Meditime rreth romanit "Djajtė"
Romani "Djajtė" i shkrimtarit tė madh rus Dostojevski, pėr herė tė parė u botua nė "Informacionet Ruse" (Ruski Vestnik) nė vitet 1871-1872. Heroi kryesor i librit ėshtė Nikollai Vsevollodoviē Stavrogini.
Emėri Stavrogin e ka origjinėn nga fjala greke "Stavros" qė do tė thotė "Kryq".
Kryqi, ka kuptim tė dyfishtė, pėrdorej nė kohėt e hershme si mjet dėnimi, ose nė kuptimin tjetėr si njė dru i shenjtė, nė tė cilin u sakrifikua Krishti. Pra, varet se me cilėn nga kėto kuptime do ta shohi gjithkush Kryqin.
Pėr rastin e Stavroginit, dikush mund tė men-dojė se pėrkon mė shumė me kuptimin e parė, por mund tė korespondojė edhe me kuptimin e dytė.
Stavrogini, na paraqet fillimisht njeriun qė pendohet. Kjo duket tek nevoja qė ndjen ai pėr t'u rrėfyer tek kryepiskopi Tihon.
Ai shkon pėr ta kėrkuar nė manastir, e me rrė-fimin e tij, dėshiron tė ngrejė njė kryq. Por, gjithė atė mirėsi qė zbulon brenda vetes sė tij, e humbet pėr njė ēast, duke iu nėnėshtruar mendimeve tė liga. Si vjen pėrēarja me Shpirtin e tij. Ai mohon Kryqin qė donte tė ngrinte, dhe jo vetėm kaq, ai e thyen mė dysh kryqin qė gjendej mbi tavolinėn e Kryepiskopit Tihon. E gjithė sjellja e tij, ndaj Tihonit ėshtė nega-tive. Ai nuk dėshiron tė bindet e tė kuptojė se bėhet fjalė pėr shpėtimin e tij.
Kėshtu, kryqi nė rastin e Stavroginit, nga njė simbol i shpėtimit, kthehet sėrish nė njė mjet dėni-mi, siē qe nė fillim kur pėrdorej pėr tė ndėshkuar keqėbėrėsit. Kryqi tashmė i thyer nė dy pjesė, sim-bolizon copėtimin e shpirtit tė Stavroginit. Ishte kryqi qė ai e pati rrėmbyer nga tavolina e Tihonit.
Pėrēarja e shpirtit tė Stavroginit pėrngjan, me pėrplasjen e dy botėve tė ndryshme brenda tij. Nga njera anė, vegimi i tij pėr shekullin e artė, si simbol i lumturisė mbarėnjerėzore qė ėshtė si qielli pa re nga e keqja dhe dhimbja. Nga ana tjetėr, dhunimi i dymbėdhjetė vjeēares Matriosha qė pėrfundon nė mbytjen e saj dhe rrjetėn e keqe tė merimangės qė sheh Stavrogin menjėherė pas vegimit.
Nė tė vėrtetė, ėshtė egoizmi shkaku qė e shpuri drejt atij veprimi. Pikėrisht nga egoizmi ai e braktisi Tihonin. E megjithatė, vendimi i tij, pėr t'u rrėfyer tek Tihoni, tregon gadishmėrinė, qė tė ngrinte njė kryq. Por, ai nuk beson nė kryqin qė do tė ngrejė, dhe fuqitė demoniake e detyrojnė ta thyejė kryqin. Njė egoizėm i tillė karakterizon edhe Verhoveskin, Kirilovin, Sigaliovin dhe pėrgjithėsisht gjithė ateistėt tek libri "Djajtė", tė cilėt pėrfundimisht i drejtohen katastrofės.
Pėrballė kėtyre personazheve negativė, qėn-dron Maria Timofegievna. Kėsaj gruaje, qė megjithė fatkeqėsinė e saj, ngre mbi supe njė kryq. pikėrisht Maries, tė mbiquajtuės "Ēalamanja", do t'i kush-tonte Dostojevski njė kapitull tė veēantė tek libri "Djajtė". Me gojėn e saj, shkrimtari na paraqet mendimet profetike. Kėto shprehen qartė, nė fjalėt qė ajo i drejtohet Satofit gjatė kohės qė ndodhej nė Manastir.
Njė herė, duke dalė nga kisha, mė pėshpėriti njė murgeshė e moshuar, tė cilėn e mbanin pėr pro-fete nė anėt tona: "Moj bijė e Shėn Mėrisė, ē'bėn?"
"O nėnė e madhe; - i them, - Shėn Mėria ėshtė nėna e tokės, mbarėsi dhe ngazėllim i madh i vjen njeriut nga kjo. Si pikėllimi, si lotėt e derdhur gėzim janė, kur tė drejtohen Ty, dhe pasi ėshtė lagur nga kėta lotė toka, atėherė ua ēon njerėzve gėzimin. S'do tė ketė mė, pas kėsaj, brengė e hidhėrim. Ja dhe pro-fecia". Mė ngjitėn nė shpirt si me zamkė kėto fjalėt e saj. Pas kėsaj, nė lutjet e mia edhe tokėn puthja. E puthja dhe qaja.
Fjalėt e Jerondisės, qė pėrmend nė rrėfimin e saj Maria Timofegievna; Mishėrimi i Fjalės, u bė realitet nga e Tėrėshenjta. Kėtu Hyjlindėsja paraqitet si "nėna e jetės" dhe simbolizon tokėn mėmė qė "na ushqen e na jep jetė".
L. A. Zander thotė: "Maria Timofegievna pėr-faqėson shpirtin e botės e nė mėnyrė tė veēantė shpirtin e Rusisė. Pėrfaqėson "Rusinė e shenjtė" e tokėn ruse dhe natyrisht edhe kthimin e njeriut nė kėtė tokė.
Nė vitin 1870, kur Dostojevski shkruante romanin "Djajtė", nė Rusi qe shfaqur e ashtuquajtu-ra lėvizje popullore (e narodnikikėve) qė e marrė nga fjala (narod) qė do tė thotė popull. Njė personazh karakteristik qė pėrfaqson kėtė lėvizje ishte edhe Shatovi. Ky i fundit, do tė pėrfaqėsojė vetė mendimet e shkrimtarit, sepse edhe ai ishte nė njė farė mėnyre narodnik.
Ngjarjet zhvillohen rreth vrasjes sė Shatovit, nga anarkisti Pjotor Verhovenski. Kjo vrasje mbėshtetet mbi njė ngjarje reale, nė vrasjen politike tė studentit Ivanov nga anarkisti Sergei Necagief. (1847-1882). Pikėrisht kjo ngjarje u bė shkak qė Dostojevski tė shkruajė romanin "Djajtė". Siē na paraqitet nė roman, vrasja e Shatovit e ka njė domethėnie. Ajo simbolizon katastrofėn e popullit Rus, prej njerėzve qė kishin frymė Europiane. Vrasėsi, Pjotor Verhovenski, ėshtė i biri i liberalistit Stepan Trofimoviē, i cili duke qenė i ndikuar nga kjo frymė, pėrpiqet tė pėrēojė idetė e lira nė vendin e tij. Mund tė themi, se Stepan Trofimoviēi ėshtė edhe "ati shpirtėror" i tė gjithė "Djajve", qė solli nga Europa nė Rusi bashkė me djallėzitė e ndryshme dhe idetė e lira e revolucionare.
Atė vend, tė katandisur nė njė gjendje tė tillė, e simbolizon Maria Timofegievna, e quajtura "cala-manja". Kjo e fundit, me ēalėsinė e saj, si dhe me kryqin qė mban mbi shpatulla, simbolizon "Rusinė e Shenjtė" e cila vuante nga Djajtė e ndryshėm. Dhe janė pikėrisht ata Djaj, tė cilėt na i paraqet vetė tit-ulli i romanit.
"Djajtė" (Besy) pėrfaqėsojnė tipat e ndryshėm tė ateistėve, qė na i pėrshkruan me vėrtetėsi shkrim-tari, veēanėrisht Stavroginin, qė ėshtė edhe figura kryesore e librit.
Lidhja e Maria Timofegievnės me kėtė njeri "Djall" (ishte gruaja e tij) tregon "Demonizmin" nė tė cilin ndodhej Rusia, nė kohėn qė Dostojevski shkru-ante romanin e tij. Ishte demonizmi nga idetė anarkiste, tė depėrtuara nga Europa. Nė sajė tė kėtyre ideve, Rusia e asaj kohe, ishte e drejtuar drejt vdek-jes.
Tė duket sikur ajo ngjan me tė demonizuarin e Ungjillit, nga i cili Dostojevski merr moton e librit. "Porsa Jisui zbriti nė tokė, i doli pėrpara njė njeri i cili prej shumė kohe ishte pushtuar nga demonėt, nuk vishte rroba, nuk banonte nė shtėpi, por ndėr varreza. " (Lluka 8, 27).
Sipas Stepan Trofimoviēit, Rusia zotėrohej nga "djajtė" dhe nga ligėsitė e tyre. Por, mbi kėto fryma demonike do tė dominojė "Fuqia Hyjnore" e cila do t'i dėbojė tė gjithė "djajtė". Kėtė e rrėfen Dostojevski me gojėn e Stepan Trofinoviēit: "Rusia do tė dalė prej varrit e do tė rikthehet nė jetė".
Ajo do tė ndėrgjegjėsohet dhe ringjallja e saj do tė bėhet vetėm atėherė, kur tė pendohet e tė paqto-het me tokėn qė e njollosi, nė qoftė se vepron si Maria Timofegievna, e cila, sapo dėgjoi profecinė nga Jerondisa, filloi tė lutet e tė qajė duke bėrė metanira e duke puthur tokėn. Kėtė gjė i rekomandon edhe Shatovi duke i thėnė Stavroginit: "Puthe tokėn, lage me lotė e kėrkoi tė falur". Kėtė gjė duhet tė bėjnė, simbas Dostojevskit, tė gjithė "djajtė" e Rusisė, qė tė shpaguajnė djallėzitė qė pėrēuan nė vendin e tyre nga qytetėrimi Europian.
Eshtė pikėrisht kjo qė e bėn Stepan Trofimoviēin nė fundin e librit, tė kėrkojė tė ndrysho-jė mėnyrėn e tė jetuarit, pas endjeve tė shumta.
Nė kėtė kthim, duket edhe ndjesia e faljes ndaj gjithė njerėzve. "T'ua falim, t'ua falim, tė gjitha tė gjithėve, njėherė e pėrgjithmonė.... tė shkojmė me shpresėn qė edhe ne, do tė na i falin tė gjitha. Se gjithsecili e tė gjithė bashkė, jemi fajtorė karshi njeri-tjetrit. Tė gjithė jemi fajtorė!...
Vetė Stepan Trofimoviēi, pėrpara se tė vdiste u rrėfye tek prifti, duke pranuar Misterin e Shenjtė.
- Nė kėtė kohė mėkatarėshėsh - foli prifti me gotėn e ēajit nė dorė - besimi ndaj tė plotėfuqishmit, ėshtė streha e vetme e fisit njerėzor nga prapėsitė dhe mėnxyrat e jetės. Duhet shijuar amėshimi i pėr-jetėsisė, qė e kanė provuar shenjtorėt....
* * *
Stepan Trofimoviēit i erdhi zemra nė vend, u gjallėrua, njė buzagaz i lehtė e pėrdėllimtar ia zbuti e ngazėlleu fytyrėn....
* * *
- Miqtė e mi! - foli me zė tė fortė. - Mua Zoti ndaj dhe mė duhet, ngaqė ėshtė e vetmja qėnie, tė cilėn mund ta duash pėrjetėsisht.
* * *
Kėshtu, me shpirtin krejtėsisht tė shpėrfytyru-ar dhe me bindje tė qėndrueshme pėr jetėn e amshuar, fjeti nė paqe, pas njė jete fatkeqe e tė trazuar qė kaloi nė kėtė botė.
Krijoni Kontakt