MESHARI ROMAK GJATĖ SHEKUJVE
Dr. Lush GJERGJI
Meshari Romak gjatė shekujve mund tė studjohet nga pikėpamjet e ndryshme: historike, teologjike, biblike, pastorale, katekistike, rituale, sakramentale, shpirtėrore, gjuhėsore, kulturore
Meshari Romak si libėr liturgjik dhe mjet i kremtimit tė mshės, eukaristisė , ka strukturėn e ritit, tekste biblike, lutje, pėrcaktime dhe pėrmbajtje muzikore, mundėsinė e pjesėmarrjes sė popullit, dhe si i tillė, kuptohet, pėsoi ndėrrime, begatime, pėrshtatje, si edhe vetė jeta nė kohė dhe nė hapėsirė.
Ky tekst sė pari ėshtė shprehje e fesė burimore apostolike, pastaj e traditės sė lashtė krishtere, me burimin dhe parimin e dyfishtė: lex orandi dhe lex credendi, ku kremtuesi ėshtė ndėrmjetėsues mes Zotit dhe popullit, por edhe mes kremtimit, librit, dhe bashkėsisė sė krishterė.
Tradita apostolike me anė tė Mesharit , meshės, na mundėson edhe neve qė tė marrim pjesė nė Darkėn e Mbrame tė Jezu Krishtit nė tė cilėn Ai na dhuroi vetveten nė trajtėn e Bukės dhe tė Vėrės sė shuguruar per ritus et preces /nėpėrmjet ritit dhe uratės/, si vegėl, instrument i gėrshetuar nga elementet e ndryshme pėr Kishėn e cila lutet dhe kremton. 1
Meshari ėshtė njė vegėl qė mundėson, pėrgatit, aftėson pėr komunikim me Hyjin, dhe mu pėr kėtė gjatė shekujve ka pėsuar ndryshime, pėrplotėsime, sipas nevojave tė fesė dhe tė pėrshpirtėrisė, jetės fetare, por edhe sipas rrethanave tė jetės dhe tė veprimeve.
1. 1. PARAHISTORIA E MESHARIT ROMAK
Sipas studimeve tė shumta dhe tė hollėsishme tė ekspertėve tė liturgjisė gjatė shekujve dhe nė kohėn tonė, tashmė kemi njohuri tė sakta dhe mjaft tė pėrpikta mbi formimin historik tė Mesharit Romak gjatė shekujve, edhe pse ka ende ēėshtje pėr shqyrtim dhe pėr studim.
Supozimi i parė mbėshtetet nė TRADITĖN APOSTOLIKE, sipas sė cilės gjestet, fjalėt, veprimet e Jezu Krishtit, apostujt nė fillim i kanė pėrsėritur ashtu si i kanė parė, dėgjuar, mėsuar, pra, deri diku nė mėnyrė spontane, sė paku deri te pėrpilimi i LIBELLI MISSARUM /librave tė meshes/.
Kjo dėshmohet nga SACRAMENTARIO VERONESE, si duket perikopa mė e vjetėr e Kanonit tė meshės, qė ruhet nė katerdralėn e Shėn Zenos nė Veronė, /unė pata fatin dhe rastin ta shohė para disa viteve/.
Pas kėsaj kemi kemi edhe Sakramentarėt e parė: PARA-GELASIAN, GREGORIAN, GELASIAN nė Gali dhe tė tjerė, sidomos Veprat e Apostujve dhe Didache.2
Pėrpilimi i teksteve liturgjike, sidomos i Mesharit, ishte njė proces i gjatė dhe mjaft i ndėrlikuar, me begatime tė teksteve biblike, ungjillore, me lexime, lutje, kėngė liturgjike.3
Didache e paraqet kremtimin eukaristik nė dy pjesė, nė fillim dhe nė mbarim tė ushqimit, me tri uratė, mbi bukėn, verėn, dhe e treta nė mbarim, si falėnderim.4
EUCHARISTIA MYSTICA ėshtė dėshmia e dytė me shkrim mbi kremtimet e lashta tė meshės, me disa elemente tė reja: citohet teksti 1 Kor 10, 26, me vetėm njė lutje eukaristike, si ėshtė njė edhe prania e Jezu Krishtit nė meshė.5
Gjatė shekujve tė parė tė krishtėrimit, sidomos gjatė pėrndjekjeve romake, spati mundėsi pėr ndonjė uniformizėm, sė paku sa i pėrket tekteve dhe librave, por uniformizmi ishte nė fe dhe nė dashuri pėr Krishtin eukaristik.
TRADITIO APOSTOLICA, qė thuhet se ėshtė e Hipolitit, ka kėto elemente bazė: dhuratat dhe historinė e shėlbimit, qė zbatohet me mundimin, vdekjen dhe ngjalljen e Jezu Krishtit dikur, dhe me eukaristi, tani, gjithnjė.
[ vazhdon ]
Krijoni Kontakt