qė janė nė nevojė tė ndryshme, pėr tė gjithė njerėzit dhe shėlbimin e mbarė botės.

    54. Nė meshėt qė kremtohen me pjesėmarrje tė popullit lejohet nė mėnyrė tė pėrshtatshme pėrdorimi i gjuhės amtare, posaēėrisht nė lexime dhe nė “lutjet e gjithmbarshme”, dhe, sipas gjendjes lokale, edhe nė pjesėt qė i pėrkasin popullit, sipas parimeve nė art. 36 tė kėsaj kushetute.
    Por, le tė kihet kujdes qė besimtarėt tė dijnė tė pėrgjigjen apo edhe t’i kėndojnė nė gjuhėn latine pjesė nga rendi i meshės qė u pėrkasin atyre.
    Ndėrsa, nėse nė ndonjė vend duket i nevojshėm pėrdorimi mė i gjėrė i gjuhės amtare nė meshė, le tė pėrmbahet parimi i art. 40 i kėsaj kushtetute.

    55. Rekomandohet shumė pjesėmarrja e quajtur e pėrsosur nė meshėn e shenjtė, nė tė cilėn besimtarėt, pasi tė jetė kunguar meshtari e marrin Korpin e Zotėrisė prejt tė njėjtės fli.
    Pa prekur nė parimet dogmatike tė Koncilit tė Trentit , kungimi nė dy trajta mundė tu ndahet si klerikėve dhe rregulltarėve ashtu edhe laikėve, sipas rasteve qė vendos Selia e shenjtė dhe sipas gjykimit tė ipeshkėvit si psh.; tė shuguruarėve gjatė meshės sė pranimit tė rendit tė shenjtė, kandidatėve nė meshėn e pranimit tė kushteve rregulltare, tė posapagėzuarve gjatė meshės pas pagėzimit tė tyre.

    56. Dy pjesėt kryesore qė nė fakt e pėrbėjnė meshėn, shėrbesa e fjalės dhe shėrbesa eukaristike janė tė lidhura aq ngusht mes veti sa qė e pėrbėjnė njė akt tė vetėm kulti. Prandaj Koncili i shenjtė i’u tėrheq vėrejtjen barinjėve shpirtėror qė gjatė katekizimit t’i mėsojnė me zell besimtarėt qė tė jenė pjesėmarrės nė krejt meshėn, posaēėrisht tė dieleve dhe festave tė urdhėruara.

    57. § 1. Bashkėmeshimi, me tė cilin shfaqet shkelqyeshėm uniteti i meshtarisė, ėshtė ruajtur nė Kishė deri nė ditėt tona, si nė Lindje ashtu edhe nė Perėndim. Prandaj, Koncilit tė shenjtė i ka pėlqyer qė tė drejtėn e koncelebrimit ta zgjėrojė edhe nė rastet nė vijim:
    1. a) Tė Enjtėn e Darkės sė Zotėrisė, nė meshėn e Bagmit si dhe nė meshėn e mbrėmjes;
    b) Nė meshėt gjatė koncileve, mbledhje tė ipeshkvijėve dhe gjatė sinodeve;
    c) Nė meshėn e bekimit tė abatit.
    2. Pėrndryshe, me lejen e ordinarit, tė cilit i takon tė gjykojė mbi pėrshtatshmėrinė e bashkėmeshimit:
    a) Nė meshėn konventuale dhe meshėn kryesore nė kishat ku e mira e besimtarėve nuk e kėrkon qė secili meshtar tė meshoj veēmas;
    b) Nė meshėt me rastin e ēfardo mbledhjeje tė meshtarėve dioqezan apo rregulltar.
    § 2. 1. I pėrket ipeshkvit qė t’i rregulloj parimet e koncelebrimit nė dioqezėn e vet.
    2. Mbetet e drejtė e ēdo meshtari qė tė meshoj veēmas, por jo nė tė njėjtėn kohė dhe nė tė njėjtėn kishė e as tė Enjtėn e Madhe.

    58. Le tė pėrpilohet njė rit i ri i bashkėmeshimit dhe tė vendoset nė pontifikal dhe mesharin romak.

  8. #8
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Kreu i tretė


    SAKRAMENTET DHE SAKRAMENTALET



    59. Sakramentet janė themeluar dhe kanė pėr qėllim shenjtėrimin e njerėzve, ndėrtimin e Korpit tė Krishtit dhe sė fundi pėr t’i dhėnė nderim Hyjit; kurse si shenja ato njėkohėsisht mėsojnė. Jo vetėm se presupozojnė fenė por me fjalė e akte tjera rituale e ushqejnė, e forcojnė dhe e shprehin atė; pėr kėtė arsye edhe quhen sakramentet e fesė. Ato vėrtetėsisht e ndajnė hirin, kurse riti kremtues i tyre mė sė miri i pėrgatit besimtarėt qė kėtė hir ta pranojnė me begati, qė ta lėvdojnė Hyjin dhe tė jetojnė me dashuri.
    Prandaj ėshtė shumė e rėndėsishme qė besimtarėt t’i kuptojnė lehtė shenjat e sakramenteve dhe t’i pranojnė sa mė shpesh ato sakramente qė janė tė themeluar pėr ruajtjen e jetės sė krishterė.

    60. Shenjta Nėna Kishė, pėrpos sakramenteve, i ka themeluar edhe sakramentalet. Ato janė shenja tė shenjta, tė ngjajshme me sakramentet, me tė cilat shenjojnė - dhe me lutjen e Kishės arrihen – veprime mbi tė gjitha shpirtėrore. Me ndihmėn e tyre njerėzit pėrgatiten tė pranojnė efektin kryesor tė sakramenteve dhe shenjtėrojnė ēaste tė ndryshme tė jetės.

    61. Pėr kėtė arsye liturgjia e sakramenteve dhe sakramentaleve i’u mundėson besimtarėve tė disponuar mirė, qė ta shenjtėrojnė me hirin hyjnor ēdo ēast tė jetės sė tyre, i cili buron nga misteri pashkvor i mundimit, vdekjes dhe ringjallės sė Krishtit, prej tė cilit sakramentet dhe sakramentalet e nxjerrin fuqinė. Kėshtu ēdo pėrdorim i ndershėm i tė mirave materiale do tė mundė tė orientohej drejt shenjtėrimit tė njeriut dhe nė lavdi tė Hyjit.

    62. Meqenėse me kalimin e kohės kanė hyrė nė rite tė sakramenteve dhe sakramentaleve disa elemente qė nė kohėn tonė e tregojnė jo qartė natyrėn dhe qėllimin e tyre, ėshtė mėse e nevojshme qė tė vihen disa pėrshtatje pėr kohėn tonė. Pėr reformėn e tyre Koncili i shenjtė vendos me savijon.

    63. Nė ndarjen e sakramenteve dhe sakramentaleve, shpesh mund tė jetė shumė i dobishėm pėrdorimi i gjuhės sė popullit: pra, le t’i jipet mė shumė vend sipas dispozitave qė vijojnė:
    a) nė ndarjen e sakramenteve dhe sakramentaleve mund tė pėrdoret gjuha e popullit nė bazė tė normave tė art. 36.
    b) Mbi botimin e ri tė ritualit Romak, autoriteti kishtar mbarėshtues i njė territori, mbi tė cilin flet art. 22 § 2 i kėsaj kushtetute, le ta pėrgatis sa mė shpejt Ritualin e vet qė tu pėrshtatet nevojave tė disa pjesėve edhe pėr sa i pėrket gjuhės. Kėta ritual do tė mund tė pėrdoren nė ato vende pasi tė kenė marrė aprovimin nga Selia e shenjtė. Gjatė pėrgatitjes sė kėtyre Ritualeve apo pėrmbledhjeve tė Ritualeve mos tė anashkalohen udhėzimet tė cilat janė nė fillim tė ēdo riti tė Ritualit romak, qofshin ato pastorale apo rituale, qofshin ato qė kanė domethėnie tė veēantė shoqėrore.

    64. Le tė ripėrtrihet katekumenati i tė rriturve dhe tė ndahet nė disa shkallė. Kjo le tė bėhet sipas gjykimit tė ordinarit tė vendit. Koha e katekumentatit e destinuar drejt njė pėrgatijeje tė mjaftueshme tė mundė tė shenjtėrohet me rite shenjte qė do tė kremtohen nė kohėt e ardhshme.

    65. Nė vendet e misioneve mund tė bashkangjiten, pėrpos atyre elementeve qė gjenden nė traditėn e krishterė, edhe ato elemete tė iniciacionit qė janė nė pėrdorim tek tė gjithė popujt, nė atė masė pėr sa mund t’u pėrshtatėn ritit tė krishterė sipas rregullave tė art. 37-40 tė kėsaj kushtetute.

    66. Le tė pėrpunohen dy ritet pėr pagėzimin e tė rriturve, edhe ai i thjeshti edhe ai solemni, duke pasur nė konsideratė reformimin e katekumenatit; dhe le tė vihet mesha e veēantė nė Mesharin romak “nė ndarjen e pagėzimit”.

    67. Le tė pėrpunohet riti i pagėzimit pėr fėmijė dhe tė pėrshtatet gjendjes sė vėrtetė tė fėmijėve; nė kėtė rit le tė theksohet qartė roli dhe detyra e prindėrve dhe nunėve.

    68. Nė Ritin e pagėzimit mos tė mungojnė pėrshtatjet e nevojshme qė mundė tė pėrdoren, nė bazė tė gjykimit tė ordinarit tė vendit, nė rast tė njė numri mė tė madh tė pagėzimeve. Mandej, le tė pėrpilohet edhe njė rit i shkurtėr, tė cilin, posaqėrisht nė vendet e misioneve do tė mund ta pėrdornin katehetėt, e nė pėrgjithėsi, nė rrezik vdekjeje edhe besimtarėt, nėse mungon meshtari apo xhakoni.

    69. Nė vend tė “Ritit pėr tė pėrplotėsuar pjesėt qė janė lėnė gjatė pagėzimit tė njė fėmiu”, le tė pėrpilohet njė rit i ri, nė tė cilin qartė dhe harmonishėm do tė nėnvizohej se fėmija qė ėshtė pagėzuar sipas ritit tė shkurtėr ėshtė i pranuar nė Kishė.
    Po ashtu le tė pėrpilohet njė rit i ri pėr ata qė janė pagėzuar nė mėnyrė valide e tė cilėt janė konvertuar nė fenė katolike, dhe le tė thuhet nė tė se ata janė pranuar nė bashkėsinė e Kishės.

    70. Jashtė Kohės sė Pashkėve, uji i pagėzimit mund tė bekohet gjatė ritit tė pagėzimit me njė formulė tė aprovuar mė tė shkurtėr.

    71. Le tė pėrpunohet riti i krezmimit, qė tė jetė e qartė lidhshmėria e brendshme e kėtij sakramenti me tėrė iniciacionin e krishterė. Kėshtu qė ripėrtrirja e premtimeve tė pagėzimit t’i paraprijė nė mėnyrė tė pėrshtatshme pranimit tė sakramentit tė krezmimit.
    Pėr sa mbahet e pėrshtatshme, krezmimi mund tė ndahet gjatė meshės, ndėrsa, sa i pėrket ritit tė krezmimit jashtė meshės, le tė pėrgatitet njė formulė qė do tė shėrbej si hyrje.

    72. Riti dhe formula e rrėfimit le tė pėrpunohen nė mėnyrė qė tė shprehin qartė natyrėn dhe veprimin e sakramentit.

    73. “Vajimi i shenjtė” qė mund tė quhet edhe mė mirė “Vajimi i tė sėmuarve”, nuk ėshtė sakrament vetėm pėr ata qė gjenden nė prag tė vdekjes. Pėr kėtė arsye, koha e pėrshtatshme e marrjes sė kėti jsakramenti ėshtė kur besimtari pėr shkak tė sėmundjes apo pleqėrisė fillon tė jetė nė rrezik pėr vdekje.

    74. Pėrveē riteve tė ndara tė vajimit dhe tė kungimit, le tė pėrpilohet edhe njė rit i veēantė nė tė cilin sakramenti i vajimit do ti ndahet tė sėmuarit pas rrėfimit e para se tė marr kungimin.

    75. Numri i lyerjes le tė pėrshtatet, nė bazė tė kushteve tė mundshme, ndėrsa, lutjet qė e pėrcjellin sakramentin e vajimit, le tė pėrgatiten nė mėnyrė qė t’u pėrgjigjen situatave tė ndryshme tė tė sėmuarėve tė cilėt e pranojnė kėtė sakrament.

    76. Ritet e shugurimit le tė pėrpunohen sa u pėrket si ceremonive ashtu edhe teksteve. Fjalimet e ipeshkvit nė fillim tė ēdo shugurimi apo kushtimi mund tė bėhen nė gjuhėn e popullit.
    Nė shugurimin e ipeshkvit mund t’i vihen duart nga tė gjithė ipeshkvijt e pranishėm.

    77. Riti i sakramentit tė kurorės, qė ndodhet nė Ritualin romak, le tė pėrpunohet dhe tė pasurohet qė tė shprehė mė qartė hirin e sakramentit si dhe tė mundėsoj tė kuptohen mė mirė detyrat e bashkėshortėve.
    “Nėse nė disa krahina pėrdoren zakone dhe ceremoni tjera me vlerė gjatė sakramentit tė kurorės, Koncili i shenjtė me dėshirė tė flaktė dėshiron qė ato gjithėsesi t’i ruaj.”
    Pėrpos kėsaj, autoritetit kompetent tė kishės territoriale, mbi tė cilėn flet art. 22 § 2 i kėsaj kushtetute, i jipet leja tė pėrpilojė, sipas normės sė art. 63, njė rit tė vetin nė harmoni me krahinėn apo sipas zakoneve tė popullit, por me kusht qė meshtari qė merrė pjesė tė kėrkoj dhe tė merrė pėlqimin e atyre qė lidhin kurorė.

    78. Sakramenti i kurorės, zakonisht, le tė kremtohet gjatė meshės, pas leximit tė Ungjillit dhe homilisė, por para “lutjeve tė besimtarėve”. Lutja pėr nusen, tė jetė nė mėnyrė qė tė mundėsoj tė kuptohen mirė nga tė dy bashkėshortėt detyrat reciproke tė besnikėrisė, mund tė bėhet nė gjuhėn e popullit.
    Pėrndryshe, nėse sakramenti i kurorės kremtohet pa meshė, nė fillim tė ritit le tė lexohen letra dhe ungjilli nga mesha pėr bashkėshortė dhe atyre pėrherė t’iu ndahet bekimi.

    79. Sakramentalet le tė pėrpunohen duke pasur parasysh rregullėn kryesore; pjesėmarrjen e vetėdijshme, frytėdhėnėse dhe tė lehtė tė besimtarėve, duke marrė nė konsideratė nevojat e kohės sonė. Gjatė reformimit tė ritualeve nė bazė tė normės sė art. 63, mundė tė shtohen sipas nevojės edhe sakramentale tė tjera.
    Bekimet e rezervuara tė jenė shumė tė paktė, dhe vetėm pėr ipeshvijė dhe ordinariate.
    Le tė parashihet qė disa sakramentale, sė paku nė raste tė veqanta dhe nė bazė tė gjykimit tė ipeshkvit, tė mund t’i ndajnė edhe laikėt e kualifikuar.

    80. Le tė pėrpunohet riti i kushtimit tė virgjėrave qė gjendet nė Pontifikalin romak.
    Pėrveē kėsaj, le tė pėrpilohet riti i kushtimit tė rregulltarėve si dhe i ripėrtėritjes sė kushteve, qė do t’i kontribuoj njė bashkimi, serioziteti dhe dinjeteti mė tė madh, e me tė cilin do tė shėrbehen, pėrveq tė drejtave tė posaqme, ata qė do t’i pranojnė ose do t’i ripėrtrijnė kushtet gjatė kohės sė meshės.
    Ėshtė pėr ta lėvduar nėse kushtet rregulltare kryhen gjatė kohės sė meshės.

    81. Riti i varrimit shprehė edhe mė qartė domethėnien pashkvore tė vdekjes sė krishterė, dhe le t’u pėrgjigjet sa mė mirė, edhe pėr nga ngjyra liturgjike, gjendjes dhe zakoneve tė vendeve tė caktuara.

    82. Le tė rishqyrtohet riti i varrimit tė fėmijėve dhe le t’i ndahet mesha e posaqme.

  9. #9
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Kreu i katėrt

    LUTJA E ORĖVE


    83. Jezu Krishti, Kryemeshtari i Beslidhjes sė re dhe tė amėshuar, duke e marrė natyrėn njerėzore e ka futur nė kėtė botė plotė me lotė atė himn, i cili pėrjetėsisht kėndohet nė mbretėrinė qiellore. Ai e bashkon me veten gjithė bashkėsinė njerėzore duke e bėrė pjesėmarrės nė kėndim tė kėtij himni hyjnor.
    Krishti, kėtė shėrbesė meshtarake, vazhdon ta kryej nėpėrmjet kishės sė vet, e cila e lavdėron pa mbarim Zotėrinė dhe ndėrmjetėson pėr shėlbimin e mbarė botės, jo vetėm me kremtimin eukaristik, por edhe nė mėnyra tjera, posaēėrisht me lutjen e orėve.

    84. Lutja e orėve, sipas traditės sė lashtė tė krishterė, ėshtė e rregulluar nė atė mėnyrė qė tė shenjtėroj gjithė rrjedhėn e ditės dhe tė natės pėrmes kėndimit tė lavdeve tė Hyjit. Kur kėtė kėngė lavdi, ashtu si duhet, e lusin meshtarėt dhe tė tjerėt qė janė tė caktuar me vendimin e Kishės, ose kur besimtarėt e lusin bashkė me meshtarin nė mėnyrė tė aprovuar, atėherė ky ėshtė vėrtetė zėri i tė Fejuarės, qė i flet tė Fejuarit, pėr mė tepėr, kjo ėshtė lutja tė cilėn Krishti i bashkuar nė Trupin e vet ia drejton Atit.

    85. Prandaj, tė gjithė ata qė e thonė kėtė lutje nė kėtė drejtim plotėsojnė obligimin e Kishės, si dhe janė pjesėmarrės nė nderimin mė tė lartė tė tė Fejuarės sė Krishtit, sepse duke e lavdėruar Hyjin gjenden para fronit tė Hyjit nė emėr tė Kishės Nėnė.

