Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 48
  1. #1

    Hidhet në erë memoriali i Azem Hajdarit

    Gjirokastër, 19 Prill 2006 (Kosovapress) Koha 13:16

    Në fshatin Lazarat të Gjirokastrës është hedhur në erë memoriali i Azem Hajdarit.

    Sipas burimeve të policisë së Gjirokastrës, ngjarja ka ndodhur në orët e hershme të ditës së mërkurë. Po ashtu sipas policisë shqiptare busti ka pësuar dëme nga shpërthimi i një sasie tritoli që është aktivizuar me fitil.

    Nga ky shpërthim nuk ka viktima në njerëz, por janë shkaktuar dëme të mëdha materiale në lokalet përreth.

    Forcat e policisë kanë arritur menjëherë në vendin e ngjarjes, por ende nuk kanë rënë në gjurmët e autorëve. Ky është rasti i dytë i shpërthimeve me tritol brenda një viti në këtë fshat.

  2. #2
    MULTUM IN PARVO Maska e Antipatrea
    Anëtarësuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Gjithandej, por ne te njejten kohe, asgjekundi !
    Postime
    605
    Po busti i Azemit ca do ne Lazarat mor amani, Azemi se kishte idene se ku bie Lazarati...Ja fusin dhe keta me keto veniet e busteve...Nejse gabim qe i kane vene tritolin, por edhe Azem Hajdari sikur se ka vendin ne Lazarat.

  3. #3
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Nuk do ishte keq qe te ndalohej berja dhe venja e busteve te njerezve pa kaluar nje kohe 20-30 vjecare.
    Shikoni sherrin qe kemi edhe sot pas 60 vjetesh per 28-29 nentorin!
    Askush nuk do ishte kunder busteve te Skenderbeut, Ismail Qemalit apo Vellezerve Frasheri, po te mos e teprojme.......
    Hajdari ne Lazarat!!!!!!!!
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Ky eshte edhe nje prej provokimeve qe ben fara e keqe komuniste...
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  5. #5
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Ceshtja eshte pak me e ngaterruar.
    Nese ti zoteri e di qe ne Sevilje ka dema atehere mos qarkullo ne menyre demostrative me breke te kuqe!
    Ti mund te thuash qe ai demi i mallkuar me nguli brinjet ne ate vendin ku nuk bie drita, por edhe demi nga ana e vet do thote qe ishe ti qe e provokove me breket e tua ......

    Hajde, mos u merzisni, mend per tjeter here.......
    Sala ka rastin te luftoje papunesine duke vene gjysmen e shqiptareve te papune ne ngritje bustesh dhe gjysmen tjeter ne ruajtje bustesh......
    Drejt Juropit em Hyxhym........
    Ndryshuar për herë të fundit nga antares : 19-04-2006 më 11:19
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

  6. #6
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Citim Postuar më parë nga Arb
    Ky eshte edhe nje prej provokimeve qe ben fara e keqe komuniste...
    Po ti ku e di? Ke fakte?

    Gjykimi per kete rast duhet te rezervohet deri sa te dihen faktet. Gje e mire nuk eshte, por Lazarati nuk eshte shquar kurre per djep civilizimi. Mund te jete kryer per provokim nga vete Lazaratasit, nga ndonje dore greke, nga ndoonje adoleshent fshati, nga ndonje malsor hasem i Hajdarit, nga ndonje komunist ala Milloshi, pra nga 100 subjekte te ndryshme. Ndaj kemi polici shteti per keto raste.

  7. #7
    MULTUM IN PARVO Maska e Antipatrea
    Anëtarësuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Gjithandej, por ne te njejten kohe, asgjekundi !
    Postime
    605
    Une mendoj se figurat me pare duhet te konsolidohen dhe pastaj tu ngrihen memoriale. Kush ishte Azem Hajdari? Per mendimin tim ishte nje harbut, vrases, te cilin e vrane rivalet e tij per hakmarrje, dhe aspak per shkaqe politike, por qe vrasjen e tij Sala e shfrytezoi per te bere ate mini grusht shteti te deshtuar ne 98'ten ku shkojne pa piken e turpit me arkivol ne krah dhe bejne lufte para kryeministrise...
    Shkaqet e hedhjes ne ere le ti gjeje policia, por venia e busteve pa asnje kriter sikur sme duket e pershtatshme. Pse se kane vene ne Tropoje, dhe bashkeqytetaret e tij te krenohen me pishtarin e demokracise, hehe, atje e njohin mire se kush eshte, dhe do kishin hedhur ne ere jo vetem bustin por edhe ata qe e vendosin bustin...

  8. #8
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    Citim Postuar më parë nga Antipatrea
    Une mendoj se figurat me pare duhet te konsolidohen dhe pastaj tu ngrihen memoriale. Kush ishte Azem Hajdari? Per mendimin tim ishte nje harbut, vrases, te cilin e vrane rivalet e tij per hakmarrje, dhe aspak per shkaqe politike, por qe vrasjen e tij Sala e shfrytezoi per te bere ate mini grusht shteti te deshtuar ne 98'ten ku shkojne pa piken e turpit me arkivol ne krah dhe bejne lufte para kryeministrise...
    Shkaqet e hedhjes ne ere le ti gjeje policia, por venia e busteve pa asnje kriter sikur sme duket e pershtatshme. Pse se kane vene ne Tropoje, dhe bashkeqytetaret e tij te krenohen me pishtarin e demokracise, hehe, atje e njohin mire se kush eshte, dhe do kishin hedhur ne ere jo vetem bustin por edhe ata qe e vendosin bustin...
    Antipatrea, Azemi nuk ishte as vrases dhe as harbut ,por simbol i permbysjes se komunizmit, simbol i enderres per te permbysur diktaturen me te eger bolshevike te aventurierit politik Enver Hoxha, simbol i atyre idealeve te rinise studentore te dhjetorit 1990-te...Go back in time...dhe pastaj gjyko....

    Sigurisht per komunistet dhe pinjollet e tyre Azemi eshte nje vrases dhe harbut, sepse GUXOI TE VRISTE KUCEDREN KOMUNISTE DHE E VRAU!!! NE MOS E VRAU E PLAGOSI PER VDEKJE!!!
    Por mbi te gjitha GUXOI!!!



    Tjeter gje se si e katandisen imazhin e ketij HEROI te demokracise mafia politike komuniste e cila nganjehere depertonte edhe mes te vetquajturve demokrate...

    Sa per vrasjen e tij...ka aq shume dokumenta dhe fakte PUBLIKE qe vrasja e tij ishte politike dhe e organizuar nga njerez te veshur me uniformen e shtetit bandit te Fatos Nanos...apo edhe keto fakte nuk i dini ???


    Tjeter...Edhe une jam kunder busteve...absolutisht kunder...per cilindo qofshin...sidomos ne nje vend si Shqiperia ku turma elektorale akoma nuk eshte shndrruar ne popull te civilizuar qe te dije te respektoje edhe kundershtaret e denje politike te cilet nuk kane qene vrases apo themelues dhe zbatues ideologjish vrastare ( sic ishte bastardi Enver Hoxha psh), sidomos kur keta flene gjumin e perjetshem ne boten tjeter...

    Sa per Lazaratin...Kete treve dinjitoze te Jugut e bashkon me Azem Hajdarin pikerisht ANTIKOMUNIZMI...Dhe eshte domethenes dhe aspak i rastit fakti qe mafia bolshevike shqiptare kerkon ta kriminalizoje dhe denigroje Lazaratin ashtu sic beri edhe me Azemin e ndjere...

    Si te gjithe njerezit e tjere edhe Azemi sigurisht kishte dobesite dhe te metat e tij te cilat ndikuan ne jeten e tij personale dhe jo ne ate te Shqiperise apo idealit demokratik qe ai inspiroi me virtutet e tij...

    Edhe kete dallim ju lutem bejeni ne trurin tuaj para se te etiketoni me fjalet plot urrejtje dike te cilit duhet t'i jeni moralisht mirenjohes sa here qe te ndjeni nuancat jetedhenese te aromes se LIRISE DHE CLIRIMT NGA DIKTATURA KOMUNISTE...
    Ndryshuar për herë të fundit nga whisper : 19-04-2006 më 12:45
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Sot eshte e veshtire te besh nje bisede normale.

    Banoret e atij fshati e komuna kane mare ate vendim e kane bere ate monument---sipas ligjeve e regullave---keshtu asnje nga ne qe nga Tirana ne Amerike nuk kemi te drejte se nuk jemi banore te asaj komune.

    Keshtu para se te kapim muhabetin nga krahet kush qe Azemi [qe sot pranohet nga te gjithe]--e kush eshte Lazerati --PDejt etj ----me mire te jeni te sinqerte---thoni qe mbeshtesni tritolin si mjet ---e mos na beni leksione qe i mire Azemi a jo kur ju po beni avokatine e mbeshtesi tritole----se nuk keni te drejte morale---se keto manipulim bisede kete tregojne--po qe i shmangeni direkt qe te mos dukeni si te keq se mbeshtesni tritol.

    Perdorje tritoli kane referuar ne kete forum--njerez te papergjeshem--jo per Azemin [ja ta bejme zero si figure]---po per figura shqiptare boterore---qe me vjen turp kur i referoj. [i referohem temes se Nen Terezes]

    Pra ketu con kjo llogjike.

    Une jam nga Gjirokastra--e keto lojrat ne Lazarat--kane demtuar ekonomine e rajonit --e klimen ne te, e jane nje kosto per gjithe banoret pavaresisht per ke votojne.

    E ata qe kenaqen se u vu tritol mbi kundershtarin politik e nje zone qe ka votuar me PD

    Eshte sa qesharake e mediokre---se sic perdor tritol per tjetrin edhe tjetri perdor kundra teje--e e kaluara ka treguar kete--e efekti politik eshte i kundert.

    Qe eshte nje fshat qe ka votuar per PD kjo seshte cudi, sic ka qe kane votuar per PS ---e eshte normale--e qe te kete nje loje politike e komunikim me normal njerezore , me dialog , se tritolet e plumbat sic i hedh ashtu dhe ti hedhin---prandaj bota ka gjetur nje menyre tjeter komunikimi e konkurence.

    Keto tritole ne realitet kane bere efekte te kundert gjithnje nga ai qe personat i kane vene---do ti bejne nje dhurate policise qe te gjej e fut para ligjit keta njerez---tani dhe me faktet qe jua dhane--e shteti eshte nje nje lufte kundra krimit---dhe ky tritol eshte nje tjeter prove e justifikim per kete fushat te shtetit kundra krimit.

    Azemin si figure nuk e deligjitimon dote me tritole--ashtu e rit me shume.


    PS: Mjaft me manipulim ju qe mbeshtesni tritolin---qe na tregoni kush qe Azemi ai apo ky--per te mbrojtur tritolet kriminale--e bere morale ato.
    O malet' e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
    Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!

  10. #10
    MULTUM IN PARVO Maska e Antipatrea
    Anëtarësuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Gjithandej, por ne te njejten kohe, asgjekundi !
    Postime
    605
    Citim Postuar më parë nga whisper
    Antipatrea, Azemi nuk ishte as vrases dhe as harbut ,por simbol i permbysjes se komunizmit, simbol i enderres per te permbysur diktaturen me te eger bolshevike te aventurierit politik Enver Hoxha, simbol i atyre idealeve te rinise studentore te dhjetorit 1990-te...Go back in time...dhe pastaj gjyko....

    Sigurisht per komunistet dhe pinjollet e tyre Azemi eshte nje vrases dhe harbut, sepse GUXOI TE VRISTE KUCEDREN KOMUNISTE DHE E VRAU!!! NE MOS E VRAU E PLAGOSI PER VDEKJE!!!
    Por mbi te gjitha GUXOI!!!



    Tjeter gje se si e katandisen imazhin e ketij HEROI te demokracise mafia politike komuniste e cila nganjehere depertonte edhe mes te vetquajturve demokrate...

    Sa per vrasjen e tij...ka aq shume dokumenta dhe fakte PUBLIKE qe vrasja e tij ishte politike dhe e organizuar nga njerez te veshur me uniformen e shtetit bandit te Fatos Nanos...apo edhe keto fakte nuk i dini ???
    Sa per dijeni une jam antikomunist dhe shume biles. Une si mohoj asgje Azem Hajdarit per periudhen e fillimviteve 90. Te gjitha ato qe thua ti per te qendrojne. Po me pas ai abuzoi me pushtetin e vet duke krijuar shume konflikte, rivale dhe deri gjakmarrje alla kanunore, per te cilen edhe u vra...Azemin e vrane Haklajt, rivalet e tij, per gjakmarrje dhe jo Nano...
    Dhe mos harro se ne vitet 96 97 Azemi nuk levizte kurre pa banden e tij e cila ishte bere tmerri i shqiptareve...
    Kaq kisha une per Azem Hajdarin...dhe ky eshte mendimi im...

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Receta për ëmbëlsirat më të njohura në Shqipëri!
    Nga Fiori në forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Përgjigje: 171
    Postimi i Fundit: 29-01-2024, 07:21
  2. PD-ja nderon kujtimin e Azem Hajdarit.
    Nga kolombi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 107
    Postimi i Fundit: 13-09-2011, 02:19
  3. Supat
    Nga Fiori në forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-11-2010, 15:28
  4. Sot, 8 vjet nga vrasja e Azemit
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-03-2009, 15:34
  5. Nuk fitoi vizën amerikane, hidhet nga ballkoni 52 vjeçari
    Nga Xhuxhumaku në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 24-07-2006, 17:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •