Close
Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 101
  1. #1
    ne kerkim
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    10305
    Postime
    242

    Question Pse orthodhoks dhe jo ortodoks?

    Nuk e di po kohet e fundit duke lexuar site-n e Kishes ORTHODHOKSE Autoqefale Shqiptare (i thencin) kam konstatuatr se fjalen Ortodoks ata e shkruajne Orthodhoks, kurse Albo i "plotfuqishmi" i forumit e shkruan Orthodoks (as mish as peshk).
    Nuk e di ne eshte hapur me pare kjo teme po cila eshte menyra e drejte e shkrimit pasi edhe une po corientohem tani.
    Ortodoks
    Orthodoks
    apo Orthodhoks?
    timeo Danaos et dona ferentes

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e dolcecandy
    Anėtarėsuar
    01-08-2003
    Postime
    102
    nuk jam e sigurt po Orthodhoks e thone Greket besoj

    Une e kam ditur Orthodoks edhe ashtu e them, po nuk e di kush eshte me e sakta nga te treja.
    Be civil to all; sociable to many; familiar with few; friend to one; enemy to none.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,261
    Edhe une e kam ditur Orothodoks
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  4. #4
    i larguar Maska e glaukus 001
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    581
    Varianti zyrtar ne faqen e Kishes autoqefale e shkruan keshtu:

    ORTHODHOKSE

    tek --> http://www.orthodoxalbania.org/

    Le qe edhe fjala autoqefali nuk eshte shqip... por besoj ndikimi/respekti ndaj trungut meme i detyron keto emra.

    Po ashtu mund te krahasohet me kete rast edhe fjala musliman e cila eshte edhe menyra se si besimtaret shqiptare quhen zyrtarisht megjithese ka edhe nga ata qe jane mesuar ta quajne veten -myslimane ... ( kujtim se fene e morem nga turqit )

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Te njejten pyetje i kam drejtuar dhe une dikujt dikur, dhe me derguan artikullin e meposhtem qe per fat e mire e kam ruajtur.


    Drejtshkrimi, njė standart i detyrueshėm
    Nga Kristina Jorgaqi

    Njė afėrm i imi, qė i takon besimit ortodoks dhe e praktikon atė rregullisht, mė pyeste njė ditė pėr do fjalė, qė ndryshe i dėgjon tė fliten e tė shkruhen pėrditė dhe ndryshe nė predikimet nė kishė apo nė gazetat e librat qė boton ajo. Fjala vjen, ajo qė e njohim tė gjithė si “Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipėrisė”, thirret e shkruhet nė kėto mjedise “Kisha Orthodhokse Autoqefale...”. Po kėshtu, shkruhen, madje afishohen publikisht emėrtime, si: “Kryepiskopata Orthodhokse”, “Qendra Diagnostikuese Orthodhokse”, “Pashkėt orthodhokse” etj. Pėr ē’arėsye “orthodhokse” dhe jo “ortodokse”, kur e para s’ėshtė veēse njė trajtė dialektore e shqipes, kurse e dyta njė trajtė letrare e ngulitur tashmė? Historia jonė gjuhėsore na dėshmon se njė prej ndikimeve tė hershme e jo tė vogla tė gjuhėve tė tjera mbi shqipen i pėrket njė gjuhe fqinje si greqishtja. Ky ndikim nisi aty nga Mesjeta e hershme (shek. VI - VII), kur greqishtja qe gjuhė zyrtare e Perandorisė Bizantine, nėnshtetas tė sė cilės ishin edhe shqiptarėt e vazhdoi pa prerė nė shekujt e mėvonshėm. Nė trevat me popullsi tė krishterė ortodokse kėtė ndikim e mbajti gjallė dhe e ruajti fort edhe kisha ortodokse, gjuhė e sė cilės pėr shekuj me radhė qe po greqishtja. Nė greqisht, gjithashtu, u shkolluan e u formuan jo pak nga pjesėtarėt e elitės kulturore tė Rilindjes sonė Kombėtare. Pėr tė gjitha kėto arsye, por edhe tė tjera, numri i greqizmave tė shqipes sot ėshtė vėrtet i konsiderueshėm, qoftė i atyre qė kanė hyrė pėrmes gjuhės sė folur, qoftė pėrmes gjuhės sė shkruar e ku kryet e vendit e mban pa dyshim terminologjia fetare ortodokse. Sot, natyrisht, jo tė gjithė greqizmat apo trajtat e tyre i takojnė gjuhės standarde. Shumė syresh janė arkaizma (fjalė qė nuk janė mė nė pėrdorim); tė tjerat dialektalizma, d.m.th. fjalė e trajta qė gjallojnė vetėm nėpėr disa tė folme tė shqipes. Ndėr kėto tė fundit bėn pjesė edhe trajta “orthodhoks”.
    Fjalėt me origjinė greke nė shqipe nuk janė, megjithatė, fryt vetėm i marrėdhėnieve tė drejtpėrdrejta mes shqipes e greqishtes. Si huazime tė natyrės kulturore kanė depėrtuar nė shqipe pėrmes gjuhėsh tė tjera, kryesisht italishtes e frėngjishtes, edhe njė numėr fjalėsh me prejardhje nga greqishtja e vjetėr. Ėshtė fjala pėr krijime diturore e terma fushash tė ndryshme, tė tilla si: analizė, antologji, apokalips, aritmetikė, demokraci, eksod, entuziazėm, estetikė, horoskop, kataklizmė, ortodoks, ortodoksi, simpati, sintezė, telepati, telefon etj., qė sot konsiderohen fjalė me pėrhapje ndėrkombėtare (ndėrkombėtarizma). Kėto greqizma kulturore, sė bashku me latinizma tė po kėsaj natyre, qė kur nisėn tė lulėzonin nė periudhėn humaniste, sidomos nė Itali e Francė, deri nė ditėt tona, nuk kanė reshtur sė pasuruari gjuhėt e botės, duke u bėrė pjesė edhe e pasurisė kulturore - gjuhėsore tė shqipes moderne. Kėtu huazimet nė fjalė shfaqen me njė “fytyrė” latine, ēka do tė thotė se ato shqiptohen sipas veēorive tingullore tė latinishtes diturore, italishtes apo frėngjishtes (ortodoks, ortodoksi) dhe jo sipas atyre tė greqishtes sė re (orthodhoks, orthodhoksi). Sipas kėsaj tė fundit, shqiptohen vetėm fjalė tė huazuara drejtpėrdrejt prej greqishtes, kryesisht pėrmes kontakteve gojore dhe qė kanė njė shqiptim tė vetėm e tė ngulitur, si: “dhaskal”, “dhespot” (si titull fetar, por “despot” nė kuptimin “tiran”), “dhjak”, “dhjakon” etj. Tė gjitha kėto prej kohėsh janė sanksionuar pikėrisht te “Drejtshkrimi i gjuhės shqipe” (1973). Shtrirja e shqipes letrare edhe nė ligjėrimin fetar, qoftė atė tė folur, qoftė atė tė shkruar, pėrbėn pa dyshim njė risi tė kėtyre dhjetė - pesėmbėdhjetė viteve tė fundit. Nuk bėhet fjalė, natyrisht, pėr njė zbatim tė rreptė, pedant tė normės, po pėr zbatimin e saj elastik, ēka nėnkupton respektimin e traditės nė kėtė fushė. Standard i detyrueshėm, pėrkundrazi, duhet konsideruar nė ligjėrimin fetar zbatimi i drejtshkrimit. Botimet fetare tė bėra nė Shqipėri pėrgjithėsisht na dėshmojnė pėrqafimin e normės drejtshkrimore. Trajta si ajo “orthodhoks” e “orthodhoksi” janė pėrjashtime krejt tė pamotivuara, shenjė komprometimi jo thjesht gjuhėsor.

  6. #6
    ne kerkim
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    10305
    Postime
    242
    Postuar mė parė nga Kuqalashja
    Trajta si ajo “orthodhoks” e “orthodhoksi” janė pėrjashtime krejt tė pamotivuara, shenjė komprometimi jo thjesht gjuhėsor. [/i]
    Ketu pra doja ta vija theksin dhe une tek "kompromentimi" i dyshimte qe nuk eshte bere me vetedije nga pala Shqiptare.
    timeo Danaos et dona ferentes

  7. #7
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Nga ana drejtshkrimore eshte "ORTODOKS" ne shqipen e sotme, pas Kongresit te Gjuhes ne 1972.
    Por ......Disa preferojne ta thone ne dialekt, disa e thone ashtu sic e degjojne ( ose e kane degjuar nga te vjetrit) , disa te tjere e thone ashtu sic ne greqisht "ORTHODHOKS".

    Origjina e ORTODOKS nuk eshte nga greqishtja. E kemi huar nga sllavet, te cilet e kane huar nga greqishtja ( sllavet nuk thone dot as TH, as DH). Dhe meqe ishim "vellezer" deri ne 1948 me ta, huam dhe nga ata dhe menyren se si thuhen dhe fjalet e huaja.
    Si geget ashtu dhe tosket e thone dhe TH dhe DH perfekt.
    Shume fjale origjinalisht greke i kemi huar nepermjet gjuheve te tjera si latinishtes, italishtes, frengjishtes, rusishtes apo serbishtes dhe jo drejperdrejt nga greqishtja. Natyrisht i kemi huar ashtu sic i shqiptohen respektivisht ne keto gjuhe, jo si shqiptohen ne gjuhen "origjinale" -greqisht.


    Ne forum shumica shkruan me dialekte. Duke filluar nga ai i Jugut, korcar, vlonjat, tiranas dhe duke mbaruar me te folme te ndryshme te gegerishtes si shkrodrance ose te folmen e Kosoves.

    Sa per "gabimet", nuk e di a behen me vetedije apo jo, por Kisha nuk eshte institucion shteteror ku duhet te shkruaje patjeter gjuhen letrare. Kisha katolike psh perdor gegerishten . Edhe ketu behen me "vetedije" gabime? Ju lutem , mjaft me "teorirat e konspiracionit: se u bene boze.

    P.S. Tani lexova dhe postimin e Kuqkes....Thote pak a shume te njejten gje... lol
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Toro : 20-09-2003 mė 10:28
    "Who is John Galt?"

  8. #8
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anėtarėsuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Fjala ortodoks apo orthodhoks vjen nga greqishtja dhe do te thote lavderim i drejte orthi- doksia (doksasia) Se si duhet shqiptuar nje fjale e tille nuk ka te beje me gjuhen letrare sepse eshte fjale e huazuar.
    Nuk ka rendesi se si do te shqiptohet, kjo teme po kthehet ne banale, po behet boze sic thote edhe Toro.
    Ezekiel 25-17.

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Kur doni te mesoni emrin e nje komuniteti, pyesni anetaret e atij komuniteti pasi eshte si puna e asaj femijes qe e pyesin si e ke emrin. Disa nga ju me lart i thoni femijes, ti mund ta kesh emrin ashtu, por une do te quaj keshtu qe sot e tutje, sepse keshtu me vjen mua per mbare. (E kuptoni se cfare menyre provinciale te menduari eshte kjo).

    Imzot Fan Noli kur e shpalli Kishen Orthodokse Shqiptare Autoqefale e mbiquajti ORTHODHOKSE, emer qe kisha e mban edhe sot e kesaj dite. Duke qene se shumica e jo-orthodokseve jane injorante ne drejtimin e historise apo beses orthodokse, e shprehin kete injorance te tyre duke dale me fjale si "ortodokse" dhe e shesin kete si "fjale shqiptare". Sic e shpjegoi edhe Toro me lart Ortodoks, rrjedh nga sllavishtja dhe jo nga shqipja apo greqishtja qe e ka Orthodhoks.

    Vetem njerezit e vegjel kapen me emertime dhe nuk i kushtojne rendesi substances. Per mua nuk ka kurrfare rendesie se cfare emri mban Kisha ime, per mua e rendesishme eshte qe Kisha te beje detyren e saj ne predikimin e drejte te Fjales se Zotit dhe tu vije ne ndihme gjithe besimtareve shqiptare.

    Injorancen nuk e manifestojne vetem jo-orthodhokset, pasi ketyre u falet deri ne nje fare mase. Injorance manifestojne edhe klerike te ndryshem orthodhokse shqiptare ne bote, qe gjejne kohe te shkruajne romane per "emertimet" e Kishes, por nuk gjejne kohe te predikojne Fjalen e Perendise dhe tua shpjegojne ate atyre besimtareve qe kane deshire te mesojne me shume per fene orthodhokse, si per doktrinen e saj, liturgjine, edhe per historine e saj 1943 vjecare ne tokat shqiptare.

    Te tille mendjendritur une i kam hasur me heret kur jane perpjekur te me korrigjojne mua ne lidhje me "28 Nendorin" qe tani na u shkruaka 28 Nentor. Une e shkruaj Nendor per te nderuar te gjithe shqiptaret qe u mblodhen ne Vlore ate dite per te shpallur pavaresine. Kane arritur edhe aty sa me kane korrigjuar edhe emrin, nga Ilirjan ne Ilirian.

    Perendia na falte urtesine per te duruar idiotesira te tilla.
    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  10. #10
    i larguar Maska e glaukus 001
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    581
    Bukur megjithese edhe pak me shpate ballit se edhe fjalen injorant shume e permende. Nqs do qe shqiptaret te mesojne tregojua atyre me miresine orthodokse se me fjale fyese zor se afron njeri.

    Po per moton e Zogut qe ke ne fund (Atdheu mbi gjithcka) te kane thene gje se edhe Ai nuk shkonte shume me Fan Nolin fetar.

    Mqs na shpjeguat fjalen themelore. na tregoni se nga vjen ajo fjala tjeter ''shqipe'' - autoqefale ?

    Mire eshte qe te dime sa me shume per besimet e njeri-tjetrit prandaj mos e merrni kuriozitetin per ''nderhyrje'' a mistrecllek aq me teper kur keni shpirt shqiptari ...

    Sa kerkon e sa te duhen?
    Burrat nga detyra s'druhen,
    trimi i mire do t'te jape,
    Sot me vrap e neser prape.
    Hidhni, hidhni tok dollare,
    te mos mbetemi te share.

    Mbahu nene mos ki frike,
    Se ke djemte ne Amerike.

    Bijte e beses Skenderbeut,
    qe i dalin zot atdheut!

    Do te ndihim pa kursyer,
    per ty, nena jone e vyer,
    qe me drit' e nder te thuresh,
    dhe me bijt' e tu te mburresh.
    - Fan Noli -

Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  2. Emrat gjeografike arberore te krishtera te masakruar nga Turqia
    Nga Conquistador nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 29-07-2010, 21:18
  3. Ortodoksia dhe Shqipėria
    Nga shendelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16
  4. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-08-2002, 07:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •