Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 28
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084

    Incidenti në rrugë, përjashtohen nga policia dy nipat e kryeministrit Berisha

    Prokuroria e Tiranës ka filluar procedimin penal për vëllezërit Berisha dhe 21-vjeçarin Ruçi, pas incidentit

    Procedim penal nipave të Berishës

    Dritan Berisha: Policia sqaroi ngjarjen, por unë nuk kam qenë shkaktar i incidentit

    Dashamir Biçaku

    TIRANE- “Po, ka ndodhur një incident, por që tashmë është sqaruar dhe policia ka kryer veprimet e saj mbi këtë ngjarje”. Kështu ka pohuar për “Shekullin” nipi i kryeministrit, Dritan Berisha, i cili pretendon megjithatë se incidenti është fryrë nga mediat. Punonjësi i zyrës së Interpol-Tiranës nuk ka dashur të komentojë më gjatë ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, në afërsi të hotel “Dajtit”. Ndërkaq, policia e Tiranës ka sqaruar nëpërmjet një njoftimi zyrtar incidentin që solli procedimin penal si për nipat e Berishës, ashtu edhe për studentin 21-vjeçar. Sipas këtij njoftimi, mësohet se incidenti ka ndodhur mes vëllezërve Dritan dhe Agron Berisha e Nelson Ruçit, pas fërkimit të makinave të tyre. Mësohet se vëllezërit Berisha, të dy punonjës të Policisë së Shtetit, udhëtonin me automjetin e markës “Mercedez- Benz”, me targa TR 8133. Makina e drejtuar prej Nelson Ruçit ka qenë një “Mercedez- Benz E Class 220”, me targa TR 4016 K, i drejtuar nga Nelson Ruçi. 41-vjeçari Dritan Berisha ka mohuar të ketë qenë ai shkaktari i incidentit me armë, të ndodhur mbrëmjen e të mërkurës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, por nga ana tjetër, zyrtarët e policisë së Tiranës kanë pohuar se kishin bllokuar dy armë pistoleta, të tipit “Bereta”, që u përkisnin dy vëllezërve Dritan dhe Agron Berisha, përkatësisht specialist i zyrës së Interpolit si dhe oficer i Policisë Gjyqësore, pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
    Ngjarja
    Mbrëmjen e të mërkurës, rreth orës 21:00, Dritan Berisha dhe vëllai i tij, Agroni kanë qenë duke udhëtuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa pranë semaforit, automjeti i vëllezërve Berisha është konfrontuar me atë të drejtuar nga 21- vjeçari Nelson Ruçi. Për shkak të fërkimit të automjeteve, këto të fundit janë dëmtuar, pa shkaktuar dëme në protagonistët e incidentit. Menjëherë pas incidenit, dy vëllezërit i janë prezantuar 21- vjeçarit Ruçi si oficerë policie. Pas kësaj mësohet se palët kanë shkëmbyer grushta mes tyre dhe janë goditur keqas me njëri- tjetrin. Pas grindjes dhe shkëmbimit të grushtave, Nelson Ruçi ka tentuar të largohet nga vendngjarja me automjetin e tij, i cili ka pasur të thyer xhamin e pasmë për shkak të fërkimit me makinën e vëllezërve Berisha. Pikërisht pas kësaj tentative, njëri nga vëllezërit Berisha, pikërisht Dritani, ka qëlluar dy herë në ajër me armën “Bereta”, pjesë organike e punës së tij. Ndërkaq menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur oficerët e policisë gjyqësore të komisariatit nr.1, të cilët edhe kanë nisur veprimet hetimore për zbulimin dhe zbardhjen e të vërtetës së ngjarjes së ndodhur.
    Hetimi
    Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, ekspertët e policisë kanë bllokuar dy gëzhoja të dala nga një armë “Beretë”, që sipas policisë i përkasin armës së Dritan Berishës. Po kështu, policia ka bllokuar edhe dy automjetet e protagonistëve të incidentit, në gjendjen në të cilën ato kanë qenë. Ndërkaq, veç ekspertëve dhe hetuesve të policisë kriminale të komisariatit nr.1 dhe të drejtorisë së Policisë së Tiranës, këqyrje të vendit të ngjarjes kanë kryer edhe ekspertët dhe specialistët e policisë rrugore të kryeqytetit për të përcaktuar shkaktarin e mundshëm të incidentit të ndodhur mes mjeteve, që më vonë ka precipituar në një konfrontim e më pas me të shtëna arme në ajër. Pasi kanë marrë edhe dëshmitë e tre të shoqëruarve, policia e Tiranës ka filluar procedimin penal si për nipërit e kryeministrit Berisha, ashtu edhe për Ruçin 21-vjeçar. Policia e Tiranës ia ka kaluar materialet e kësaj çështjeje prokurorisë së kryeqytetit, e cila do të vendosë për fatin e këtij procedimi si për vëllezërit Berisha ashtu edhe për Nelson Ruçin.

    BERISHA

    Nipi i kryeministrit Sali Berisha, punonjës në zyrën e Interpolit, ka pranuar incidentin e ndodhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, megjithëse ka shtuar se ai apo vëllai i tij nuk kanë qenë shkaktarë të incidentit

    POLICIA

    Pasi ka marrë dëshmitë e tre protagonistëve të incidentit, policia e Tiranës, në bashkëpunim me organin e akuzës ka filluar procedimin penal në gjendje të lirë për dy nipat e kryeministrit dhe 21-vjeçarin Ruçi

    23/06/2006
    KATEGORIA: Kronike nga Tirana

    Shekulli

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e PRI-LTN
    Anëtarësuar
    12-06-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    671
    Une tek Top-channel e degjova ndryshe lajmin.

    Njeri nga nipat e kryeministrit kishte qelluar ne drejtim te studentit nga Vlora, tregoi te filmuar dhe 2 vrimat e plumbit ne makinen tip "Audi 80" te studentit. Nipat e Berishes thuhej se ishin me nje makine tip "Land Rover" te sekuestruar gjate nje operacioni te policise dhe qe mbahej ne menyre abuzive nga njeri prej vellezerve Berisha i cili e kishte "pajisur" dhe me targa POLICIA.

    Te dy vellezrit, jane pezulluar perkohesisht nga detyra dhe ndiqen ne gjendje te lire.

    Nuk e kam idene se cili nga 2 burimet eshte me prane te vertetes.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Perjashtohen nga rradhet e policise nipat e kryeministrit Berisha. Ministria e Brendshme: Cenuan dinjitetin e policisë

    Nga Elona Mamushi

    TIRANE (23 Qershor)- Perjashtohen nga rradhet e policise oficeri i INTERPOL Tirana, Dritan Berisha dhe ai Policise Gjyqesore te Antikrimit te Organizuar Agron Berisha. Vendimi per perjashtimin e vellezerve, nipat e kryeminsitrit, eshte marre nga Ministria e Brendshme, pas nje incidenti te ndodhur dy dite me pare prane Parkut “Rinia”, protagoniste te se cilit ishin vellezerit Berisha. Ka qene Ministri i Brendshem Sokol Olldashi ai qe ka firmosur perjashtimin e dy efektivave te policise me motivacionin “Për thyerje të rëndë të disiplinës, duke kryer veprime që cënojnë dinjitetin e punonjësit të policisë”.

    Dy nipat e kryeministrit Sali Berisha u perfshine dy dite me pare në një incident me armë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë përballë tavernës “Dajti”. Vëllezërit, Dritan dhe Agron Berisha, kanë nxjerrë armët gjatë grindjes për motive banale me studentin nga Vlora Nelson Ruci, drejtuesi i një mjeti tjetër. Gjithcka nisi kur automjetet e paleve ne konflikt u afruan shume me njeri-tjetrin dhe per kete shkak nga brenda tyre jane degjuar sharje ne adrese te shofereve. Konflikti degjeneroi ne goditje me grushte, ndersa Dritan Berisha qelloi dy here me armen e tij ne ajer ne momentin kur Ruci tentoi te largohet. Grindja coi ne ndalimin e 2 efektivave te policise e bashke me ta dhe te studentit vlonjat. (/Balkanweb)


    Balkanweb

  4. #4
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Dy më pak nga ÇIFLIGU qeveri e Berishës.
    Ja të shohim ç'do kakarisin ata që na vlerësojnë lart Berishoviçin dhe të na flasin pak për profesionizmin e nipave të bacës së tyre në policinë e çifligut Berishoviç.
    Kanë gojë e flasin për korupsion këta lloj monstrash të arratisura nga malet.
    Thërret HAJDUTI : "kapeni hajdutin"
    Mjerë ai studenti i gjorë, se do ti ketë në qafë një jetë deri sa ti marrin "hakun"

  5. #5
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Pse duhet te degjenerojne ngjarje te tilla ne sherr dhe arme? Pse nuk presin sa te vije policia per hetim? Cfare rrace agresive.

    Kane zbrit nga mali dhe ju duket vetja se mund te bejne gjithcka per sa kohe kane bacen ne kullen e fildishte.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e PRI-LTN
    Anëtarësuar
    12-06-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    671
    Po cfare policie te prisnin ata? Ata ishin vete policia, ishin edhe gjykata, ishin dhe ekzekutuesit.
    Studenti pretendon se ata e kane qelluar per ta vrare.

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    29-09-2004
    Postime
    1,466
    Citim Postuar më parë nga Humdinger
    Dy më pak nga ÇIFLIGU qeveri e Berishës.
    Ja të shohim ç'do kakarisin ata që na vlerësojnë lart Berishoviçin dhe të na flasin pak për profesionizmin e nipave të bacës së tyre në policinë e çifligut Berishoviç.
    Kanë gojë e flasin për korupsion këta lloj monstrash të arratisura nga malet.
    Thërret HAJDUTI : "kapeni hajdutin"
    Mjerë ai studenti i gjorë, se do ti ketë në qafë një jetë deri sa ti marrin "hakun"
    Si pas teje humdinger kush jane ata politikane ne shqipri qe jane te ndershem?

  8. #8
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    Citim Postuar më parë nga Humdinger
    Dy më pak nga ÇIFLIGU qeveri e Berishës.
    Ja të shohim ç'do kakarisin ata që na vlerësojnë lart Berishoviçin dhe të na flasin pak për profesionizmin e nipave të bacës së tyre në policinë e çifligut Berishoviç.
    Kanë gojë e flasin për korupsion këta lloj monstrash të arratisura nga malet.
    Thërret HAJDUTI : "kapeni hajdutin"
    Mjerë ai studenti i gjorë, se do ti ketë në qafë një jetë deri sa ti marrin "hakun"
    Berisha (me ane te Olldashit) i perjashtoi nga Policia e Shtetit si te padenje te dy nipat e tij !!!
    Ne kete rast ai thirri "hajduti" dhe e kapi hajdutin...

    Veprim normal per nje kryeminister qe ka tolerance zero ndaj korrupsionit, te korruptuarve dhe nepotizmit...
    Nje rast me shume per ta pershendetur Berishen...

    Shembuj te tille kur shpaten e ligjit e vervit mbi te "vetet" Berisha ka dhene dhe jep vazhdimisht...
    Prandaj te jemi me racionale ne ato qe themi ketu, rrini shtrember dhe flisni drejt edhe pse mund te mos e honepsni Berishen...Ne rastin konkret ka treguar pergjegjshmeri maksimale qeveria e tij (Ministria e Brendeshme ne kete rast)...

    ps. keni ndonje sugjerim apo alternative se cfare duhet te bente tjeter ( dhe nuk e beri ) ne kete rast kryeministri ???
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e PRI-LTN
    Anëtarësuar
    12-06-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    671
    Te beje ate qe i keshillonte te benin dhe Arta Dade, Gramoz Ruci apo Namik Dokle, kur familjaret e tyre ishin protagoniste te te tilla ngjarjeve.

  10. #10
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Citim Postuar më parë nga Diversant
    Si pas teje humdinger kush jane ata politikane ne shqipri qe jane te ndershem?
    Gjendja e Shqiperise, trazirat, pasiguria, krimi qe sundon ne sfond duhet te jete pergjigjja e pyetjes tuaj.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  2. I penduari i bandes se Durresit: Deputeti i PDK-se, Aleks Keka, korrier droge
    Nga daniel00 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 132
    Postimi i Fundit: 28-10-2009, 03:41
  3. Mbulimi i krimeve te kryera gjate luftes ne Kosove
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-01-2009, 07:43
  4. Interpoli Spanjoll dhe Portugez mbi Sokol Olldashin
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 30-04-2007, 23:18
  5. Policia e vret. Kush do ta mbrojë qytetarin shqiptar...
    Nga ex-x në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 26-08-2003, 04:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •