Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 12 prej 12
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anëtarësuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    ERT urdhëron firmat AMC dhe Vodafone për tarifa celulare sa mesatarja europiane
    Ilirjan Agolli
    01-07-2006



    Enti Rregullator i Tele-komunikacioneve (ERT) bëri të ditur sot se tarifat e reja të telefonisë celulare për vitin 2006 janë sa mesatarja e tarifave europiane. ERT u detyrua të nxjerrë një urdhër mbi tarifat e reja të interkonjeksionit për kompanitë e telefonave celularë Vodafone dhe AMC, pas dështimit të negociatave të tyre me kompaninë shtetërore të telefonisë fikse, Albtelekom.

    Në përpjekjet për të ulur tarifat e celularëve u përfshi disa javë më parë edhe Koalicioni Shqiptar Kundër Korrupsionit (ACAC), bashkimi më i madh i organizatave jo-qeveritare. ACAC dhe disa media vendore pohuan se kishin gjetur disa shkelje në veprimtarinë e 2 kompanive celulare, të cilat zbatonin në Shqipëri cmimet më të larta në Europë. ERT publikoi sot urdhrin për uljen e disa tarifave të telefonisë celulare, pas dështimit të negociatave mes Albtelekom dhe Vodafone e AMC.

    Drejtori ekzekutiv i ERT, Hydajet Kopani, thotë se me këtë urdhër që del për herë të parë synohet barazia midis operatorëve në treg si dhe ulja e tarifave për përdoruesit e shërbimeve telefonike.

    "Tarifat për shërbimet e telefonisë së lëvizshme të Shqipërisë janë më të larta krahasuar me tarifat e njëjta të vendeve të tjera. Ndërsa niveli i përdorimit të telefonisë së lëvizshme, si ata me kontratë ashtu edhe ata me parapagim, është më i ulët se në vendet e tjera".

    Zyrtarët e ERT-se pohuan se në periudha të mëparshme të dy kompanitë e telefonisë celulare kanë arritur me Albtelekomin marrëveshje anormale si ato në vitin 2000; në mesin e vitit 2004 ERT ndërhyri për t'i anulluar dhe korigjuar marrëveshjet e konjeksionit, ndërsa tani dështuan negociatat me Albtelekomin për marrëveshje të re, derisa u arrit tek ky urdhër që parashiko n tarifa sa mesatarja europiane.

    "Marrëveshjet e mëparshme të interkonjeksionit, vecanërisht ato të vitit 2000, janë përkufizuar si marrëveshje jonormale në tregun e telekomunikacionit. Ne mendojmë se në ecurinë e mëtejshme, me urdhrin përkatës krijohen kushtet për një barazi mes operatorëve në respekt të lojës së tregut".

    Koalicioni Shqiptar Kundër Korrupsionit (ACAC) ka vërejtur një seri shkeljesh ligjore në marrëdhëniet midis dy kompanive të telefonisë celulare AMC e Vodafone dhe shtetit shqiptar e Albtelekom. Koalicioni ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të shtetit dhe të ERT për të shmangur shkeljet e mëparshme në marrëveshjet e interkonjeksionit, si dhe fillimin sa më parë nga puna të kompanisë së tretë të telefonisë celulare Eaglemobile, një licensë kjo që e zotëron Albtelekom, për të bërë të mundur uljen e cmimeve të celularëve në Shqipëri, të cilët vlerëoshen si ndër më të lartët në rajon dhe në Europë.//


    Nga Zeri i Amerikes
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Kryetari i komisionit Ceka denoncoi edhe faljen e 15 milionëve për AMC

    Vodafone iu hoq gjoba 4 mln dollarë


    Ministria e Financave pranoi ankesën para 3 korrikut


    Ministria e Financave i ka falur një detyrim prej 4 milionë dollarësh kompanisë celulare Vodafone. Vetëm një ditë pas denoncimit të kryetarit të komisionit hetimor parlamentar, Neritan Ceka, për amnistinë 15 milionë dollarëshe që mund të ketë ndërmarrë ministria e Financave pak ditë para zgjedhjeve të 3 korrikut 2005, Gazeta ka arritur të zbulojë një dokument ku vërtetohet falja e një detyrimi prej 496 milionë lekësh të reja ndaj Vodafone. Pas këtij fakti, pritet që komisioni hetimor të shtrijë aktivitetin e tij edhe në këtë pjesë tepër të dyshimtë të marrëdhënieve të kompanive celulare me shtetin shqiptar.

    Dokumenti
    Pas nisjes së hetimeve të komisionit parlamentar për telefoninë, Dega e Tatimpaguesve të Mëdhenj pranë Drejtorisë së Tatimeve deklaroi se kompanitë AMC dhe Vodafone kishin një borxh të pashlyer ndaj tatimeve. Ndërsa për AMC, bëhej fjalë për detyrime prej 15 milionë dollarësh, në rastin e Vodafone flitej për një shumë prej 6.9 milionë dollarësh. I pyetur nga anëtarët e komisionit hetimor për këto detyrime të pashlyera që nga viti 2001 ministri i Financave Ridvan Bode la të kuptohej se ato ishin eleminuar nga shteti. Një dyshim të tillë e thekson më tepër një dokument i tatimeve që zbulon faljen e një shume prej 4 milionë dollarësh ndaj Vodafone.
    Në shkresën e dërguar në 3 korrik 2006 nga Dega e Tatimpaguesve të Mëdhenj në komisionin hetimor, pranohet fakti se ka një ndryshim të detyrimeve të Vodafone nga viti 2005 në vitin e ri fiskal. Po sipas të njëjtës degë tatimore, në 4 mars 2005, kompania Vodafone rezultonte “me një detyrim prej 6.9 milion dollarësh ndaj tatimeve”. Kjo vlerë i dedikohej mosdeklarimit të saktë të TVSH-së, Tatimit mbi të Ardhurat dhe Tatimit në burim si dhe gjobave të vendosura nga tatimet. Por një vit më pas ka një ndryshim rrënjësor të situatës. Tatimorët zbulojnë faktin se Vodafone “ka ankimuar shumën prej 496 milionë lekësh ( bëhet fjalë për detyrimet e Tatimit mbi të ardhurat) pranë Komisionit të Apelimit Tatimor pranë ministrisë së Financave dhe është hequr prej këtij të fundit”. Ndërkohë, drejtuesit e kësaj dege nuk kanë dhënë asnjë shpjegim për argumentimin e heqjes së këtij detyrimi dhe gjobës së vendosur nga tatimet. Ndërkohë, një tjetër detyrim prej 40 milionë lekësh është ankimuar në gjykatë dhe ndodhet në proces gjykimi. Dokumentacioni i tatimorëve shpjegon se “pjesa tjetër e detyrimeve është derdhur në buxhetin e shtetit”.

    Hetimi
    Kryetari i komisionit hetimor, Neritan Ceka u shpreh vetëm dy ditë më parë se ekziston dyshimi për një amnisti të kryer nga ministria e Financave për detyrimet tatimore të kompanive celulare. Kryetari Ceka zbuloi se këto falje detyrimesh disa milionë dollarëshe janë kryer para korrikut të vitit 2005, në periudhën para rotacionit të pushtetit. Por edhe ministri i ri i Financave, Ridvan Bode u shfaq mjaft evaziv përpara anëtarëve të komisionit hetimor, nëse kishte patur apo jo falje të detyrimeve të pashlyera nga kompanitë celulare.


    Detyrimet e Vodafone

    Për TVSH
    TVSH 77.021.170 lekë
    Dënimi 56.439.498 lekë
    Gjithësej 133.460.668 lekë

    Për tatimin mbi të ardhurat
    Tatim Fitimi 238.811.003 lekë
    Denim tatim fitimi 253.093.129 lekë
    Gjithësej 491.904.132 lekë

    Tatim në burim
    Tatim në burim 35.736.757 lekë
    Denim Tatim Burimi 35.736.757 lekë
    Interesa Tatim Burimi 2.693.545 lekë
    Gjithësej 74.167.059 lekë

    Total 699.531.859 lekë
    (Detyrimet janë përcaktuar deri në mars 2005)

    GSH

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Firma "Silva": Malaj dhe Arapi më kanë vjedhur $40 milion
    Nga rudo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 02-11-2010, 17:05
  2. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-12-2008, 10:27
  3. “Hegjemonia”, investimet greke, 400 milionë euro
    Nga ORIONI në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-12-2005, 02:14
  4. Shqiperia e zhytur me 1.3 miliarde dollare borxh ..
    Nga ALBA në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 18-08-2005, 17:24
  5. Olldashi: Duka, pasuri 34 milionë dollarë, taksa 191 mijë lekë
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 07-04-2005, 10:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •