8-Kapitulli mbi tejkalimet (Trashendenca)
Allahu s.u.t. e ka pėrshkruar Veten nė librat e shpallur prej Tij dhe me anė tė tė dėrguarve tė Tij nė mėnyrė qė njeriu tė kuptojė ashtu siē duhet se kush ėshtė Ai. Pėr shkak se mendja e njeriut ėshtė e kufizuar nė dijen e saj ėshtė e pa mundur pėr ai tė kuptojė diēka qė nuk ka kufij. Prandaj Allahu i shpalli njeriut disa prej cilėsive tė Tij qė njerėzit tė mos i ngatėrronin cilėsitė e gjėrave tė krijuara me ato tė Zotit. Kur cilėsitė e Allahut ngatėrrohen me ato tė krijesave njeriu pėrfundon nė hyjnizimin e krijesave. Ky hyjnizim i krijesave ėshtė baza e tė gjithė formave tė idhujtarisė. Nė tė gjitha fetė pagane kultet e gjėrave ose objekteve tė krijuara janė pajisur nga njeriu me cilėsi hyjnore, si rrjedhim ato bėhen objekt adhurimi nė vend tė Allahut ose bashkė me Tė. Midis cilėsive tė shumta tė Allahut ėshtė njė qė ka rėndėsi shumė tė madhe nė lidhje me adhurimin e Allahut. Kjo ėshtė njė cilėsi qė u ngatėrrua nga shkolla M'utezilite e filozofisė (muslimanė tė influencuar nga filozofia Greke) dhe ka mbetur dhe sot e pa kuptuar mirė nga shumė muslimanė. [141] Kur kjo cilėsi pėrdoret pėr tė pėrshkruar Allahun ajo i referohet faktit qė Allahu ėshtė mbi dhe pėrtej krijimit tė Tij. Ai as nuk ėshtė i rrethuar nga krijimi e as ndonjė pjesė e krijimit nuk ėshtė mbi Tė. Ai nuk ėshtė pjesė e botės sė krijuar e as ajo nuk ėshtė pjesė e Tij. Nė fakt Qenia e Tij ėshtė krejtėsisht tjetėr gjė dhe krejtėsisht e ndarė nga krijesat. Ai ėshtė Krijuesi i universit dhe gjithēka qė pėrmban universi ėshtė krijim i Tij. Ai shikon, dėgjon dhe di gjithēka dhe Ai ėshtė shkaku i parė i tė gjitha gjėrave qė ndodhin nė botėn e krijesave. Asgjė nuk ndodh pa dėshirėn eTij. Koncepti i Islamit ėshtė se ekzistojnė dy qėnie tė ndara, Krijuesi dhe krijimi, I pakufizuari dhe tė kufizuarėt. Pra Allahu ėshtė Allahu dhe krijesat e Tij janė krijesat e Tij. As njėra nuk ėshtė tjetra dhe ato nuk janė njė. Koncepti i Islamit ėshtė unitarian (njėsues) nė kuptimin qė Allahu ėshtė absolutisht Njė, pa partner, pa prindėr, pa pasardhės. Ai ėshtė i vetėm nė hyjninė e Tij dhe asgjė nuk ėshtė e ngjashme me Tė. Ai ėshtė i vetmi burim i fuqisė nė univers dhe ēdo gjė varet prej Tij.
Para se Islami tė arrinte nė formėn e tij finale njerėzit i kishin ngatėrruar krejtėsisht cilėsitė e Allahut me ato tė krijesave. Kristianėt thonė se Zoti erdhi nė tokė dhe u bė mish dhe gjak nė formėn e Jezusit pėr tė cilin ata thonė se u kryqėzua dhe vdiq. Ēifutėt para tyre, gjithashtu thonin se Zoti erdhi nė tokė nė formėn e njė njeriu dhe u mund nė njė kacafytje me profetin Jakob (Jakub).[142] Persianėt i nderonin mbretėrit e tyre si zota, i jepnin atyre tė gjitha cilėsitė e Zotit pra i adhuronin ata direkt. Hindusėt besonin (dhe besojnė sh.p.) se Brahma, Qenia Supreme, ishte kudo dhe nė ēdo gjė, kėshtu qė ata adhuronin idhuj tė panumėrt, njerėz bile dhe kafshė, si personifikim i Brahmės.[143] Ky besim i ka futur hindusėt nė njė gjendje tė jashtėzakonshme nė tė cilėn ata bėjnė pelegrinazh nė qytetin e shenjtė tė tyre tė Banaras pėr tė adhuruar zotin Shiva i personifikuar si njė penis (organi seksual mashkullor) mashkulli i ngritur pingul pėrpjetė, qė e quajnė “lingam”.[144]Idea hinduse se Brahma ėshtė kudo mė vonė u bė pjesė e besimit kristian dhe pėrfuntimisht u fut edhe tek disa muslimanė shumė breza pas resulit s.a.u.s. Kur librat filozofikė indianė, persianė dhe grekė u pėrkthyen gjatė periudhės sė perandorisė Abasite, koncepti se Allahu ėshtė kudo dhe nė ēdo gjė u prezantua nė qarqet filozofike dhe u bė njė princip bazė nė besimin e liderėve sufi. Mė nė fund ky koncept fitoi pushtet me shkollėn filozofike Mu’tezilite (racionalistėt) pasuesit e sė cilės kapėn poste kyēe nė administratėn e halifit Abasi, Me’muun (qeverisi: 813-832 e.s.). Me bekimin e halifit ata propoganduan fuqimisht kėtė besim bashkė me devijimet e tjera qė pėrmbante shkolla e tyre e filozofisė. Gjithashtu terrori u vendos nė tė gjithė perandorinė dhe si pasojė shumė dijetarė u vranė, u burgosėn dhe u torturuan pėr shkak tė kundėrshtimit tė tyre ndaj filozofisė Mu’tezilė. Kjo vazhdoi deri kur imam Ahmed ibn Hambeli (778-855 e.s.) qėndroi fort dhe mbrojti me vendosmėri besimin e dijetarėve tė hershėm muslimanė dhe tė sahabėve dhe mė nė fund rryma u thye (rryma Mu’tezile ra). Gjatė sundimit tė halifit Muteuekkil (qeverisi: 847-861 e.s.) filozofėt mu’tezilė u hoqėn nga postet kryesore nė qeveri dhe filozofia e tyre u dėnua zyrtarisht. Megjithėse shumica e ideve tė tyre vdiqėn me kalimin e kohės idea se Allahu ėshtė kudo ka mbetur edhe sot te pasuesit e shkollės Eshari.[145] Kjo shkollė u ngrit nga persona qė lanė filozofinė Mu’tezile dhe qė u pėrpoqėn tė pėrgėnjeshtronin teprimet e veprimeve Mu’tezile nga bazat filozofike.
Rreziku i konceptit se Allahu ėshtė kudo
Mbi bazat e besimit se Allahu ėshtė kudo disa deklaruan se Zoti ėshtė mė shumė nė njerėz se sa nė kafshė, minerale, bimėsi etj. Nga kjo teori ishte vetėm ēėshtje kohe thėnia e disave se Zoti ishte mė shumė te ta sesa te njerėzit e tjerė. Kėta persona deklaronin se Zoti ishte futur te ta, ose se shpirti i tyre ishte njė me Zotin. Midis muslimanėve tė shekullit tė 9-tė, njė misticist i ēmendur dhe i ashtuquajturi shenjtor, me emrin Hal-laxh (858-992 e.s.), i cili hapur deklaroi se ai dhe Zoti ishin njė.[146] Nusejritizmi njė sekt i shkėputur shi’it i shekullit tė 10-tė, thotė se dhėndri i resulit s.a.u.s., Ali ibn Ebi Talib, ishte zot [147] dhe njė tjetėr sekt shi’it i shekullit tė 11-tė i quajtur Druzė thotė se halifi shi’it fatimi, Hakim bin Amril-lah (996-1021 e.s.) ishte mėshirimi i fundit i Zotit midis njerėzve.[148] Ibn Arabiu (1165-1240 e.s.) njė tjetėr i ashtuquajtur shenjtor sufi i shekullit tė 12-tė, i nxit pasuesit e tij nė poezitė e tij t’i luten vetes sė tyre dhe asgjėje tjetėr jashtė vehtes sė tyre, sepse ai besonte se Zoti ishte brenda njeriut.[149] E njėjta teori ishte baza e thėnieve tė Elija Muhammed (vdiq.1975) nė Amerikė. Ai thoshte se njerėzit e zinj ishin zota dhe se mėsuesi i tij Fard Muhammed ishte zoti suprem.[150] Reverendi Xhim Xhons qė vrau veten bashkė me 900 pasues tė tij nė Guajana nė 1979 ėshtė njė prej fakteve mė tė freskėta tė shembullit tė njeriut qė thotė se ėshtė Zoti dhe tė pranimit tė kėtyre gjėrave nga njerėzit. Nė fakt Xhim Xhons e mėsoi filozofinė e tij dhe teknikat filozofike pėr tė manipuluar tė pafajshmit nga njė amerikan tjetėr qė e quante veten ati hyjnor. Emri i tij i vėrtetė ishte Xhorxh Beker. Ai u shfaq nė vitet e vėshtira tė 1920 dhe hapi restorante pėr tė varfėrit. Pasi u kapi stomakun, ai projektoi nė mendjet e tyre thėniet se ai ishte mėshirimi i Zotit. Nė kėtė kohė ai u martua dhe e quajti gruan e tij kanadeze nėnė hyjnore. Nga mesi i viteve 30-tė pasuesit e tij numėroheshin me miliona dhe gjendeshin nė gjithė U.S.A. bile dhe nė Evropė.[151]
Pra, kėto thėnie nuk u kufizuan nė ndonjė vend tė veēantė ose nė njė grup fetar. Ato hodhėn rrėnjė kudo qė gjetėn ambjent tė pėrshtatshėm dhe ambjenti i pėrshtatshėm ishte pikėrisht atje ku njerėzit besonin se Zoti ėshtė kudo nė krijimin e Tij. Kėshtu qė, sa herė qė dikush thoshte se ishte mėshirimi i Zotit ai do gjente lehtė shumė pasues.
Si pėrfundim mund tė themi se besimi se “Allahu ėshtė kudo” ėshtė jashtėzakonisht i rrezikshėm sepse ai inkurajon, mbron dhe zhvillon gjynafin mjaft tė madh, adhurimin e krijesave. Ai gjithashtu ėshtė shirk nė teuhidin Esmaa ues-Sifaat sepse ata i japin Zotit njė cilėsi qė nuk i pėrket Atij. As nė Kur’an dhe as gjuhėn e resulit s.a.u.s. nuk mund tė gjesh njė pėrshkrim tė tillė pėr Allahun. Pėrkundrazi nė Kur’an dhe nė sunnet gjendet e kundėrta e kėtyre gjėrave.
Prova tė qarta
Pėr shkak se gjynafi mė i madh ėshtė adhurimi i tė tjerėve veē Allahut ose bashkė me tė, tė gjitha parimet e Islamit direkt ose indirekt kundėrshtojnė adhurimin e krijesave. Principet themelore tė fesė (Islame) e bėjnė shumė tė qartė se Allahu ėshtė Krijuesi dhe se Ai ėshtė i dalluar qartė nga ajo qė Ai krijoi. (Pra Allahu ėshtė Allahu dhe krijesa e Tij ėshtė krijesa e Tij sh.p.). Ekzistojnė njė numėr provash tė bazuara nė elementėt kryesorė tė besimit Islam tė cilat sqarojnė se Allahu ėshtė krejtėsisht i ndarė (i ndarė nė kuptimin se qenia e Allahut nuk pėrzihet me qeniet e krijesave sh.p.) dhe mbi krijesat e Tij. Mė poshtė do pėrmendim 7 prova tė tilla.
1-Prova natyrale
Nga pikėpamja e Islamit njeriu lind me prirje natyrale e cila nuk ėshtė produkt i ambjentit ku ai jeton. Ky fakt ėshtė i bazuar nė Kur’an nė tė cilin Allahu na ka shpjeguar se kur Ai krijoi Ademin, Ai (Allahu) nxori prej tij (Ademit) tė gjithė pasardhėsit e tij (Ademit). Pastaj i pyeti ata se a ishte Ai Zoti i tyre dhe tė gjithė pohuan se vetėm Ai (Allahu) ishte Zoti i tyre. Gjithashtu kjo gjė ėshtė theksuar dhe nga resuli s.a.u.s. i cili ka thėnė se ēdo fėmijė lind me njė prirje pėr tė adhuruar Allahun, por prindėrit e tij e bėjnė atė ēifut, mexhus ose kristian.[152] Prandaj reagimi natyral i njeriut kundėr besimit se Allahu ėshtė kudo nė njė farė masė ėshtė si pasojė e kėsaj prirjeje. N.q.s. Allahu ekziston kudo dhe ėshtė prezent nė ēdo gjė do tė thotė se Ai (Allahu) duhet tė jetė dhe nė fundėrrina dhe vende tė ndyra. Kur ballafaqohen me kėtė, shumica e njerėzve zmbrapsen nė mėnyrė natyrale nga kėto mendime. Ata e gjejnė veten tė paaftė tė pranojnė ndonjė thėnie qė tregon se Allahu, Krijuesi i universit ėshtė prezent edhe te jashtėqitja e njeriut ose nė ndonjė gjė apo vend tjetėr tė papėrshtatshėm pėr madhėrinė e Tij. Prandaj mund tė pėrfundojmė se pėr shkak tė instikteve natyrale tė njeriut, tė vendosura nė tė prej Allahut, ai hedh poshtė thėnien se Zoti ėshtė kudo e cila nuk ka mundėsi tė jetė e saktė. Ata qė nuk duan tė heqin dorė nga besimi se Zoti ėshtė kudo mund tė kundėrshtojnė duke thėnė se zmbrapsja e njeriut nga ky koncept ėshtė rezultat i edukimit dhe kushteve, dhe jo i instikteve natyrale. Por, shumica dėrrmuese e fėmijėve tė vegjėl automatikisht e kanė hedhur poshtė (e kanė mohuar) kėtė koncept pa hezitim, bile dhe midis atyre qė ishin tė indoktrinuar me idenė se Zoti ėshtė kudo.
2- Prova e namazit
Sipas rregullave Islame pėr namazin vendi i adhurimit duhet tė mos ketė asnjė statujė ose pikturė (kėtu futen dhe fotografitė) qė “paraqet” Zotin apo paraqet krijesat e Tij. Gjithashtu pozicione tė ndryshme tė adhurimit qė janė pjesė e namazit (p.sh. rukuja, sexhdja etj.) janė tė ndaluara t’i drejtohen ndokujt apo diēkaje veē Allahut. N.q.s. Zoti do tė ishte kudo, nė ēdo gjė dhe nė ēdo individ, do tė ishte e pranueshme pėr njerėzit qė t’ia drejtonin adhurimin njėri-tjetrit ose vetes sė tyre si nė rastin e Ibn Arabiut (sufi) i cili e sugjeronte kėtė gjė nė disa prej shkrimeve tė tij. Ėshtė e vėshtirė tė bindėsh njė njeri, qė adhuron idhujt, pemėt ose kafshėt, se metoda e tij e adhurimit ėshtė e gabuar dhe se ai duhet tė adhurojė Allahun i cili ėshtė pa partner (ortak) dhe i padukshėm (njerėzit nė kėtė botė nuk mund t’a shohin Allahun, por nė botėn tjetėr ata qė do hyjnė nė xhennet do kenė privilegjin t’a shohin Atė. sh.p.). Idhujtari do tė thoshte se ai nuk adhuronte objektin vetė por adhuronte pjesėn e Zotit e cila ėshtė brenda kėtyre objekteve ose do tė thoshte se ai adhuron Zotin qė mishėroi Vetveten nė format e njerėzve ose kafshėve. Islami e klasifikon kėdo qė e bėn njė veprim tė tillė, kafir(i pa fe).
Fakti ėshtė se njė individ i tillė i bėn sexhde krijesave tė Allahut. Islami erdhi pėr t’a larguar njeriun nga adhurimi i njeriut apo i gjėrave tė tjera tė krijuara dhe pėr t’a udhėhequr atė tė adhurojė vetėm Allahun. Prandaj urdhėrat e Islamit tregojnė qartė se Allahu nuk ėshtė nė gjėrat e krijuara; Ai ėshtė krejtėsisht i ndarė (si qenie) nga ato. Ky qėndrim ėshtė pėrforcuar dhe me njė ndalim total nė Islam pėr pikturat qė “paraqesin” Zotin ose qė paraqesin ndonjė qėnie tė gjallė. (Ėshtė fjala pėr pikturat e njerėzve ose kafshėve.)
3- Prova e mirazhit
Dy vjet para se tė emigronte nė Medine resuli s.a.u.s. bėri njė udhėtim tė mrekullueshėm natėn (Israa) nga Meka nė Jeruzalem e pastaj u ngjit pėrmes 7 qiejve nė drejtim tė pikės mė tė lartė tė krijimit (Miraazh).[153] Ky udhėtim i mrekullueshėm u bė qė resuli s.a.u.s. tė ishte nė prezencėn direkte tė Allahut. Atje, mbi 7 qiej, Namazi u bė i detyrueshėm 5 herė nė ditė dhe atje Allahu i foli drejtpėrsėdrejti resulit s.a.u.s. e i shpalli atij ajetet e fundit tė sures Bekare.[154] N.q.s. Allahu do ishte kudo nuk do kishte nevojė qė resuli s.a.u.s. tė shkonte nė ndonjė vend. Ai do ishte nė prezencėn direkte tė Allahut nė tokė nė shtėpinė e tij. Prandaj, ngjarja e ngjitjes sė mrekullueshme tė resulit s.a.u.s. pėrmes 7 qiejve tregon se Allahu ėshtė mbi krijesat e Tij dhe jo pjesė e tyre.
4- Prova Kur’anore
Numri i ajeteve tė Kur’anit tė cilat theksojnė se Allahu ėshtė mbi krijesat e Tij ėshtė shumė i madh pėr t’u numėruar. Ato gjenden pothuajse nė ēdo sure tė Kur’anit, direkt ose indirekt. Midis atyre qė e tregojnė kėtė gjė indirekt janė ato tė cilat i referohen gjėrave qė ngrihen sipėr prej Zotit ose qė ulen (poshtė) prej Tij. P.sh. nė suren Ihlas, Allahu e quan veten e Tij “Es-Samed” qė do tė thotė qė nė drejtim tė tė Cilit gjėrat ngrihen.
Nė disa raste kėto lloj ajetesh e tregojnė kėtė pikė pėrpikė, si nė rastin e melekėve; “Atje ngjiten melekėt dhe shpirti (xhibrili) nė njė ditė qė zgjat 50 000 vjetė (ose lartėsia e kėtyre shkallėve ėshtė 50 000 vjetė)”. (70:4) dhe nė disa tė tjera e tregojnė kėtė nga ana shpirtėrore si nė rastin e namazit dhe dhikrit pėr tė cilat Allahu thotė:
] … إليه يصعد الكلم الطيب … [
“… te Ai ngrihet fjala e mirė (besimi) dhe vepra e mirė …” (35:10)
Nė njė ajet tjetėr thuhet:
] و قال فرعون يا هامان ابن لى صرحا لعلى أبلغ الأسباب[ ]أسباب السماوات فأطلع إلى إله موسى و إنى لأظنه كاذبا… [
“O Haman, ndėrtoma njė pyrg, e ndoshta do t’i gjej rrugėt. Rrugėt e qiejve, e t’a shoh Zotin e Musait, pse unė mendoj se ai ėshtė gėnjeshtar …” (40:36-37)
Njė shembull i zbritjes prej Allahut mund tė gjendet nė ajetin e mėposhtėėm.
] قل نزله روح القدس من ربك بالحق ليثبت الذين ءامنوا و هدى و بشرى للمسلمين [
“Thuaj: “Atė (Kur’anin) e solli poshtė “Ruhul-Kudus” - shpirti i shenjtė - plot vėrtetėsi nga Zoti yt, pėr t’i forcuar edhe mė ata qė besuan dhe pėr tė qenė udhėrrėfyes e pėrgėzues pėr muslimanėt.” (16:102)
Pėrsa u pėrket ajeteve qė tregojnė direkt se Allahu ėshtė mbi krijesat mund tė pėrmendim ajetin e mėposhtėėm nė tė cilin Allahu thotė se ėshtė mbi robt e Tij.
] و هو القاهر فوق عباده … [
“Ai ėshtė mbizotėrues mbi adhuruesit e Tij …” (6:18 dhe 61)
ose ajeti:
] يخافون ربهم من فوقهم … [
“I frikėsohen Zotit tė tyre qė ėshtė mbi ta …” (16:50)
Nė kėto lloj ajetesh ne mund tė gjejmė dhe emra tė Allahut qė vėrtetojnė qėnien e Tij mbi tė gjitha krijesat. P.sh. Allahu e quan Veten me emrat “El-Alij” dhe “El-A’laa” qė do tė thonė mė i larti, mbi tė cilin nuk ka asgjė. P.sh. “El-Alij El-Adhiim” (2:225) “Rabbikel-Ala” (87:1).
Pra Kur’ani tregon qartė se Allahu ėshtė lart mbi tė gjitha krijesat dhe jo brenda ose i rrethuar prej tyre.[155]
5- Prova nga hadithet
Nė thėniet e resulit s.a.u.s. ka dėshmi tė bollshme qė shpjegojnė se Allahu nuk ėshtė nė tokė ose brenda krijesave tė Tij. Ashtu si ajetet e Kur’anit disa prej haditheve e shprehin kėtė direkt dhe disa indirekt. Midis haditheve qė e shprehin atė indirekt janė ato qė tregojnė se melekėt ngjiten sipėr te Allahu si nė rastin e hadithit tė Ebu Hurejrės nė tė cilin tregohet se resuli s.a.u.s. ka thėnė: “(Njė grup) melekėsh qėndrojnė me ju natėn dhe (njė grup tjetėr) melekėsh ditėn, dhe tė dy grupet mblidhen nė kohėn e namazit tė Asrit (mbasdites) dhe Fexhrit (mėngjesit). Pastaj ata melekė qė kanė qėndruar me ju natėn ngjiten (nė qiell) dhe Allahu i pyet ata (pėr ju) megjithėse Ai di gjithēka pėr ju….” [156]
Nė kėtė grup hadithesh futen dhe hadithet qė tregojnė se Allahu ėshtė mbi Arshin e Tij, Arsh i cili ėshtė mbi tė gjithė krijimin. P.sh. Ebu Hurejre trasmeton se resuli s.a.u.s. ka thėnė: “Kur Allahu plotėsoi krijimin, (Ai) shkroi tek Ai mbi Arshin e Tij: “Me tė vėrtetė mėshira Ime e paraprin zemėrimin Tim.”” [157]
Njėri prej shembujve tė haditheve qė tregojnė se Allahu ėshtė mbi krijesat ėshtė hadithi i mėposhtėėm pėr gruan e resulit s.a.u.s. e cila i mburrej grave tė tjera tė resulit s.a.u.s. duke i thėnė se Allahu mbi 7 qiej e kishte martuar atė (me resulin s.a.u.s.).[158] Njė argument tjetėr ėshtė edhe duaja qė resuli s.a.u.s. i mėsonte tė sėmurėve qė tė luteshin pėr vete. “Rabbenaa Allah el-ledhii fis-semaai takad-dese ismuke …”. “Allah, Zoti jonė qė je mbi qieju shenjtėroft emri yt, …”[159] Hadithi i mėposhtėėm ndoshta ėshtė argumenti mė i qartė pėr kėtė ēėshtje. Mu’auje ibn Hakem ka thėnė: “Unė kisha njė shėrbėtore qė mbikėqyrte delet e mia nė zonėn e malit Uhud pranė vendit tė quajtur Xhauariije. Njė ditė unė shkova pėr ti parė ato vetėm pėr tė zbuluar se njė ujk ia kishte mbathur me njė prej deleve tė tufės sė saj. Pėr shkak se unė, si tė gjithė pasardhėsit e Ademit, jam i prirur pėr tė bėrė veprime qė mė vonė na vjen keq qė i kemi bėrė, e godita atė nė fytyrė me njė shpullė tė tmerrshme. Kur shkova te i dėrguari i Allahut dhe ia tregova historinė, ai e konsideroi atė qė kisha bėrė si njė gjė shumė tė rėndė pėr mua. Unė i thashė: “O i dėrguari i Allahut a mund t’a liroj atė?” [160] Ai u pėrgjigj: “Sille atė tek unė.” Kėshtu qė unė e ēova tek ai. Ai (resuli s.a.u.s.) e pyeti atė: “Ku ėshtė Allahu?” Ajo u pėrgjigj: “Mbi qiell.” Pastaj ai e pyeti: “Kush jam unė?” dhe ajo u pėrgjigj: “Ti je i dėrguari i Allahut.” Resuli s.a.u.s. mė tha: “Liroje atė sepse ajo ėshtė me tė vėrtetė njė besimtare e vėrtetė.” [161] Pėr tė provuar besimin e dikujt pyetja llogjike qė bėhet ėshtė “A beson te Allahu?” Resuli s.a.u.s. nuk e bėri kėtė pyetje, sepse shumica e njerėzve nė atė kohė besonin te Allahu ashtu siē pėrmendet shpesh nė Kur’an:
“Nėse ti i pyet ata: “Kush i krijoi qiejt dhe tokėn, kush e nėnshtroi (tė lėvizin) diellin dhe hėnėn?” Ata do tė thonė: “Allahu!” …” (29:61)
Pėr shkak se paganėt Mekkas tė asaj kohe besonin se Allahu ishte prezent nė idhujt e tyre, pra besonin se Allahu ishte pjesė e krijesave, resuli a.s.u.s. donte tė pėrcaktonte se a ishte besimi i saj i pėrzier dhe pagan si i Mekkasve tė tjerė apo monoteist nė pėrputhje me mėsimet hyjnore. Kėshtė qė ai i bėri asaj njė pyetje e cila do pėrcaktonte se a besonte ajo se Allahu nuk ėshtė pjesė e krijesa tė Tij apo ajo besonte se Allahu mund tė adhurohet nė krijesa. Pėrgjigja e saj, se Allahu ėshtė mbi qiejt duhet tė konsiderohet nga ēdo musliman e vetmja pėrgjigje e saktė e pyetjes, “Ku ėshtė Allahu?”, sepse resuli s.a.u.s. gjykoi se ajo ishte besimtare e vėrtetė mbi bazėn e kėsaj pėrgjigjeje. N.q.s. Allahu do ishte kudo ashtu siē pohojnė disa “muslimanė” resuli s.a.u.s. do t’a kishte korigjuar pėrgjigjen e saj, “mbi qiej”. Meqenė se ēdo gjė e thėnė nė prezencėn e resulit s.a.u.s. tė cilėn ai nuk e ka kundėrshtuar, sipas ligjit Islam quhet sunnet i aprovuar, ajo ėshtė e vlefshme. Megjithatė resuli s.a.u.s. jo vetėm qė e pranoi thėnien e saj, por ai e pėrdori kėtė pėrgjigje pėr tė gjykuar nė se ishte ajo besimtare e vėrtetė.
6- Prova llogjike
Llogjikisht ėshtė e qartė se nė rastin kur dy gjėra ekzistojnė, njėra prej tyre ose duhet tė jetė pjesė e tjetrės dhe tė varet nė tė si atribut i saj ose ajo ekziston nga vetvetja, e ndarė nga tjetra. Kėshtu qė, kur Zoti krijoi botėn ose e krijoi atė brenda vetes sė Tij ose e krijoi atė jashtė vetes sė Tij. Mundėsia e parė ėshtė e papranueshme sepse ajo do tė thoshte se Zoti, Qenia Supreme e pakufizuar, ka brenda Vetes atributet e kufizuara tė mungesės dhe dobėsisė. Prandaj Ai (Zoti) duhet t’a ketė krijuar botėn jashtė vetes sė Tij, si njė qėnie e ndarė nga Ai, por qė varet nga Ai. E krijoi botėn jashtė vetes sė Tij, mundėsitė janė ose sipėr Tij ose poshtė Tij. M.q.s. eksperienca njerėzore asgjėkundi nuk konfirmon lutjen pėrposhtė dhe qenia nėn krijesa kundėrshton madhėrinė e Zotit, Zoti pra, duhet tė jetė mbi krijimin e Tij dhe i ndarė (si qenie) nga Ai. Pėrsa i pėrket thėnieve kontradiktore se Zoti as nuk ėshtė i lidhur me botėn e as i ndarė prej saj apo thėnies se Ai as nuk ėshtė nė botė as nuk ėshtė jashtė saj,[162] kėto thėnie jo vetėm qė janė kontradiktore por ato mohojnė dhe ekzistencėn e Zotit.[163] Kėto shprehje e ēojnė Zotin nė fushėn surealiste tė mendimeve tė njeriut ku tė kundėrtat mund tė bashkekzistojnė dhe e pamundura ekziston. (si p.sh. koncepti kristian i tre zotave nė njė sh.p.)
7- Konsensusi i dijetarėve tė hershėm
Thėniet e dijetarėve tė hershėm muslimanė qė vėrtetojnė se Allahu ėshtė mbi tė gjitha krijesat e Tij janė tė shumta pėr t’u pėrmendur nė kėtė pėrmbledhje. Dijetari i haditheve tė shekullit tė 15-tė, Edh-Dhahabi, shkruajti nė njė libėr tė titulluar “el-Uluu lil-Alii el-Adhiim” nė tė cilin ai mblodhi thėniet e mė shumė se 200 dijetarėve tė mėdhenj tė hershėm qė konfirmonin se Allahu ėshtė mbi tė gjitha krijesat e Tij.[164] Njė shembull i mirė pėr kėto thėnie gjendet nė tregimin e Mutiė’el-Balehis se kur ai pyeti Ebu Hanefin pėr mendimin e njė personi qė thoshte se ai nuk e dinte ku ishte Zoti i tij, nė tokė apo nė qiej. Ebu Hanefija u pėrgjigj: “Ai ka bėrė kufėr, sepse Allahu kė thėnė: “Mėshiruesi mbi Arsh qėndron.” (20:5) dhe Arshi i Tij ėshtė mbi 7 qiejtė.” Ai (el-Balehi) pastaj i tha: “Po n.q.s. ai thotė se Allahu ėshtė mbi Arsh, por ai nuk e di se ku ėshtė Arshi nė tokė apo nė qiej?” Ai (Ebu Hanifja) u pėrgjigj: “Ai ka bėrė kufėr sepse ai ka mohuar se Allahu ėshtė mbi qiejt dhe kushdo qė mohon se Allahu ėshtė mbi qiejt ka bėrė kufėr.”[165] Shumė qė “ndjekin” medhhebin Hanefi sot thonė se Zoti ėshtė kudo. Nė tė vėrtetė kėta nuk janė pasues tė medhhebit Hanefi sepse vetė Hanefija ėshtė shprehur se Allahu ėshtė mbi tė gjitha krijesat dhe sepse tė gjithė ata qė kanė pasuar me tė vėrtetė medhhebin Hanefi kanė besuar se Allahu ėshtė mbi krijesat e Tij. Gjithashtu ngjarja nė tė cilėn nxėnėsi kryesor i Ebu Hanefis, Ebu Jusuf, i tha Bishr el-Merisit[166] tė pendohej kur ai mohoi se Allahu ėshtė mbi Arsh ėshtė pėrmendur nė shumė libra tė shkruajtur gjatė asaj periudhe.[167]
Pėrmbledhje
Si pėrfundim mund tė themi me siguri, se sipas Islamit dhe parimeve tė teuhidit, kanė vend kėto pėrkufizime:
· Allahu ėshtė krejtėsisht i ndarė (si qenie) nga tė gjitha krijesat e Tij.
· Krijesat as nuk e rrethojnė Atė e as nuk janė mbi Tė.
· Ai, Allahu ėshtė mbi tė gjitha krijesat.
Kėto janė koncepte klasike pėr Allahun nė pėrputhje me Islamin. Janė shumė tė thjeshta, strikte dhe nuk lėnė shteg pėr ēdo lloj keqkuptimi, keqkuptime qė shpesh tė drejtojnė nė adhurimin e krijesave.
Nga ana tjetėr kėto koncepte nuk mohojnė se cilėsitė e Allahut veprojnė kudo midis krijesave tė Tij. Asgjė nuk i shpėton shikimit tė Tij, dijės sė Tij dhe fuqisė sė Tij.
Ashtu si ne qė me anė tė teknologjisė sė zhvilluar jemi nė gjendje tė ulemi rehat nė shtėpitė tona dhe tė shikojmė ngjarje qė ndodhin mjaft larg, ashtu edhe Allahu shikon, dėgjon dhe di gjithēka nė univers pa qenė brenda tij. Trasmetohet se Ibn Abasi ka thėnė: “Nė dorėn e Allahut, 7 qiejt, 7 tokat, gjithēka qė pėrmbajnė ato dhe gjithēka qė ėshtė midis tyre, ėshtė si njė farė mustardi nė njėrėn prej duarve tuaja.”[168] Ashtu si pulti i televizorit fuqia e Allahut vepron lirisht mbi tė gjitha elementėt e krijimit pa qenė Allahu brenda kėtyre elementeve. Nė fakt koncepti se Allahu ėshtė brenda krijesave ėshtė shirk nė teuhidin Esmaa ues-Sifaat sepse i jepen Allahut disa prej dobėsive tė njeriut. Njeriu ėshtė ai qė duhet tė jetė prezent nė njė ngjarje pėr t’a dėgjuar, shikuar, ditur dhe pėr tė vepruar nė tė. Dija dhe fuqia e Allahut nuk ka kufij. Tė gjitha mendimet e njeriut dihen prej Allahut bile edhe ndjenjat qė veprojnė nė zemrėn e tij i janė nėnshtruar kontrollit tė Allahut. Kjo ėshtė mėnyra nė tė cilėn duhen kuptuar ajetet qė tregojnė afėrsinė e Allahut. P.sh. Allahu thotė:
] و لقد خلقنا الإنسان و نعلم ما توسوس به نفسه و نحن أقرب إليه من حبل الوريد [
“Ne e kemi krijuar njeriun dhe e dimė se ē’pėshpėrit ai nė vetvete dhe Ne jemi mė afėr tij se damari i qafės sė tij.” (50:16)
dhe
] يأيها الذين ءامنوا استجيبوا لله و للرسول إذا دعاكم لما يحييكم و اعلموا أن الله يحول بين المرء و قلبه و أنه إليه تحشرون [
“O ju qė besuat, pėrgjigjuni (thirrjes) sė Allahut dhe tė tė dėrguarit kur ai (i dėrguari) ju fton pėr atė qė ju jep jetė (fenė e drejtė), dhe t’a dini se Allahu ndėrhyn ndėrmjet njeriut dhe zemrės sė tij, dhe se ju do tė tuboheni tek Ai.” (8:24)
Pjesa e ajetit ku thuhet se Allahu ėshtė te njeriu mė afėr se damari i qafės sė tij nuk duhet kuptuar sikur Allahu ėshtė brenda njeriut. Ajo thjesht tregon se asgjė nuk i shpėton dijės sė Allahut, bile edhe mendimet e brendėshme tė njeriut, dhe se asgjė nuk ėshtė pėrtej fuqisė sė Allahut pėr tė ndryshuar dhe kontrolluar bile edhe ndjenjat e zemrės. Ashtu siē Allahu thotė:
] أ و لا يعلمون أن الله يعلم ما يسرون و ما يعلنون [
“A thua nuk e dinė ata se Allahu e di ē’ka e fshehin dhe atė ē’ka e publikojnė?” (2:77)
] … و اذكوروا نعمت الله عليكم إذ كنتم أعداء فألف بين قلوبكم فأصبحتم بنعمته إخوانا … [
“… Pėrkujto nimetin e Allahut ndaj jush kur ju (para se tė pranonit Islamin) ishit tė armiqėsuar, e Ai bashkoi zemrat tuaja e ashtu me dhuntinė e Tij aguat tė jeni vėllezėr …” (3:103)
Resuli s.a.u.s. shpesh bėnte duanė:
"يا مقلب القلوب ثبت قلبي على دينك"
“Jaa mukalib el-kulub (o Nryshus zemrash) thebit kalbi alaa diinik (bėje tė qėndrueshme zemrėn time nė fenė Tėnde)” [169]
Nė mėnyrė tė ngjashme ajetet si,
] … ما يكون من نجوى ثلاثة إلا هو رابعهم و لا خمسة إلا هو سادسهم و لا أدنى من ذالك و لا أكثر إلا هو معهم أين ما كانوا … [
“… Nuk bėhet bisedė e fshehtė mes tre vetave e tė mos jetė Ai i katėrti; e as mes pesė vetave e tė mos jetė Ai i gjashti, e as mes mė pak vetave dhe as mes mė shumė vetave, e tė mos jetė Ai me ta kudo qė tė jenė…” (58:7)
duhen kuptuar sipas kontekstit tė tyre. Duke lexuar pjesėn paraprirėse tė ajetit,
“A nuk e di ti se Allahu di ēka nė qiej dhe ēka nė tokė!?…” (58:7)
gjithashtu dhe pjesėn pėrmbyllėse tė ajetit
“…Pastaj nė ditėn e kijametit i njofton ata me atė qė kanė punuar. Allahu ka pėrfshirė ēdo send nė dijen e vet.” (58:7)
Nė kėtė mėnyrė bėhet e qartė se kėtu Allahu e ka fjalėn pėr dijen e Tij dhe jo pėr faktin se Qenia e Tij ėshtė prezent midis njerėzve, sepse Ai ėshtė mbi dhe pėrtej krijesave tė Tij.[170] Pėrsa i pėrket thėnies qė i ėshtė mveshur resulit s.a.u.s., “Qiejtė dhe toka nuk mund t’a pėrmbajnė Allahun, por zemra e besimtarit tė vėrtetė e pėrmban Atė”, kjo thėnie nuk ėshtė e vėrtetė. Por edhe n.q.s. mbyllim njė sy dhe marrim kuptimin e saj nuk ka mundėsi qė njė njeri me arsye tė nxjerrė prej saj pėrfundimin se Allahu ėshtė brenda njeriut. N.q.s. zemra e besimtarit do pėrmbante Zotin, besimtari ėshtė brenda qiejve dhe tokės pra qiejt dhe toka do e pėrmbanin Allahun, gjė qė kundėrshtohet nga vetė kjo thėnie.
Pra, nė pėrputhje me pikėpamjen e Islamit tė bazuar nė Kur’an dhe sunnetin e resulit s.a.u.s., Allahu ėshtė mbi tė gjitha krijesat. Ai nuk ėshtė nė asnjė mėnyrė brenda krijesave dhe as krijesat brenda Tij ose pjesė e Tij, por dija, mėshira dhe fuqia e Tij e pakufizuar veprojnė mbi ēdo pjesė tė krijimit pa pengesėn mė tė vogėl.[171]
[141] Ky atribut ėshtė “el-Uluu” qė do tė thotė lartėsi.
[142] Zanafilla 33:24-30
[143] Xhon R.Hinnells. Fjalori i feve (Englang: Penguin Books 1984) f.67-8.
[144] Collier’s Enciklopedia v.12 f.130. Shiko artikullin e Santa Rama Rau “Banaras: Qytet Indian i Dritės.” National Geographic, shkurt 1986 f.235.” Njė natyrė hyjnore duale, Shiva shkatėrron dhe gjithashtu krijon. Lingamėt, tė bėrė zakonisht prej druri, janė simbole qė kanė formėn e penisit, paraqesin fuqinė rigjeneruse tė zotit. Lingamė gjigandė janė karakteristikė e pėrbashkėt e tempujve. Lingami shfaqet mbi njė bazė rrethore, e quajtur Joni (organi femėror), qė paraqet Shektin, gjysmėn femėrore tė zotit dhe njė burim tė energjisė hyjnore. Nė sensin mė tė gjerė Lingami simbolizon tėrėsinė e universit tė hindusve… Nė njė cermoni tė zakonshme hinduse, prifti zbukuron Lingamin me lule, e lyen dhe e fėrkon me gjalpė tė pėrpunuar dhe e lan atė me qumėsht dhe ujė.”
[145] Kjo shkollė e merr emrin nga Ebul-Hasan El-Eshaari (873-935 e.s.).
[146] A.J.Arberry, Muslim Saints and Mistics f.266-271.
[147] Enciklopedia e shkurtėr e Islamit f.454-455.
[148] Ibid f.94-5.
[149] Ibn Arabiu e pėrshkruan Allahun si mė poshtė “Lavdia qoftė pėr Atė qė i bėri tė gjitha gjėrat tė shfaqen duke qėnė esenca e tyre.” (shiko: Ibn Arabi el-Futuhaat el-Mekije, Abdur-Rahman el-Uakkil f.35 botimi i 3-tė).
[150] Elija Muhammed, “Shpėtuesi jonė ka arritur.” F.26,56,57.39,46.
[151] E.u. Essien-Undom. Black Nationalism f.32.
[152] Trasmetuar nga Ebu Hurejre mbledhur nga Buhari (S.Buhari v.8 f.369-90 n.597) dhe Muslim (S.Muslim eng-trans v.4 f.1399 n.6429).
[153] Emri Miraazh nga ana gjuhėsore do tė thotė shkallė dhe ai ėshtė mjeti qė ngjiti resulin s.a.u.s. pėrmes qiejve. Megjithatė, edhe ngritja vetė kryesisht quhet me kėtė emėr. (Arabic eng-Lecion v.2 f.1966-7)
[154] Shiko S.Buhari v.9 f.449-50 n.608 dhe Sahih Muslim v.1 f.103-4 n.313.
[155] Akide Tahauije f.285-6.
[156] Mbledhur nga Buhari (S.Buhari v.9 f.386 n.525), Muslimi (S.Muslim eng-trans v.1 f.306 n.1320) dhe Nesaiu.
[157] Mbledhur nga Buhari (S.Buhari v.9 f.382 n.518) dhe Muslim (S.Muslim eng-trans v.4 f.1437 n.6628).
[158] Treguar nga Enesi dhe mbledhur nga Buhari S.Buhari v.9 f.382 n.517.
[159] Sunnan Ebu Dauud eng-trans v.3 f.109 n.3883.
[160] Buhari, Muslimi dhe Ebu Dauudi mblodhėn njė hadith nga Ebu Hurejre nė tė cilin resuli s.a.u.s. thotė: “Kur tė godisni (tė tjerėt) shmangni fytyrėn.” (S.Muslim v.4 f.1378 n.6321-6 dhe Ebu Dauud eng-trans v.3 f.1256 n.4478). Resuli s.a.u.s. ka thėnė “Shlyerja e goditjes me shpullė ose e rrahjes sė njė skllavi ėshtė t’a lirosh atė.” Sahih Muslim v.3 f.882 n.407-8 .
[161] Sahih Muslim eng-trans v.1 f.271 n.1094.
[162] Shiko Haashijah Biijuurii Xhauhara f.58
[163] Akide Tahauuije f.290. Shiko Ahmed ibn Hambel “Er-Radd ‘Alaa el-Xhehmije.”
[164] Muhtesar el-Uluu f.5.
[165] Treguar nga Ebu Ismail Ensarii nė librin e tij el-Faaruk dhe cituar nė Akide Tahauuije f.288.
[166] Bishr (v.833) nga Bagdati ishte dijetar Mutazilitė shiko el-A’laan v.2 f.55 nga Hairuddin ez-Ziriklii.
[167] Treguar nga Abdur-Rahman ibn Ebii Hatim dhe tė tjerėt shiko Akiideh et-Tahaaauije. f.288.
[168] Akide Tahauuije f.281.
[169] Mbledhur nga Tirmidhi dhe sipas Albanit ėshtė Sahih. Sunnan Tirmidhi v.3 f.171 n.1792.
[170] Ahmed ibn Husein Bejhaki. Kitaab El-Esmaa ues-Sifaat f.541-2.
[171] Umar Eshkar, Akide fii Allah f.171.
Krijoni Kontakt