Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 25 prej 25
  1. #21
    In God I trust Maska e fjollat
    Anėtarėsuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes sė hitlerit
    Postime
    1,085
    Citim Postuar mė parė nga Qafir Arnaut
    Kjo eshte politike konsistente me ideologjine nacionaliste Shqiptare. Ne baze te te kesaj ideologjie asnje shtet multi-etnik nuk duhet te ekzistoje.
    Farsė... kjo politikė ushtrohet nga partia e Arbėn Xhaferit vetėm kur ėshtė nė opozitė edhe atė kundėr partisė qeveritare shqiptare, nė bashkėpunim me partinė sllavo-maqedonse (thuji pastaj nacionalizėm). Po qe se i fitojnė zgjedhjet, partia veēmė ka zgjedh me kė parti sllavo-maqedonse do tė hyj nė koalicion, qė dmth kjo "ideologji" nacionaliste bie nė ujė dhe vazhdohen bizneset e vjetra...

    Kolltuku ėshtė goxha lakmues dhe mashtures, shif deri ku u katandis Ali Ahmeti prej tė cilit pritej shuuuuumė, qė premtonte se politika e partis tij do tė ngrente statusin e shqiptarėve nė popull shtetformues me tė gjitha tė drejtat e barabarta me pop. sllavo-maq. Kėto tė drejta tani vetėm figurojnė nė letėr, ama nė praktikė do ti ėndėrrojmė edhe pėr njė kohė tė gjatė. Kjo mė sė tepėrmi duke iu falėnderuar politikės destruktive anti-kombėtare tė Xhaferit qė i ndihmoi partisė qeveritare maqedonse tė triumfojė nė ēdo betejė politike (bile edhe duke krijuar kriza sigurie nė vandbanimet shqiptare dhe duke pėrdorur shqiptarėt mish pėr top) kundėr partisė sė Ali Ahmetit... Ali Ahmeti u desh, thjeshtė ta lėshojė qeverinė me kohė, sepse atė qė e fitoi me luftė nė mal e humbi nė kuvend... por ē'ti bėsh lakmisė... apo ndoshta e kaploi inati ndaj Xhaferit dhe vendosi tė humb trimėrisht!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fjollat : 05-06-2006 mė 09:21
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

  2. #22
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar mė parė nga fjollat
    Farsė... kjo politikė ushtrohet nga partia e Arbėn Xhaferit vetėm kur ėshtė nė opozitė edhe atė kundėr partisė qeveritare shqiptare,
    Edhe kjo eshte ne rregull. Nebaze te ideologjise nacionaliste ne nje shtet multietnik nuk duhet te kete faksione brenda etnise qe kerkon te permirsoje/shkaterroje ate shtet.

    Une nuk e kam hic haberin nga politika shqiptare ne FYROM. Ajo qe me pelqen eshte qe A. Xhaferri shkruan ne gazete te Shqiperise, pa permendur politiken e FYROM-it, e duke demaskuar lesh-e-li-ne qe eshte bere ne R.Shqiperise kur vjen puna tek ideologjia shtet-formuese.
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  3. #23
    In God I trust Maska e fjollat
    Anėtarėsuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes sė hitlerit
    Postime
    1,085
    Citim Postuar mė parė nga Qafir Arnaut
    Edhe kjo eshte ne rregull. Nebaze te ideologjise nacionaliste ne nje shtet multietnik nuk duhet te kete faksione brenda etnise qe kerkon te permirsoje/shkaterroje ate shtet.
    Bukur, por uniteti nuk arrihet duke bashkpunu me armikun, nė kėtė mėnyrė veē sa thellohet edhe mė tepėr pėrēarja, kėtė e ka bėrė partia e xhaferit. Unė po e pėrsėris edhe njėhejrė, mė pėlqen pa masė ideologjia e Xhaferit, do tė vdisja ta shof tė jetėsohet, por unė e shof vetėm si njė farsė, njė tentim pėr ta rikthyer kulltukun e humbur!

    Mbase inshallah jam gabim, por disa gjėra shifen...
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

  4. #24
    Arben Xhaferi si gjithnje NJESH, i prehte ne kapjen e temes e problemeve kombetare.

    Ja nje shkrim, i nxitur nga ngjarjet e fundit, po qe ecen ne kete teme qe Arbeni ka hapur, e eshte teme aktuale e faktet e vertetojne, e ska lindur kote nga mendimi i Arbenit po e shtyre nga nevojat e realitetit e ngjarjeve qe po kalojme.

    ----------------------------------------------------------------------------------------

    “RADIOGRAFIA” E NJĖ VEPRIMI TĖ SHĖMTUAR


    Skėnder Shkupi

    Zhurma e dy-tri javėve tė fundit, lidhur me zhvarrimet e disa shqiptarėve tė shekujve tė kaluar dhe “pazari” me kockat e tyre, ka tronditur jo pak opinionin publik shqiptar. Njerėzit janė gjendur “ēuditėrisht” tė befasuar pėr tregtinė e kockave, me sa duket tepėr fitimprurėse, tė ca fshatarėve tė varfėr tė Kėlcyrės e tė Pėrmetit qė kanė injoruar doket e zakonet mė tė shenjta tė tė parėve tė tyre. Themi “ēuditėrisht”, sepse ai opinion qė pėrmendėm mė sipėr ka kapur vetėm sekuencat e fundit tė filmit tė gjatė e tė trishtuar tė zvetėnimit tė programuar tė nacionalizmit shqiptar qė, veē tė tjerash, ka fituar njė konotacion negativ edhe thjesht si term. Ėshtė e qartė qė duke lexuar faqen e fundit tė njė romani, duke ndjekur sekuencat pėrmbyllėse tė njė filmi apo duke dėgjuar epilogun e njė historie ēfarėdo, pak ose aspak mund tė kuptosh nga pėrmbajtja e tyre. Kjo ndodhi edhe me “befasinė” e skandalit tė zhvarrimeve tė Kėlcyrės.
    Gjatė 16 viteve tė fundit, qė nga fillimet e pluralizmit nė vendin tonė, janė lakuar jo pak problemet e pazgjidhura greko-shqiptare, nė aspektet mė tė ndryshme tė marrėdhėnieve tė tyre. Pėrfundimet e nxjerra nga njė analizė e pėrciptė e kėtyre marrėdhėnieve dėshmojnė pėr njė asimetri tė theksuar ndėrmjet partnerėve, ku njėra palė pothuajse gjithmonė diktonte, kurse pala tjetėr zakonisht bindej. Por si ndodhi qė tė nėnshtruarit ishim pikėrisht ne, aq tė afishuar nė kohėn e komunizmit si mė tė panėnshtruarit e botės?
    Duhet njėfarė guximi pėr ta parė tė vėrtetėn nė sy. Kryeneēėsia jonė ndaj botės sė huaj nė vitet 1945-1990 ka qenė njė blof. Ajo ishte njė kryeneēėsi qė mbėshtetej nė motive tė dobėta, pikėrisht nė ruajtjen dhe konsolidimin e sundimit absolut tė njė klike drejtuese arrivistėsh qė nuk kishin asgjė tė pėrbashkėt me asnjė ideologji, qoftė edhe me atė shumė tė reklamuarėn “marksiste-leniniste”. Ajo kryeneēėsi nuk frymėzonte askėnd me kurrfarė ndjenje tė dinjitetit kombėtar, me pėrjashtim tė ndonjė naivi. Patriotizmi i tyre ishte fals, dhe po aq fals sa ē’ishte “marksizėm-leninizmi” i tyre. Nė SHBA nuk ka spitale, dyqane e magazina apo qendra pushimi vetėm pėr drejtuesit e lartė shtetėrorė, ndonėse ėshtė njė vend ku pabarazia ekonomike ėshtė fakt qė njihet e pranohet nga tė gjithė. Nė Shqipėrinė e dikurshme qė luftonte me slogane hipokrite pėr barazinė e njerėzve e tė popujve kishte dyqane pėr Byronė, spitale e klinika pėr Byronė, plazhe pėr Byronė, madje edhe rajon banimi rreptėsisht tė veēuar pėr atė farė Byroje, ku mezi gjendeshin njė ose dy veta qė tė bėlbėzonin nė ndonjė gjuhė tė huaj. Kėshtu u institucionalizua hipokrizia, ku njerėzit ndryshe mendonin e ndryshe flisnin. Kjo shpjegon faktin se si dhe pse u avulluan aq shpejt ato pėrrallat qė Shqipėria ishte njė kėshtjellė krenare nė brigjet e Adriatikut.
    Atentati ndaj nacionalizmit shqiptar e pat bazėn qysh nė vitet e L 2 B. Pėr t’i bėrė karshillėk organizatave nacionaliste si BK-ja e Legaliteti, nga PKSH-ja u ndoq me ashpėrsi ēdo ide, platformė, prirje apo veprimtari qė do t'i shėrbente zgjidhjes sė problemit kombėtar shqiptar madje nacionalizmi u shpall si armiku mė i rrezikshėm i regjimit. Rrjedhojė e drejtpėrdrejtė e kėtij qėndrimi, ishte pėrulja e paprecedent ndaj tė huajve, ndaj “vėllezėrve” jugosllavė, rusė apo kinezė, duke e shndėrruar nė leckė dinjitetin kombėtar tė shqiptarėve. Kur “vėllezėrit” na flakėn ose kur deshėn tė na heqin karriget ku ishin ulur parvėnytė e vetėshpallur “udhėheqės” tė popullit, papritmas ata u shndėrruan nė djaj qė qėndronin fare pranė Luciferrit, nė rrethin e nėntė tė Dantes. U kujtuan internacionalistėt proletarė pėr atė patriotizmin e harruar pėr “nacionalizmin”. Kuptohet qė nė popull ky farė nacionalizmi fals nuk ngjiti dhe njerėzit mbetėn ashtu siē qenė edukuar pėr dhjetėra vjet me radhė, shpėrfillės dhe indiferentė ndaj fateve tė kombit tė tyre.
    Kėshtu na gjeti viti 1990. Internacionalizmi u zėvendėsua fėt e fėt me kozmopolitizmin. Pėrulja ndaj tė huajve nuk ishte diēka e re pėr shqiptarėt e pasvitit 1990. Ne ishim mėsuar me dashuritė absurde ksenofile ndaj atyre qė na kishin edhe borxhe gjaku. Kuptohet, njė faktor tepėr i rėndėsishėm mbetet edhe varfėria e skajshme e shqiptarėve, qė lehtėsonte veprimet “e ēuditshme” tė tyre tė sakrifikimit tė interesave tė mėdha tė pėrgjithshme pėr interesa tė vogla vetjake. Megjithatė ky ėshtė faktor i rendit tė dytė. I pari dhe kryesori ėshtė edukimi i tyre i gjatė me ndjenjėn e pėrbuzjes pėr nacionalizmin klasik shqiptar rrjedhojė e tė cilit ėshtė pėrfytyrimi, ende sot, i njė ballisti si qenie e mjerė me dy pula tė vjedhura nė duar. Pėr vite tė gjata tė sundimit komunist kosovarėt dhe ēamėt shiheshin gjithnjė me dyshim dhe si kontingjente potenciale pėr tė pėrmbysur diktaturėn. Kuptohet, qė pas viteve ‘90-tė, ajo rezervė, ajo urrejtje e fshehtė ndaj popullsive fatkeqe tė trojeve tė mbetura jashtė Shqipėrisė, nuk mund tė shndėrrohej pėrnjėherė nė dashuri dhe pėrkushtim nacionalist. U pėrshtat njėfarė interesimi i matur, gjoja diplomatik, pėr tė fshehur njė indiferencė reale.
    Tashmė ėshtė nė modė qė ne duhet tė qėndrojmė sa mė “sus” pėrpara anėtarėve tė BE-sė sepse ato na bėjnė gjėmėn. Kjo ndjenjė inferioriteti qė lidhet nė radhė tė parė me interesa politike tė qetėsisė dhe fashitjes sė rrezikut ndaj partive shqiptare nė qeverisje, ka si background formimin “internacionalisto-kozmopolit” tė shumicės sė politikanėve shqiptarė. Ky qėndrim “kryeulėt” maskohet zakonisht me “urtėsinė” politike, me “taktin” diplomatik apo me “pėrshtatjen” koniunkturale ndaj ngjarjeve nė rajon apo nė kontinent. Mirėpo kalohen tė gjithė kufijtė e pėrdhosjes qė mund tė durojė njė komb apo shtet normal.
    Shembull klasik marrėdhėniesh diskriminuese pėrbėn kapitulli greko-shqiptar i politikės sė jashtme tė Shqipėrisė gjatė kėtyre 15 viteve tė kapėrcyellit tė mijėvjeēarėve. Gabimisht ne lakojmė shpesh qėndrimet greke ndaj nesh, duke fajėsuar qeveritė apo politikanėt grekė pėr shumė mėnxyra politiko-ekonomike qė na pllakosin. Ėshtė njė qėndrim naiv dhe i pakuptimtė ky pozicionim patriotik i zbrazėt, qoftė edhe qėllimmirė. Grekėt nuk kemi pse t’i fajėsojmė. Atyre, pėrkundrazi, duhet t’u “shtrėngojmė dorėn” qė janė tė aftė tė pėrfitojnė nga gjymtimi ynė nacionalist, paaftėsia e mefshtėsia jonė pėr tė mbrojtur interesat tona.
    Po a jemi ne nė gjendje tė sillemi me grekėt, siē sillen ata ndaj nesh? Aktualisht mė ngjan tejet e vėshtirė. Sepse duhet ndryshuar mentaliteti, psikologjia e pushtetarėve dhe e politikanėve, filozofia e tyre politike. Njė mentalitet apo psikologji prej “rajai” nuk mund tė shndėrrohet, sa hap e mbyll sytė, nė botėkuptim e filozofi “qytetare” qė tė frymėzojnė qėndrime e veprime dinjitoze nė marrėdhėniet me tė huajt. Tashmė ne jemi tė dėnuar tė presim gjersa njė brez i ri politikanėsh, i painfektuar nga virusi komunist i sė kaluarės apo nga recidivė tė tij tė sė sotmes, tė formohet nė njė tė ardhme tė afėrt.
    Po si mund tė dalė njė brez i tillė njerėzish tė pėrgatitur jo vetėm nga kėndvėshtrimi profesional por, madje nė radhė tė parė, nga formimi atdhetar? Mendoj qė i takon opinionit tė shėndoshė publik dhe pjesės atdhetare tė drejtuesve tė Shqipėrisė tė investojnė nė mėnyrė tė diferencuar nė arsimin kombėtar pėr tė edukuar djem e vajza tė pėrkushtuara pėr ēėshtjen kombėtare. Duke filluar qė nga ekzekutimi i himnit tė flamurit mėngjeseve nėpėr shkolla e deri te njė ristrukturim tė historisė kombėtare tė mėsuar nga nxėnėsit tanė, me pėrmbajtje tė fortė edukuese patriotike e larg mėrive politike tė majta apo tė djathta. Politikanėt dhe shtetarėt qė do tė dalin nga njė shkollė e tillė nuk do ta kenė fare problem qė ta dėrgojnė fortlumturinė e tij kryepeshkopin Janullatos me ngritje, nė krye tė kishės ortodokse greke, ta shpallin konsullin grek tė Gjirokastrės si “persona non grata” apo t’i kthejnė shkollat greke tė Korēės apo Himarės nė shkolla shqipe, siē pat bėrė dikur i madhi Mirash Ivanaj. Vetėm atėherė mund tė shpresojmė qė tė rimarrim nė duar ekonominė tonė, vetėm atėherė nuk do tė kemi frikė se Korridori 8 do tė mbetet thjesht njė fantazi tekniko-shkencore, vetėm atėherė do tė bėhemi realisht tė pranueshėm nė BE pėr aderimin tek i cili po investojmė sot tė gjithė arsenalin tonė tė servilizmit politik.

    06/06/2006
    KATEGORIA: Analiza. Shekulli.

  5. #25
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Ka 8 vite qe e ndjek me kureshtje cdo ide apo shkrim te Xhaferrit. Sot per sot eshte vete ndergjegja kombetare e gjithe shqiptareve kudo qe jane. I sakte, konciz, i drejteperdrejte, theres dhe ironik ai eshte i pakonkurrueshem. Do zoti ti rregullohet edhe shendeti qe e ka te dobet. Xhaferri me pelqen pasi eshte i pashok ne menyren se si i qaset problemit, si e identifikon debatin dhe si e shtjellon temen nga ana intelektuale. Per kete eshte i pashoq, dhe gjithnje rrok ceshtje principale qe kane te bejne me ekzistencen e shqiptarit.

    Tani po te jesh ndonje tip qe rri e pertyp syre pa kuptim dhe ka 6 shami kaptines sigurisht qe fjalet e Xhaferrit do te duken harrame dhe aliene. Po shyqyr qe jeni shume pak se perndryshe vaj medet..

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema tė Ngjashme

  1. Bilal Xhaferri
    Nga Dita nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-06-2011, 01:28
  2. SPIRITUALITETI: Kapitulli III - Virtytet
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-10-2006, 01:44
  3. Si duket edhe "PIRAMIDAT" paskan pasur Gjeneral
    Nga Beqari002 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 25-09-2002, 10:38
  4. Zbulimet me te fundit te Ministrise se Brendshme Maqedonase
    Nga Beqari002 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 05-09-2002, 16:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •