Kjo ishte poezi klasi fare. Shume shume e bukur![]()
![]()
![]()
Kjo ishte poezi klasi fare. Shume shume e bukur![]()
![]()
![]()
ORION DYRRAHU!!!!!!!
Ti mė bėre tė lotoj nga malli, mė kish marrė malli shumė pėr poezinė e vėrtetė. Po shumė e shumė tė faleminderit! Kjo ėshtė poezi e karaturės MAJAKOVSKIANE. Pra ėshtė 24 karat!!!!!!
Nuk mund tė kuptosh se sa bukur e ke shkruar, sepse ke qenė i zhytur i tėri nė detin e poezisė. Nėse ne jemi poetė tė sipėrfaqeve ti ORION je POET I THELLĖSISĖ!
........."Piva gjithė dritėn pėrtej skėterrės
dhe etjen time s'e shova dot!...."
JANĖ VARGJE TĖ DIMENSIONEVE TĖ PASKAJ!
Tė pėrqafoj fort e fort!
Je number one deri tani!
Sinqerisht i yti Agim Doēi
Orion_DYRRAHU
fantastike poezite. suksese te metejshme.
bye
Fjalet jane si bletet kane edhe mjaltin edhe thumbin
****
Jam anetarja e regjistruar me emrin sweetie me pare me falni per kete ndryshim te emrit flm.
SHKEMBI DHE DALLGA.
Per te kushedi-sa-miliarden here
Ajo u krodh mbi gjoksin e tij
Porse, nga afsh, ne shkume te bardhe
Vrulli iu kthye si gjithnji.
Dhe shkembi perseri u drodh
Dhimbja e theri ne brendesi.
Beri thape krahet, e prape nuk mundi
Qe dallgen ta pushtonte ne gji.
Dhe endrrat ndrydhi, lotet ngurosi
Sic kishte bere ne perjetesi,
Per te kushedi-sa-miliarden here,
serish shtangu
Para te pa-shpreses dashuri.
Yhyyyy, sa kisha pa shkruar ketu...!
===============================================
Mbi dallgėt e jetės kjo udha ime e gjatė,
unė rrėxohem dhe... ngrihem prapė!
Ne thelle fundosem lengaten
Dhe brengat varrosem nen dhe.
Perbindshem kafshuam shtrengaten
Sa dhimbje kumboi nder re!
U ngritem prej gjunjeve derrmuar
Dhe gjaku na rrodhi kercinjve.
Sa shume, sa shume kish renduar
Mbi supe kjo heshtje jetime!
Pse sngritem ne krye me pare?
Nen zgjedhe kaq gjate si duruam?
Ku shkoi liria e vrare?
Po kraht e keputur ku shkuan?
U desh kaq shume kohe te kalonte
Se fundmi te kishim kuptuar;
Liria me ankth na kerkonte
Vete - vetes ia kishim mohuar.
As krahet sna ishin keputur,
Askush sna pengoi fluturimin.
Vec frika na mbante te strukur
Sa vone e morem guximin!
Tash hedhim veshtrimin ne tutje
Hapesirat perkedhelim me sy.
Vec endrra perkundim mbi supe
Dhe heshtje srendon me aty.
Ne qeshim tani, dhe lodrojme;
Ne kurre nuk kishim lodruar
Nuk qenka e lehte te harrojme
Rinine qe kaluam pergjuar.
U dergjem, u rrudhem, u mplakem,
Por zemra na mbeti e re.
Ne thelle fundosem lengaten
Dhe brengat varrosem nen dhe.
Yhyyyy, sa kisha pa shkruar ketu...!
===============================================
Mbi dallgėt e jetės kjo udha ime e gjatė,
unė rrėxohem dhe... ngrihem prapė!
[QUOTE=Orion_DYRRAHU]
Pse sngritem ne krye me pare?
Nen zgjedhe kaq gjate si duruam?
Ku shkoi liria e vrare?
Po kraht e keputur ku shkuan? QUOTE]
Si t'ngrije krye mė parė
S'dihej ē'ndodhte pėrtej teje
E shuan "lirinė e vrarė"
Me pėrkufizime idejeje.
"Krahtė e kėputur"
mė s'keqti i cunguan
Mė pas gjytyrimit
edhe i verbuan.
Eh, ishin kohė tė liga
po shkuan e vate
Zgjallėrohu tashmė rini
Pėr t'shpėtuar nanėn tande.
Me respekt Orion dhe plot urime pėr vargjet e tua.
Elna.
Para Durrsi ke letėrsia ,wew, wew, wew
![]()
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Elna Durrėsi : 02-05-2004 mė 16:07 Arsyeja: Njė figurė e keqvendosur pa dashje
E di qe te kam lexuar me pare por s'te kam komentuar...
Me pelqen shume ritmi dhe ndjenja qe nxjerr prej poezive.
trendafila manushaqe
ne dyshek te zoterise tate
me dhe besen e me ke
dhe shega me s'me nxe
Dashuria per nenen
Njehere e pyeta vogelushin tim:
-Pa me thuaj zemer, sa me do ti mua?
E ai hapi sa mundi dockat e vogla:
-O nene, -tha, -kaq, kaq shume te dua!
E mora dhe fort e pushtova ne gji,
dhe ndjeva qe lotet njomen mollezat e mia.
Nga njera docke e vogel tek tjetra,
kishte zene vend e tere gjithesia...!
Yhyyyy, sa kisha pa shkruar ketu...!
===============================================
Mbi dallgėt e jetės kjo udha ime e gjatė,
unė rrėxohem dhe... ngrihem prapė!
Hej, erion... ti je TALENT. (besoje)
Pse jane poezite e tua poezi dhe te bukura?
Poezia se pari e mbi te gjitha nuk duhet te jete moralizuese, pervec kontekstit. Pra dua te them , se poezia nuk eshte qellim, as bindje , as detyre, as mesazh i thate qe i drejtohet dikujt, packa se realisht kur nje poezi realizohet, ajo merr permasa te tjera si ne ate qe perciell si ne ato qe e perciellin poezine.
Tjeter, poezia eshte e bukur , kur ka sa me pak folje, dhe ndafolje. Nuk jene foljet qe e bejne te gjalle dhe aktive nje poezi. Foljet e bejne te varfer, dhe prozaike. Permrat vetore duhet patur parasysh qe te perdoren vetem kur jane te domosdoshem, cka ne poezi jane krejt rralle te domosdoshem , per te mos thene jane te tepert.
Psh ne poezine tende te fundit lexojme "dashuria per nenen" Poezi te kesaj natyre jane shkruar pafundesisht shume , aq sa duket si e pabesueshme se ka mbetur dicka pa e thene. E megjitheate ende shkruhet. Gjithe sa ke thene ti ne kete poezi nuk eshte e panjohur (dashuria per nenen), e megjitheate e lexon e nuk te duket e vjeter, dhe e thene , sa "dashuria per nenen", e sa per "dashurine per nenen". Thuhet se lumturia eshte moment.Ndersa une keshtu them duke besuar , se eshte poezia. Pra poezia eshte moment.(edhe kur dhimbemi maksimalisht, e shkruajme nje poezi te dhimbjes, dhimbja ka nje bukuri hynore brenda saj teksa eshte duke dale ne poezi me poezi, (jo per tu harruar sigurisht, madje e kunderta)kjo dhimbje eshte e barabarte me lumturine.)
Une keshtu e konceptoj dhe e ndjej momentin poetik , momentin kur jam duke shkruar secilen ndjenje timen ne vargje. Nje lloji tjeter lumturie.Nje lloji krejt i vecante.
Pra poezia eshte momenti, mendimi i thene me art, ndjenja e veshur ne ate menyre te vecante artisike sa, edhe pse e vecante , duhet t'u ngjaj , ose te kombinoje me shume dhimbje te lexuesit(lexuesve).E kjo ndryshe ne gjuhen letrare quhet "gjetje artistike". Cka e ben poezine edhe me te perbotshme edhe me te perjetshme edhe me Poezi, jane metafora krahasimi, hiperbola, e mjete te tjera si keto.
(poezia jote e fundit, eshte moment dhe ndjenje dhe hiperbola e metaforizuar, dy vargjet', " nga njera docke e vogel tek tjetra/ kish zene vend gjithe gjithesia"
E fundit;Te shkruarit poezi, nuk mesohet ne shkolle, behet dhurate prej kerkujt vec zotit (kur besojme ne zot). Ajo qe mesohet ne shkolle per poezine eshte vetem teori. Jo te gjithe ata qe studiuanper gjuhe-letersi , u bene krijues. Te gjithe ata qe studiuan per inxhinieri U bene inxhiniere. Edhe ata qe mesuan per police ose politikane edhe pse kjo e dyta duket e veshtire, u bene edhe police edhe politikane. Por shkolle qe te ben artist Nuk ka. Shkollat e artit ndihmojne te talentuarit (ata qe erdhen ne kete bote me dhuraten qe u bere Zoti ) ndersa te tjeret, mund te behen kritike (teoriciente) te tjeret mund te menaxhojne artin dhe artistet, por kurre nuk mund te behen artiste , po nuk kane lindur binjake me talentin e tyre) .
Pra shkojm ne krye te asaj qe fillova mesazhin per ty, ti ke talent.Sa e beson ti dhe sa punon ti me talentin tend eshte krejt dicka tjeter.
...(shto qe ti je edhe anetari qe dua me shume ne forum, anetari me interesant e me i verteti qe njoh ne forum qe prej dites qe jam rregjistruar)
macia qe te uron sinqerisht per vargjet(poezi)!!!
Lavdi kerkon... Ceket gjykon (!),
qenia "Rival" te egzalton.
Ti nuk heton, nuk reflekton,
ti nje perballje deshiron.
Perse-ne s'e di, nuk e kuptoj.
Megjithate nuk kundershtoj,
s'te njoh, ndaj dhe te respektoj.
Sfida fillon, ti turfullon,
shan, hakerren e jargezon,
kujton se tremb, se frikeson
por s'e kupton sa rende gabon.
Une nis vrojtoj,
zhbiroj, studjoj,
shpejtesine dhe forcen
administroj,
vrullin here ngre,
here ngadalesoj,
dhe ne pak kohe
te shpartalloj,
te shkaterroj,
te poshteroj,
te denigroj,
degjeneroj.
Krye s'ngre dot,
ne heshtje shfryn.
Une fort godas,
ti gjak peshtyn.
Shfajsim kerkon,
shperfillje gjen.
Une ngazellej,
ti vec zhgenjen.
Une galopoj,
ti ngec, calon.
Une avancoj,
ti regreson.
Une marr, zaptoj,
ti humb, leshon.
Une trashegoj,
ti shperdoron.
Une qesh, gezoj,
ti qan, vajton.
Une lumturoj,
ti pezmaton.
Une thur, krijoj,
ti rri kundron.
Une ligjeroj,
ti belbezon.
Une dashuroj,
ti as guxon.
Une ngjiz, shumoj,
ti masturbon.
Une nxis, shkaktoj,
ti heq, peson.
Une perfaqesoj,
ti turperon.
Une siguroj,
ti heziton.
Serish fitoj,
ti vec deshton!
Une rende ndershkoj,
ti dhemb, lengon.
Une rrezatoj,
ti perendon.
Une gjalleroj,
jap jete, praroj,
rigjeneroj,
vitalizoj.
Ti qelbezon,
dekompozon...
Une frymezoj,
ti asfikson.
Une notoj,
ti thjesht pluskon.
Une rroj, jetoj,
ti vegjeton!
Ndaj pyes veten dhe medyshoj:
Vlen te vazhdoj te te sfidoj?
Se ti dhe vete tash e kupton...
Qenien "Rival" s'e meriton!
PS: Pershendes te gjithe shoket dhe shoqet e vjeter (dhe te rinj). Mace, rrofsh per fjalet e mira... Thene nga ti, jane deshmi.
Yhyyyy, sa kisha pa shkruar ketu...!
===============================================
Mbi dallgėt e jetės kjo udha ime e gjatė,
unė rrėxohem dhe... ngrihem prapė!
Krijoni Kontakt