
Postuar më parë nga
Humdinger
Kujt nuk i pëlqen apo i dhëmbin sytë të lexojë historinë e një fshati të vogël dhe të banorëve të tij, që ditën të çajnë në jetë dhe të njohin kulturën shumë herët, le të mbyllë sytë e të flasë me vete. As nuk e ngrini, por as nuk e ulni dot Dardhën, si në vlerat e saj, po ashtu dhe në ndihmën e madhe që i ka dhënë Shqipërisë me djemtë e vajzat e dala prej saj.
Edhe sot e kësaj dite, njerzit (jo të pakët) nga fshatrat përreth, kur i pyesin se nga janë, thonë "nga Dardha", por dardharët, kanë një pllakë me 150 mbiemrat e fshatit të cilat janë dalluesit e dardharve. Nuk ka dardharë, me mbiemra Rrapushi, Menkulasi, Xhaferri, Saliko etj. etj. (të më falni për ndonjë rastësi me mbiemrat tuaj... thjeshtë përmenda ç'më erdhën nëpër mend), por ka mbiemra, Sulioti, Pani, Raci, Mangelli, Kotepano, Konda, Skënde, Zdruli, Zengo, Stefani, Dunka etj. etj..
Dardharët, nuk pritën 1990 të ikin nga fshati sepse ata ditën të bëjnë shkolla të larta e të jenë në punë të mira e me përgjegjësi... dhe nëse sot ka vetëm 40-60 vetë, të tjerët i kanë sistemuar vetet e tyre me kohë dhe nuk e lanë për sot... por kush nuk di do thotë dhe broçkulla për dardharët.
DHE E PËRSËRIS, Dardha u ndërtua POSAÇËRISHT në atë vend të "pavolitshëm" sepse nuk deshën ata që zgjodhën atë vend të bëheshin turq dhe myslimanë. Të ishte ndërtuar gjëkundi tjetër, do humbte i gjithë qëllimi për ndërtimin e fshatit, Turqit do u kishin ndërruar fenë nga Ortodoksë ne Myslimanë. E keni të shkruar në historinë e Dardhës, por dhe Teodor Laço, e sjell në shkrimin e tij, po ashtu edhe Frrok Çupi.
Hapni sytë e lexoni përpara se të reklamoni vendin tuaj duke menduar se po ulni Dardhën. Secili vend ka veçorite e veta dhe kjo nuk ul vlerat e vëndeve e tjera, por për një arsye a tjetër, dikush duhet te ndihet i kërcenuar, inferior ose ç'të duash... por jo mirëdashës dhe paqësor, dhe si rezultat hedhin fishekzjarre me pretendime banale dhe jo realiste, duke kritikuar një fshat pse nuk ka ato që nuk i ka as kryeqyteti ne Shqipëri.
Krijoni Kontakt