Ndeshja u duk qe ne fillim se do te ishte e veshtire. Hollanda u fut e ngathet ne fushe, u sforcua perballe presingut portugez duke mos gjetur hapesira per te qarkulluar topin e per te dale ne lojen e saj. Merite per kete ndrydhje kishte Miguel i cili e mbuloi me se miri Robben. Kesaj rradhe ylli I kembeshpejtit u vu ne hijen e mbrojtesit te djathte portugez. Nga ana taktike Hollanda ishte nje kohe pas Portugalise e cila tashme udhehiqte. . Goli i pesuar ne pjesen e pare e veshtiresoi situaten, me demtimin e Ronaldos gjerat u duken se do ndryshonin, po nuk ishte e thene. Me kartonin e kuq te pare rusi kishte dale automatikisht jashte loje. Qe ketej e tutje lojtaret vendosen te bejne ligjin ne fushe, loja ishte prishur. Van Basten ngeli ne klase nga Scolari, stoli hollandez nuk ka qene asnjehere i afte e i denje te permbushte humbjet e titullareve kete e vuajtem pak, sidomos pas deformese se Van-Manchesterit. Problemi shkon qe ne perzgjedhjen e lojtareve, nje hollandez qe duhej te ishte ne kete ndeshje se s’ben nuk u ndodh aty se nuk u thirr. Klaasi do kishte treguar forme me te mire se Vani besoj! Nje mesfushe e cunguar me lojtare qe nuk krijojne bindje nuk ishte bazament i forte qe te ndertonin aksione perpara. Kjo menyre loje e Hollandes nuk me pelqen . Mbizoteron pragmatizmi i veshur me petkun e frikes dhe kujdesit per te mos pesuar. Skuadra eshte e re, ka te ardhme perpara kjo na jep shprese….Gjeja e vetme qe me pelqeu eshte shpirti i skuadres qe kane krijuar (kjo u duk ne perplasjet mes lojtareve ku u nxorren shume karta per te mbrojtur shokun e skuadres) dhe synimi per ta marre ndeshjen nese jo me teknike, me force per te mos e shitur lehte lekuren. Gjithe keta vjet…loja, spektakli eshte shkruar me kembe hollandezesh, gjithe keta vjet kane dhuruar githcka e ne fund nuk kane marre gje. Sot pate dufin e nje skuadre qe ka merituar me shume, kete menyre zgjodhen per ta treguar. Eksperienca e marre ne moshe te re do u beje mire disa lojtareve, permes humbjes do piqen dhe do i marrin gjerat shtruar. Permes mendjemadhesise mendoj kane humbur nje numer I madh lojtaresh, vetem se u bene te njohur ne moshe te re. Hollandezet e nje brezi me pare bene mekatin e madh te fitonin Ch.L me Ajaksin e Van Gaalit ne moshen 18 vjecare. Mesojme nga gabimet e te kaluares dhe ecim perpara. Keto nga mua. Suksese skuadrave te tjera (pervec Italise)
Krijoni Kontakt