Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    Kungimi i pare

    PĖRMBAJTJA

    1. SHTĖPIA - SHKOLLA - KISHA 2. SHENJA E KRYQIT 3. ZOTI KRIJOI QIELLIN E TOKĖN 4. GURI 5. LULJA 6. KAFSHĖT 7. ZOTI KRIJOI EDHE NJERIUN 8. KEMI DUART 9. LUTJA 10. USHQIMI ĖSHTĖ DHURATĖ E ZOTIT 11. JETA 12. DRITA 13. DASHURIA 14. KOHA E ARDHJES 15. KRISHTLINDJA 16. KRESHMET 17. PASHKĖT



    B E S O J



    NE E DUAM KRISHTIN KRISHTI NA DO NE AI ĒDONJĖRIN E AFRON ME DASHURI

    SHENJA E KRYQIT

    PRINDI dhe KATEKISTI


    Kur bėjmė kryq? Para ēdo lutjeje: nė mėngjes, nė mbrėmje, kur bie kėmbana, para dhe pas buke, kur hyjmė nė kishė dhe kur dalim... Si bėjmė kryq? (Mė sė pari i bashkojmė duart, pėrqėndrohemi, dorėn e majtė e vėmė nė zemėr, e me dorėn e djathtė bėjmė kryq: prej ballit nė zemėr, pastaj prej krahut tė majtė nė tė djathtin. Mė nė fund prapė i bashkojmė duart.) Derisa bėjmė kryq, i themi disa fjalė. ... Cilat?

    NĖ EMĖR TĖ ATIT E TĖ BIRIT E TĖ SHPIRTIT SHENJT. AMEN.

  2. #2
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    3. ZOTI KRIJOI QIELLIN E TOKĖN

    PRINDI dhe KATEKISTI


    Kemi thėnė se shtėpinė e kanė ndėrtuar prindėrit tanė. Tė shikojmė nėpėr dritare! Ēka shohim? Livadhe, male, qiellin, retė, Diellin ... Kush i ka bėrė tė gjitha kėto? ... Hyji - Zoti - Perėndia! Zoti krijoi tė gjitha sendet, sepse ai i do tė gjithė njerėzit... Ai krijoi Diellin qė na nxen, ajrin qė e thithim, ujin qė e pimė, livadhet nė tė cilat luajmė, lulet ngjyra-ngjyra, qė aq shumė na gėzojnė... Krijoi shumė shtazė, zogj e peshq... edhe tė gjithė njerėzit. Tė gjitha kėto i krijoi Zoti ynė i mirė dhe i dashur! ...

    LAVDI ATIT, E BIRIT E SHPIRTIT SHENJT! SI KA QENĖ NĖ FILLIM, ASHTU TASH E PĖRGJITHMONĖ E JETĖS. Amen.

  3. #3
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    4. G U R I

    PRINDI dhe KATEKISTI


    Tė marrim njė gur! Ēfarė ėshtė guri? Guri ėshtė i rėndė. (Ta krahasojmė me njė fletė.) Guri ėshtė i fortė (nuk mund ta thyejmė, si p. sh. njė shkumės)... Guri nuk ėshtė i gjallė: nuk ha, nuk pi, nuk rritet, nuk lėviz... Prapseprapė Zoti pėr ne krijoi edhe gurin. Pse? Guri na shėrben. Pėr ēka na shėrben guri? Me tė ndėrtojmė shtėpitė, shkollat, kishat... Rrugėt, urat, muret, puset (bunarėt)... Prej gurėve tė imėt bėhet edhe betoni... Si do tė dukej bota, po tė mos kishim gurė? Ne do tė banonim nėn ēadra, apo nė kasolla druri. Nuk do tė kishim mundėsi tė udhėtonim me makina, sepse rrugėt do tė ishin plot me baltė... Duhet tė jemi mirėnjohės ndaj Zotit pėr kėtė dhuratė. Mund tė bashkojmė guralecė ngjyra-ngjyra dhe tė bėjmė me ta njė kryq tė bukur...

    Nė kėtė vizatim gjenden disa objekte tė punuara me gurė. Ngjyrosi tė gjitha sendet nė kėtė figurė qė nuk janė punuar me gurė!

    SHPIRTI IM LĖVDOJE SHPIRTI IM LĖVDOJE ZOTIN TIM, ZOTIN TIM!

  4. #4
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    5. L U L J A

    PRINDI dhe KATEKISTI


    Tė marrim njė lule. Ēfarė ėshtė lulja? (E bukur, e lehtė, e ndieshme, delikate, e butė, me ngjyra tė kėndshme, me erė tė mirė...) Lulet rriten... Ku rriten lulet? ... Lulet mund t’i kultivojmė edhe vetė... Ēka nevojitet qė tė mund tė rritet lulja? (Uji, drita...) Ēka do tė ndodhte po tė mos kishte shi, e mos t’i ujitnim lulet? (Ato do tė vyshkeshin, do tė thaheshin...) Ta krahasojmė lulen dhe gurin! Lulja ėsht mė e lehtė, mė e bukur. Ajo rritet. Ajo na gėzon mė shumė se guri. Atė mund t’ia falim dikujt si dhuratė... Ēka ėshtė lulja? (Nuk ėshtė gur, nuk ėshtė shtazė...) Lulja ėshtė bimė... Tė pėrmendim edhe disa bimė tjera!... (Bari, perime, pemė... lisa...) Tė gjitha bimėt kanė jetėn bimore. Kanė edhe farėn e vet. (Tė tregohen disa farėra: grurė, misėr, groshė, farėrat lulesh...) Nė kėto farėra ėshtė fshehur jeta... Nėse kėto farėra qiten nė dhe tė lagėt, prej tyre do tė mbijnė bimėt e reja. Tė gjitha bimėt janė krijuar qė t’i shėrbejnė njeriut. Si i shėrbejnė? Si do tė dukej bota po tė mos kishte bimė, po tė ishte gjithēka gur dhe rėrė... Si shkretėtirė!... Bimėt na bėjnė jetėn mė tė bukur, por ato edhe na ushqejnė... Prandaj duhet tė jemi mirėnjohės ndaj Zotit pėr kėtė dhuratė tė bukur. Duhet t’i falėnderojmė se pėr ne ka krijuar edhe bimėt...

    * Lulet mund t’i kultivojmė edhe nė kopsht, edhe nė saksi. * Mund t’u ndihmojmė prindėrve edhe duke i ujitur lulet. * Zotin mund ta nderojmė edhe duke sjellė lulet nė kishė dhe duke e stolisur elterin dhe truporet me to.

  5. #5
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    6. K A F S H Ė T

    PRINDI dhe KATEKISTI


    Tė pėrsėrisim gjithēka kemi mėsuar deri tash pėr gurin dhe pėr lulen - pėr bimėt... Pėrveē gurėve dhe bimėve, nė kėtė botė tė bukur kemi edhe shtazėt... Cilat shtazė i keni parė? Cilat i keni nė shtėpi? Tė pėrshkruajmė njė shtazė, p. sh. macėn! ... Ajo lėviz, ha, pi, rritet, sheh, ndien, bėrtet... Cilat shtazė tjera tė buta i keni nė shtėpi? Cilat i njihni? (Lopėn, kalin, delen, qenin...) Shtazėt i shėrbejnė njeriut... Si? ... Sikurse Zoti ynė i mirė pėr njeriun i ka krijuar gurėt e bimėt, po ashtu ai pėr ne ka krijuar edhe shtazėt. Duhet tė jemi mirėnjohės, t’i falėnderojmė Zotit pėr kėto dhurata tė bukura... Shtazėt duhet t’i duam, tė kujdesemi pėr to, t’i ushqejmė, t’i mbrojmė...

    Plotėsoni dhe ngjyrosni kėto vizatime!


    D E T Y R A T:

    1.Nė kete figurė vizato si duket lulja, pasi Hili e ka ujitur!

    2.Nė kėtė figur janė 12 flutura, por vetėm dy prej tyre janė krejtėsisht tė njėjta. Gjeni ato dy flutura tė njėjta dhe ngjyrosni me ngjyra tė njėjta!

    3. Gjeni dhe ngjyrosni shtazėt shtėpiake tė vizatuara nė kėtė faqe!

  6. #6
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    7. ZOTI KRIJOI EDHE NJERIUN

    PRINDI dhe KATEKISTI



    Tė pėrsėrisim edhe njė herė atė ēka kemi thėnė pėr gurin, lulen dhe shtazėt. Mirėpo, Zoti ynė i mirė ka krijuar edhe diēka mė tė madhe dhe mė tė bukur se bimėt e shtazėt. Kjo krijesė quhet - NJERI. Tė shohim ēka mund tė bėjė njeriu? ... Ta krahasojmė me shtazėt... Njeriu mund tė bėjė shumė mė tepėr se shtazėt. Ai mund tė lexojė, tė shkruajė, tė mėsojė, tė mendojė, tė mbajė mend. Mund tė flasė, tė kėndojė, tė qeshet, tė punojė, tė krijojė... Njėriu ėshtė i aftė edhe pėr tė dashur... Tė gjithė ne jemi njerėz... Duhet tė jemi mirėnjohės ndaj Zotit, sepse i ka krijuar njerėzit... sepse na ka falur nėnėn, babain, vėllezėrit, motrat, shokėt e shoqet... Duhet tė jemi tė mirė ndaj tė gjithėve...

    Plotėsoje dhe ngjyrose figurėn e kėsaj familjeje!


    ZĖRAT TONA T’I BASHKOJMĖ: ALLELLUIA! ZOTIT LAVDE T’I KĖNDOJMĖ: ALLELLUIA!

  7. #7
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    8. KEMI DUART

    PRINDI dhe KATEKISTI


    Kemi thėnė se Zoti ynė i mirė e ka krijuar njeriun. Sot do tė flasim pėr njė dhuratė tė madhe, tė cilėn Zoti ua ka dhėnė njerėzve. Kjo dhuratė janė duart... Ēka mund tė bėjmė me duar? Mund tė shkruajmė, tė vizatojmė, t’i ndihmojmė nėnės (p. sh. mund tė fshijmė pluhurin, tė lajmė sendet...) Me duar mund tė luajmė... Tė gjithė njerėzit e rritur punojnė shumė me duar... Punojnė nė kopsht, nė fushė, nė fabrikė... Ndėrtojnė shtėpi, drejtojnė makina... Tė imagjinojmė sa vėshtirė do tė ishte po tė mos i kishim duart! ... Por, mjerisht, ne mund edhe t’i keqpėrdorim duart... P. sh. mund tė rrahemi, tė shkruajmė nėpėr banka e nėpėr mure, mund tė vjedhim... (Ēka mund tė bėjmė tjetėr? ...) Zoti i ka krijuar duart qė t’i pėrdorim pėr tė mirė, e jo pėr tė keq... Mirėnjohės pėr kėtė dhuratė, tė themi: Po Tė falėnderoj, o Zot, sepse m’i ke dhėnė duart! Bėj qė gjithmonė t’i pėrdor vetėm pėr tė mirė! Amen.

    Nė kėtė figurė Pjetri i vogėl i ndihmon babės sė vet.

    Ēka bėn vėllai i tij, Gjoni?

    Tė gjithė nė kėtė shtėpi punojnė, mirėpo, secilit diēka i mungon nė dorė... Gjej nė figura tė vogla ēka u mungon dhe vizato atė gjė nė figurėn e madhe dhe ngjyrose krejt figurėn.

    ZOTI KRIJOI: NJERIU PUNOI:

    Ngjyrose figurėn nė faqen e mėparshme! Nė kėtė faqe provo tė vizatosh vetė disa sende tjera, qė i ka krijuar Zoti ynė i mirė, si edhe disa sende qė i ka punuar njeriu me duart e veta.


    O ZOT, TI NE NA GAZMO! DHE ZEMRAT TONA TI BASHKO. JEP PAQĖ DHE LUMTURI ME TĖNDEN DASHURI!

  8. #8
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    9. L U T J A

    PRINDI dhe KATEKISTI


    Kemi thėnė se me duar mund tė luajmė, mund tė punojmė, mund tė bėjmė shumė tė mira. Por, mjerisht, me duar mund edhe tė mėkatnojmė (rrahje, vjedhje, dėmtime....) Mirėpo, ne mund edhe t’i bashkojmė duart... Pse? Pėr lutje! Sot do tė mėsojmė tri fjalė shumė me rėndėsi: FALEMNDERIT, TĖ LUTEM, MĖ FAL ! ... (Pėr ēdo fjalė tė gjejmė shembuj tė pėrshtatshėm!)

    TĖ FALEM NDERIT , O ZOT!

    TĖ LUTEM, O ZOT!

    MĖ FAL, O ZOT!

    ATĖ I DASHUR, NA SHIKO: KI PĖR NE MĖSHIRĖ. LUTJET TONA TI DĖGJO: KI PĖR NE MĖSHIRĖ!

  9. #9
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    10. USHQIMI ĖSHTĖ DHURATĖ E ZOTIT


    LUTJA PARA BUKE:

    (Ati ynė, Tė falemi Mari, Lavdi Atit dhe - lutja e bekimit)

    Bekona, o Zot, ne dhe kėto dhurata, qė po i marrim prej bujarisė sate. Nėpėr Krishtin, Zotin tonė. Amen.

    LUTJA PAS BUKE:

    (Ati ynė, Tė falemi Mari, Lavdi Atit dhe - lutja e falėnderimit)

    Po tė falėnderojmė, o Zot, pėr tė gjitha tė mirat qė i kemi marrė prej bujarisė sate. Shpėrbleji tė gjithė mirėbėrėsit tanė, tė gjallė e tė vdekur, ti qė jeton e sundon nė shekuj tė shekujve. Amen.

    PRINDI dhe KATEKISTI

    Asnjė qenie e gjallė nuk mund tė jetojė pa ushqim (as bimėt, as shtazėt, as njerėzit). Ushqimi i mban nė jetė. Ushqimi kryesor i njeriut ėshtė buka, pija kryesore ėshtė uji. Si fitohet buka? - Me punėn e njeriut (mbjellja, korrja, mulliri, furra...) dhe me bekimin e Zotit (toka e plleshme, shiu, dielli...). Duhet ta respektojmė ushqimin, sepse shumėkush ėshtė munduar qė ta fitojmė. Duhet tė jemi mirėnjohės edhe ndaj Zotit pėr dhuratėn e ushqimit dhe tė ujit... Nė lutjen ATI YNĖ themi edhe: “Bukėn tonė tė pėrditshme na e jep sot...” Prandaj ushqimin nuk guxojmė ta gjuajmė, as ta shkelim..., por ta marrim me mirėnjohje. Uji na shėrben pėr pije, pėr pastrim - por edhe pėr pagėzim...

    SI DUHET TĖ SILLEMI ME BUKĖN? NGJYROSI FIGURAT NĖ TĖ CILAT BUKA PĖRDORET ASHTU SI DUHET! BINI VIZĖ (apo shenjėn “X”) ATYRE FIGURAVE

    KU BUKA KEQPĖRDORET.

    plotėsoji figurat duke vizatuar atė ēka u mungon, e pastaj ngjyrosi tė gjitha!

  10. #10
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    11. J E T A

    PRINDI dhe KATEKISTI


    Tri tema tė pėrjetuara janė domosdo tė nevojshme qė fėmijėt ta fitojnė qėndrimin e vėrtetė ndaj Zotit. Kėto janė: Jeta, Drita dhe Dashuria. Nė kėto tri nocione ėshtė e pėrmbledhur qenia e Zotit siē e paralajmėron Shkrimi Shenjt. Zoti ėshtė jetė, Zoti ėshtė dritė, Zoti ėshtė dashuri. Vetėm pasi t’i pėrjetojnė fėmijėt kėto tri realitete dhe kur ta fitojnė qėndrimin ndaj tyre mund tė shkojmė me ta nė botėn tjetėr. Ēka ėshtė jeta? Le tė na bien nė mend edhe njė herė shembujt e pėrmendur: guri ėshtė pa jetė: (ai nuk rritet, nuk lėviz, nuk ushqehet...). Pėrkundrazi, lulja ka jetėn bimore: (ajo rritet... merr ujin...). Jeta bimore... Roli i farishtave... Tė tregohen sa mė shumė farishta: kallomoq (misėr), grur, grroshė, farėrat lulesh... Prejeni mollėn dhe tregoni farėn brenda... Nė ēdo farė ėshtė jeta - jeta e fshehur bimore... Jeta shtazore: (zogu nė kafaz...). Ēka mund tė bėjnė shtazėt? Kukullat?... Me kukulla luajmė... Prapėseprapė nė to s’ka jetė... Jeta njerėzore... Le tė theksohet se krejt jetėn njeriut ia jep shpirti... Ku ėshtė shpirti? - Nė kryet, nė zemėr, nė duar, nė krejt trupin. Shpirti ėshtė i padukshėm. Kur tė vdesė njeriu, trupin e tij e ēojmė nė varreza dhe e varrosim nė dhź, kurse shpirti shkon nė qiell... Ēdo jetė nė kėtė botė ka mbarimin e vet... Ēdo bimė, ēdo shtazė dhe ēdo njeri nė kėtė tokė ka mbarimin e vet, vdekjen. Prapėseprapė, ėshtė Dikush, qė jeton gjithmonė, qė kurrė nuk plaket dhe kurrė nuk vdes. Ky ėshtė Zoti ynė i dashur. Prandaj themi: Zoti ėshtė i gjithmonshėm, i amshueshėm, i pavdekshėm...

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rrėfimi dhe Kungimi i duhur
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 26-12-2012, 23:27
  2. SAKRAMENTET - Ne Kishen e Krishtit!
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 31-03-2006, 01:47
  3. Besimi Orthodhoks
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 06-04-2005, 02:00
  4. Adhurimi - Kapitulli V. Mesha Hyjnore
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 03-04-2005, 22:32
  5. Kungimi
    Nga Manulaki nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 29-01-2004, 18:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •