Peticioni, minoriteti grek po diskriminohet, Athina po hesht
E. Bani
Gjirokastėr- Njė grup minoritarėsh grekė qė bėjnė pjesė nė Tė majtėn progresiste dhe intelektuale nė Gjirokastėr, kanė ripėrsėritur sėrish dje peticionin e tyre, drejtuar institucioneve kryesore nė vend dhe organizmave ndėrkombėtare, nėpėrmjet tė cilit kėrkojnė ndėrprerjen e diskriminimit nga qeveria e kryeministrit Berisha. Peticioni u bė i ditur gjatė njė takimi tė disa minoritarėve nė fshatin Grapsh, me deputetin e zonės, Vangjel Tavo dhe pėrfaqėsues tė zyrės sė OSBE-sė nė Gjirokastėr. Kohėt e fundit, me forcė dhe nė mėnyrė tė pėrsėritur, denoncuam nė shtetin amė institucionet shqiptare dhe organizmat ndėrkombėtare, klimėn revanshiste dhe pėrndjekjet nė rritje qė u instaluan nė minoritetin etnik grek, nga ana e strukturave shtetėrore, pas zgjedhjeve tė 3 korrikut 2005. Kjo klimė e rėndė, qė imponohet nga pozita qeverisėse, gėzon pėrkrahjen e pėrfaqėsisė diplomatike greke nė Tiranė dhe mbėshtetjen e heshtur tė Athinės. PD-ja nė pushtet e konsideron si vullnet tė Athinės. Pasojė e kėtyre veprimeve ėshtė poshtėrimi i dinjitetit tonė njerėzor e etnik. Goditet, fatkeqėsisht, bėrthama e ekzistencės sė minoritetit etnik grek nė Shqipėri, - thuhet nė peticion. Peticioni ndalet te largimet nga administrata shtetėrore tė mė shumė se tridhjetė banorėve tė minoritetit. Hartuesit dhe nėnshkruesit e tij kanė theksuar faktin se nė rast tė kundėrt, do tė pėrshkallėzojnė veprimet. Nė peticionet e herėpashershme, pavarėsisht nga theksimi i nevojės pėr ndėrhyrje pėr shėndoshjen e situatės, u propozuan dhe masa konkrete. Zhgėnjimi dhe njėkohėsisht durimi ynė, ka kaluar ēdo kufi. Pavarėsisht nga kjo, madje edhe pse konstatojmė se rruga e vetme qė na mbetet ėshtė pėrplasja dhe konfrontimi pėr tė arritur te mbijetesa e mė tė fortit, sot ndėrmarrim kėtė pėrpjekje, si fundi i shpresės, se ndoshta mund tė na dėgjohet zėri i arsyes, nė radhė tė parė, nga PBDNJ-ja, OMONIA, si dhe nga kombi amė dhe pėrfaqėsuesit e tij kėtu, - pėrfundon peticioni.
28/05/2006
Gazeta Shekulli
Krijoni Kontakt