Skėnderbeu merr Kulin dhe Vucajn
Skėnderbeu godet nė merkato, bėn zyrtar afrimin e dy mesfushorėve tė afirmuar nė kampionatin shqiptar: Bekim Kuli dhe Erjon Vucaj. Nga dje, lojtarėt qė e mbyllėn sezonin te Dinamo dhe Laēi mund tė quhen pjesė e kampionėve. Lajmi konfirmohet edhe nga vetė drejtuesit e Skėnderbeut.
Po, ėshtė e vėrtetė qė Kuli dhe Vucaj janė blerjet tona tė para. Dy lojtarėt kanė arritur akordin me presidentin Zeqo dhe do tė nėnshkruajnė kontrata 1- vjeēare,- deklaroi pėr Panorama Sport shefi i klubit korēar, Ilirjan Pėrmeti.
Ndėrkohė, mėsohet se presidenti Zeqo ka takuar mbrėmjen e sė mėrkurės fillimisht ish-kapitenin e Dinamos, Kuli. Palėt kanė gjetur menjėherė akordin dhe lojtari ėshtė urdhėruar qė tė nesėrmen tė udhėtonte menjėherė drejt Austrisė.
Nga ana tjetėr, edhe pse mbetet pėr tu konfirmuar nga drejtuesit e Laēit, mėsohet se njė akord mes dy presidentėve ka bėrė lojtar tė Skėnderbeut shkodranin Vucaj. Ky i fundit, i shumėkėrkuar nė merkato, mund tė quhet pa frikė njė goditje e bujshme. Vucaj ka kontratė me Laēin edhe pėr sezonin e ardhshėm, por nuk dihet se si e kanė zgjedhur mes tyre drejtuesit e dy klubeve. Pėr shkodranin kishte interesim konkret nga Flamurtari dhe Vllaznia.
Nuk janė menduar dy herė, por nė drekėn e djeshme Kuli dhe Vucaj kanė udhėtuar menjėherė drejt Austrisė, aty ku prej tri ditėsh ėshtė i grumbulluar Skėnderbeu. Mėsohet se lojtarėt kanė mbėrritur nė Vjenė nė orėn 17:00 dhe mė pas kanė udhėtuar drejt Salcburgut, teksa afėr kėtij qyteti ndodhet e grumbulluar edhe skuadra korēare. Kontakti nėpėrmjet telefonit ka qenė i pamundur me dy futbollistėt. Gjithsesi, pritet qė sot ata tė kryejnė stėrvitjen e parė nėn urdhrat e trajnerit tė Skėnderbeut, Stanislav Levi.
Pas dy blerjeve tė para pritet qė nga korēarėt tė ketė largime. Bėhet fjalė pėr ata lojtarė tė cilėt nuk janė titullarė, teksa gjatė kampionatit tė kaluar kanė qenė mė shumė pjesė e stolit. Emri mė i pėrfolur pėr ti dhėnė lamtumirėn Skėnderbeut ėshtė ai i kroatit Luko Biskup. Gjithsesi, ende nuk ėshtė marrė njė vendim zyrtar nga ana e klubit. Mesfushori vazhdon tė stėrvitet me skuadrėn, ndėrkohė qė mungesa e vetme ėshtė ajo e nigerianit Nuredin Orelesi. Ky i fundit ka njoftuar klubin se do tė shtyjė pėr disa ditė ardhjen e tij, pėr shkak tė problemeve me dokumentacionin.
Krijoni Kontakt