-
faqe nga fillesat e kanibalizmit envero stalinist..
shekulli
Arrestimi i Zoi Fundos nė Tropojė
Gjenerali, “Si evituam pėrplasjen me forcat e bajraktarit Gani Kryeziu!”
Hito Ēako
Ekskluzive/ Nė shėnimet nė vazhdim, tė shkėputura nga ditari i “Heroit tė Popullit”, gjeneralit Hito Ēako, jepet situata luftarake nė vjeshtėn e vitit 1944 nė zonėn e Tropojės, ku pas njė pėrplasje, me bilanc humbjesh tė konsiderueshme nga tė dyja palėt, pėrkatėsisht forcave partizane e atyre nacionaliste, tė drejtuara nga Muharrem Bajraktari, arrihet tė evitohet njė pėrplasje tjetėr e pėrgjakshme mes shqiptarėve, ajo me forcat e bajraktarit Gani Kryeziu.
Kujtimet e Hito Ēakos
Dobėsimi i ndikimit nacionalist nė Tropojė
Pas njė pėrpjekjeje tė armatosur e tė pėrgjakshme, mes partizanėve tė drejtuar nga Shefqet Peēi, Hito Ēako, Hetem Gjinushi etj., me forcat nacionaliste tė Muharrem Bajraktarit nė zonėn e Lumė-Kukėsit (shoqėruar nė fund dhe me njė reprezalje tė drejtuesve partizanė me tė tjera viktima), nė vjeshtėn e vitit 1944 arrihet tė evitohet njė pėrpjekje tjetėr e pėrgjakshme mes shqiptarėve, ajo mes forcave tė brigadės dhe nacionalistėve tė Gani Kryeziut qė vepronin nė zonėn e Tropojės. Siē shkruan nė shėnimet e tij Ēako, evitimi i kėsaj pėrplasjeje tė padėshiruar erdhi pėr shkak tė pozitave mė tė dobėta tė nacionalistėve nė Tropojė, punės paraprake tė strukturave partiake dhe kėshillave ēlirimtare pėr ndėrgjegjėsimin e banorėve rreth domosdoshmėrisė sė luftės si dhe prezencės, herė pas here, nė kėtė zonė tė forcave partizane. tė organizuara mė pas nė batalionin “Perlat Rexhepi”. Njėkohėsisht, arrestimi nga partizanėt e Zoi Fundos (vepronte pranė bajraktarit Kryeziu), si dhe nisja e oficerėve anglezė e amerikanė drejt Pėrmetit (ku ishte Shtabi i Pėrgjithshėm), sipas kujtimeve tė Ēakos, dobėson mė tej pozitat e bajraktarėve nė veri dhe afron ditėn e ēlirimit tė plotė tė vendit.
Nga Kujtim Boriēi
Luftimet e atyre dy ditėve, pasojė e mosvlerėsimit tė rrezikshmėrisė tė Muharrem Bajraktarit dhe tė forcave tė tij bashibozuke dhe mosmarrja e masave nė kohė pėr t’i hequr atij mundėsinė pėr tė na goditur, i kushtoi brigadės sė 5-tė mė shumė humbje se nė ēdo luftim tjetėr. Populli i Lumės dhe i tė gjithė Kukėsit, duke dėnuar kėtė akt tradhtie tė Muharrem Bajraktarit e tė bashkėpunėtorėve tė tij, pas shpartallimit tė tij nė radhėt e Brigadės sė 5-tė Sulmuese, dėrgoi mbi 100 vetė nga djemtė e tij mė tė mirė. Mė vonė nė Kukės u formuan brigada e 24-tė, efektivi i sė cilės nė masėn dėrrmuese ishte pikėrisht nga Luma.
Bajraktarėt, pak ndikim nė Tropojė
Ndryshe u zhvilluan ngjarjet me Gani Kryeziun dhe forcat e tij. Mundėsia pėr tė hedhur njerėzit e tij tė armatosur kundėr nesh, u mėnjanua. Nė ato rrethana e situata luajtėn rolin e tyre dy faktorė:
Sė pari, puna e madhe ideopolitike qė kishte bėrė me popullin e Tropojės dhe tė Hasit, ndihmuar fuqimisht nga Komiteti i Partisė sė Qarkut tė Shkodrės, duke dėrguar herė pas here nė kėtė krahinė, sidomos nga fundi i vitit 1943, forca partizane tė batalionit “Perlat Rexhepi”, si pėr agjitacion e propagandė, ashtu dhe pėr veprime tė pėrbashkėta luftarake me partizanėt e ēetės dhe pastaj tė batalionit “Bajram Curri” tė Tropojės.
Pėr kėtė arsye, ndoshta edhe pėr faktin se akoma gjaku i patriotit tė madh, heroit tė Dragobisė, Bajram Curri, vazhdonte tė ishte i patharė, e kujtimi i tij nxiste dhe i frymėzonte pėr qėndrim burrėror e pėrparimtar masat e fshatarėsisė sė Tropojės. Nė kėtė krahinė, nė krahasim me treva tė tjera tė Veriut, ndikimi i bajraktarėve kishte rėnė shumė. Nė hall tė madh kishte mbetur edhe Gani bej Kryeziu, i vetėquajturi “bajraktar yll”, jo vetėm i Tropojės dhe i Hasit tė Thatė, por edhe i Kosovės.
Nė kėtė krahinė, thikė pėr thikė e dhėmbė pėr dhėmbė me reaksionin dhe nė luftė tė vazhdueshme me okupatorėt italianė e gjermanė, celulat e partisė, kėshillat nacionalēlirimtare dhe komandat e vendit, ishin ngritur me kohė, para vajtjes sonė. Ato vepronin dhe drejtonin jetėn nė kushte ilegaliteti ose gjysmė ilegaliteti, nė vartėsi me situatat nė zonat e lira nė gjithė kėtė nėnprefekturė.
Batalioni i 5-tė dhe i 4-t, tė drejtuar nga zėvendėskomisari i brigadės, shoku Manush Myftiu, qė kryenin veprime luftarake kundėr kolonave gjermane, qė lėviznin nga Prizreni nė Shkodėr, nė pjesėn e rrugės Zhur-Shėnmėri, i shtrinė veprimet e tyre luftarake edhe nė zonėn Zogaj-Kamė-Bytyē tė Tropojės, ku pikėrisht nėn hundėn e shtabit tė Gani Kryeziut, tė ngritur nė malin e Dobrejit, gjermanėt vazhdonin tė shfrytėzonin me intensitet minierat e kromit.
Takimi me Gani Kryeziun
Nė bashkėveprimet luftarake kundėr gjermanėve qė ruanin dhe shfrytėzonin minierat e kromit, forcat e tė dy batalioneve tona morėn kontakt edhe me forcat e Gani Kryeziut.
“Oficerėt anglezė e amerikanė do tė nisen pėr nė Pėrmet nė qendėr tė qeverisė sė popullit shqiptar dhe nė selinė e Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė Nacionalēlirimtare Shqiptare, ndėrsa Zoi Fundo, si armik i popullit, do tė arrestohet”, - thamė Gani Kryeziut.
Kėtė nuk e lejoj. Oficerėt anglezė dhe amerikanė janė pranė meje dhe nėn mbrojtjen time!” - u pėrgjigj bajraktari.
“Ti nuk pėrfaqėson popullin dhe shtetin shqiptar qė po rilind nė luftė kundėr okupatorit. Popullin dhe shtetin e ri shqiptar e pėrfaqėson Komiteti Antifashist Nacionalēlirimtar i dalė nga Kongresi i Pėrmetit“, - ishte pėrgjigjja ndaj tij.
Duke parė kėshilltarin e tij politik, Zoi Fundon, tė arrestuar dhe oficerėt aleatė qė u nisėn nė drejtim tė Pėrmetit, tė shoqėruar nga partizanėt dhe, siē duket, duke nxjerrė mėsime nga disfatat qė kishin pėsuar tė gjithė shėrbėtorėt e okupatorit, Gani Kryeziu heshti dhe kėrkoi tė hynte nė Frontin Nacionalēlirimtar.
Krijimi nė Tropojė i Brigadės sė 25-tė Sulmuese
Nė kėto rrethana tė reja, lufta e armatosur nacionalēlirimtare nė Tropojė filloi tė merrte pėrmasa mė tė mėdha. U krijuan kushte pėr formimin e Brigadės sė 25-tė Sulmuese me djem e vajza tė kalitur nė luftime nė Tropojė e Has. Pėr rrjedhojė, Tropoja me Hasin e Thatė, Krumėn dhe Lumėn, u kthyen nė bazė nisje e sigurt, nė prapavijė tė fuqishme pėr veprime luftarake tė forcave tona qė morėn pjesė nė ēlirimin e Kosovės. Nė tė gjitha kėto veprime luftarake u derdh djersa dhe gjaku i partizanėve tė brigadės sė lavdishme tė Tropojės dhe forcave territoriale vullnetare tė fshatrave tė Tropojės, tė Krumės e tė Hasit. Kurse Zoi Fundo, me urdhėr nga udhėheqja e partisė dhe e shtetit, u dėnua me vdekje. U pushkatua nė Bicaj.
24/05/2006
KATEGORIA: Dossier
--
e ka zai fundo e jo zoi more kastravec i shekullit..
vrasja e Zai Fundos.. eshte nje nga faqet me te turpshe e me flagrante te historise se zeze shqiptare..
ajo vrasje e disa te tjera sikurse ajo e mustafa gjinishit, ramize gjebres etj.. jan preludi i koleres envero iste staliniste cobano xhahile kanibaliste.. qe vazhdoj per mbi 50 vjet e qe akoma nuk i shihet fundi.. perderisa ekziston bile me e forte dhe me e sofistikuar se kurre qenefi qe polli krimin.. partia e punes sot socialiste..
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 24-05-2006 mė 03:24
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt