Puuuuu sa keq
Tash e bera nje kerkim ne google dhe del se kjo substance gjendet, nder te tjera, edhe ne pijet herbale. Ka mundesi qe Erkandi ia ka fut nja dy gellenjka Jagermeister. Sido qe te jete rregullat anti doping nuk e arsyetojne ne asnje menyre.
Shpresoj se del negativ ne testin tjeter.
Ndryshuar për herë të fundit nga illyrian rex : 25-05-2012 më 07:16
Aha, nuk kam lexuar asnje deklarate te Erkandit.
Nese vertetohet se kjo substance gjendet edhe ne vitamina atehere shpresoj se institucionet e anti - dopingut duhet te kene mirekuptim.
Me aq sa kerkova ne net, e lexova se nje sportist i famshem amerikan dhe disa te tjere nga Jamajka jane diskualifikuar, para ca kohe, per shkak te perdorimit te kesaj substance.
Qerimaj: Nuk kam përdorur lëndë të ndaluara
Kampioni i Evropës, Erkand Qerimaj reagoi pas rezultateve të kontrollit të parë antidoping “in competition” që i është nënshtruar në Evropianin e Antalias më 12 prill, ku rezultoi pozitiv.
Gjatë një konference për shtyp, Qerimaj tha se është duke e pritur me qetësi vendimin e Apelit të Federatës Botërore të Peshëngritjes, ndërsa sqaroi se; “Bëra testin e parë më 4 prill dhe rezultova i pastër. Por tetë ditë më vonë, pikërisht në ditën e garës, iu nënshtrova testit të dytë, ku çuditërisht rezultova pozitiv. Edhe më 12 prill kam deklaruar konsumimin e të njëjtës vitaminë si në katër prill. Këtë e kam deklaruar edhe në formularin e plotësuar dhe në dijeninë time, kjo lëndë nuk ishte e ndaluar.”
Qerimaj shtoi se është duke u stërvitur për pjesëmarrjen në Olimpiadën e Londrës ky synon të sjellë në Shqipëri një medalje olimpike.
Në shkresën zyrtare të dërguar më 4 maj nga këshilltarja ligjore, Monika Ungar, (e njëjta që informoi palën shqiptare për rastin me doping të Shqiponja Brahjas) thuhet se pas testeve të bëra në urinën e Qerimajt është gjetur “Methylhexanamine”.
“Me keqardhje të madhe duhet t’ju njoftojmë rezultatet e analizës urinare të zotit Erkand Qerimaj (Kodi numër 268 58 32) bërë më datë 12 prill 2012, të vlefshme në Kampionatin Evropian në Antalia, Turqi, (kualifikuese). Sipas analizës laboratorike, në mostrën urinare të sportistit është gjetur ‘Methylhexanamine’ (S6.Stimulant). Sipas rregullores së substancave të ndaluara dhe listës së metodave të Agjencisë Botërore të AntiDopingut, prezenca e këtij steroidi anabolik në urinë konsiderohet si thyerje e ligjeve të sipërpërmendura. Sportisti gëzon të drejtën të kërkojë kryerjen e analizës ‘B’. Nëse nuk bëhet kërkesë zyrtare për analizën e dytë, atëherë ajo nuk kryhet. Është gjithashtu e drejta e sportistit, apo federatës që të jenë prezent gjatë kryerjes së analizës ‘B’, gjithnjë nëse kërkohet që ajo të kryhet. Të gjitha kostot e kësaj analize (përfshirë dhe shpenzimet e udhëtimit) paguhen nga sportisti ose federata. Ju lutem informoni sekretariatin e Federatës Botërore të Peshëngritjes (IËF), nëse dëshironi të kryeni analizën ‘B’”, – thuhej në shkresën zyrtare të adresuar sportistit në fjalë, Erkand Qerimajt, si dhe dy titullarëve më të lartë të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, përkatësisht presidentit Esat Ademi dhe sekretarit të Përgjithshëm, Ilir Kraja.
Zyrtarisht me këtë dokument konfidencial, të cilin gazeta “Panorama Sport” mundi të sigurojë, është vënë në dijeni edhe Komisioni Kombëtar Antidoping. Pak ditë më parë, Ilir Suli ishte i fundit nga kuqezinjtë e shtangës që u përjashtua nga arena ndërkombëtare deri në 4 prill 2016 për doping, pasi rezultoi pozitiv me “Methandienone”, përpara Shqiponja Brahjas
”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”
Të shpresojmë mos ta skualifikojnë dhe nga lojërat Olimpike.
Ndryshuar për herë të fundit nga BlooD_VenoM : 25-05-2012 më 18:51
"Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."
Eo mire do ja bejne nqs e ka bere vertet.
Sjua mbajne ta fitojne drejtesisht e mbeshteten tek substanca te tilla.
Le ta skualifikojne nqs jane te verteta akuzat.
Te gjith sportistet, per arsye nga me te ndryshmet, marrin substanca suplimentare per te ndihmuar trupin ne mbingarkesat gjate stervitjes......dhe nuk besoj se ka sportist dhe sidomos njeri qe shkon per medalje te doje ose te marre me dashje dicka qe do t'ia coje mundin kot dhe do ta turperoje para gjithe botes.......keto rregullat me substanca kimike jane puna e doktorrit te skuarres se nje pesh ngrites nuk ia ka haberin e substancave kimike.
each second is eternity as eternity is now,
and now, now is forever
Federata e pezullon për 4 vjet Erkand Qerimajn
Ngritja e flamurit kuqezi në vendin e parë në Europianin e Antalias, ishte një surprizë e bukur për të apasionuarit shqiptarë të peshëngritjes. por vendi i parë kampion Europe në peshën 77 kg për Qerimajn, është shoqëruar pak ditë më vonë me pezullimin për doping.
Por tashmë ka ardhur edhe një sanksion i rëndë nga federata botërore e peshëngritjes e cila e pezullon shkodranin deri më 22 Maj të vitit 2016, pra një dënim 4 vjecar, që e ka tronditur jo vetëm sportistin por edhe opinionin. Ngatërresa e tij, për marrjen e kësaj substance ushqyese, e cila ishte në listën e vitaminave të ndaluara prej 2011, e penalizon kështu rëndë.
Erkand Qerimaj ka humbur titullin kampion Europe të cilin e fitoi në Antalia pak javë më parë, si dhe të drejtën për të qenë në olimpiadën e Londrës që nis në korrik 2012. Methyl-hexanamine quhet substanca e cila ka penalizuar Qerimaj, i cili kreu dy teste surprizë, një përpara, dhe një gjatë Europianit.(rb/shqiptarja.com)
Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.
Shume e bukur per te qene e vertete. E menderosi Qerimi..
te isha krieminister..
e kisha ndaluar sportin budall te pesh ngritjes.. sidomos per vajzat..
boksin gjithashtu.. per djem vajza e rrugaca..
po dhe ato sportet aziatike shkelmore kembe kok thyerse..
te zhvillojme vrapimet..
baletin ne akull po mundem..
futbollin..por futbollin per femijet..pra tu hapim fusha kalamqerve e jo ti gllaberoje mafie betoni..
hajt erkand..shko ndijmoji nanes me bajt trajset kur vjen nga pazari..
..
pun boshe.. ngri hekurishte ul hekurishte..
Je i cuditshem dhe ben ca komente .......
Se pari te gjitha sportet kane ne pergatitjen fizike nja 40% - 80% ngritje e lekundje hekurishtesh.
Sportet e azise jane qe te te mos ta thyejne koken disa, e te mesojne vetkontrroll e respect dhe jo teori kaladibranshe para monitorit.
Baleti ne akull ku do ta besh zoterrote.... te liqeni artificial dhe me nallanet e ijes se jo vetem qe do ambient por edhe mirmbajtje e uniforma te posacme ky sport, piet ata qe ke rreth e rrotul se sa i kushton e pastaj jepi uje gomarit.
Hajt tash nguli 2 gozhda nallaneve e shka e ban balet n'kompjuter.... e mas pergojo djem qe jan me u pi ne kup....o balerin
Ndryshuar për herë të fundit nga cool_shqype : 28-06-2012 më 17:32
each second is eternity as eternity is now,
and now, now is forever
Pune boshe mund te duket per injorant te llojit tend qe skane lidhje me fushen e peshengritjes. Por ne te vertete ai sport ka shume me shume se vetem ngre e ul hekra. Qe ta dish ti braruc peshngritja vetem per budallenjt nuk eshte ,peshengritja do zgjuarsi ,nuk mjafton vetem forca fizike dhe nje kocke e rende qe te ngresh hekra ,do shume teknike ne te dy stilet si ate te shkeputjes po ashu dhe ne ate te shtytjes. Po nejse braruc spo zgjatem shume ,se kur vje puna tek sportet ti as merr as jep ,je komplet out.
Lagja shishe rruga tapa ruju qenve se t'vin mrapa.
Krijoni Kontakt