Tenderi 110 mijë USD, si u skualifikua oferta më e ulët
Bashkia e Tiranës përveç rasteve të përdorimit të skenarëve për të nxjerrë fitues subjektet preferenciale, ka kryer dëme të konsiderueshme ekonomike që shkojnë në disa milionë dollarë. edhe pse në raportin përfundimtar, KLSH vlerësoi një dëm efektiv preh rreth 700 mijë dollarë, në të vërtetë po të mbledhim vlerat e tenderave më shkelje shuma e dëmit do të ishte disa herë më e lartë. Gazeta publikon sot një tjetër tender me shkelje të rëndë në masën e 110 mijë dollarë.
Tenderi
Sipas raportit të fundit të KLSH për veprimtarinë e Bashkisë së Tiranës për vitet 2005 deri në gusht 2006, është konstatuar se në tenderin e zhvilluar sipas urdhrit prokurimit nr. 453, datë 190.5.2005 me objekt “Rikonstruksion i zyrave të bashkisë në bulevardin Zogu I”, me fond limit 10.171.421 lekë, fitues ofertuesi “......” shpk me vlerë kontrate 9.135.131 lekë, u konstatuan këto shkelje të dispozitave ligjore. Kështu, në tenderin e zhvilluar më datë 17.10.2005 për mungesë ofertash ekonomike dhe të mosplotësimit të dokumenteve ligjor administrativ sipas kërkesave për kualifikim, janë s’kualifikuar shoqëritë ........shpk, ........shpk, +........, ...........shpk, si dhe kanë vazhduar garën ..........shpk me vlerë të ofertës 9.135.131. lekë, ......shpk me vlerë të ofertës 9.423.239 lekë, me vlerë të ofertës 10.121.097 lekë dhe ..........shpk me vlerë të ofertës 10.151.694 lekë. Është shpallur fitues firma ..........shpk me vlerë të ofertës 9.135.131 lekë me të cilën është lidhur kontrata datë 09.11.2005. Nga kontrolli i bërë ofertave dhe dokumentacionit ligjor administrative të firmave pjesëmarrëse në këtë tender, u konstatua se firma......shpk me vlerë të ofertës së korrigjuar 8.115.993 lekë është s’kualifikuar si debitor për mosshlyerje të taksave vendore në Bashkinë e Tiranës, s’kualifikim ky i bërë në kundërshtim “Me kërkesat e përgjithshme për kualifikim”, të dokumenteve të këtij tenderi, si dhe në kundërshtim me nenin 12 “Kualifikim i kandidatëve” dhe nenin 32 “Shqyrtimi dhe vlerësimi i ofertave” të ligjit nr 7971 datë 26.07.1995 i ndryshuar “Për prokurim publik”, i argumentuar si më poshtë:
Shkelja
Me vendimin e gjyqtarit të vetëm nr 20502 datë 07.01.1999 nr 20502/1 datë 02.08.2001 nr 20502/2 datë 15.04.2004 nr 20502/3 datë 06.12.2004 nr 20502/4 datë 15.12.2004 nr 20502/5 datë 28.12.2004 nr 20502/6 datë 23.05.2005 shoqëria ........dhe më vonë ....... është regjistruar në regjistrin tregtar si person juridik me aktivitet në fusha të ndryshme të ndërtimit dhe tregtimit me seli Shish Tufinë, Tiranë. Mbështetur në këto vendime Drejtoria e Tatim Taksave Tiranë, ka lëshuar certifikatën e regjistrimit në organin tatimor me nr serie 0004266, datë 07.01.1999 me adresë të shoqërisë Shish Tufinë, Tiranë me formë juridike shpk me aktivitet tregti + ndërtim, me administrator........me adresë banimi Shish Tufinë, Tiranë. Po ashtu mbështetur në dokumentacionin e mësipërm me ligjin nr 8982 datë 12.12.2002 “Për sistemin e taksave vendore”, kjo shoqëri duhej të paguante taksat vendore në komunën Dajt në juridiksionin e së cilës ushtron aktivitetin.
3.4 Në pikën 4 “Të kërkesave të përgjithshme për kualifikim” të dokumenteve të këtij tenderi të miratuar nga komisioni i vlerësimit të ofertave dhe njësia e prokurimit të në procesverbalin nr 1, datë 19.09.2005, kërkohej dokument që ofruesi ka shlyer detyrimet fiskale, si dhe vërtetim mbi shlyerjen e taksave vendore të lëshuar nga pushteti vendor për vitin 2005.
Dokumentet
Shoqëria “.....” në këtë tender ka paraqitur gjithë dokumentacionin e kërkuar sipas kërkesës së përgjithshme për kualifikim si dhe kërkesave specifike për kualifikim, duke përfshirë edhe vërtetimin nr 253 datë 28.01.2005 që vërteton se administratori i kësaj shoqërie z ...... ka shlyer taksat vendore për vitin 2005, vërtetim ky i lëshuar nga Kryetari i Komunës Dajt z ......, i shoqëruar ky vërtetim edhe me mandatë arkëtimin nr 37 datë 28.01.2005 për derdhjen e shumës 36.500 lekë, taksë vendore për vitin 2005. Në asnjë vendim të gjyqtarit të vetëm të shoqërisë “.....” të depozituar në regjistrin tregtar dhe të paraqitura në dokumentet e tenderit nuk vërtetohet se kjo shoqëri ka ndryshuar selinë nga Shish Tufinë të komunës Dajt në qytetin e Tiranës që i takon juridiksionit të Bashkisë së Tiranës. Mungesa e këtij dokumentacioni nuk lejon firmën që të derdh taksat vendore në bashkinë e Tiranës. Cilësojmë se me një vërtetim të tillë, kjo shoqëri ka marrë pjesë edhe në tenderat e tjerë zhvilluar gjatë vitit 2005, vërtetim ky që nuk ka qenë objekt s’kualifikimi, pra është pranuar si dokument i rregullt nga i njëjti komision që e ka quajtur të parregullt në këtë tender.
Për sa më sipër, s’kualifikimi i kësaj firme për mosderdhje të taksave vendore në bashkinë e Tiranës është i paargumentuar ligjërisht dhe si rezultat i s’kualifikimit të kësaj firme dhe moszbatimit të nenit 12 “Kualifikimi i kandidatëve” dhe nenit 32 “Shqyrtimi dhe vlerësimi i ofertave’ i ligjit nr 7951 datë 26.07.1995 i ndryshuar “Për prokurim publik” është krijuar një dëm ekonomik në shumën 1.119.138 lekë (diferencë ndërmjet ofertës së firmës fituese “....” me vlerë 9.135.131 lekë me ofertën e firmës ..... me vlerë 8.115.993 lekë) shumë për të cilën mban përgjegjësi komisioni i vlerësimit të ofertave i përbërë nga: ......, z .... dhe juristi i njësisë së prokurimit z.......
Rezultati
Pra i gjithë ky proces bën me faj zyrtarë të Bashkisë së Tiranës të cilat me pretendimet e tyre antiligjore nxorën nga e drejta fituese subjektin me ofertën më të ulët ekonomike. Në fakt ky rast përbën një shkelje të masës 110 dollarë, por në ditët e mëparshme gazeta publikoi fakte të shkeljes që e kalonte shifrën e 1 milion dollarë. dhe të tjera fakte e shkelje do të dalin në dritë për të vërtetuar edhe një herë që kryetari i bashkisë më të madhe në vend nuk është dhe aq i pastër se sa duket me paratë e taksapaguesve tiranas.
Krijoni Kontakt