Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    Thumbs up 28 Maj: Shtegtim ne Gjenacan

    Shtegtim nė Gjenacan tė Italisė


    Sot (28 maj '06) nė Gjenacan zhvillohet shtegtimi tradicional i tė gjithė shqiptarėve te shenjtėrorja e Zojės sė Kėshillit tė Mirė.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #2
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Shqiptarėt tė udhėhequr nga Imzot Rrok Mirdita shtegtuan sot mė 28 maj nė Gjenacan
    tek figurja e Zojės sė Kėshillit tė Mirė, Pajtorja Qiellore e Kombit Shqiptar




    (28.05.06)

    Sot nė Gjenacan, afėr Romės, u zhvillua shtegtimi i pėrvjetshėm i shqiptarėve nė Shenjtėroren e Zojės sė Kėshillit tė Mirė.

    Sikurse tashmė ėshtė bėrė traditė, tė dielėn e fundit tė muajit maj, shqiptarėt ia kushtojnė njė shtegtimi shpirtėror nė Kishėn e Zojės sė Kėshillit tė Mirė.

    Besimtarėt kishin ardhur qė nga Lombardia, Venetoja, Umbria, pėrfshi dhe Lacion, Toskanėn pėr t’u takuar me Nėnėn Shpirtėrore tė kombit shqiptar, asaj Nėne qė nė shekujt e errėt tė pushtimit otoman ipeshkvijtė shqiptarė i besuan fatin e kishės dhe jetėn e popullit katolik shqiptar. Pėr tė nėnvizuar kėtė lidhje jo vetėm tė popullit por edhe tė klerit katolik shqiptar me Nėnėn e Kėshillit tė Mirė, kishte ardhur posaēėrisht nga Tirana edhe kryeipeshkėvi i Tiranė-Durrėsit Imzot Rrok Mirdita.

    Kėtė vit shtegtimi ndryshe nga vitet tjera ishte konceptuar si njė pjesėmarrje e gjallė e tė gjithė shqiptarėve. Nėn kujdesin e misionarit Don Antonio Sharra, nė Shqipėri ishte pėrgatitur Arka qė pėrmbante tė gjitha lutjet e familjeve shqiptare, tė cilat janė mobilizuar tė zbatojnė fjalėt e Atit tė Shenjtė Gjon Palit II, i cili i pat nxitur tė gjithė tė krishterėt qė tė mbrojnė familjen. Kėtyre lutjeve nė momentin e paraqitjes sė Arkės pėrpara besmitarėve iu shtuan lutjet e emigrantėve shqiptarė qė jetojnė jashtė atdheut. Arka e Besėlidhjes, quajtur kėshtu sipas Litanive tė Zojės, para se tė vijė nė Itali kishte pėrshkuar Shqipėrinė. Ndėrsa nė Itali rruga e saj ka filluar nga Piemonti, Lombardia, Toskana duke u ndalur nė ēdo famulli ku ka bashkėsi shqiptare, pėr tė arritur sot (28 maj) nė Gjenacan.

    Pas njė procesioni tė shkurtėr — tė cili i printe banda e qytetit tė Gjenacanit, dashamirėsisht vėnė nė dispozicion nga bashkia, fugurja e madhe e Zojės sė Kėshillit tė Mirė, Arka e Besėlidhjes, — meshtarėt e shumtė me nė krye Imzot Rrok Mirditėn, tė ndjekur nga besimtarėt katolikė shqiptarė por edhe tė besimeve tė tjera, hynė nė kishė.

    Mbas leximeve biblike tė liturgjisė sė Fjalės sė Zotit tė festės tė ditės sė sotme, Imzot Rrok Mirdita mbajti homelinė e rastit.

    Mes tjerash Imzoti theksoi se mėrgimtarėt nuk janė vetėm. Mėrgimtarja e parė ishte Zoja e Shkodrės, e cila u parapriu shqiptarėve dhe u dha zemėr gjatė shekujve tė errėt tė pushtimit tė huaj.

    Mėrgimtarėt qė kanė lėnė vendin e tyre pėr njė punė, pėr bukėn e gojės, pėr njė shkollim mė tė mirė tė fėmijėve tė tyre, kanė lėnė atdheun pėr njė vend qė nuk ėshtė toka e tyre. Por ky ėshtė njė shtegtim nė tė cilin na prin Zoja e Kėshillit tė Mirė, ėshtė shtegtimi qė do tė pėrfundojė me arritjen tonė nė jetėn e pasosme, nė atė qė ėshtė atdheu ynė i vėrtetė.

    “Ardhja jonė sot — kėtu shtoi Imzot Mirdita, ėshtė vetėm njė ndalesė pėr tė gjetur pak ēlodhje nė prehrin e Zojės sė Bekueme, nė atė prehėn qė priti aq e aq herė Birin e saj, Zotin tonė tė Ngjallur Jezu Krisht.

    Nė pėrfundim tė meshės, Dom Paskuale Ferraro, rektori i kishės sė Shėn Gjonit tė Malvės, falenderoi Imzot Mirditėn, qė tashmė ėshtė edhe kryetar i Konferencės Ipeshkvnore Shqiptare, falenderoi Dom Antonio Sharrėn si edhe tė gjithė tė pranishmit qė morėn pjesė nė shtegtim.

    Festa e sotme u mbyll me drekėn e shoqėruar me kėngė e valle shqiptare nėn hijen e pishave.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •