Pse Zoti e zgjodhi Marinė e jo njė grua tjetėr?


Pyetja e parashtruar ka karakter teorik, prandaj edhe pėrgjigja duhet tė jetė e tillė. Sigurisht se po edhe tė kishte qenė njė vajzė tjetėr prapė do tė kishim mundur tė pyesim “Pse Zoti e zgjodhi atė e jo Marinė” e kėshtu me radhė pa ndėrprerė. Meqenėse nė teori mund tė themi edhe atė ēka nuk ėshtė, atėherė na duhet medoemos tė mirremi me atė ēka dimė dhe ēka e kemi pėrjetuar nė histori. Ēka do tė ndodhte po tė kishte ndodhur, kėshtu apo ashtu, pėr kėtė mundemi vetėm tė spekulojmė dhe tė gjitha kėto mendime nuk do tė jenė mė shumė se vetėm mendime tona e asgjė mė shumė. Mirėpo, mė me rėndėsi ėshtė tė shohim atė qė tashmė e kemi dhe qė ia dimė fillin. Duke u nisur nga kjo dalngadal do tė mundemi mė vonė edhe vetė tė pėrfundojmė se ēka do tė ndodhte po tė kishte qenė ndryshe. Prandaj propozoj qė njėherė tė shihet ajo ēka nė tė vėrtetė ka ndodhur dhe ėshtė. Bibla me siguri se nuk kuptohet shpesh herė lehtė nė qoftė se nuk i dimė rrethanat e asaj kohe dhe nėse nuk e llogarisim ēka ka dashtė shkrimtari me thanė. Prandaj na nevojiten komentimet, shtjellimet qė i autorizon Kisha.
Pėr kėtė mė sė miri na flet shkrimi nga DOKUMENTET E KONCILIT II TĖ VATIKANIT, respektivisht KUSHTETUTA DOGMATIKE MBI KISHĖN «DRITA E POPUJVE» - LUMEN GENTIUM (21 NĖNTOR 1964). Kėtu po e sjelli vetėm njė pjesė tė kėtij dokumenti qė ndėrlidhet me pyetjen.


[color=darkblue]E LUMJA ZONJA MARI VIRGJĖR NĖNA E HYJIT NĖ FSHEHTĖSINĖ E KRISHTIT DHE TĖ KISHĖS

Hyji tejet i mirė dhe i urtė, pasi qė deshi tė shpėrblente botėn, «kur erdhi koha e caktuar, Hyji e dėrgoi Birin e vet, tė lindur prej gruaje... qė ne ta fitonim bijėsinė...» (Gal 4,4-5). «Ai qė pėr ne njerėzit dhe pėr shėlbimin tonė zbriti prej qiellit dhe u mishėrua pėr virtyt tė Shpirtit Shenjt prej Virgjėrės Mari» (Credo nė meshėn romake: Symbolum Constantinopolitanum). Ky mister hyjnor na u zbulua dhe vijon nė Kishė, tė cilėn e themeloi Krishti si trupin e vetė nė tė cilėn besimtarėt, qė shkojnė pas Krishtit-Krye, dhe tė cilėt janė nė bashkėsi me tė tėrė shenjtėrit e Tij, do ta nderojnė dhe kujtojnė «pėrmbi tė gjitha Zonjėn Mari pėrherė Virgjėr, Nėnėn e Zotit tonė Jezu Krishtit.»
Virgjėra Mari e cila nėpėr lajmin e engjėllit pranoi nė zemėr dhe nė trup Fjalėn e Zotit dhe i solli botės Jetėn, pohohet dhe nderohet si Nėna e vėrtetė e Hyjit dhe e Shėlbuesit. Nė mėnyrė tė lartė shpėrblimi, pėr arsye tė meritave tė Birit tė saj dhe e bashkuar me Tė ngusht dhe pandashėm ėshtė e miratuar me rol dhe dinjitet tė bėhet Nėna e Birit tė Hyjit, dhe pėr atė arsye bija tejet e dashur e Atit dhe shenjtėrorja e Shpirtit Shenjt, nga e cila dhanti e hirit tė veēantė i tejkalon shumė tė gjitha krijesat qiellore dhe tokėsore. Njėkohėsisht ėshtė e lidhur nė gjini tė Adamit me tė gjithė njerėzit tė cilėt kanė nevojė pėr shėlbim, pėr mė tepėr «vėrtetė ėshtė nėna e gjymtyrėve (tė Krishit)... sepse mori pjesė me dashuri qė tė linden nė Kishė besimtarėt, tė cilėt janė gjymtyrėt e atij Kreut». Prandaj edhe e pėrshėndesim si gjymtyrė tė shkėlqyeshme dhe tė veēantė tė Kishės dhe tipar tė saj dhe si mė tė mirin shembull nė fe dhe dashuri, prandaj Kisha Katolike e mėsuar nga Shpirti Shenjt, me dashuri fėmijore e nderon si nėnėn tejet tė dashur.
Pėr atė arsye Koncili, duke paraqitur mėsimin mbi Kishėn, nė tė cilėn Shpėrblyesi Hyjnor kryen shėlbimin, dėshiron me kujdes tė shndrisė edhe rolin e Zonjės Virgjėr nė fshehtėsinė e tė Mishėruarit tė Fjalės dhe tė Trupit Mistik, si dhe detyrat e atyre qė janė tė shpėrblyer ndaj Nėnės sė Hyjit, nėnės sė Krishtit dhe Nėnės sė njerėzve, mirėpo s'ka pėr qėllim tė paraqesė mbarė mėsimin mbi Zonjėn, as qė tė zgjidhė pyetje tė cilat teologėt nuk i sqaruan ende. Prandaj ende mund tė mbahen ato mendime qė mėsohen lirisht nė shkollat katolike mbi Tė, e cila nė Kishėn Shenjte zėn vendin mė tė lartė pas Krishtit dhe ėshtė mė afėr nesh.


ROLI I SĖ LUMES VIRGJĖR MARI NĖ EKONOMINĖ E SHĖLBIMIT

Kisha me arsye e nderon Marinė me nderim tė posaēėm, sepse ajo sipas hirit tė Hyjit ėshtė e lartėsuar pėrmbi tė gjithė engjujt dhe njerėzit pas Birit, si Nėnė e Zotit gjithshenjtė, e cila mori pjesė nė misteret e Krishtit. Qysh prej kohės mė tė lashtė e Lumja Virgjėr nderohet me titullin «Nėna e Zotit», nėn mbrojtjen e sė cilės, besimtarėt me urata i drejtohen nė ēdo rrezik dhe nevojė. Sidomos prej Koncilit tė Efezit populli i Zotit e nderon gjithnjė e mė tepėr duke e nderuar me dashuri duke e thirrur nė ndihmė dhe duke e ndjekur, sipas fjalėve tė saj profetike: «Tė lume do tė mė thėrrasin tė gjithė popujt, sepse bėni punė tė mėdha ai i cili ėshtė i fuqishėm» (Lk 1,48). Ky nderim, ēfarė ishte i pranishėm gjithmonė nė Kishė, megjithėse dallohet qenėsisht nga Adhurimi i Fjalės sė Mishėruar, i Atit dhe i Shpirtit Shenjt, kėtė e pėrkrah. Sepse mėnyrat e ndryshme tė pėrshpirtėrive ndaj Nėnės sė Zotit qė i ka aprovuar Kisha nė suazat e mėsimit tė shėndoshė dhe tė drejtė, sipas rrethanave tė kohės dhe tė vendit, si dhe sipas natyrės dhe karakterit tė besimtarėve, bėjnė qė, me nderimin e Zonjės, Biri tė nderohet, pėr tė cilin janė tė gjitha (khs. Kol 1,19), kuptohet mirė, dashurohet dhe lavdohet urdhėrimeve tė Tij.
67. Koncili Shent shprehimisht mėson kėtė mėsim katolik dhe bėn me dije tė gjithė bijtė e saj qė bujarisht tė pėrhapin nderimin e Zonjės sė Bekuar, sidomos atė liturgjik, dhe tė vlerėsojnė me tė madhe shprehinė e devocionit ndaj saj qė gjatė shekujve i porosit Magjisteri i Kishės, dhe le tė kryejnė me ndėrgjegje tė gjitha ato qė janė vendosur pėr nderimin e figurave tė Krishtit, tė Zonjės sė Bekuar dhe tė shenjtėrve. Kėshtu bėn me dije teologėt dhe predikatarėt e fjalės sė Zotit qė duke vėshtruar denjėsinė e posaēme tė Zonjės sė Bekuar tė ruhen me kujdes nga ēdo teprim i praptė dhe nga shpirtvogėlsia e tepruar. Duke favorizuar nėn udhėheqjen e magjisterit studimin e Shkrimit Shenjt, tė Etėrve tė Kishės dhe tė liturgjive tė Kishės le tė shndrisin drejtėsisht rolin dhe privilegjet e sė Lumes Virgjėr, qė ka pėr qėllim gjithnjė Krishtin, i cili ėshtė burimi i mbarė tė vėrtetės dhe devocionit. Le tė flakin me kujdes ēdo gjė qė me fjalė apo me vepra mund tė shpijnė nė rrugė tė pagabueshme vėllezėrit tė ndarė ose kėndo sa i pėrket mėsimit tė vėrtetė tė Kishės. Pastaj le tė kujtohen besimtarėt, se pėrshpirtėria e vėrtetė nuk janė ndjenja tė pafrytshme dhe e kalueshme tė zbrazėta dhe sipėrfaqėsore, por rrjedh nga feja, e cila sjell gjer te pranimi i lartėsimit tė Nėnės sė Zotit dhe tė frymėzohemi me dashuri bijėrore ndaj Nėnės duke i ndjekur virtytet e Saja.