Çmim për Peter Handke
Heine po vihet në lojë
Nga Hubert Spiegel
Peter Handke: A do ta kish “imponuar” ai Heinen?
26 maj 2006: Çdo vendim i një jurije letrare është i sulmueshëm. Kjo bën pjesë tek natyra e kësaj gjëje. Mundet më së miri të debatohet, pse një autor e meriton, ose nuk e meriton çmimin e dhënë dhe ky debat bën pjesë tek ritualet e përjetshme të jetës letrare. Juria, së cilës i duhej të jepte çmimin Heine të qytetit të Düsseldorfit, nuk mund të mbështetet mbi këtë rutinë. Vendimi i saj për ta nderuar me çmim Handken, nuk bën pjesë tek kuadri i së zakonshmes, ai është i padëgjuar.
Kur jo shumë kohë më parë Marcel Bozonnet, drejtori i së mirënjohurës Comédie Française refuzoi, të vinte në skenën e teatrit të vet pjesën e Handkes „Das Spiel vom Fragen“, disa komente folën për një akt të censurës. Më shumë se njëqind shkrimtarë dhe intelektualë francezë e panë këtë gjë ndryshe dhe e mbështetën vendimin e intendantit në një letër të hapur. Dhe vërtet nuk mund të bëhej fjalë për censurë, sepse është e drejtë dhe detyrim i intendancës të vendosë mbi planin e shfaqjeve.
E plagosur rregulla bazë e diskutimit
Argumenti më i fortë kundër masës bojkotuese të ndërmarrë nga Bozonnet, sepse nuk bëhet fjalë për tjetërgjë këtu, është pjesa e Handkes vetë: Ajo nuk ka të bëjë me pikëpamjet politike të autorit mbi luftën e Ballkanit. Bozonnet as nuk ka pohuar ndonjëherë, se përmbajtja e pjesës e ka ndikuar vendimin e tij. Për këtë arsye intendanti nuk ka pse ta pranojë akuzën, se ai ka plagosur rregullën bazë të diskutimit estetik. Rregulla thotë, që pjesë artistike nuk lejohet të dënohen, pa arsye të tjera, vetëm për shkak të bindjeve politike të krijuesit të tyre. Në vendimin e Düsseldorfit çështja shfaqet krejt ndryshe. Sepse çmimi Heine nuk është një vlerësim i pastër letrar dhe nuk jepet për një vepër të plotë letrare apo poetike. Në njoftimin për shtyp të qytetit lexohet: „Çmimi Heine, ashtu sikurse thuhet në përcaktimet, i jepet nga Këshilli i kryeqytetit të krahinës, Düsseldorfit, pas një vendimi nga juria e çmimit, personaliteteve, të cilët përmes krijimit të tyre në përputhje me të drejtat bazë të njeriut, për të cilat Heinrich Heine qëndroi, e mbështesin përparimin social dhe politik, i shërbejnë kuptimit mes popujve, ose përhapin perceptimin e bashkëpërkatshmërisë së gjithë njerëzve’.“
Argumentim i shkurtër
Juria në këtë mënyrë dëshiron seriozisht të pohojë, se shfaqja e Handkes pranë varrit të vrasësit së masave Millosheviç i ka shërbyer kuptimit mes popujve? Përhap paturpshmëria, me të cilën Handke zbukuron krimet serbe dhe ka mohuar spastrimet etnike, perceptimin e bashkëpërkatshmërisë së gjithë njerëzve? Argumentimi i jurisë është i shkurtër, janë vetëm dy fjali: „I palëkundur si Heinrich Heine ndjek Peter Handke në veprën e vet rrugen e tij drejt një të vërtete të hapur. Vështrimin poetik mbi botën ai e vendos pamëshirshëm kundër mendimit publik dhe ritualeve të tij.“ Handke e ka cilësuar Millosheviçin si „viktimë të historisë“ dhe, siç e ka thirrur në kujtesë Bernhard-Henri Levy, e ka quajtur vuajtjen e serbeve si më të madhe „se atë të hebrejve në kohën e nazizmit“. A shfaqet kështu palëkundshmëria në traditën e Heines?
Marcel Reich-Ranicki nuk është i këtij mendimi: “Nderimi i Peter Handkes me Çmimin Heine është një fyerje skandaloze dhe tallje e poetit Heine“, thotë kritiku letrar në bisedë. Publicistja Alicia Schwarzer kishte deklaruar, se ajo beson, se guximi i Handkes „ndoshta“ do ta kish „imponuar“ Heinen.
Pjesë të jurisë distancohen
Ky spekullim është i lirë. Vlerësimi i vendimit të jurisë nuk lejohet t’i delegohet Heines së vdekur, bashkëkohësit duhet t’i nënshtrohen bezdisë, së të ngriturit të një mendimi vetiak. Që politikanë si i ngarkuari i BE-së, Erhard Busek, ose drejtuesi i Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë të Bundestagut japin komente mbi dhënien e një çmimi letrar, është po aq e pazakontë, sa dhe fakti që pjesë të jurisë, së cilës përveç përfaqësuesve të qytetit të Düsseldorfit i përkasin mes të tjerësh dhe Sigrid Löffler, Julius H. Schoeps, Christoph Stölzl dhe Gabriele von Arnim, janë distancuar ndërkohë nga vendimi i marrë nga juria. Flitet tashmë haptaz, se në zgjedhje kanë qenë dhe gjashtëmbëdhjetë kandidatë të tjerë, mes të tjerësh Amos Oz dhe Irene Dische. Sipas gazetës „Tagesspiegel“ të Berlinit një pjestar i jurisë po shqyrton mundësinë, të mos marrë pjesë në dhënien e çmimit në dhjetor.
Askush nuk do ta përjashtojë shkrimtarin Peter Handke, pjesët e tij duhen vënë në skenë, librat e tij duhen shtypur dhe diskutuar. E gjithë kjo është e vetëkuptueshme dhe duhet të mbetet kështu. Por vendimi i Düsseldorfit është shqetësues në epshin e vet të verbër për të provokuar. Ai do ta dëmtojë në mënyrë të qëndrueshme çmimin Heine.
(Shqipëroi: Dita)
Teksti: F.A.Z., 27.05.2006, Nr. 122 / Seite 33
Marrë nga http://www.faz.net (platforma online e Frankfurter Allgemeine Zeitung)
Krijoni Kontakt