Intervista/ Sali Lusha rrėfen pėrse u kthye para zgjedhjeve
"Ju tregoj marrėdhėniet e mia me Sali Berishėn"
Laureta RRYĒI, Etleva DELIA
Pėr Sali Lushėn dy janė gjėrat mė tė shenjta qė ka pasur, ka dhe do tė ketė deri kur t'i ndalet fryma. E para, ka tė bėjė me njė besėtytni qė ai e ruan me fanatizėm nga vendlindja e tij dhe e dyta, ėshtė lidhur fort me Partinė Demokratike. Ky ėshtė dhe mendimi i parė qė krijojmė pėr tė sapo na tregon pėr tatuazhin nė pjesėn e dorės sė majtė dhe atė qė e ka gdhendur nė anėn e zemrės. 52-vjeēari qė nuk duket aspak si i tillė, ka veshur njė kėmishė bojėqielli me viza tė bardha dhe njė palė pantallona serioze qė i kanė hije. Ndryshe nga ē'kishim dėgjuar pėr tė, na pret me shumė mirėsjellje dhe mundohet tė na tregojė me detaje jetėn e tij. Sali Lusha ėshtė nga ata pak njerėz qė pėr kreun e Partisė Demokratike, Sali Berishėn, sakrifikon jetėn dhe familjen e tij.
"Ai ėshtė kryeministėr i Shqipėrisė dhe ėshtė nė vendin qė i takon", shprehet Lusha duke treguar kėshtu dhe vlerėsimin qė ka pėr "idhullin e tij". Nė njė intervistė ekskluzive pėr "Tirana Observer", 52-vjeēari rrėfen si i ka marrėdhėniet me kryeministrin Sali Berisha, si dhe pėrse u kthye nė Shqipėri para zgjedhjeve. Nė fund, ai lėshon njė akuzė pėr punonjėsit e rendit: Nė polici ka shumė vrasės.
A mund tė mė flisni pak pėr jetėn tuaj?
Quhem Sali Lusha. Kam lindur nė Tropojė, mė 12 qershor 1955. Nė familjen time kemi qenė 7 fėmijė. Tani jam i martuar, kam 3 fėmijė. Shkollėn 8-vjeēare dhe atė tė mesme e kam mbaruar nė Tropojė, mė pas kam vazhduar Institutin e Fizkulturės nė Durrės. Pėr herė tė parė jam arrestuar nė vendin tim tė lindjes, me akuza nga mė tė ndryshmet. Qė nė moshėn 16 vjeē kam qenė antikomunist. Nė Tropojė, nė ato vite kur isha nė moshė fare tė re lexoheshin pėr njė ditė mbi 250 fletė-rrufe qė ishin pėr mua. Ato vinin nga organizatat e rinisė sė asaj kohe, tė cilat ishin nga tė gjitha fshatrat. Nuk isha nė gjendje, jo unė, po askush qė tė kthente pėrgjigje. E kėshtu me radhė vinin fletė-rrufetė se pėrse nuk iu kisha kthyer pėrgjigje. Qė atėherė kisha vėrejtje tė ndryshme, si pėr mėnyrėn e tė veshurit nė atė kohė, mėnyrėn se si i perceptoja unė rregullat e atij regjimi, etj. Tė gjitha kėto vėrejtje i kam marrė nė moshėn 17-18 vjeē, nė kohėn kur banoja nė qytetin e Bajram Currit.
Po nė Tiranė kur keni ardhur?
Nė Tiranė kam ardhur nė vitin 1992. Ndėrkohė qė nė vitin '91 jam liruar nga burgu, ku kam qenė i dėnuar me 12 vjet. U lirova me rastin e amnistisė.
A jeni pėrfshirė nė grupet e aktivistėve tė parė tė Partisė Demokratike?
Po. Jam pėrfshirė dhe kam qenė njė nga pjesėmarrėsit mė aktiv, tė cilėt kanė kontribuar pėr demokracinė. Po kėshtu kam qenė shok dhe mik i ngushtė i Azem Hajdarit. Njiheshim prej kohėsh dhe e kam pasur shumė mik. Vazhdova miqėsinė me tė dhe ai mė pėrfshiu nė strukturat e partisė.
Kur u bėrė pjesė e Gardės?
Nė vitin 1994 kam filluar punė nė Gardėn e Republikės.
Shpeshherė ju jeni cilėsuar si badigard i Presidentit tė asaj kohe, zotit Sali Berisha. Si ėshtė e vėrteta?
Jo, unė i kam ndenjur afėr nė vitin '97, me shokėt dhe me miqtė e mi, duke parė kėrcėnimin dhe rrezikun qė i kanosej Presidentit. I kam ndenjur afėr nė tė gjitha drejtimet, por jo si badigard, thjesht si punonjės i Gardės dhe natyrisht edhe nė mėnyrė shoqėrore. E kam ndjerė dhe e ndjej si detyrim tė kujdesem pėr jetėn e Sali Berishės.
Ēfarė mbani mend nga trazirat e kėtij viti?
Netėt e atij viti pėr mua janė netėt mė tė paharruara. Kemi marrė tė gjitha institucionet nė ruajtje, Bankėn e Shtetit, Arkivin dhe ēdo institucion tjetėr. Kishim 12 ditė qė nuk ndėrroheshim. Nuk kishim asnjė kontakt me familjen. Flinim tė gjithė nėpėr makina, duke lėvizur nėpėr tė gjitha rrugėt e Tiranės. Mė kujtohet njė natė, qė bashkė me dy shokėt e mi kemi shkuar tek shatėrvani nė qendėr pėr tė larė kėmbėt, qė po t'i thuash dikujt, edhe sot s'besoj se e beson. Ne kemi marrė informacione nga mė tė ndryshmet dhe duhej tė qėndronim vigjilent nė ēdo kohė.
Pasi kaluam trazirat e '97-s, me ēfarė u more? A hoqe dorė nga Garda?
Pa kaluar tri ditė nga ndėrrimi i pushteteve, mė arrestuan duke dalė nga shtėpia. Ata u justifikuan duke mė akuzuar pėr armėmbajtje pa leje, por ishte akuzė shumė qesharake, pasi unė isha ende njė punonjės i Gardės dhe normalisht nuk kisha bėrė dorėzimet. Ne akoma nuk i kishim dorėzuar armėt. Mė mbajtėn 72 orė nė qeli dhe mė liruan. Pasi u lirova, u arrestova prapė edhe dy herė tė tjera dhe u lirova prapė. Mė pas dola jashtė shtetit, ndenja 4-5 muaj nė Turqi dhe 2 muaj nė Kosovė.
Kur u kthyet nė Shqipėri?
Kur jam kthyer unė kanė qenė zgjedhjet lokale tė vitit 2001. Njė natė para zgjedhjeve mė kanė arrestuar. Pėrfundimisht u detyrova tė largohem pėr nė Belgjikė. Kam ikur bashkė me familjen, me njė skaf. Shkova atje dhe mora azil politik.
Pse shkuat me skaf atje?
Shkova me atė mėnyrė, pasi ishte njė natė shumė e keqe dhe s'kishte mėnyrė tjetėr. Njė miku im u detyrua tė mė largonte pasi nuk kishte rrugė tjetėr, ose sipas informacioneve qė mė kishin ardhur, unė rrezikohesha bashkė me familjen qė tė na vrisnin. Po sipas kėtyre informacioneve pėr jetėn time kishin dhėnė shumė oferta. I kisha informacionet shumė tė sigurta.
Nga kush kishin ardhur kėto urdhra sipas jush?
Urdhrat kishin ardhur nga strukturat e Ministrisė sė Rendit tė asaj kohe. Kjo pasi unė isha dėshmitari kryesor i ēėshtjes "Hajdari".
Ju jeni cilėsuar si dėshmitari kryesor i vrasjes sė Azem Hajdarit. Ēfarė mbani mend nga ajo natė?
Ajo natė ka qenė shumė e tmerrshme pėr mua. Vetėm dy minuta para se ta vrisnin, unė e kam takuar tek shkallėt e selisė. Kam qenė unė i pari qė e kam marrė me duart e mia, por ishte shumė vonė.
Po kur u shkėmbyet te shkallėt, ēfarė biseduat, apo vetėm sa u pėrshėndetėt?
U pėrshėndetėm dhe mė tha "dil pak jashtė se njė makinė ėshtė poshtė zyrės sė Doktorit". Unė sa shkėmbeva dy fjalė me Genc Pollon te dera e zyrės, dola me vrap poshtė. Sa kam zbritur poshtė kam parė hijet e disa personave qė lėvizėn nė anėn tjetėr tė selisė dhe sa kam dalė nė qoshe tė rrugės, kam dėgjuar disa breshėri armėsh.
A mundi Azemi t'iu thoshte diēka kur shkuat pranė tij?
Ai kishte ndėrruar jetė nė ato momente. Kur unė u afrova tek ai, gjithēka kishte marrė fund. Unė isha vetėm 10 metra larg atij nė momentin qė u vra. Duke qenė se isha dėshmitari kryesor nė atė ngjarje, mė erdhėn shumė oferta pėr t'u larguar nga Shqipėria, por nuk pranova.
Nga kush iu erdhėn kėto oferta?
Nga prokuroria norvegjeze apo dhe institucione tė tjera. Mė thanė qė tė largohesha bashkė me familjen time dhe unė nuk pranova. Mė kėrkuan qė tė mė sjellin roje te shtėpia dhe as pėr kėtė nuk pranova. Mendova qė le tė ndodhė ēfarė tė dojė, por unė nuk dua roje nė shtėpi. Ashtu vepruan. Nuk mė sollėn roje. Unė jam dėshmitari kryesor i njė prej ēėshtjeve mė tė rėndėsishme, megjithatė nuk dua qė tė ruhem nga askush.
A mendoni se pėr atė ēėshtje u vendos ashtu siē duhej?
Jo. Nuk ka dalė e vėrteta e asaj ēėshtjeje. Vetėm njė pjesė e saj, por nuk ka shkuar deri nė fund. Ekzekutori ai ėshtė, ai qė po vuan dėnimin. Le tė thonė ēfarė tė duan, sepse kėrkojnė lirinė e tyre. Pėr mua le tė dalin qė nesėr nga burgu, nuk mė interesojnė ata, por e vėrteta vėrteton se ata persona janė tė implikuar nė vrasjen e Azemit dhe pėr fat tė keq jo vetėm nė kėtė, por edhe nė tė tjera.
Pėr vrasjen e Azem Hajdarit jo vetėm pėrfaqėsuesit e akuzės, por edhe politikanė tė partive tė ndryshme kanė dhėnė versione tė ndryshme. Njė ishte qė mund tė kishte qenė nga SHIK-u, njė herė vetė PD-ja, etj. Sali Lusha e di se kush ka dashur ekzekutimin e Azem Handarit?
Pėr Partinė Demokratike nuk bėhet fjalė qė mund tė ketė kėrkuar ekzekutimin e Azemit. Gjithēka ėshtė dora e fuqishme e pushtetit qė ishte nė fuqi. I implikuar nė kėtė ēėshtje pėr mua ėshtė komplet SHIK-u i asaj kohe. Tri ditė para ngjarjes kanė qenė nė Tropojė, nė katin e dytė tė njė hoteli, kanė ngrėnė bukė, Skėnder Gjinushi bashkė me atė qė ka ekzekutuar Azemin, vetė i tretė. Nė njė kohė qė shefin e Komisariatit tė Tropojės, Fatmir Metėn, nuk e kanė lėnė tė marrė pjesė nė kėtė bisedė. Meta ėshtė arrestuar me pa tė drejtė nė atė kohė, megjithėse doli duke marrė pafajėsinė. Sipas meje, ekzekutimi i Azem Hajdarit ka ardhur pas asaj bisede qė ėshtė bėrė nė njė nga hotelet e Tropojės.
Mė pas ju ishit njė ndėr tė akuzuarit qė mbante dosja e tretė pėr trazirat e "14 shtatorit". Ēfarė pozicioni keni pasur ju nė ato trazira?
Ne kemi marrė pjesė atė ditė nė varrim. Policia na goditi dhe ne u mbrojtėm. As nuk kemi vrarė dhe as nuk kemi plagosur njeri. Gjithēka ka ndodhur nė afėrsi tė Kryeministrisė. Ēdo gjė ėshtė e filmuar dhe e dokumentuar. Ekspertiza qė u bė para tre muajsh na ka nxjerrė tė gjithėve tė pafajshėm. Gjithė policia ka dalė dėshmitare, duke thėnė qė ne nuk kemi qėlluar, por kemi mbrojtur policinė. Ēdo provokim qė ėshtė bėrė nė atė periudhė, ka qenė manipulim i SHIK-ut.
Mė pas ke vendosur qė tė shkosh nė Belgjikė. Pėr sa kohė ke jetuar atje?
Po, kam jetuar atje rreth 4 vjet e gjysmė, bashkė me familjen time. Kam fituar azilin politik, kam nxjerrė edhe pasaportėn.
Ndėrkohė a kishit informacione se ēfarė bėhej me zhvillimet politike kėtu nė Shqipėri?
Po, isha nė kontakt me tė gjitha gjėrat qė ndodhnin nė Shqipėri dhe interesohesha pėr ēdo ngjarje.
Pastaj vendosėt qė tė ktheheshit para zgjedhjeve tė 3 korrikut. Pse zgjodhėt pikėrisht kėtė kohė pėr t'u kthyer?
Doja qė tė isha kėtu. Duke ndjekur nga larg tė gjitha zhvillimet politike, isha i sigurt qė ata qė ishin nė pushtet do binin dhe s'do kishin forcė pėr tė fituar mė. Isha shumė i sigurt qė do tė fitonte PD-ja. Nė kėtė moment fitoreje nuk mundesha dot t'i gėzohesha prej larg.
Me ēfarė jeni kthyer nga Belgjika dhe a kishit probleme?
Jo. Kam ardhur nėpėrmjet Malit tė Zi dhe pa hasur asnjė lloj problemi.
Njė muaj e gjysmė pasi fitoi Partia Demokratike, ju shoqėroheni pėrsėri nga policia. Cila ishte arsyeja qė ju ndaluan?
Po ėshtė e vėrtetė. Unė u shoqėrova pasi akoma nuk ishte bėrė plotėsisht ndėrrimi i pushteteve dhe akoma edhe sot nė disa segmente tė caktuara nuk ėshtė bėrė akoma. Por ėshtė e vėrtetė gjithashtu, qė po kėta persona qė mė kanė arrestuar disa herė, vazhdojnė tė drejtojnė disa institucione shumė tė rėndėsishme. Janė tre persona. Njė prej tyre punon nė SHKB dhe ėshtė shpėrblyer pėr vrasjen e vėllait tim me 20 mijė dollarė, njė tjetėr ėshtė shef komisariati dhe njė tjetėr qė ėshtė prapė punonjės policie, edhe kėta tė implikuar nė vrasjen e vėllait. Janė kėta persona qė prapė kėrkojnė qė tė mė arrestojnė dhe tė mė manipulojnė mua. Unė e them me shumė bindje se nė polici ka shumė vrasės tė cilėt kanė dhėnė urdhrat dhe sot janė funksionarė. Ata duhen shporrur nga policia e shtetit dhe duhet tė marrin dėnimin e merituar. Ata e dinė vetė se cilėt janė. Pėr kėta u kam dhėnė informacione edhe drejtuesve aktualė tė Ministrisė sė Brendshme. Mė vjen shumė mirė qė policia ka filluar tė arrestojė tė gjithė personat qė janė nė kėrkim dhe po punohet shumė mirė nė kėtė drejtim. Por duhet qė tė mos kapen sekserėt, por kokat e mėdha.
Po kur iu ndaloi policia, me ēfarė justifikimi iu ndaluan?
Verifikim. Absolutisht asgjė tjetėr. Dola nga shtėpia, mė ndaluan, mė verifikuan, mė liruan. Kontrolluan makinėn, gjithēka ishte nė rregull, dokumentet tė gjitha dhe mė lanė tė lirė. Dyshonin pėr makinėn, por kur panė qė makinėn ma kishte dhėnė njė miku im dhe gjithēka doli nė rregull, mė lanė tė lirė.
Pra ju mendoni se deri tani janė kapur sekserėt, cilėt mendoni se janė kokat e mėdha?
Po, po, deri tani vetėm sekserėt. Kokat e mėdha i kanė cilėsuar vetė, s'kam ēfarė tė them unė. Ata qė janė akuzuar, asnjė s'ėshtė arrestuar deri mė sot. Nė Ministrinė e Rendit vazhdojnė tė punojnė komunistėt, njerėz qė kanė marrė pjesė nė zhdukjen e posterave tė Ylli Pangos, sot janė drejtorė policie. Vetė banorėt e Saukut i kanė parė duke i grisur posterat e tij gjatė fushatės zgjedhore. Unė mund tė akuzoj pa frikė drejtorin e Policisė sė Durrėsit, qė ka kryer disa herė me tė padrejtė arrestimin tim dhe tė shokėve tė mi, dhe pėrsėri vazhdon tė jetė nė drejtim tė policisė. Nuk e kuptoj se pėrse kėta persona vazhdojnė tė jenė akoma nė punė, pasi ka plot djem tė rinj qė kanė mbaruar shkollėn pėr kėtė punė dhe janė tė papolitizuar.
Tani le t'i kthehemi ēėshtjes sė dy ditėve mė parė. A mund tė mė thoni se si ndodhi?
Jemi nisur me Avdylin nga ora 09:15, pasi kishim njė tender nga ora 11:00 nė Fier. Kemi njė polici private qė tė dy, sipas tė gjitha rregullave, me vendim gjykate dhe ēdo gjė tjetėr, pėr ruajtje objektesh. Shkuam atje, u futėm nė konkurrim, por tenderi u anulua pėr njė javė mė vonė dhe ne u nisėm pėr nė Tiranė. Nė Rrogozhinė na kanė dalė me dhjetėra forca policie pa uniforma, por tė veshur civilė. Pėr momentin ne shyqyr qė nuk kishim armė me vete, pasi unė ata persona mund t'i quaja grabitės, pėr mėnyrėn se si vepruan. Makina vazhdonte tė ecte, nė momentin qė Avdylin e kanė kapur nga qafa. Madje ju mund t'i shikoni edhe shenjat qė ka miku im ende nė qafė ( Avdyli tregon shenjat nė qafė). Iu drejtova atyre duke iu thėnė qė mė njihnin apo jo dhe pastaj mė thanė, "Sali ti qenke". Nga ai moment pastaj kam ngritur frenat e dorės, ndėrkohė qė makina ishte nė ecje. Pastaj na kanė vėnė pistoletat nė kokė. Njėri nga ata mė tha qė do kontrollonin dhe unė i thashė qė tė kontrollonte, por tė mos mė fuste gjė nė xhep. Filluan tė kontrollonin makinėn dhe gjetėn njė pistoletė, e cila ishte e Avdylit dhe ishte me leje. Gjatė kontrollit tė parė, gjithēka doli nė rregull. Ata lajmėruan me radio duke thėnė qė gjithēka ishte nė rregull dhe pistoleta ishte me leje. Pastaj na shoqėruan drejt Durrėsit.
A ju morėn nė pyetje gjatė kohės qė keni qėndruar nė Durrės?
Atje kemi qėndruar rreth dy orė dhe absolutisht askush nuk na ka marrė nė pyetje. Futeshin persona tė ndryshėm dhe pa thėnė asgjė dilnin prapė. Nuk dinin ēfarė tė bėnin, kishin shoqėruar kot dy qytetarė, pa asnjė lloj akuze. Nga aty pastaj na shoqėruan dhe na sollėn nė Drejtorinė e Policisė sė Tiranės. Pas njė kontrolli tė dytė tė makinės ka dalė certifikata. Ne s'ishim prezentė gjatė kontrollit tė dytė. Kur erdhėm nė Tiranė, shkova unė bashkė me policėt tek makina ime dhe iu kėrkova qė tė vinin ekspertė tė tjerė pėr verifikime, qė tė mos krijoheshin dyshime qė kishim manipuluar njeri. Erdhėn shefa krimesh dhe ekspertė tė ministrisė. E hapa vetė makinėn dhe u thashė qė tė preknin gjithēka me dorė. Nė fillim dyshova se mos e kishte lėvizur njeri makinėn, megjithėse ēelėsat i kisha me vete. Iu thashė qė t'ia bėnin ekspertizėn makinės dhe nėse kishte lėvizur gjėja mė e vogėl do tė isha unė pėrgjegjės pėr gjithēka, por unė isha i sigurt qė makina nuk kishte lėvizur. Edhe personat qė ishin tek lavazhi ku unė e kisha lėnė, i thanė qė makinėn nuk e kishte lėvizur njeri qė andej. I bėnė veprimet qė kishin pėr tė bėrė, nuk rezultoi asgjė dhe na kthyen prapė nė drejtori. Aty mė thanė vetėm se ku kisha qenė dhe ku na kishte dalė policia, pastaj mė liruan. Absolutisht asnjė pyetje tjetėr. Mua le tė mė dalė kush tė dojė para, me dhe pa maska, nuk ia kam frikėn askujt. Ka shumė njerėz nė krye tė shumė dikastereve qė nuk duan tė na shohin. Duan qė tė sillen nė kėtė mėnyrė ndaj nesh, nė mėnyrė qė ne tė humbim tė gjithė reputacionin dhe autoritetin. Por kėta nuk e kuptojnė qė bėjnė tė kundėrtėn, sepse gjithmonė kanė dalė bllof.
Aktualisht me ēfarė merresh? Ke menduar qė tė jetosh nė Shqipėri?
Ne kemi hapur policinė private pėr tė cilėn iu fola edhe mė lart, dhe merremi me kėtė punė aktualisht. Do qėndroj nė Shqipėri, por edhe do tė lėviz jashtė pasi jam me dokumente dhe pasaportė belge tashmė.
Shumė simpatizantė tė PD-sė nėse nuk janė sistemuar deri tani nė poste, tė paktėn kanė bėrė kėrkesa. Po ju a e keni bėrė njė veprim tė tillė?
Absolutisht nuk e mendoj fare kėtė gjė. Unė kam zgjedhur kėtė aktivitet qė iu thashė, qė do tė merrem aktualisht dhe asgjė tjetėr. Nuk kam asnjė lloj pune nė shtet. Do jem gjithė jetėn pėrkrahės i PD-sė, i kam nė shpirt dhe s'largohem kurrė.
Ēfarė mund tė thoni pėr shembull pėr Gazideden?
Pėr mua ai ka gjetur njė punė si ēdo qytetar tjetėr. Ai ka qenė nė emigrim dhe tashmė ka gjetur njė punė, vetėm kaq. Edhe ai kishte nevojė qė tė fillonte njė punė, tė cilėn e filloi. Shkollėn e ka, pse tė mos fillojė. Nuk do isha dakord qė tė kthehej nė atė pozicion qė ka qenė, ndoshta nga pėrfolja qė iu bė nė atė kohė, por qė ka filluar njė punė jam plotėsisht dakord. Mendimi im vazhdon tė jetė qė tė largohen njė herė e mė parė personat qė pėrgatisin skenarė tė tillė dhe bėjnė manipulime tė tilla. Nė drejtimin e rendit dua tė them qė tė kapin kriminelėt, por jo Sali Lushėn. Marrėdhėniet e mia me Olldashin janė shumė tė mira dhe pėr mendimin tim po bėn njė punė shumė tė shkėlqyer. Ēdo arritje qė ėshtė bėrė nė drejtimin e rendit ėshtė meritė e Sokol Olldashit. Ai arrestoi disa kapobanda edhe jashtė shtetit, dhe puna e tij ėshtė e shkėlqyer.
Ēfarė marrėdhėniesh keni me Berishėn?
Marrėdhėniet e mia me tė janė tė shkėlqyera. Ai ėshtė kryeministėr i Shqipėrisė dhe ėshtė nė vendin qė i takon.
A e keni takuar pas zgjedhjeve?
Jo unė nuk e kam takuar, por e kanė takuar njerėzit e mi. Unė personalisht jap tė gjithė familjen time pėr Sali Berishėn. E kam uruar pėr zgjedhjet, e uroj vazhdimisht. Nė telefon nuk flas, por kur ka ndonjė rast i bėj mesazh.
Po nė '97-n si kanė qenė marrėdhėniet tua me Berishėn?
Tė shkėlqyera. Komunikonim vazhdimisht dhe pinim kafe. Mua mė lidhin shumė gjėra me Partinė Demokratike, mė lidh gjaku i vėllait, i shokėve.
A ėshtė vėnė nė dijeni kryeministri pėr incidentin e para dy ditėve?
Po e ka marrė vesh, unė nuk kam marrė ndonjė pėrgjigje, ai i di. Pasi nuk mund ta kontrollojė zoti Berisha njė aksion qė bėn policia me kokėn e vet. Shyqyr qė unė jam mėsuar me kėta dhe nuk i lejoj kurrė tė mė kontrollojnė xhepat tė mė fusin ndonjė gjė. Edhe pse gjithmonė po dėshtojnė aksionet e policisė, pse u dekonspirokan gjithmonė. Pse u tha qė policia ishte nisur atė ditė pėr njė operacion tjetėr dhe iu doli Sali Lusha para. Kjo gjė s'ėshtė e vėrtetė. Ata ishin nisur pėr ne. Asnjėherė policia nuk mė ka dalė para nė atė mėnyrė ē'njerėzore. E kanė kapur Avdylin nė mėnyrėn mė tė dhunshme. Ishim shumė tė pastėr, po ktheheshim nga puna. Kontroll fizik mund tė bėjė ēdo lloj postblloku, por jo nė atė mėnyrė. Unė ju thashė edhe mė parė qė mund tė ishin civilė dhe i quajta edhe grabitės. Pastaj mua mė vunė njė thes nė kokė. Janė disa persona qė i japin kėto urdhra dhe pėr mendimin tim duhet tė largohen njė orė e mė parė nga posti qė kanė.
A e keni menduar qė tė ktheheni pėrsėri si pjesė e administratės sė shtetit?
Absolutisht jo. Do isha gati qė tė lija kokėn nėse ėshtė nevoja pėr Berishėn, por jo qė tė kthehem pėrsėri nė njė punė shteti. Nuk dua tė filloj prapė punė me njė rrogė shteti. Kam zgjedhur kėtė punė qė bėj dhe jam i kėnaqur. Kjo ėshtė zgjedhja mė e mirė pėr mua, pėr tė dyja palėt. Edhe pse jam larg, e kam shumė afėr me shpirt Partinė Demokratike.
Kur keni qenė nė Tropojė pėr herė tė fundit dhe si iu duket?
Atje kam qenė para njė muaji. Mė duket shumė e mjerė dhe shumė e shkatėrruar. Tropoja ka plagė tė mėdha. Por unė mendoj se gjithēka do tė rregullohet.
Avdyl Gjomaka: Nuk kam falsifikuar
Avdyl Gjomaka, miku i Sali Lushės, qė u arrestua nga policia dy ditė mė parė, mohon tė jetė i implikuar nė falsifikim dokumentesh. Edhe pse ka fituar lirinė prej disa orėsh, ende nuk e ka tė qartė se pėrse policia i ka ndaluar nė atė mėnyrė. Nė njė intervistė pėr "Tirana Observer", Gjomaka tregon momentin e arrestimit dhe arsyen pėrse prokuroria vendosi ta lėrė tė lirė.
Mė flisni pak pėr veten tuaj dhe me ēfarė merreni?
Quhem Avdyl Gjomakaj. Kam lindur nė Tropojė, mė 5 gusht 1962. Aktualisht banoj nė Tiranė dhe jam punonjės i Kompanisė sė Sigurimeve SIGAL. Bashkė me Sali Lushėn kemi krijuar njė polici private pėr ruajtje objektesh, e cila ėshtė e licencuar brenda tė gjitha rregullave.
Ku ndodheshit nė momentin qė u pėrballėt me policinė?
Atė ditė ishim nisur drejt Fierit sepse kishim njė tender nga ora 11:00. Siē nxituam pėr t'u futur nė tender, ashtu nxituam edhe pėr t'u kthyer, pasi u shty pėr njė javė. Nė hyrje tė Rrogozhinės, drejt kthimit pėr nė Tiranė, aty ku ėshtė njė rrotondo nė rrugė, po bisedoja me Saliun nė makinė, kur na doli para njė grup prej 20 a 30 vetash. Madje unė i thashė Saliut qė mu dukėn si grabitės, pasi ishin tė veshur qė tė gjithė civilė. Na erdhėn me automatikė te koka, madje Saliu tha se mos kemi shtypur ndonjė njeri mbrapa, sepse s'po merrnim vesh asgjė. Me gjakftohtėsinė mė tė madhe, mė kapėn shumė keq, ku ju mund tė shikoni edhe shenjat qė kam nė qafė. Makina po ecte dhe ata kishin hapur derėn e makinės dhe mė tėrhiqnin nga jashtė saj. Mė morėn forcėrisht nė njė mėnyrė aspak normale, pa paralajmėruar fare pėr kontroll. Na vendosėn prangat dhe filluan tė kontrollojnė makinėn. Gjatė kontrollit makina doli pa asnjė lloj problemi. Mė pas arritėm nė Durrės.
A ju shpjeguan se pėrse ju kishin ndaluar?
Jo, asnjė lloj shpjegimi, kontroll makine dhe nuk gjetėn asgjė. Komunikuan nė radio dhe i dėgjuam kur thanė qė kishim dalė shumė nė rregull. Pasi mbėrritėm nė Durrės, gjatė gjithė atij kontrolli qė bėnė me tė gjitha dokumentet e tenderit qė kishim marrė me vetė, nuk rezultoi asgjė e jashtėligjshme, ndėrkohė qė gjatė kontrollit tjetėr, sipas tyre kishin gjetur njė certifikatė boshe. Unė iu thashė se nuk kam pse tė jap shpjegime pėr atė certifikatė, pasi nuk ėshtė e imja. Pastaj na sollėn nė Tiranė. Kėtu pastaj mua mė prenė fletė-arrestin. "Je kapur nė flagrancė nga Antikrimi Ekonomiko-Financiar, pėr njė certifikatė".
Kur jeni liruar?
Mbrėmė rreth orės 21:20 tė mbrėmjes. Siē duket ende nuk ėshtė marrė vesh dhe njerėzit vazhdojnė tė mendojnė qė jam i arrestuar.
..............................
nga tirana observer
.........
???
gjinushi , misteriozi, del kudo ku ka pun te zeza.
mos valle ky eshte drejtori i vertete i ish sigurimit te shtetit?
Krijoni Kontakt