Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4

Tema: Morali

  1. #1
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    Morali

    Morali eshte nje nga bazat dhe qellimet themelore te leteratures te lashte sidhe te filozofise qysh nga ajo athinase e shekujve p.e.s deri tek filozofia gjermane/europiane e shekullit te 19.

    Ligjvenesi sumer i quajtur Hamurabi kishte quajtur si te moralshme per nje grua, te hidhet ne lum dhe te mbytet nese nje bur ia hedh syte perpara fshatit. Shume shekuj me vone Kanti arriti te kerkoj moralin brenda trurit te cdo njeriu ne vecanti, pertej cdo imponimi te mundshem grupal. Ia vlen te shenohet se nje kerkim te ngjashem me te Kantit mbi moralin ishte perpjekur te bej edhe Sokrati reth dy mijevjecare me pare.

    Sidoqofte pertej cdo citimi, qendrimi apo kritike nje gje eshte e sigurte.... ne strofen e erret mendore te cdo njeriu ekziston morali, ne shumicen e rasteve si nje kod i cili ndan te "keqen" nga e "mira". Problemi qe akoma vazhdon te na vrasi mendjen eshte nese ne mundemi ta percaktojme apo perkufizojme mjaftueshem domethenjen apo permbajtjen e moralit.




    ftoj anetaret ne bashkebisedim mbi keto dy pyetje:

    1) cfare quajme moral, te moralshme apo te pamoralshme

    2) ku e gjejme burimin e moralit "te vertete", citohet i shkruar diku, gjendet ne logjiken e nje grupi, gjendet ne kerkimin tone shpirteror/mendor apo diku tjeter...?

    flm

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    doja te hapja nje teme te tille, por ne fillim kerkova se mos e kishin hapur me pare.
    Dhe ja e gjeta .

    Ke te drejte kryeplak, perkufizimi i moralit eshte dhe do mbetet nje ēeshtje kontroverse.
    E shoh te perdorur kudo kete fjale, morali ketej morali andej, po harrojne se ne fakt morali eshte relativ, ndryshon shume ne kultura te ndryshme.

    shoh qe ne 1 vit e gjysem , nuk ka dhene njeri pergjigje.
    Me te drejte, sepse edhe pse shume e perdorim, nuk dime ta perkufizojme, e kemi marre me qumshtin e nenes.

    po mundohem dhe une t'i pergjigjem.

    1) cfare quajme moral, te moralshme apo te pamoralshme

    2) ku e gjejme burimin e moralit "te vertete", citohet i shkruar diku, gjendet ne logjiken e nje grupi, gjendet ne kerkimin tone shpirteror/mendor apo diku tjeter...?


    Personalisht, ka kohe qe brenda vetes i kam dhene nje drejtim "moralit" tim, nepermjet parimeve personale. Per mua morali i mirefillte nuk ka kuptim, ajo qe per mua eshte e moralshme nuk eshte per ty dhe anasjelltas. Zakonisht nje akt i moralshem nga nje i pamoralshem e identifikojne nga qenia akt i mire apo i keq.
    Ne fakt dhe perkufizimi i se mires dhe se keqes eshte analog me moralin.

    Qe te mos e zgjat, se fundja mund te flas vetem per vete ne kete drejtim, morali im eshte ky:

    1) e keqja = nderhyn ne jeten e tjetrit , per keq apo per mire qofte, nese ai nuk ta kerkon.
    2) e mira = ē'do veprim nga i cili nuk i sjell dem askujt, vrit veten, drogohu, mekato sa te doje palla, per sa kohe nuk i bie me qafe te tjereve.

    besoj se sikur njerezit te ishin me te ndergjegjshem ne kete drejtim, bota do ishte goxha nje vend me i mire.

    kaq.

  3. #3
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Morali eshte nje sistem gjykimesh e principesh ne nje shoqeri te caktuar, i bazuar, ose me mire i kushtezuar nga norma kulturore, fetare, filozofike sipas te cilit njerezit klasifikojne veprimet, ose me mire, vendosin nese veprimet e caktuara jane gabim apo mire.

    Normat ndryshojne nga shoqeria ne shoqeri. Nese ne nje shoqeri te caktuar(psh islamike) eshte e moralshme te kesh marredhenie me dy ose me shume gra, ne kulturen perendimore marredheniet me dy gra jane veprim i pamoralshem.
    Nje individ, lindur e rritur si kanibal ne x vend nuk e quan te pamoralshem veprimin e tij sepse ne shoqerine ku ai jeton s'eshte i tille. Po ta marresh kete individ ne momentin e lindjes dhe ta zhvendosesh e ta rrisesh ne nje vend si psh, Shqiperia eshte e qarte qe kanibalizmi per te do te ishte i pamoralshem.

    Pra morali per cdo shoqeri eshte mburoje qe e mbron nga degradimi e cthurja.

    Po individi cakton norma morale per veten?

    Jo tamam. Ai zgjedh cilat norma i aplikohen atij si person nga sistemi i gjere i normave te shoqerise ku jeton. Gjithashtu individi vendos dhe limitin, pra vijen ndarese te te moralshmes dhe te pamoralshmes.

    A eshte i lidhur morali me ndergjegjen?

    Ndergjegjia eshte perpunimi i ndijimeve, mendimeve dhe ndjenjave tona ne nivele te ndryshme te vetedijes.
    Ndergjegjia mendoj se ndihmon ose pengon njeriun ne zbatimin apo moszbatimin e veprimeve te moralshme apo te pamoralshme.
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar J@mes pėr postimin:

    Neteorm (17-01-2021)

  5. #4
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Dostoevskij:Nėse Zoti nuk ekziston,gjithēka ėshtė e lejuar. Sa e vėrtetė ėshtė kjo?

    Nė botė jemi shumė,ideologji dhe fe pafund.Ēdonjeri nga ne "ndėrton" moralin gjatė ekzistencės,duke u bazuar nė eksperiencėn dhe jetesėn ne shoqėri.
    Rregulla ka,tė shkruara dhe jo,udhėheqin njeriun nė rrugėn e jetės.

    Mos i bėj tė tjerėve,atė qė nuk dėshiron ta bėjnė ty.Mjafton pėr tė jetuar.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

Tema tė Ngjashme

  1. Nietzsche
    Nga fisnik nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 156
    Postimi i Fundit: 05-12-2010, 17:19
  2. Greqia, BE-ja dhe morali i saj.
    Nga ganoid nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-12-2004, 07:29
  3. Fenomeni i terrorizmit – Sfida e rendit te ri boteror
    Nga Enri nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 17-01-2004, 10:59
  4. Morali?!... Sa mė pak i moralshėm ėshtė shqiptari i sotėm?
    Nga EXODUS nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-01-2004, 16:12
  5. Prostitucioni dhe morali
    Nga tani nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 05-01-2003, 06:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •