Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 25
  1. #1
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542

    Arben Xhaferri: Virtytet e nacionalizmit

    TRANGULLI SUEDEZ


    Arbėn Xhaferi

    Qytetarėt e Malit tė Zi votuan nė referendum pėr pavarėsinė e Malit tė Zi, ndarjen e tyre nga pėrqafimi i hekurt i Serbisė. Votat shqiptare ishin vendimtare pėr arritjen e pėrqindjes qė caktoi Unioni Evropian, si kusht pėr njohjen e pavarėsisė. Sėrish nė skenėn historike u manifestua forca mobilizuese dhe determinuese e nacionalizmit. Nacionalizmi malazias ngadhėnjeu mbi atė serb, separatizmi mbi unitarizmin. Shumėkush u gėzua pėr kėtė sukses, nė mesin e tyre edhe shqiptarėt qė kėtė fitore e perceptojnė si tė tyre. Tė gjitha hamendėsimet tjera, nė klimėn e krijuar, duken, tė paktėn tė pahijshme.
    Pėr ta arsyetuar gėzimin, pėrhapen koncepte gjeostrategjike qė pohojnė se ēėshtja serbe paska pėsuar edhe njė goditje tė rėndė, se Serbia paska mbetur pa dalje nė det, apo pa dalje nė ujėra tė ngrohta, siē thonė gjeostrategėt, se Serbia paska humbur aleatin e fuqishėm dhe besnik, duke harruar se Mali i Zi asnjėherė nuk do tė heqė dorė nga aleanca strategjike me Serbinė dhe se asnjėherė nuk mund tė jetė mė mike me Shqipėrinė, me Kroacinė, ose me Bosnjėn sesa me Serbinė. Ajo prapė do tė ketė dalje nė det, porti i Tivarit prapė do t’i plotėsojė kėrkesat serbe, marrėdhėniet ushtarake, ekonomike, kulturore do tė jenė po aq tė ngrohta sa mė parė. Dallimet do tė shfaqen vetėm nė dimension tė interpretimit tė ngjarjeve historike, si pasojė e nevojės pėr pėrforcim tė argumenteve pėr ekzistimin e identitetit tė veēantė dhe tė lashtė, tashmė tė kombit malazias. Malazezėt, bashkė me ta edhe shqiptarėt do tė mėsojnė se shteti i parė malazias ėshtė formuar nė vitin 1018, se ka zgjatur 140 vjet, si dinasti e Voisavjleviqėve dhe se qenia kombėtare malaziase buron nga dokleatėt (duklaninėt siē do tė thoshin ata) qė ne pandehnim se kishin origjinė shqiptare, ashtu si Balshajt, Kuqėt, Palbardhajt (Bijelopavliqi) etj. Njė pjesė e historisė sonė do tė bėhet e tyre, ashtu si tanimė e grekėve, e turqve, e serbėve, e maqedonasve . Shteti kur formohet ka nevojė pėr famė dhe pėr vlera, apo jo? Grekėt kanė vėnė zapt mbi periudhėn e antikės, sllavėt mbi periudhėn e mesjetės, turqit pėr pjesėn tjetėr, ndėrkaq qenia shqiptare, gjithnjė e mė shumė po merr trajtėn e njė tė sėmuri paraplegjik qė nuk arrin t’i lėvizė gjymtyrėt qafė e teposhtė. Do tė fillojmė t’i mėsojmė tė bėmat e njė populli tjetėr qė arriti tė bėhet komb, pėr veēoritė kulturore, pėr historinė e lavdishme, pėr personazhet e tyre historike. Interesat, shqetėsimet, dilemat, aspiratat, sukseset e tyre do tė bėhen mė tė rėndėsishme se interesat tona. Ne edhe me kėtė rast u vėmė nė pozitė tė dhėnies dhe jo tė marrjes, tė subjektit qė ka obligime ndaj tjetrit, por jo edhe tė drejta. Ky pozicionim i shqiptarėve imponohet si diēka e domosdoshme, determinuese, pa alternativė. Problemet zakonisht lindin kur fillojmė t’i kėrkojmė disa tė drejta pėr vete. Atėherė nis procesi i kushtėzimeve, i negociatave tė lodhshme me ata ndaj tė cilėve treguam dashamirėsi tė pakushtėzuar nė procesin e konstituimit tė tyre si komb, nė procesin e krijimit tė shtetit tė tyre kombėtar. Nė kohėn kur Maqedonia pavarėsohej, ne pa kushtėzime e mbėshtetėm kėtė projekt, nė negociatat e Ohrit, ata parashtruan njė varg kushtėzimesh pėr kėrkesat tona elementare, derisa sot e gjithė kjo marrėveshje ka marrė trajtėn e pėrbuzjes sė vlerave shqiptare. Pse ne jemi kaq dashamirės me tė tjerėt dhe ata aq nopranė me ne? Pse kaq shumė kemi mirėkuptim pėr nacionalizmin e tyre dhe aq neveri pėr nacionalizmin tonė, pse kauzat e tyre kombėtare na duken normale dhe jona e diskutueshme, pse i japim rėndėsi kaq tė mėdha variacioneve tė tyre dhe e zhvleftėsojmė aq shumė specien tonė? Pse neve na duken mė tė qytetėruara dhe tė obligueshme qėndrimet e moderuara kur kemi tė bėjmė me ēėshtjen tonė kombėtare dhe nuk na duken tė vjetruara qėndrimet radikale tė tjerėve? Pse tė gjithėve u duket normale, madje edhe vetė shqiptarėve, qė pėr ta fituar tė drejtėn pėr pavarėsi tė Kosovės, duhet tė garantojmė edhe kushte tė pėrshtatshme meteorologjike pėr serbėt, ndėrkaq kur bėhet fjalė pėr ne kėto garanci as qė pėrmenden? Pėr kėto ēėshtje komplekse nuk mund tė jepen pėrgjigje tė thjeshta, njollosėse, sa pėr ta shfryrė mllefin, por duhet tė bėhen analiza tė shkoqitura tė nocioneve dhe proceseve shoqėrore dhe historike.
    Natyra e nacionalizmit shqiptar, pa dyshim ėshtė reaktiv dhe joprojektues. Ne reagojmė kundėr efekteve tė nacionalizmave tė tjera. Nė dallim nga shqiptarėt, serbėt, por jo vetėm ata mė se njė shekull hartojnė projekte, elaborate tė studiuara mirė se si t’i shfarosin shqiptarėt, t’i dėbojnė nga vendlindja, t’ua njollosin imazhin, t’u ngjisin bishta, tė nxisin pėrēarjet e brendshme, t’i korruptojnė pėrfaqėsuesit, prijėsit e tyre etj. Ata kanė formuar ekipe tė specializuara pėr realizim tė objektivave tė tilla. Nė kėto projekte kanė qenė tė inkuadruar edhe “ekspertė” malazias, maqedonas etj. Nga ana tjetėr, shqiptarėt nuk kanė projektuar as elaboratin pėr mbrojtje dhe lė mė atė pėr ndėrhyrje nė sferat e interesit tė popujve tė tjerė.
    Nė opinion shqiptar dominon bindja se nacionalizmi ėshtė diēka e tejkaluar, gjithsesi negative, johumane, jotolerante, paranojake, neurotike, kriminale, neveritėse. Zakonisht atė e ndėrlidhin me manifestimet primitive, degutante, iracionale, me krimet, dhunimet, pastrimet etnike. Si antipod i nacionalizmit impononohet kozmopolitizmi, multikulturalizmi, qė vetvetiu perceptohen si vlera tė padiskutueshme qė pėrhapin dashurinė, tolerancėn nė mes tė njerėzve. Bashkėjetesa, kohabitacioni ėshtė njė nocion i ri nga arsenali i madh i armėve me tė cilin luftohet nacionalizmi shqiptar. Por, tė gjitha kėto nocione tė pėlqyeshme humbin shkėlqimin e vet kur duhet tė pėrkufizohen obligimet dhe tė drejtat, standardet e integrimit, e bashkėjetesės. Problemet lindin nė planin konkret, kur duhet tė pėrkufizohen modalitetet e bashkėjetesės, apo tė integrimit. Shpesh herė kėto nocione tė buta, nė tė parė altruiste fshehin qėllime tė egra dhe egoiste. Sistemet e bashkėjetesės, tė bashkim-vėllazėrimit rėndom janė eufemizma qė fshehin tendencėn e eksploatimit legal, asimilimit tė heshtur, pėrtharjes sistematike tė potencialeve ekonomike, kulturore, krijuese tė njėrės nga palėt bashkėjetuese. Nė kontekste tė kėtilla, njėri element i bashkėjetesės ėshtė aktiv, veprues, projektues, ndėrkaq tjetri pasiv, spektator qė duartroket, qė gėzohet, qė mbėshtet projektet, tė bėmat e tjetrit, nė relacionet e kėtilla njėri ėshtė kėrkestar dhe tjetri plotėsues dėshirash etj.
    Te shqiptarėt ekziston njė bindje qė s’lė vend as pėr hamendje, se nacionalizmi qenka njė fenomen anakronik dhe antievropian. Me ngulm dhe pa kurrfarė dileme pėrhapet bindja se Evropa, popujt e qytetėruar tė Evropės bashkohen, ndėrkaq popujt primitivė tė Ballkanit ndahen, duke krijuar bantustane tė vogla, ekonomikisht tė paqėndrueshme. Kėtė argument e pėrdorin popuj qė kanė ndėrtuar shtetet e tyre nacionale nė dėm tė popujve tė tjerė dhe natyrisht nuk dėshirojnė qė tė heqin dorė nga interesat hegjemonike. Nėse analizohet me kujdes historia e popujve evropian do tė kuptohet qartė se nacionalizmi ėshtė shpikje e mendėsisė, kulturės dhe sistemit tė vlerave evropiane dhe se nacionalizmi nuk ėshtė veti e popujve lindorė. Bie fjala, nė gjuhėn arabe, sipas pohimeve tė sociologut zviceran, Urs Altermat, nuk ekziston fjala e saktė pėr kombin (nacionin). Ata pėrdorin nocione tė pėrafėrta si bie fjala “sha’b” (popull),”qawn”(fis), “xhins” (lloji) dhe, sė fundi, “umma”. “Al-umma al muhammadiya” (bashkėsia e gjithė myslimanėve), “Al-umma al- arabiya” (bashkėsia e folėsve tė gjuhės arabe). Ata pėr OKB-nė e pėrdorin njė togfjalėsh interesant” Al-ummam al-muttahida” (Bashkėsitė e bashkuara fetare). Sipas gjuhėtarėve, fjalėt shpiken kur nė mendje qartėsohen nocionet. Pra, nocioni i kombit (i nacionit), i kombėtarizimit (i nacionalizmit) ėshtė shpikur nė laboratorin e qytetėrimit perėndimor dhe ēuditėrisht, pėr kėtė fenomen ekziston edhe ekuivalenti shqip ”komb”.
    Shumė fenomene qė shpiken nė laboratorėt e qytetėrimit perėndimor huazohen nga kultura e tjera. Nė kėtė proces tė huazimit ndodhin ndryshime, deformime qė nuk janė nė pėrputhje me domethėnien bazike tė nocioneve, tė koncepteve, tė teorive, tė tendencave historike. Sipas sociologut amerikan Benedikt Anderson, i cili, duke analizuar funksionin kompensues tė nacionalizmit nė shoqėrinė moderne, konstaton se rrėnjėt e nacionalizmit shfaqen qė nė shekullin e 16-tė, kur shfaqen dilemat rreth bindjeve themelore tė njeriut tė periudhė sė Renesansės lidhur me:
    - besueshmėrinė e tė vėrtetave tė librave tė shenjtė;
    - bindjen se hierarkia shoqėrore ka prejardhje hyjnore dhe me
    - barazvlevshmėrinė e kohės kozmike me atė historike.
    Humbja e besimit nė testamentet e shenjta me siguri ka qenė pasojė e dėshtimit tė misionit tė inkuizicionit qė pėrpiqej me dhunė t’i imponojė dogmat fetare dhe t’i kontestojė, t’i shpall si herezi tė vėrtetat shkencore. Galilelo Galileli (1564-1642), euridit i njohur i periudhės sė Renesancės, i cili e mbėshteti teorinė heliocentrike tė Kopernikut para se ta pėrfshinin flakėt deklaroi me bindje tė thellė “Eppur si muove” (Megjithatė po lėviz, duke aluduar nė rrotullimin e tokės rreth diellit). Guximi moral dhe intelektual i shkencėtarėve tė mėdhenj ishte mė i fortė se sa dėnimet drastike tė rojeve tė dogmės fetare qė mė nė fund rezultoi me humbjen e besimit nė njė sistem, deri mė atėherė tė padiskutueshėm tė vlerave. Qytetari dyshues evropian i kėsaj periudhe e ndjeu veten tė pasigurt, tė humbur. Deri mė atėherė ai ishte i edukuar dhe mėsuar qė tė besojė nė prejardhjen hyjnore tė superstrukturės, ishte mėsuar qė ndjenjat fisnike tė qenies sė tij t’i vė nė dispozicion tė religjionit, tė rendit kishtar, prandaj kishat dhe ēdo gjė qė kishte tė bėnte me religjionin kishin bukuri mahnitėsi. Besimi nė Zot i motivonte ata qė ta fisnikėrojnė veten dhe shoqėrinė kėshtu qė bindjet fetare ishin njė kolektor i fuqishėm ku stivoheshin vlerat qė e bėnin kuptimplote jetėn dhe ndėrveprimin shoqėror. Humbja, apo dyshimi sado i vogėl nė besueshmėrinė e kėtyre parimeve aksiomatike krijoi njė destabilizim tė thellė nė planin individual dhe atė shoqėror. Ky shqetėsim me gjasė nxiti evropianin kėrkimtar tė gjejė zėvendėsimin pėr humbjen e sigurisė, tė zbulojė vlerėn e re qė do ta rikthente ndjenjėn e sigurisė sė humbur dhe kohezionin shoqėror. Pra, fillet e nacionalizmit nė Evropė kanė qenė fisnike dhe sublime. Nacionalizmi ishte ndjenja qė e fisnikėronte njeriun, individin e vetmuar i cili filloi t’i investojė virtytet e veta nė sistemin e ri tė vlerave, nacionalizmi u shndėrrua nė rrufepritės tė vlerave, tė ndjenjave fisnike, tė mirėsisė dhe tė arsyeshmėrisė njerėzore. Ai e gjeti planin e ri shoqėror, relacionin e ri tė afėrsisė, tė qėllimeve dhe tė vlerave tė pėrbashkėta pėr tė cilat ishte i gatshėm edhe tė flijohet. Shtetet e para nacionale synonin qė tė ofronin barazinė e plotė tė qytetarit, i cili deri mė atėherė konsiderohej si pronė e monarkut apo tė princėrve tė ndryshėm. Me sloganin “Liri, barazi, vėllazėri”, filloi njė fazė e re e barazisė sė njerėzve, tė paktėn brenda njė shteti tė ri. Pra, nacionalizmi nė kėto fillime solli standardet sipas tė cilave garantohej barazia nė mes njerėzve, nė mes tė vėllezėrve. Kjo tendencė barazimtare nė kuadėr tė sistemit perėndimor tė vlerave do tė pėrfundoj me standardet qė garantojnė tė drejtat e njeriut qė do tė jetė faktor kryesor nė humanizimin e formacioneve tė ndryshme shoqėrore, shkaktar i rrėnimit tė sistemeve tė ndryshme despotike, autoritare anekėnd botės.
    Nacionalizmi e prodhoi kombin, kombi e prodhoi shtetin kombėtar dhe shteti kombėtar e fiku zjarrin mobilizues, veprues tė nacionalizmit. Nėse ky konstatim ėshtė i saktė, atėherė mund tė shpjegohet pėr se shqiptarėt e Shqipėrisė janė mė pak “nacionalist” sesa shqiptarėt e viseve tė cilėt kanė qenė nėn sundimin e nacionalizmave tė tjerė, pse shqiptarėt e Shqipėrisė ndryshe e perceptojnė Goran Bregoviqin nga vėllezėrit e tyre nė Kosovė dhe gjetiu.
    Nėse njė nacionalizėm dėshton, atėherė fillon procesi i akulturimit, i pėrtharjes, i asimilimit dhe njėherėsh i bartjes sė besnikėrisė, sė interesimit tė qytetarit nė koncepte tė tjera komunitariste, duke filluar nga ato ideologjike, fetare e deri tek ato sportive. Bie fjala, dėshtimi i nacionalizmit arab, i personifikuar nė figurėn e presidentit nacionalist Gamall Abdel Naserit apo Sadam Huseinit, nxori nė shesh lėvizjet fetare qė propagandojnė idetė komunitariste mbi baza fetare, ummetin islam.
    Deformitete tė misionit fisnik tė nacionalizmit shfaqen edhe nė shtetet postkomuniste, ku nacionalizmi shfaqet si ideologji ekskluziviste, qė nė mėnyrė patologjike spikat pikat dalluese nė mes tė njerėzve dhe jo ato bashkuese. Ky koncept i nacionalizmit nuk ėshtė nė vijė tė traditės evropiane tė nacionalizmit qė kishte mision kompensues, pas humbjes sė sigurisė sė dikurshme nė vlerat e njė formacioni feudal shoqėror.
    Nacionalizmi i llojit evropian, pra ai qė i nxit njerėzit qė virtytet mė sublime tė qenies sė tyre tė investojnė nė njė sistem vlerash qė i bashkon individėt, krijon barazi nė mes tyre, qė i jep kuptim jetės sė tyre ėshtė i domosdoshėm pėr mbijetesėn e shqiptarėve. Ky nacionalizėm i llojit fisnikėrues nuk ka tė bėjė fare me urrejtje llojesh tė ndryshme patologjike, ksenofobike, por shėrben si frymėzim i vazhdueshėm pėr tė prodhuar vlera tė pėrbashkėta shoqėrore, barazinė nė mes tė njerėzve. Ky lloj nacionalizmi frymėzues, fisnikėrues nė shoqėritė mė tė avancuara perėndimore manifestohet nė ēdo segment tė shoqėrisė dhe ėshtė standard, kusht pa tė cilin nuk mundet tė funksionojė shteti. Nacionalizmi i kėtillė jo vetėm qė forcon kohezionin shoqėror, por edhe parandalon deformitetet e ndryshme siē ėshtė korrupsioni, nepotizmi, evazioni fiskal dhe abuzimet e ndryshme tė pozitės nė shoqėri, nacionalizmi i kėtillė e rimėkėmb shpirtin e njė kombi, nacionalizmi i llojit tė rilindėsve tanė.
    Kėtė apologji pėr nacionalizmin e shoh tė udhės ta pėrfundoj me njė rrėfejzė tė vėrtetė nga jeta e njė tė mėrguari shqiptar. Ai ishte martuar me njė suedeze dhe kishte tre fėmijė, tė cilėve u kishte dhėnė emra shqiptarė. Njė ditė, nė vitet ’80, djali i tij gjashtėvjeēar, Besimi, me rrėmbim hyri nė shtėpi duke bėrtitur “Papa, papa svenska gurka”! (Baba, baba trangull suedez!). Babė e bir kėmbenin fjalė qė s’i kuptoja unė, aq mė pak euforinė e tyre me njė trangull tė mbėshtjellė me celofan, ku ishte stampuar flamuri suedez. Kėrkova shpjegime prej mikut tim kosovar. Ai, me njė indiferencė, m’u pėrgjigj: “Hiqu tyre, ata gėzohen kur arrijnė tė prodhojnė madje edhe perime. Gjithkund e vėnė flamurin, madje edhe nė brekėt e tyre”.
    Nacionalizmi suedez manifestohet jo vetėm nė krijimin e shtetit funksional, ku suedezi ėshtė i mbrojtur, i sigurt, ku i respektohet integriteti dhe dinjiteti individual, por edhe nė kėto mesele trangujsh. Shtetet kombėtare formohen qė pjesėtari i atij kombi (nacioni) tė jetojė sa mė mirė. Shtetet kombėtare nuk formohen qė pjesėtari i atij kombi tė jetojė keq nė tė.
    Pale si do tė pėrfundojė nacionalizmi malazias?
    Po ne, ku jemi se?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Qafir Arnaut : 30-05-2006 mė 13:09
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  2. #2
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Me zbehjen e perspektives Europiane per Ballkanin, ideologjite konkurruese fetare dhe nacionaliste do te perplasen per mendjen e zemrat e katundarit e qytetarit Shqiptar. Xhaferri e ka kuptuar mire kete dhe i bie kambanes: ME I MIRA ALTERNATIVE ESHTE 'NACIONALIZMI FISNIK'.
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  3. #3
    Ky lloj nacionalizmi quhet nacional-socializėm donte tė thoshte autori. Plus qė nacionalizmi s'ėshtė nė modė tani.

    Kam pėrshtypjen se Ismail Qoset duhet tė mėsojnė nga ky dhe tė heshtin.
    Alle Serben müssen sterben

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    vil-oizem ne golem e derderro lloizem.. ne shkup e tetove eshte trangulli arbero xhafo thaqo nanoist..

  5. #5
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar mė parė nga Brari
    vil-oizem ne golem e derderro lloizem.. ne shkup e tetove eshte trangulli arbero xhafo thaqo nanoist..

    Me nder...ky kontribut i yti eshte shume mbreselenes. A ke gjo tjeter ti shtosh ketij luani te bute e te semure terminalisht?
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  6. #6
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar mė parė nga Legjion
    Ky lloj nacionalizmi quhet nacional-socializėm donte tė thoshte autori. Plus qė nacionalizmi s'ėshtė nė modė tani.
    Nuk eshte ne mode per arsye se korporatat thone qe nuk eshte ne mode. Rendi i tanishem boteror i uzurpuar nga MNC-te (qenie ekstra-nacionale) ka shume gjasa te bie nen peshen e tregtise globale e cila medoemos do sjelle luftra te nje shkalle te pa pare deri me tani. Shpetimi, sipas Xhaferrit, vjen nga nje ideologji qe mund te jete: fetare, nacionaliste, ose ...sportive.
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  7. #7
    In God I trust Maska e fjollat
    Anėtarėsuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes sė hitlerit
    Postime
    1,085
    Arben Xhaferin kush nuk e njeh "e paguan shtrenjtė"... nuk kam kohė tė shkruaj pėr momentin, por ka boll pėr tu thėnė... ky "patriot" qė pėr pushtet vret djem tė rinj shqiptarė, ka ftyrė tė flet pėr nacionalizėm
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-03-2005
    Postime
    359

    Patrioti Dhe Nacionalisti

    PATRIOTI DHE NACIONALISTI

    Nga Migjen Kelmendi

    Ndaqi me e marr vesh se ēka kish me na gjetė nėse rexhepqosjat e arbenxhaferat kishin me e pushtue mendimin politik dhe ma e zeza – me e marr pushtetin nė hapsinat shqiptare - kqyrni Serbinė dhe e merrni vesh. AUTOGENOCID i pat thanė Bogdan Bogdanovic nė nji intervistė qė e kisha ba me te, nė vitin e largtė 1996. Kur e pata lut me na profetizue nėse Milosi ia msyen Kosovės ēka mundet me ndodh, ai m’luti me e evitue kėte pyetje, sepse sa here profetizon, tha, pėr fatkeqėsi profetizmat mė ndodhin. Mirėpo, nė fund (ju ftoj me e lexue intervistėn qė po e ribotojmė mbas dhetė vjete), ai e bani kėte gja:
    “…edhepse thashė se nuk dua tė merrem me parashikime, le ta bėjmė njė parashikim tė vogėl. Nėse populli qė i takoj unė ia mėsyen njė lufte tė tillė, ai kėtė luftė do ta humbė. Do ta humb me turp dhe….ky do tė ishte fundi i kombit e shtetit…si duket gjithēka na ēon drejt Pashallėkut tė Beogradit”
    Sot, dhetė vjet ma vonė nga ky profetizim i zotit Bogdanovic, dhe mbas pėrshtypjeve tė para tė shpalljes sė Malit tė Zi pėr shtetin e 192’tė tė botės, merr tanė fuqinė mendimi i nji njeriu tė vetėm, aftėsia e rrallė e tij me i parapa gjanat dhe tragjedia e arbenxhaferave e rexhepqosjave serbė, tė cilėt me fjalėt e dashnisė e patriotizmit ma tė madh - e ē’banė vendin pėr tė cilin u pėrbejshin. E shkėrdhyen. Nacionalistat, tue nxjerr nji pėrfundim nga arbenxhaferat dhe rexhepqosjat serbė, s’kokan gja tjetėr pos – shkėrdhata!
    Ky asht ai mentaliteti i nxanun pėr bukuri nė thanien serbe: “iz pobede u pobedu, do konacnog poraza”. Ky asht ai arketipi i humbsit, i tragjikut. Lugati. Lugati politik. (Pėrgjasimet janė tė rastėsishme). Dhashtė Zoti tė mos na shtihohet ky Lugat nė Kosovė.

    Patriotizmi, si na e tha pėr “Java” Matthew Drexler, aktivist i paqes nga Pensilvania, SHBA, i ka rrajtė e veta nė idenė e ndjenjės komunitare ndaj bashkėkombasit, derisa Nacionalizmi ndjek rrugėn historike t’aktivizimit t’identitetit kombėtar pėr me e bashkue nji grup specifik tė njerėzve. Zakonisht thuhet, pėr qėllimet ma tė mira pėr kombin. Problemi me Lugata asht se ata janė tė bindun se e dijnė sakt se ēka asht mirė e ēka asht keq pėr kombin. Askush ma mirė se ata. Njisoj si Milosi. Si Kostunica. Si Bulatovici. Derisa tue ja dashtė ma tė mirėn nė botė Serbisė, nuk e pruen nė Pashallėk Beogradi. Njashtu si e parashikoi me largpamėsi zoti Bogdan Bogdanovic.
    Andaj kisha me thanė se distinkcionin ma tė mirė mes nji Nacionalisti e Patrioti e ka ba
    Charles de Gaulle, ish presidenti i Francės: "Patriotizėm asht kur dashnia pėr popullin tand vjen e para; nacionalizėm asht kur urrejtja pėr njerėzit qė s’janė tutė vjen e para”.
    Urrejta dhe dashnia janė mes Patriotit dhe Nacionalistit.
    Arbenxhaferat e rexhepqosjat ma s’pari urrejnė. E vetėm mandej donė. Dhe e donė – vetėm veten. Popullin e kanė arsyetim.

    Po, le t’mbetemi te njerėzit qė me shembullin e vet tė frymėzojnė, tė japin shpresė – si Bogdan Bogdanovic. M’pat thanė dhe e pata tregue me mija here se, me gjasė Serbia asht nis keq. Mbrapsht. Prandaj edhe po kthehet tregimi atje ku ja ka nis mbrapsht – n’Pashallėkun e Beogradit.
    E keqja e tregimit me lugatat e politikės shqiptare asht se Kosova s’ka ēka me humb, sepse kurrė s’ka ba lufta pushtuese. Kosova s’ka ku me u kthye, ku me u rrudhė ma.
    Andaj e vetmja shpresė Kosovės i mbetet dashnia, e jo urrejtja.
    Kosova ka nevojė pėr Patriota e jo Nacionalista.

  9. #9
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar mė parė nga fjollat
    ky "patriot" qė pėr pushtet vret djem tė rinj shqiptarė, ka ftyrė tė flet pėr nacionalizėm
    keta djemte e vrare duhet te kene qene 'tifoza' te ideologjive te tjera konkuruese
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  10. #10
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Sa bukur flet Arber Xhaferri, eshte ajka e intelektualizmit shqiptar sot. I informuar, brilant, akut dhe elegant ne shtjellimin e ideve Xhaferri duhet studiuar edhe ne shkollat tona.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Bilal Xhaferri
    Nga Dita nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-06-2011, 01:28
  2. SPIRITUALITETI: Kapitulli III - Virtytet
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-10-2006, 01:44
  3. Si duket edhe "PIRAMIDAT" paskan pasur Gjeneral
    Nga Beqari002 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 25-09-2002, 10:38
  4. Zbulimet me te fundit te Ministrise se Brendshme Maqedonase
    Nga Beqari002 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 05-09-2002, 16:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •