Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1

    Presidenti Sejdiu kërkon mbështetje për pavarësinë në OKB

    Zijadin Gashi, Prishtinë


    Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu do ta përfaqësojë Kosovën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit që mbahet më 13 korrik, ku për procesin e deritashëm negociues do të raportojë dhe kryenegociatori Marti Ahtisari. Në këtë takim, i dërguari i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës do të paraqesë një pasqyrim të ecurisë së deritanishme të procesit negociues. Pjesëmarrja e Sejdiut në Këshillin e Sigurimit, është bërë e ditur sot pas një takimi që presidenti i Kosovës zhvilloi me zëvendësshefin e UNMIK-ut, Steeven Shock. Ky i fundit tha se vizita e presidentit të Kosovës në Nju Jork dhe situata e përgjithshme në Kosovë, ishin temat kryesore që i kishin diskutuar gjatë takimit:
    “Ne biseduam për vizitën e presidentit në Kombet e Bashkuara, si edhe për gjendjen e sigurisë”, tha Shock, duke shtuar se me presidentin janë pajtuar plotësisht për rëndësinë që ka zgjidhja sa më e shpejtë e statusit të Kosovës:
    “Se përse duhet të zgjidhet statusi i Kosovës gjatë këtij viti, kjo është e thjeshtë, sepse do të ishte në të mirë për tërë rajonin, do të sillte beneficione për Kosovën, beneficione për Serbinë dhe rajonin, si në aspektin e sigurisë, ashtu edhe në atë të zhvillimit ekonomik”, tha Shock.
    Në anën tjetër, presidenti i Kosovës nuk ka dashur të komentojë asgjë në lidhje me udhëtimin e tij në Këshillin e Sigurimit në Nju Jork. Por ai tha se institucionet e Kosovës po vazhdojnë të angazhohen në përshpejtimin e përpjekjeve për zgjidhjen e statusit të Kosovës:
    “Duke pasur parasysh nevojën e përshpejtimit të aktiviteteve rreth çështjes së statusit të Kosovës, rreth problemeve të jetës së përditshme dhe çka mund të bëjmë në rigjallërimin apo rigjenerimin ekonomik të Kosovës dhe një veçanti të posaçme rreth asaj, se cili do të jetë kujdesi ynë i vazhdueshëm edhe ndaj të gjithë qytetarëve, duke pasur parasysh edhe një kujdes ndaj komuniteteve pakicë, mendoj se në këtë qasje ne jemi thellësisht të preokupuar bashkërisht dhe do të kemi ndihmën edhe të zotit Shock edhe të gjithë ekipit që ky udhëheq, që të ecim më shpejtë në këtë fazë”, theksoi Sejdiu.
    Në sesionin e 13 korrikut, do të marrë pjesë dhe kreu i shtetit të Serbisë. Mediat kosovare njoftojnë se krahas Ahtisarit, i cili do të paraqes një pasqyrë të procesit të deritashëm negociues, me fjalimet e tyre para Këshillit të Sigurimit do të paraqiten dhe shefat e delegacioneve nga Kosova e Serbia, prandaj pjesëmarrja e presidentit Sejdiu, thuhet se është e pashmangshme. Gjatë fazës së parë të procesit negociues, Ahtisari dhe zëvendësi i tij Albert Rohan organizuan gjashtë takime Prishtinë – Beograd të mbajtura në Vjenë, ku u diskutua për decentralizimin, pozitën e pakicave, trashëgiminë kulturore dhe çështjet ekonomike. Për asnjërën prej këtyre temave, nuk është arritur ndonjë marrëveshje apo harmonizim qëndrimesh. Ndërkohë që pas 13 korrikut besohet se do të kalohet dhe në fazën e dytë, atë të takimeve në nivele më të larta, që do të shënojë dhe fillimin e bisedimeve për vetë përcaktimin e statusit të Kosovës.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e brrrrrrr
    Anëtarësuar
    01-07-2006
    Postime
    54

    Kosova kërkon pavarësinë në OKB

    Presidenti paraqet kërkesat e Prishtinës zyrtare. Kërkohet mbështetja e ndërkombëtarëve

    Kosova kërkon pavarësinë në OKB

    Sejdiu merr pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit
    PRISHTINE

    Presidenti Fatmir Sejdiu do të kërkojë pavarësi për Kosovën në mbledhjen e nesërme të Këshillit të Sigurimit. Para nisjes për në Nju Jork, Sejdiu është takuar me udhëheqjen më të lartë të Kosovës, ku ka konfirmuar kërkesat drejtuar OKB-së si dhe mbështetjen që ka marrë nga faktorët ndërkombëtare për paraqitjen në Këshillin e Sigurimit. "Mund të them se ka një mbështetje të fuqishme nga të gjithë përfaqësuesit e institucioneve dhe të opozitës, pjesëmarrës të përbashkët në ekipin e unitetit, në këtë rrugë për të plasuar qëndrimin tonë dhe arritjet e Kosovës dhe për vizionin tonë në Këshillin e Sigurimit", - tha Sejdiu.
    "Ky është një moment shumë i rëndësishëm që t'u adresohem të gjithë anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, me aspekte të zhvillimit të përgjithshëm dhe të vizionit tonë politik".
    Presidenti Sejdiu, në prag të nisjes së tij për në SHBA, tha se do të kërkojë një konferencë ndërkombëtare të donatorëve për Kosovën e pas statusit. Ai theksoi se ka pasur edhe një debat për kërkesat që i ka shtruar Albert Rohan para pak ditësh dhe se sipas tij, këto kërkesa do të plotësohen. Presidenti Fatmir Sejdiu ka komentuar edhe idenë e një takimi të nivelit më të lartë me Beogradin, duke thënë se pala e Kosovës nuk ka marrë ndonjë ftesë dhe e gjithë ideja e takimit tani për tani është në nivel të thashethemeve. Sejdiu tha se pala e Kosovës ka një formulë shumë të qartë, që pavarësia e Kosovës është e panegociueshme. Ndërkaq, nga Këshilli i Sigurimit do të kërkohet pavarësia dhe që Kosova të ketë vendin e saj në Këshillin Sigurimit të OKB-së. Kjo është hera e parë që një përfaqësues i Kosovës flet në një mbledhje të Këshillit të Sigurimit, megjithëse jo në cilësinë e përfaqësuesit zyrtar. Kosovën në mbledhjet e deritashme të Këshillit të Sigurimit e kanë përfaqësuar shefat e misionit të UNMIK-ut, ndërkaq në cilësinë e vëzhguesve dy herë kanë marrë pjesë Kryeministrat e Kosovës, ish-Kryeministri Kosumi dhe Kryeministri aktual, Agim Çeku. Edhe Kryeministri i Serbisë, Vojisllav Koshtunica, do të marrë pjesë në një sesion të Këshillit të Sigurimit, ku do të bisedohet për statusin e Kosovës. Koshtunica ndodhet aktualisht në Uashington, ku sipas medias do të këshillohet nga autoritetet amerikane të luajë rol konstruktiv në bisedimet për të ardhmen e Kosovës.

    Nga "Gazeta Shqiptare"

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    UNMIK-u thotë se kryetari Sejdiu në OKB do të ketë vetëm “takime private”...

    Zyrtarë të Administratës së përkohshme ndërkombëtare në Kosovë njoftuan se kryetari i Kosovës, Fatmir Sejdiu, në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të ketë vetëm “takime private”.
    Zëdhënësi i UNMIK-ut, Georgy Kakuk, e bëri këtë njoftim në konferencën e rregullt për gazetarë. “Takimet e Sejdiut në Këshillin e Sigurimit do të jenë private, e jo zyrtare, dhe sa di unë takimet as që do të mbahen në sallën e Këshillit të Sigurimit, për këtë do ta quaj takim jashtë sallës”, tha ai.
    Në anën tjetër, zyrtarët kosovar deri tash nuk kanë pohuar as mohuar këtë njoftim.
    RTK 12/07/2006 15:36:45
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Pavarësi pa prapashtesa

    Kryetari i Kosovës, Fatmir Sejdiu, u kthye nga
    SHBA-ja, ku raportoi para Këshillit të Sigurimit.
    Ai u shpreh i inkurajuar për mbështetjen, që ka
    marrë në kryeqytetin e botës, ndërsa nuk e
    mohoi mundësinë që pala kosovare të bëjë edhe
    më lëshime në kërkesat e kryenegociatorit
    Ahtisaari


    Arben AHMETI
    PRISHTINË, 14 KORRIK - “Mund të
    them se tek të gjithë ekziston bindja
    se pavarësia e Kosovës është opsioni
    më real dhe më i mundshëm.
    Në bisedat që unë kam zhvilluar
    me përfaqësuesit e të gjitha
    shteteve, ata kanë pasur një konsideratë
    për veprimet që ne i kemi
    bërë, edhe në proceset e Vjenës,
    por edhe në zhvillimet e tjera. Kemi
    mbështetje dhe do ta përshpejtojmë
    procesin e pavarësimit. Prapashtesa
    nuk ka”, deklaroi numri
    një i Ekipit Negociator, kryetari i
    Kosovës, Fatmir Sejdiu, me t’u
    kthyer nga SHBA-ja, ku para
    Këshillit të Sigurimit ka dhënë një
    raport për zhvillimet në Kosovë.
    Z. Sejdiu, i pritur në aeroport
    nga kryeparlamentari Berisha,
    falënderoi të gjithë ata që janë
    angazhuar që Kosova kësaj radhe
    të paraqitej në Këshillin e Sigurimit
    nga një përfaqësues legjitim i
    popullit. Ai e vlerësoi si shumë të
    rëndësishëm zërin e institucioneve
    kosovare në OKB. “Ishte nevojë
    që në Këshillin e Sigurimit ta
    japim vizionin tonë për Kosovën,
    për të ardhmen, për pavarësinë e
    saj. Falënderoj të gjithë ata që u
    angazhuan në këtë drejtim. Pas
    fjalës që e kam mbajtur kishte një
    debat të rëndësishëm nga vendet
    anëtare të KS-së”, tha z. Sejdiu. Ai
    shpjegoi se gjatë qëndrimit në
    kryeqytetin botëror, Nju-Jork, ka
    pasur takime të ndryshme me përfaqësues
    të shteteve të ndryshme
    në OKB, por edhe me personalitete
    të tjera ndërkombëtare. “Unë e
    paraqita të gjithë atë që e kemi arritur
    si rezultat i një pune, duke
    dhënë premtimin se do të jemi në
    procesin e ndërtimit të një shteti
    sovran dhe të së drejtës, në të cilin
    të gjithë qytetarët, edhe pakicat, do
    të jenë të barabartë”, vuri në pah z.
    Sejdiu.
    Duke e vlerësuar si të dobishëm
    debatin mes shteteve anëtareve në
    KS, që ka vazhduar pas fjalimit të
    tij, kryetari Sejdiu e cilësoi si korrekt
    vlerësimin e kryenegociatorit
    Ahtisaari, se pala kosovare është

    më konstruktive në bisedime. “Jemi
    në një proces, në të cilin kemi
    kontribuar shumë, dhe vlerësimi i
    Ahtisaarit se pala kosovare është
    më konstruktive është real. Ne do
    të kemi konsideratë për të gjitha
    kërkesat, që po na bëhen dhe që e
    kanë arsyen e vet”, tha z. Sejdiu,
    duke mos e mohuar mundësinë
    që pala kosovare të bëjë edhe më
    tutje lëshime.
    Për kryetarin e Kosovës nuk
    është shqetësuese deklarata e përfaqësuesit
    të Rusisë, i cili ka thënë
    se OKB-ja nuk mund të imponojë
    zgjidhje për Kosovën dhe se ajo
    duhet të gjendet nga palët në
    bisedime. “Mendoj se Rusia do të
    jetë një faktor i rëndësishëm në
    proces. Unë kam pasur një bisedë
    mjaft konstruktive me përfaqësuesin
    rus në KS, ku besoj që edhe
    Rusia do të jetë në kompozicionin
    e përgjithshëm”, tha z. Sejdiu.
    Ndërkaq, duke mos dashur t’i
    komentojë deklaratat e kryeministrit
    serb, Voislav Koshtunica,
    në KS, kryetari i Kosovës, Fatmir
    Sejdiu, ritheksoi se pavarësimin e
    Kosovës nuk do të mundë ta ndalë
    askush.
    “E drejta për vetëvendosje e popullit
    të Kosovës është e natyrshme
    dhe nuk mund ta mohojë askush”,
    potencoi z. Sejdiu.
    Raportimi i kryetarit Sejdiu në
    Këshillin e Sigurimit, ndonëse në
    një takim joformal të këtij institucioni,
    megjithatë është paraqitja e
    parë e një përfaqësuesi legjitim të
    Kosovës në këtë organ të OKB-së.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Tema të Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës
    Nga Albanino në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  2. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  3. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  4. Sejdiu për Standard:në Vjenë vetëm për ta nënshkruar pavarësinë
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-03-2006, 13:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •