Data: 07/07/2006, ora
Moisiu pret Shefer, s’thotë asnjë fjalë për progresin qeveritar në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit
Përmendja e hapave pozitivë në drejtim të përmirësimit të imazhit të Shqipërisë është konsideruar i tepërt nga këshilltarët e Presidentit Moisisu gjatë takimit të tij me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s
Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, priti dje pasdite në një takim Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jap de Hop Shefer, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në vendin tonë. E vecanta e takimit ka qenë se Presidenti Moisisu nuk ka përmendur për asnjë moment tëpaktën sipas njoftimit zyrytar të presidencës përpjekjet që po bëhen në vendin tonë në kudaër të luftës kundër krimit dhe trafiqeve duke i anashkaluar këto cështje mjaft të rëndësishme që lidhen me parimet dhe objektivat e kërkuara për cdo vend aspirant që kërkon antarësimin në NATO. Edhe pse fakti i anashkalimit nga Moisiu të arritjeve nuk është ndonjë problem për qevrinë e z Berisha apo edhe për mazhorancën ka të bëjë me vlerësimin e disa arritjeve pozitive që i shërbejnë imazhit të shteteit dhe shoqërisë shqiptare në prag të sfidave të mëdha. Por duket se kreu i shtetit ka qenë i pamundur apo edhe i lodhur për të përmendur gjëra të tilla që mbase janë detaje presidenciale për Moisisun për t’u përmendur në një takim me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s. Megjithatë kreu i shtetit, ka vënë në dukje interesin dhe hapat e ndërrmara nga shteti shqiptar për thellimin e bashkëpunimit në kuadër të integrimit euro-atlantik, nënvizoi se shkëmbimi i mendimeve në nivele të tilla të larta, është një inkurajim për vendin tonë në përpjekjet e tij të anëtarësimit në Aleancën e Atlantikut të Veriut, që shihet nga ne jo vetëm si një detyrë politike, por dhe një dëshirë e popullit shqiptar, e cila shprehet në kontributin real, që po jep Shqipëria për ruajtjen e paqes dhe demokracisë në rajon e më gjerë, duke qenë përkrah aleatëve të NATO-s në misionet e tyre. Duke vlerësuar lart rolin e NATO-së për sigurinë dhe stabilitetin në rajon, sidomos për krijimin e kushteve për ngritjen e strukturave shtetërore demokratike në Kosovë, Presidenti Moisiu nënvizoi faktin se faktori shqiptar nga konsumues është kthyer në prodhues të sigurisë. Në këtë kontekst, kreu i shtetit theksoi se bashkëpunimi rajonal është në qendër të politikës sonë dhe konsiderohet si një ndër prioritetet për anëtarësimin e plotë të vendeve së rajonit të Ballkanit në këtë organizatë. Gjatë bisedës, Presidenti Moisiu vuri në dukje se vendi ynë pret që në Samitin e Rigës të marrë një sinjal të fuqishëm, i cili do ketë një domethënie pozitive për të ardhmen e vendit tonë në drejtim të integrimit në strukturat e NATO-s. Nga ana e tij, z. Shefer, shprehu mbështetjen e NATO-s për t’i ndihmuar dhe asistuar Shqipërisë në arritjen e objektivit të anëtarësimit të plotë në NATO, si dhe dëshirën që vendet e rajonit të marrin sinjalin e dëshiruar pozitiv nga Samiti i Rigës. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së nënvizoi se anëtarësimi i këtyre vendeve Aleancën e Atlantikut të Veriut do të ishte një zgjidhje afatgjatë dhe një kontribut për sigurinë dhe paqen rajonale. Ai theksoi “ne jemi gati, kur ju të jeni gati”.
Re. Po.
55
Krijoni Kontakt