Për mbarëvajtjen e diskutimeve këtu përdoret skema e mëposhtme për punë standardi dhe shfrytëzim kohe:
1. Fshihen ose lëvizen pa paralajmërim, pavarësisht nga synimi:
--- përmbajtje
1.1 çështjet me tematikë që nuk i përket këtij nënforumi (Jashtë tematike)
1.2 shkrimet që s'kanë të bëjnë fare me temën që diskutohet, që replikojnë pa lidhje me temën, ose që shfaqin se shkruesi nuk e ka lexuar fare temën (Jashtë teme)
1.3 shkrimet që propagandojnë fenë (Propagandë)
1.4 shkrimet që sulmojnë personin e shkruesit (Etikë)
1.5 shkrimet e cituara nga të tretë të cilat nuk përmbajnë mendimin e sjellësit (Mospjesëmarrje)
--- teknike
1.6 shkrimet që përsëriten
1.7 shkrimet që shkruhen në gjuhë të huaj
2. Redaktohen shkrimet që:
2.1 përdorin pa kriter gërma të trasha, kapitale, të pjerrëta, etj. -> Censurë estetike (Cens.est.)
2.2 i përmbahen temës por mbulohen dhe me çarçafë propagande -> Censurë propagande (Cens.prop.)
2.3 i përmbahen temës por kanë dhe çarçafë në gjuhë të huaj -> Censurë gjuhe (Cens.gjuh.)
2.4 shkelin rregulloren e forumit -> Censurë sipas rregullores (Cens.rreg.)
3. Pjesëmarrësit priten që:
3.1 të përdorin arsyetim, d.m.th. të argumentojnë pozicionin e tyre,
3.2 të mos merren me personin e tjetrit, por me mendimet e tij,
3.3 bashkë me artikuj apo citime që sjellin nga të tretë, të shprehin dhe mendimin e tyre në lidhje me këto,
3.4 të mos sjellin një artikull të tërë nga rrjeti duke rënduar temën, por të citojnë një pasazh relevant nga artikulli dhe të japin nyjen për tek ai, e çdokush mund ta lexojë vetë.
4. Tematika e nënforumit
Në një mjedis virtual ku diskutohet ateizmi është e kuptueshme që mbetet të diskutohet vetëm ateizmi teorik/eksplicit/pozitiv/i fortë dhe antiteizmi. Ateizmi implicit/praktik/negativ/idobët ose nuk e ka hasur kurrë besimin në zot ose nuk i hyn fare në xhep.
Në ateizmin teorik, pra që është mirëfilli kritik ndaj fesë, baza emocionale ndonëse llogaritet nuk ka asnjë relevancë ndaj vërtetësisë. Psh të thuash jam ateist se zoti la që macja ime të ngordhte dhe unë e desha shumë macen, nuk ka asnjë relevancë për sa i përket metodës së arsyetimit dhe as zhvillimit të temave. Diskutime të tilla s'kanë fuqi argumentuese sepse janë thjesht emocionale, janë jo-argumente. Po kështu dhe kur thuhet se besoj në zot sepse ashtu më intereson. Atëherë dhe mua më pëlqen që 2+2=65, por ç'lidhje ka kjo me realitetin?
Rregullat e lartpërmendura veprojnë vetëm në këtë nënforum dhe tema është publike për të shmangur ndonjë keqkuptim për fshirje/redaktimin/lëvizjen e shkrimeve brenda këtij nënforumi. Teorikisht pritet që pjesëmarrësit ta kenë lexuar para se të shkruajnë, praktikisht fetarët kanë pak problem përqendrimi kështu që do duhet t'i duroni deri diku ndërhyrjet e tyre që shkelin rregulloren.
Krijoni Kontakt