Fakti qe ne lidhje me dike mund te jesh xheloz nderkohe qe me dike tjeter qe mund te kesh dashur po njesoj, nuk ke qene xheloz, me ben te besoj se mbase xhelozia ka te beje me shume me njohjen e tjetrit ose edhe me menyren se si e shikon ti tjetrin. psh nqse je i bindur qe dikush eshte i afte te te genjeje pa skrupuj dhe nqse deshira per te qendruar me kete njeri eshte e forte megjithate(per dobesi apo tjeter, pak rendesi ka), atehere behesh xheloz ose posesiv (dua ketu te ruaj lidhjen e ngushte midis ketyre dy ndjenjave).
Te mos kesh besim te vetja, mund te shtyje gjithashtu ne xhelozi por nuk me duket e vetmja arsye. Xhelozia shfaqet edhe mbas zhgenjimeve te medha kur nuk i beson me ndershmerise se askujt ; kur faktikisht nje lidhje kalon nje periudhe krize dhe frika per te besuar se tjetri nuk do e perballoje dot krizen por do te tradhetoje, shtyn ne xhelozi ; sic mund te te beje xheloz fakti qe beson se tjetri te tradheton, meqe e tradheton vete, gje qe ndodh sh shpesh me "vajzat e ndershme" kam pershtypjen.
Krijoni Kontakt