Ne ndonje liber te filozofise se ndjenjave, xhelozia shpjegohet si nje perzerje ndjenjash (negative). Perzierje inferioriteti ose pasigurie ne vetvete tek personi qe eshte xheloz, mungesa e besimit absolut tek personi qe do, frike se mos e humbet, deshira per ta zoteruar etj. Por, nuk eshte e nevojshme qenia e te gjitha ketyre ndjenjave per te pasur xhelozi.
Duhen marre parasysh rrethanat si largesia ose faza e lidhjes (ne fillimet e saj kur lidhja eshte delikate, xhelozia eshte shume normale) Njerezit jane xheloze nga veprime te ndryshme. Nese dikush e konsideron normale qe gruaja e tij te puthet me koleget ose shoket e saj nuk do te behej xheloz, por nese ajo puthet shpesh, gjate dhe ndryshe me nje person te veēante, ose kalon shume kohe me te, atehere eshte naivitet ose moskokeēarje te mos jesh xheloz. Xhelozia ne kete rast eshte e justifikueshme dhe nuk eshte patjeter si pasoje e ndjenjave negative si inferioriteti, por frike se mos e humbet ate person, tregues dashurie jo ndjenjash zoteruese. Xhelozia tregon dashuri (jo gjithnje), por per mendimin tim eshte nje tregues i panevojshem. (Po ngelem deri ketu ne vaj medet.. si thote kenga If you wanna know if he loves you so, it's in his kiss, that's where it is)
Krijoni Kontakt