Close
Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 72
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Tani qe edhe Edi Rama beri shtepi ne Dardhe, do jua beje pershesh kete Dardhen tuaj, , komposto fare...
    Ignore List: Den Bossi

  2. #22
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Edi Rama or ti kastrabe, është krushk në Dardhë, sepse i vëllai, ka marrë vajzë me origjinë dardhare, nga fisi Stefanit... jo rastësisht zgjodhi Dardhën ai dhe nuk zgjodhi të themi... Lekbibajn. Për komposton, mos u merakos, sepse nuk mundi as turku për 300 vjet ti robëronte, e jo më Edi
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  3. #23
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Nga e gjete igrasinë në Dardhë ti??
    Mos ke qenë (apo je) në Arrzë apo në Sinicë, e ta hodhën e të thanë se je në Dardhë??
    S'ka gjë... herën tjetër, mësohu ti shohësh gjërat mirë, që mos hash byrek arrze, e të ta servirin për lakror dardharësh të pjekur në saç.
    Eshte nje fshat i bukur malor, sic jane edhe fshatrat e tjera te zones.
    Për kë fshat e ke fjalën, për Arrzën?? ... si NATA me DITËN, janë Arrza me Dardhën, që nga mënyra jetesës e deri tek imtësia më e vogël.

    Fshati eshte ndertuar ne nje vend te pjerret sa te vjen cudi pse kane zgjedhur pikerisht ate vend, drejtohet ne veri lindje ne nje gjysem lartesije nga lugina e perrenjve rrotull.
    Që të shikonin më mirë turkoshakët, si edhe të mos kishin dimër të ftohtë, por të rrihej fshati, nga rrymat e ngrohta jugore. E kuptove tani??!!

    Ka shume pak vend per bujqesi dhe pak kushte per blegtori.
    Klima eshte shume e mire ne vere, te krijon nje kenaqesi te madhe gjate dites, ndersa naten duhet ta ngrohesh mire dhomen dhe te perpiqesh te mbash nje temperature mbi 20-22 grade C sepse fillon kondensimi i lageshtires dhe ngrihesh ne mengjes me koken te lagur.
    Toka bujqësore, i ka mjaftuar gjithnjë dardharve, sepse kanë livadhe dhe gradina të bollshme për sejcilën familje.
    Ty të kanë vënë të flesh në ndonjë qilar në Arrzë dhe mendon se dhe Dardha e tillë është. Kësaj i thonë "hajde baba, të të tregoj arat".
    Unë kam kaluar disa muaj në verë atje, pothuaj çdo vit dhe kurrë nuk jam ngritur kështu siç thua ti... ata që janë afër meje dhe lexuan postin tënd, u gajasën... ti ke qenë në Arrzë dhe ta kanë hedhur e të kanë thënë je në Dardhë

    Sherbimi mjeksor eshte shume larg-dhe duhet nje transport automobilistik qe te krijoje siguri; gjate dimrit nuk mund te behet fjale per nje sherbim te tille.
    Fshati nuk ka sherbim tregetar-dyqan-shitore, keshtu po te duash te blesh nje buke??? apo nje shishe vaj. Nuk e di si rrojne gjate dimrit ata njeres atje?
    Pa hë... si mendon ti se rrojnë??
    Me frymën e shenjtë??
    Çdo shtëpi në Dardhë, ka furrë që pjekin bukën, kështu që kur nuk di, rri ulur e lexo ndonjë gazetë më mirë!!

    Turizmi-A mund te behet turizemm ne Dardhe- sigurisht qe po. Por... kur te kete uje brenda ne shtepi, kur te kete ngrohje qendrore per cdo dhome(pastaj po deshe bej edhe nje vater per qejfin tend me dru). Duhet te rregullohet dhe mirembahet rruga qe lidh Dardhen me Korcen, per te siguruar nje shebim mjeksor per turistet- ose helikopter urgjence ne Korce.
    Po të kesh lexuar për Dardhën, do të kish rënë në sy që ka një turizëm që prej viteve '30. Atëhere or dipEGO, nuk kishte as elektrifikim, as ujë nëpër shtëpi, as TV dhe as pluse të tjera... dhe TURIZMI ishte i pranishëm gjithnjë.

  4. #24
    ne krahet e zemres time Maska e LOTI_NE_SY
    Anëtarësuar
    24-04-2006
    Vendndodhja
    brenda ne shtepi edukoj dy arushet e mij us
    Postime
    105
    veshjet e vajzave ne vitet 57 tregojn kulturen e qytetrimit dardhar ...


    ME THUAJ KUSH JAM TE TE THEM CILI JE

  5. #25
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Vazhdojme. Me poshte, veshje Dardhare, nje nga fotot e mia me te preferuara nga albumi familjar, circa 1942-1949 (s'ka date mbrapa sic kane shumica e fotove te tjera). Sa mistrece duket ajo ne foto, shume e lezetshme me shprehje dhe qendrim bashke, tamam si tomboy, djale harram U rrit dhe u be me e lezetshme akoma. Kete do e zmadhoj e do e ve me kornize ne mur.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  6. #26
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anëtarësuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Shume e bukur paska qene Dardha. Edhe ky Humdingeri e paska qerruar thela thela per merak. S'paska lene gur kalldremi pa permendur.
    Ezekiel 25-17.

  7. #27
    viva voce
    Anëtarësuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758

    Dardha

    Malli per vendin tend te ben t'a shohesh me lupe... s'ke faj.

    Po te bej disa pyetje:

    -A ka sherbim shendetsor ne Dardhe(infermier, mjek)?..mos me thuaj qe jane mjeket qe vine ne fshat nga Korca per turizem.
    -A ka uje te rrjedhshem ne shtepi?
    -Si e ngrohin shtepine dardharet dhe a i ngrohin dhomat e gjumit.
    -Si jane sherbimet higjeno-sanitare(banjat, kanalizimet etj)
    - A ka dyqan dhe kush e ka?

    Kam dhe shume pyetje te tjera....por s'ka rendesi.

    Vec kesaj, ato qe thua per historine e Dardhes jane te verteta, edhe kostumet, edhe kenget e vallet, edhe kitarat, edhe njerzit e mencur qe ka nxjerre...
    ...por ata njeres ishin aq te mencur sa te iknin nga syte kembet. Po ashtu edhe ne te gjitha fshatrat malore te Korces dhe Kolonjes, Neqoftese ne Dardhe ka akoma ndonje plak dardhar dhe Pandi Batellin apo Ballit qe po perpiqen dicka te bejne...une te kujtoj ty qe ka fshatra ne Korce qe nuk kane asnje njeri...asnje fare dhe e vetmja ndertese qe ka mbetur eshte kisha.

    Dardha ka nje ironi te bukur...pas 91-shit. dardharet filluan te rindertonin shtepite e Dardhes dhe harxhuan mjaft para. Me vone filluan te kerkonin menyra nga me te ndryshmet per te arritur te shtronon rrugen qe lidh Dardhen me Korcen. Deri ketu nuk ka asgje te keqe,. Puna eshte se kur u shtrua rruga, Korca erdhe fare afer, 30 min me vere(me makine) dhe per cudi nuk rrinte me asnje njeri per te fjetur ne Dardhe. Keshtu fshati mbeti bosh prape. Kishte zera qe talleshin me Dardharet: --Po c'e doni rrugen bre, do t'ju ikin turistet ne Korce...dhe keshtu ndodhi vertet.
    Nje sqarim...mos mendoni se rruga funksionon ne dimer.....Sigurisht qe jo. Ne Dardhe bie nganjehere deri 1 m debore dhe 1.5 nuk genjej po te them dhe me ate debore ku ka zot te caje rrugen.

    Humdinger te ka djegur malli dhe s'ke lene fotografi qe para lufte pa nxjerre. Do t'i shohin mileti dhe do te thone Keta dardharet qenkan me xibun si cobenjte. Akoma keshtu u veshkan atje? Gjusma kane vdekur te atyre ne fotografi, se njojta edhe ca fytyra.

    Me thua qe eshte ndertuar karshi diellit, po se mos ka vend karshi hijes. Dardha eshte fshati me i pavolitshem i ndertuar ndonjehere- po re nga Pandi Batelli perfundon ne shtepite e Lacove, cme thua, pjerresia eshte mbi 45grade, mos e kam gabim?
    Turizem ne vitin 30 thote- lufte me shpata thuaj....eh nuk dua te them ndonje kopace
    DP
    Edhe emrin mos ma ngatrro se me mbetet qejfi pastaj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga dp17ego : 05-06-2006 më 21:04
    sereno

  8. #28
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    S'po të shoh të bësh të tilla komente dhe për zonat e tjera të Shqipërisë dhe kjo nuk më çudit. Sot nëse Dardha, paska kaq probleme, a nuk mendon se edhe vetë Tirana ka probleme me ujin, ngrohjen, rrugët me gropa, dritat etj etj??!!
    Dardha, nëse po i hap sytë si DUHET, në këtë temë, po merret historikisht dhe nuk po mundohem të bind asnjërin, aq më pak ndonjë arrzar, në e pëlqen apo jo Dardhën, sepse arrzarët, gjithë jetën, kanë qenë yzmeqarët e dardharve... HISTORIKISHT.

    Për temën:

    Më poshtë, po ju sjell një shkrim modest të një të moshuare e cila u lind e u rrit në Dardhë dhe që prej vitit që shkoi, nuk gjëndet më mes nesh.

    Shënime nga Dhora Nushi (Laço)
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  9. #29
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Vazhdon shkrimi i Dhora Nushit.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  10. #30
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Kujt nuk i pëlqen apo i dhëmbin sytë të lexojë historinë e një fshati të vogël dhe të banorëve të tij, që ditën të çajnë në jetë dhe të njohin kulturën shumë herët, le të mbyllë sytë e të flasë me vete. As nuk e ngrini, por as nuk e ulni dot Dardhën, si në vlerat e saj, po ashtu dhe në ndihmën e madhe që i ka dhënë Shqipërisë me djemtë e vajzat e dala prej saj.

    Edhe sot e kësaj dite, njerzit (jo të pakët) nga fshatrat përreth, kur i pyesin se nga janë, thonë "nga Dardha", por dardharët, kanë një pllakë me 150 mbiemrat e fshatit të cilat janë dalluesit e dardharve. Nuk ka dardharë, me mbiemra Rrapushi, Menkulasi, Xhaferri, Saliko etj. etj. (të më falni për ndonjë rastësi me mbiemrat tuaj... thjeshtë përmenda ç'më erdhën nëpër mend), por ka mbiemra, Sulioti, Pani, Raci, Mangelli, Kotepano, Konda, Skënde, Zdruli, Zengo, Stefani, Dunka etj. etj..

    Dardharët, nuk pritën 1990 të ikin nga fshati sepse ata ditën të bëjnë shkolla të larta e të jenë në punë të mira e me përgjegjësi... dhe nëse sot ka vetëm 40-60 vetë, të tjerët i kanë sistemuar vetet e tyre me kohë dhe nuk e lanë për sot... por kush nuk di do thotë dhe broçkulla për dardharët.

    DHE E PËRSËRIS, Dardha u ndërtua POSAÇËRISHT në atë vend të "pavolitshëm" sepse nuk deshën ata që zgjodhën atë vend të bëheshin turq dhe myslimanë. Të ishte ndërtuar gjëkundi tjetër, do humbte i gjithë qëllimi për ndërtimin e fshatit, Turqit do u kishin ndërruar fenë nga Ortodoksë ne Myslimanë. E keni të shkruar në historinë e Dardhës, por dhe Teodor Laço, e sjell në shkrimin e tij, po ashtu edhe Frrok Çupi.

    Hapni sytë e lexoni përpara se të reklamoni vendin tuaj duke menduar se po ulni Dardhën. Secili vend ka veçorite e veta dhe kjo nuk ul vlerat e vëndeve e tjera, por për një arsye a tjetër, dikush duhet te ndihet i kërcenuar, inferior ose ç'të duash... por jo mirëdashës dhe paqësor, dhe si rezultat hedhin fishekzjarre me pretendime banale dhe jo realiste, duke kritikuar një fshat pse nuk ka ato që nuk i ka as kryeqyteti ne Shqipëri.

Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dardha, Dardharet dhe Vipat
    Nga Brari në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 03-06-2006, 07:12
  2. Sotir Papahristo, njeriu i arsimit
    Nga Albo në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 05-10-2005, 09:55
  3. Prifti grek seks me djemt e Korces
    Nga altin55 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 04-04-2005, 17:18
  4. Katalog i Kodikëve Kishtarë Mesjetarë të Shqipërisë
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 02-02-2005, 00:19
  5. Korca dhe Bandat
    Nga Brari në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 10-05-2003, 14:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •