Liturgjia e Fjalės sė Zotit e solemnitetit tė festės tė tė Ngjiturit tė Jezu Krishtit nė Qiell – festės tė Shėlbuemit.

(Leximet biblike nga: Vp 1,1-11; Ef 4,1-13; Mk 16,15-20)






Ja pėrsėri nė takimin tonė javor tė sė shtunės me Fjalėn e Zotit tė liturgjisė hyjnore tė sė dielės. Kėsaj here do tė dėgjojmė dhe meditojmė sė bashku leximet biblike tė solemnitetit tė tė Ngjiturit tė Jezusit nė Qiell, apo sikur njihet nga populli shqiptar, festės tė Shėlbuemit.

Festa e tė Ngjiturit tė Jezu Krishtit nė Qiell na thėrret ta drejtojmė vėshtrimin tonė drejt qiellit: vetėm me glorifikimin, vetėm me lavdėrimin e Jezu Krishtit ne fillojmė ti shijojmė tė mirat dhe frytet e ngjalljes sė Tij, fillojmė ti gėzojmė tė dhuratat qiellore, e dhurata e parė ndėr tė gjitha ėshtė shalom – paqja, fryt i Shpirtit Shenjt Zot.

Jezusi i glorifikuar ėshtė ikona e pėrjetshme e njerėzimit tonė tė ardhshėm, ikonė e amshuar, por jo e palėvishme: dinamizmi i dashurisė sė Zotit Trini bėhėt pėrcaktim pėr mision, dinamizėm dashurie ndaj tė gjithė njerėzve, nė mėnyrė qė tė plotėsohet premtimi i shėlbimit pėr mbarė gjithėsinė.

Shėn Bernardi pati thėnė se “Tė Ngjiturit tė Krishtit nė qiell ėshtė kurorėzimi dhe pėrfundimi i tė gjitha tė kremteve tė Shėlbuesit Jezus dhe njėherit caku i fundit i udhėtimit tė jetės sė Tij mbi tokė”. Pa dyshim se tė Shėlbuemit ėshtė kurorėzimi i jetės tokėsore tė Krishtit, ėshtė lumturimi i Birit tė Zotit dhe Shpėtimtarit tanė, ėshtė ngadhėnjimi i Atij qė duke u lartuar me fuqi tė vet nė qiell, na hap dyerėt e parasjės hyjnore duke na bėr pjesėtarė tė lumturisė sė pėrjetshme pranė Atit Qiellor. Duke i hapur dyerėt e Qiellit pėr ēdo njeri besimtar e vullnetmirė.