    86. Meshtarėt tė pėrcaktuar pėr shėrbesėn e shenjtė tė pėrkudesit shpirtėror do ta lusin mė zellshėm lutjen e orėve, tė vetėdijshėm se duhet tė udhėheqen sipas qortimit tė shėn Palit: “Lutuni pa pushim” (1 Sel 5, 17). Vetėm Hyji mund t’iu jap sukses dhe pėrparim veprave pėr tė cilat ata angazhohen, sepse ka thėnė: “Pa mua s’mund tė bėni asgjė.” (Gjn 15, 5). Prandaj, edhe apostujt duke i zgjedhur xhakonat thoshin: “Kurse ne do t’i kushohemi krejtėsisht uratės dhe shėrbesės sė fjalės.” (Vap 6, 4).

    87. Qė meshtarėt dhe antarėt e tjerė tė Kishės tė munden mė mirė dhe mė me pėrsosmėri ta lusin lutjen e orėve nė rrethana tė ndryshme, Koncili i shenjtė, duke vazhduar reformėn fatlume e filluar nga Selia Apostolike, parasheh tė nevojshme tė pėrcaktoj pėr lutjen e orėve tė ritit romak me sa vijon:

    88. Meqenėse qėllimi i lutjes sė orėvė ėshtė shenjtėrimi i ditės, disponimi tradicional i lutjeve le tė pėrpunohet, nė mėnyrė qė, aq sa ėshtė e mundshme t’i pėrshtaten kohės sė vėrtetė; e nė tė njėjtėn kohė tė mirret parasysh gjendja e jetės sė sotme nė tė cilėn jetojnė, sidomos ata qė synojnė apostolatin.

    89. Prandaj, nė reformėn e lutjes sė orėve le tė pėrmbahen keto rregulla:

    a) Lavdet, si lutje e mėngjesit, si dhe mbrėmėsorja si lutje e mbrėmjes, qė sipas Traditės sė nderueshme tė Kishės universale, janė themele tė dyfishtė tė lutjes sė pėrditshme tė orėve, dhe duhet tė mbahen si orėt kryesore e si tė tilla ashtu tė kremtohen;
    b) Pasmbrėmsorja le tė rregullohet nė atė mėnyrė qė t’i pėrshtatet mirė pėrmbylljes sė ditės;
    c) Ora e quajtur »Matutinum«, megjithėse duke ruajtur nė kor natyrėn e lutjes sė natės, tė pėrshtatet nė mėnyrė qė tė mund tė lutet nė ēdo orė tė ditės dhe le tė pėrmbajė njė numėr mė tė vogėl tė psalmeve dhe leximeve mė tė gjata;
    d) Le tė hiqet ora e Parė;
    e) Nė kor le tė luten orėt e Vogla; ora e Tretė, e Gjashtė dhe e Nėntė. Jasht korit mund tė zgjidhet njė prej tyre, ajo qė mė sė shumti i pėrshtatet momentit tė ditės.

    90. Meqė lutja e orėve, si lutje publike e Kishės, ėshtė burim i mėshirės dhe shujtė pėr lutjen personale, nxiten nė Zotin meshtarėt dhe tė gjithė ata qė marrin pjesė nė lutjen hyjnore tė orėve, tė luten nė mėnyrė qė, deri sa luten, mendja tė pėrkoj me fjalėn; qė mė mirė tė arrihet ky qėllim, le tė mirren udhėzime mė tė begatshme liturgjike dhe biblike, posaēėrisht sa u pėrket psalmeve.
    Mė pas, nė plotėsimin e reformės, thesari i ndėrueshėm shekullar i lutjes sė orėve romake, le tė pėrshtatet nė atė mėnyrė qė tė mund ta pėrdorin sa mė gjėrėsisht dhe sa mė lehtė atyre qė u ėshtė besuar.

    91. Qė rrjedha e orėve e paraqitur nė art. 89 vėrtet tė mund tė kryhet, psalmet le tė ndahen, jo mė nė njė javė, por nė njė afat mė tė gjatė kohor.
    Puna nė pėrpilimin e Psaltirit, fatlumsisht e filluar, le tė kryhet sa mė parė, duke pasur parasysh literaturėn e krishterė latine, pėrdorimin qė ka liturgjia edhe nė kėndim, si dhe gjithė taditėn e Kishės latine.

    92. Sa u pėrket leximeve le tė kihen parasysh kėto norma:
    a) Leximi i Shkrimit shenjtė le tė rregullohet nė atė mėnyrė qė thesaret e fjalės sė Hyjit tė jenė mė lehtė tė arritshme nė njė shtrirje mė tė gjėrė;
    b) Leximet qė mirren nga veprat e etėrve, mėsuesve dhe shkrimtarėve tė Kishės le tė pėrzgjidhen mė mirė;
    c) Mundimet apo jetėshkrimet e shenjtėrve le tė pėrputhen me tė vėrtetėn historike.

    93. Himnet, pėr sa duket e dobishme, le tė kthehen nė formėn burimore, duke hjekur apo ndėrruar atė pėrkujton nė mitologji, apo qė mė pak janė nė pėrputhje me pėrshpirtėrinė e krishterė. Mė pas, sipas nevojės, le tė mirren edhe himne tjera nga thesari i begatshėm i himneve.

    94. Qė vėrtetė tė shenjtėrohet dita dhe lutja e orėve tė lutet me fryte shpirtėrore, le tė respektohet koha e lutjes sė orėve, qė mė pėr sė afėrmi i pėrshtatet momentit tė vėrtetė tė ēdo ore kanonike.

    95. Bashkėsitė tė obliguara tė lusin nė kor janė tė detyruara qė, pėrveē meshės konventuale, ēdo ditė tė lusin nė kor lutjen e orėve, edhe atė:
    a) Gjithė lutjen e orėve, rregujt e kanonikėve, murgjit dhe murgeshat, dhe rregulltarė tė tjerė, tė cilėt janė tė obliguar nė kor sipas tė drejtės apo me fuqinė e kushtetutave;
    b) Ato pjesė qė i urdhėron e drejta e pėrbashkėt apo partikulare, kaptolet e katedraleve dhe kolegjiale;
    c) Pėrndryshe, tė gjithė antarėt e atyre bashkėsive, tė cilėt kanė marrė rendet e larta apo kanė bėrė kushtet solemne, pėrveē vėllezėrve rregulltarė, duhet qė vetė t’i lusin ato orė kanonike, tė cilat nuk luten nė kor.

    96. Klerikėt qė nuk janė tė obliguar nė kor, nėse kanė marrė rendet e larta, janė tė obliguar qė ēdo ditė tė lusin gjithė lutjen e orėve, nė bashkėsi apo vet, sipas normave tė art. 89.

    97. Zėvendėsimet e mundshme tė lutjes sė orėve me ndonjė akt tjetėr liturgjik duhet ta caktojnė rubrikat.
    Nė raste tė veēanta dhe arsye tė madhe ordinariatet mund t’i lirojnė krejtėsisht apo pjesėrisht nėnshtruesit e vet nga obligimi i lutjes sė orėve, apo edhe ta zėvendėsojnė.

    98. Antarėt e ēfarėdo Instituti tė gjendjes sė pėrsosmėrisė, tė cilėt, nė bazė tė kushtetuės sė tyre e lusin ndonjė pjesė tė lutjes sė orėve, e kryejnė lutjen publike tė Kishės.
    Po ashtu e kryejnė lutjen publike tė Kishės ata tė cilėt sipas kushtetutės sė tyre e lusin ndonjė “Lutje tė vogėl tė orėve”, por qė ėshtė i pėrpiluar sipas lutjes sė orėve dhe i aprovuar ligjėrisht.

    99. Meqenėse lutja e orėve ėshtė zėri i Kishės apo i gjithė Trupit Mistik qė e lavdėron publikisht Hyjin, porositen ata klerikė qė nuk e kanė obligimin e korit, posaēėrisht meshtarėt qė jetojnė apo banojnė sė bashku, ta lusin bashkė sė paku ndonjė pjesė tė lutjes sė orėve.
    Ndėrsa, tė gjithė ata qė e lusin lutjen e orėve si nė kor si nė bashkėsi le ta kryejnė kėtė detyrė qė i’u ėshtė besuar sa mė pėrsosmėrisht, qoftė me pėrshpirtėri tė brendshme tė shpirtit, qoftė me qėndrim tė jashtėm.
    Ėshtė mirė, qė, sipas mundėsisė lutja e orėve nė kor apo nė bashkėsi tė kėndohet.

    100. Barinjtė e shpirtrave le tė kenė kujdes qė orėt kryesore, posaqėrisht mbrėmėsorja, tė luten nė kishė me pjesėmarrje tė bashkėsisė tė dielave dhe festave mė solemne. Porositet qė edhe laikėt ta lusin lutjen e orėve, ose me meshtarėt, ose tė bashkuar mes veti, ose qoftė edhe vet.

    101. § 1. Sipas tradistės shekullore tė riti latin, pėr klerikėt lutja e orėve le tė ruhet nė gjuhėn latine. Megjithatė, Ordinari mund tė lejoj edhe pėrdorimin e verzionit nė gjuhėn e popullit, i pėrgatitur sipas normės nė art. 36, pėr raste tė veqanta, atyre klerikėve tė cilėve pėrdorimi i gjuhės latinė ėshtė pengesė e madhe pėr lutjen e orėve nė mėnyrė tė duhur.
    § 2. Murgeshave dhe pjesėtarėve tė Instituteve tė gjendjes sė pėrsosmėrisė, si meshkujve jo klerik, si femrave, kryetari pėrgjegjės mund t’iu lejojė pėrdorimin e gjuhės sė popullit nė lutjen e orėve, edhe kur lutet nė kor, por qė pėrkthimi tė jetė i aprovuar.
    § 3. Secili klerik i obliguar tė lut lutjen e orėve, nesė e lut nė gjuhėn e popullit sė bashku me besimtarė apo me ata qė janė tė pėrmendur nė § 2, e plotėson detyrėn e vet, vetėm nėse teksi i pėrkthyer ėshtė i aprovuar.

  10. #10
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Kreu i pestė

    VITI LITURGJIK


    102. Shenjta Nėna Kishė, mbanė pėr detyrė tė vetėn qė nė ditė tė caktuara gjatė vitit tė kremtojė me pėrkujtim tė shenjtė veprėn shpėrblimtare tė Fejuarit tė vet hyjnor. Ēdo javė, nė ditėn qė e quajti »e diel«, ajo pėrkujton ringjalljen e Zotėrisė, tė cilėn e pėrsėritė poashtu njė herė nė vit bashkė me mundimet e veta nė solemnitetin mė tė madhe tė pashkėve.
    Kisha gjatė vitit, shpalos krejt misterin e Krishtit, nga mishėrimi dhe lindja, deri te ngritja nė qiell, nga dita e Rrėshajėve nė ditėn e pritjes sė shpresės sė lume dhe ardhjes sė dytė tė Zotėrisė.
    Duke i kremtuar kėshtu misteret e shėlbimit, Kisha i’u shpalos besimtarėve thesaret e virtyteve dhe meritat e Zotėrisė sė vet, dhe kėshtu, kėto mistere tė jenė tė pranishme nė ēdo kohė, qė besimtarėt tė mund tė hyjnė nė kontakt me to dhe tė mbushen me hiret e shėlbimit.

    103. Nė kremitmin e kėtij cikli vjetor tė mistereve tė Krishtit, Kisha nė mėnyrė tė veēantė e nderon Marinė, tė shenjtnueshmėn Nėnėn e Hyjit, e lidhur nė mėnyrė tė pandashme me veprėn e shėlbimit tė Birit tė vet; nė Marinė madhėrohet dhe lartėsohet fryti mė i pėrsosur i shėlbimit. Poashtu, Kisha nė Marinė kundron gėzueshėm si figurėn mė tė kulluar gjė qė pėrgjithėsisht dėshiron dhe shpreson tė bėhet.

    104. Nė kėtė cikel vjetor Kisha e ka futur pėrkujtimin e matrirėve dhe shenjtėrve tė tjerė qė hiri i shumllojshėm hyjnor i ka lartėsuar deri nė pėrsosmėri, kėshtu qė e kanė fituar shpėtimin e pėrjetshėm dhe nė qiell i kėndojnė lavde Hyjit dhe ndėrmjetėsojnė pėr ne. Nė ditėn e lindjes e tyre Kisha e shpall misterin e pashkėve nė shenjtėr, tė cilėt me Krishtin kanė bashkėvuajtur dhe me tė janė bashkėlavdėruar. Kisha i’u porositė besimtarėve shembujt e tyre pėr ndjekje, tė cilėt nėprėmjet Krishtit tė gjithė i tėrheqin te Ati, dhe nė saje tė meritave tė tyre luten dhe fitojnė tė mirat e Hyit.

    105. Sė fundi, Kisha nė kohė tė ndryshme tė vitit, sipas njė rregulli tradicional, kompleton formimin e besimtarėve pėrmes ushtrimeve shpirtėrore dhe trupore, pėrmes mėsimeve, lutjes, dhe veprave tė pendimit e tė mėshirės.
    Pėr kėtė arsye Koncilit tė shenjtė i ka pėlqyer tė caktojė mė sa vijon.

    106. Sipas traditės apostolike qė rrejdh prej vetė ditės sė ringjalljes sė Krishtit, Kisha e kremton misterin e pashkėve ēdo tė tetėn ditė, e cila me tė drejtė quhet dita e Zotrisė apo e diela. Nė kėtė ditė besimtarėt janė tė obliguar tė takohen sė bashku qė tė pėrkujtojnė mundimet, ngjalljen dhe lavdinė Jezusit Zot, duke degjuar Fjalėn e Hyjit dhe duke marrė pjesė nė eukaristi, e pėr ta falenderuar Hyjin “i cili na rilindi, nė saje tė ngjalljes prej tė vdekurish tė Jezu Krishtit pėr shprsėn jetėsore.” (1 Pj 1, 3). Prandaj, e diela ėshtė festa kryesore qė duhet me qėndrueshmėti tė porositet nė vetėdijėn e besimtarėve pėr tė qenė ditė gėzimi dhe pushimi nga puna. Mos tė vendoset atė ditė tjetėr festė, pėrveē atyre vėrtetė tė rėndėsishme, sepse ajo ėshtė baza dhe thelbi i gjithė vitit liturgjik.

    107. Viti liturgjik le tė rregullohet nė atė mėnyrė qė sipas gjendjes sė sotme, ose le tė ruhen ose pėrsėri le tė futen sipas traditės zakonet dhe ushtrimet e kohėve tė shenjta – duke e ruajtur domethėnien burimore - e cila nė mėnyrė tė kėndėshme do ta ushqejė pėrshpirtėrinė e besimtarėve nė lavdėrimin e misterve tė shėlbimit tė krishterė e nė veēanti tė misterit tė pashkėve. Ndėrsa, pėrshtatjet tė cilat duhet bėrė nėse ėshtė nevoja, edhe atė nė rrethana tė vendeve tė caktuara, le tė bėhen sipas art. 39 dhe 40.

    108. Shpirtrat e besimtarėve para sė gjithash tė drejtohen kah festat e Zotėrisė, nė tė cilat gjatė vitit kremtohen misteret e shėlbimit. Prandaj, «kohėt shenjte» kanė pėrparėsi para festave tė shenjtėrve qė nė mėnyrė mė tė gjatė tė kremtohet i tėrė cikli i mistereve tė shėlbimit.

    109. Karakteri i dyfisht i kohės sė kreshmeve, qė, mbi tė gjitha pėrmes pėrkujtimit apo pėrgatitjes pėr pagėzim dhe me pendesė, i pėrgatit besimtarėt pėr kremtimin e misterit tė pashkėve me dėgjim mė tė shpeshtė tė Fjalės sė Hyjit dhe me lutje mė intenzive; le t’i kushtohet kujdes mė i madh kėsaj kohe si nė liturgji ashtu edhe nė katekezen liturgjike. Prandaj:
    a) Le tė merren mė tepėr elemente tė pagėzimit si pjesė qė i takojnė liturgjisė sė krezhmeve; ndėrsa nėse ėshtė e pėrshtatshme tė merren disa edhe nga tradita antike;
    b) E njėjta vlenė edhe pėr elementet pendestare. Nė katehezė duhet tė theksohen njėkohėsisht pasojat shoqėrore tė mėkatit, dhe natyra e vėrtetė e pendimit, si neveri pėr mėkate e kėshtu edhe si fyerje ndaj Hyjit. Mos tė mungojė pjesėmarrja e Kishės nė veprėn e pendimit dhe le tė porositet fuqishėm lutja pėr mėkatarėt.

    110. Pendimi i kohės kreshmore mos tė jetė vetėm i brendshėm dhe personal, por gjithashtu i jashtėm dhe shoqėror. Praktika pendestare, sipas mundėsive tė kohės sonė dhe tė zonave tė ndryshme, si dhe sipas gjendjes tė besimtarėve, duhet tė favorizohet dhe porositet nga autoritetet pėr tė cilat flet art. 22.
    Por, do tė ruhet agjėrimi religjioz i pashkėve duke e kremtuar gjithkund tė Premten e mundimit dhe vdekjes sė Zotėrisė, pėr ta vazhduar, nėse ėshtė e mundshme, edhe tė Shtunėn e shenjtė, qė tė arrihet kėshtu me shpirt tė lartėsuar e tė hapur nė gėzimet e tė dieles sė Ngjalljes.

    111. Shenjtėrit nderohen nė Kishė sipas traditės, si dhe me nderim mbahen reliket autentike dhe figuret e tyre. Tė kremtet e shenjtėrve na shpallin veprat e mrekullueshme tė Krishtit nė shėrbėtorėt e vet, ndėrsa besimtarėve i’u dhurohen shembuj tė mirė qė duhet ndjekur.
    Qė tė kremtet e shenjtėrve tė mos mbizotėrojnė mbi festat nė tė cilat kremtohen misteret e shėlbimit, shumė prej tyre le tė lihen pėr t’u kremtuar nė Kishat e caktuara vendore, tė popullit, ose tė familjes rregulltare. Nė Kishėn universale le tė zgjėrohen vetėm ato tė kremte tė shenjtėrve tė cilat kanė vėrtetė rėndėsi tė gjithmbarshme.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kisha ėshtė Njė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  2. Letra e Kishės sė Romės drejtuar Kishės sė Korinthit
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-03-2007, 16:35
  3. Agjiologjia
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 19-07-2006, 00:12
  4. DOKTRINA - Kapitulli III: Trinia e Shenjtė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-03-2005, 23:02
  5. Ortodoksia dhe Shqipėria
    Nga shendelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •