Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Bashkėshortja e Fatos Klosi, fiton gjyqin me Fatos Nanon

    Faqe 5 - Politikė


    Bashkėshortja e ish-shefit tė Shėrbimit Sekret, Fatos Klosi, fiton gjyqin me ish-kryeministrin Nano


    Klosi: Me paratė e gjyqit do blej makinė

    “Ministria e sotme e Arsimit, tė njėjtin qėndrim me paraardhėsen”

    Aristir Lumezi
    Dorina Klosi u shpreh dje se vendimi i ish-kryeministrit u mor mbi bazėn e njė vendimi tė Kėshillit tė Ministrave, qė ishte shfuqizuar mė parė.

    Zonja Klosi ka vendosur qė me dėmshpėrblimin qė do tė marrė nga shteti do tė blejė njė makinė luksoze, duke falėnderuar familjen Nano, qė pas sorollatjeve nė dyert e gjykatave mori dhe njė dhuratė, tė cilėn zor se do ta kishte siguruar nga kursimet e saj.

    Zonja Klosi, si ndjeheni pas njė maratone gjyqėsore me ish kryeministrin socialist Fatos Nano?
    Normalisht ndjehem shumė mirė, pas njė procesi absurd tė ngritur ndaj meje, deri diku qesharak, por me njė pėrfundim pozitiv pėr mua. Unė arrita tė rifitoj statusin e nėpunėsit civil, tė cilin ma kishin hequr, pas tė cilit unė nuk mund tė punoja mė nė administratė.

    Kjo betejė gjyqėsore pėr ju kishte shkaqe politike, apo ishte njė procedurė e mbėshtetur nė ligj?
    Qė nė fillim unė e quajta njė proces absurd dhe qesharak, nė tė gjitha pretendimet. Kjo akuzė ka qenė e pabazuar ligjėrisht, madje dhe nė referenca tė shfuqizuara ligjore. Mua mė ėshtė dhėnė masa ekstreme e largimit nga shėrbimi civil, pėr shkelje tė etikės ndaj figurės sė ish-kryeministrit Nano, e bazuar nė njė referencė ligjore tė Kėshillit tė Ministrave tė shfuqizuar. Gjatė gjithė kohės, e gjithė procedura pėr shkarkimin tim u bė me njė ngutje tė madhe dhe normalisht gjėrat qė bėhen me njė ngutje tė tillė dhe nervozizėm sollėn pėr pasojė shkeljen e tė gjitha tė drejtave qė mė takonin nė bazė tė statusit tė nėpunėsit civil qė kisha fituar.

    Nė sa shkallė ka kaluar ēėshtja juaj?
    Ēėshtja ime ėshtė diskutuar fillimisht nė Komisionin e Shėrbimit Civil, ku ėshtė bėrė njė debat mjaft i madh mes anėtarėve tė kėtij komisioni. Njė pjesė e tyre mbronin arsyetimin tim, pėr mosshkelje nga ana ime e Kodit tė Etikės, pasi ka pasur nė atė kohė vetėm njė vendim tė Kėshillit tė Ministrave pėr Kodin e Etikės qė ishte shfuqizuar. Rasti im u bė precedent pėr miratimin pas disa muajsh tė njė ligji pėr Kodin e Etikės pėr nėpunėsit e administratės civile. Mė pas ēėshtja kaloi nė Gjykatėn e Shkallės sė Parė Tiranė, e cila ėshtė zvarritur pėr shumė kohė. Njė herė ėshtė tėrhequr njė gjyqtare, e cila nuk pati fuqi morale ta ēonte deri nė fund ēėshtjen time, meqenėse nė atė kohė kryeministri kishte marrė revan nė gjykatė, kishte proces gjyqėsor me Fatos Lubonjėn, me Nikollė Lesin, ku nė tė njėjtėn kohė edhe Fatos Klosi ishte nė proces gjyqėsor. Mė pas ēėshtjen e mori njė gjyqtare tjetėr, e cila nuk mė dha tė drejtė dhe kjo ēėshtje kaloi nė Gjykatėn e Apelit, rikthehet pėrsėri nė Shkallėn e Parė, me argumentin qė nuk janė kryer saktė procedurat ligjore dhe pėrfundimisht sot mora pafajėsi ndaj akuzės pėr shkelje tė etikės.

    Gjatė kėsaj periudhe keni pasur presione nga ish-kryeministri Nano pėr t’u tėrhequr nga kėrkesa juaj?
    Absolutisht nuk kam pasur presione pėr t’u tėrhequr, pėrkundrazi tė gjitha palėt pėrballė meje nė kėtė proces i ndjeja se ishin si tė zėnė nė faj, pėr aq sa nuk arrinin tė mė jepnin tė drejtė. Unė e mora tė drejtėn nga ata moralisht, verbalist, por jo zyrtarisht.

    Procesi juaj ka zėnė njė hapėsirė kohore qė pėrfshinte si qeverinė socialiste, ashtu dhe atė demokratike. Cili ishte qėndrimi i pėrfaqėsuesit tė Ministrisė aktuale tė Arsimit pėr akuzėn e bėrė ndaj jush?
    Pėr ēudi apo paradoks ta themi, ata vazhduan tė mbajnė tė njėjtin pozicion, tė mbronin po tė njėjtin argument qė kishte dhėnė qeveria e mėparshme. Edhe sot gjatė procesit gjyqėsor, pėrfaqėsuesi i Ministrisė sė Arsimit pėrsėriti tė njėjtat gjėra qė artikulonte dhe pėrfaqėsuesi i ministrisė sė mėparshme. Unė mendoj se stafi i ri i Ministrisė sė Arsimit duhet tė ishte tėrhequr me kohė nga ky gjyq, pasi mendoj se nuk e nderonte vazhdimi i kėtij gjyqi, madje ka penguar dhe punėn nė kėtė dikaster, pasi vendi qė mbaja unė vazhdon tė jetė qė prej tre vjetėsh bosh.

    Mendoni se ēėshtja juaj gjyqėsore transmeton njė mesazh dhe pėr tė larguarit nė masė nga administrata e sotme publike?
    Kur merr tė drejtėn pas njė akuze tė padrejtė, gjithnjė ėshtė mesazh i mirė dhe shpresėdhėnės, pėr aq sa ne dėgjojmė tė pėrflitet gjyqėsori. Por rasti im ishte mė specifik, pasi gjyqi im ishte mė shumė moral me ish-kryeministrin dhe unė gjykoj se sot, qė nga momenti i parė kur unė fitova tė drejtėn time, kryeministri Nano ishte ende nė pushtet. Unė gjykoj se fitoi personaliteti i gjykatėsit mbi absurdin e kryeministrit. Besoj se ky ėshtė mesazhi qė pėrcillet nga fitimi i gjyqit tim.

    Ju tashmė do tė merrni njė shumė tė konsiderueshme nga gjyqi qė fituat. Do tė investoni diku?
    Kam nė plan tė blej njė makinė luksoze, BMV X3. Me kėtė rast dua tė falėnderoj ish-kryeministrin Nano dhe bashkėshorten e tij qė mė bėnė me njė makinė tė tillė, falė gjyqit dhe tė drejtės time qė sorollatej nė dyert e gjykatave, pasi nėse do tė isha nė punė, nuk do tė kisha arritur t’i kurseja kėto para.




    gazeta panorama




    ---------



    vini re:

    ndonje jurist a mund te na sqaroje se:

    kush e paguan bmw-ne e gruas se regjisorit te vrasjes se Azemit , shteti apo xhepi i urdheruesit te vrasjes, Nano ?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 25-05-2006 mė 23:59

Tema tė Ngjashme

  1. I biri i Hysen Sheshorit: Babai im asnjehere nuk e ka akuzuar Berishen
    Nga brooklyn2007 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 150
    Postimi i Fundit: 22-04-2011, 12:30
  2. Ju rrėfej nga Kreta, gjyqin e njė linēimi racist
    Nga lone_star nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 13-03-2007, 20:37
  3. Emigranti shqiptar fiton gjyqin me shtetin grek nė Strazburg
    Nga Era1 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 14-05-2006, 03:38
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2006, 11:28
  5. Pejė, atentat dėshmitarit nė gjyqin ndaj UĒK-sė
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-10-2003, 03:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •