Close
Faqja 4 prej 10 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 93
  1. #31
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23
    Prokuroria: 15 vjet burg për ish-kryetarin e hipotekës


    Shekulli

    Prokuroria e Durrësit ka kërkuar 15 vjet heqje lirie për ish-kryetarin e komisionit të kthimit dhe të kompesimit të pronave në Durrës, Alush Xhihani. Prokuroria kërkoi 8 vjet për sekretarin e këtij komisioni, Rezart Skrapari si dhe nga 4 vjet e 6 muaj dhe 2 vjet për 2 kunetërit e tyre, Ilir Vogli dhe Ardian Lloshi si dhe 4 vjet burg për shtetasin Tomor Kokomani, që është me masën e sigurisë arrest shtëpie. Këta shtetas akuzohen për përvetësim të paligjshëm të pasurive shtetërore dhe private në një masë rreth

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Këtu
    Postime
    944

    Arrestohen dy ish-drejtorat e hipotekës së Vlorës

    -----------------------------------------

    Halit Rama dhe Devi Tushe, dy ish-drejtues të hipotekës së Vlorës u arrestuan mbrëmë dhe akuzohen për “shpërdorim të detyrës” e “falsifikim dokumentash”. Sipas informacioneve paraprake arrestimi i tyre është bërë me urdhër të prokurorisë pas një kohe të gjatë hetimi mbi aktivitetin e këtyre dy persona dhe të tjerë nëpunësve në hipotekën e Vlorës.
    Burime nga prokuroria sqaruan mbrëmë se procesi është në vazhdim dhe se të tjerë persona pritet të dalin në skenë. Rama dhe Tushe u arrestuan në banesat e tyre në Vlorë.

    Për dy ish-kryeregjistruesit, Halil Rama dhe Devi Tushe dhe për dy notere të hipotekës së Vlorës kishte nisur hetimi kohë më parë. Inspektorët e KLSH në tetor tetor të vitit 2005 patën në fokus regjistrimin e pasurive në një afat kohor dyvjeçar, si dhe abuzimet e mundshme, që mund të ishin kryer në hipotekën e qytetit jugor.

    Në konkluzionet e para të KLSH doli një shkelje ku bëhej fjalë për 1000 m tokë në lagjen 15 korriku, në zonën e Jonufrës, si dhe në zonën e Skelës. Pas këtyre rezultateve ishte prokuroria e Vlorës ajo që nisi hetimet për katër personat, dy ish-kryeregjistruesit dhe dy noteret. Nuk dihet nëse dy ish- kryeregjistruesit u arrestuan mbrëmë për këto shkelje apo për të tjera. Kohët e fundit një denoncim kishte mbërritur në zyrën e kryeministrit Sali Berisha.

    -----------------------------------------
    Në botë ka 10 lloje njerëzish: ata që kuptojnë sistemin binar, dhe ata që nuk e kuptojnë!

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240

    Shpetojeni korrupsionin "shtet"!

    Nga Isidor KOTI

    Shifrat e abuzimeve institucionale nga viti ne vit po kthehen ne alarm te frikshem. Askush nuk do te donte qe parate e qytetareve te konvertoheshin ne leke xhepi per zyrtaret e administrates. Por realiteti eshte kokeforte perballe pervetesimit institucional ndaj te ardhurave publike. Sipas raportit me te fundit te Kontrollit te Larte te Shtetit rezulton se gjate periudhes 4-vjecare 2002-2006 shkeljet me fondet e shtetit arrijne ne 7,3

    miliarde leke. Kjo shifer nuk u publikua ne rruge jozyrtare, por nga vete kryetari i Kontrollit te Larte te Shtetit ne Komisionin Kuvendor te Ekonomise dhe Financave. Dhe c’eshte me e cuditshmja, vetem raporte deklarohen nga administrata shteterore, pavaresisht se korrupsioni ka kapluar cdo qelize te saj.

    Qe ky fenomen ka perfshire nga me i madhi deri tek ai qe s’te shkon ndermend fare, kjo njihet per se paku nga pjesa derrmuese e atyre qe ndjekin hap pas hapi realitetin dhe gjithe c’ndodh ne vendin tone. Kjo eshte fatura me e turpshme e pseudo-subjektivizmit te nepunesve dhe e objektivitetit sharlatan te autoriteteve. Duke qene pjese e mishmashit gjitheperfshires ne institucionet me individe te korruptuar, cdo gje lihet ne hije me

    justifikimin se kjo ndodh kudo ne vendin tone dhe ne fund te fundit eshte pjese e katrahures ala shqiptare. Kete na e thone edhe te huajt. Raporti i fundit i SHBA e rendiste vendin tone ne radhet e vendeve me korrupsion me te larte.

    Shkeljet jane verejtur ne ministrite dhe institucionet qendrore, institucionet e administrates se qeverisjes vendore dhe ne deget e tatim-taksave dhe doganave. Lista e shperdoruesve me te medhenj te buxhetit te shtetit kryesohet nga administrata tatimore qe sipas te dhenave llogaritet te jete burimi kryesor i korrupsionit ne vendin tone. Demi eshte shkaktuar kryesisht nepermjet shmangieve ne deklarimin dhe pagesen e TVSH-se, te tatim-fitimit. Po keshtu paraqitjes ne bilanc te shpenzimeve te panjohura per efekt te llogaritjes se tatim-fitimit. Inspektoret e tatimeve kane shkelur ligjin nepermjet rimbursimeve te dhena padrejtesisht, duke mos aplikuar gjobat dhe ne disa raste duke falur te gjitha detyrimet tatimore. Menjehere pas tatimeve ne vendin e dyte per nga shuma e demit te shkaktuar ne buxhetin e shtetit vjen administrata doganore. Ne katervjecarin qe lame pas doganat shqiptare i kane shkaktuar buxhetit te shtetit nje dem prej afro 880 milione lekesh.

    Nderkaq rezulton se shkeljet e konstatuara nga Kontrolli i Larte i Shtetit per shitjen dhe dhenien me qira te pronave shteterore arrijne ne afro 3 miliarde leke. Por administrata publike ka abuzuar edhe nepermjet llogaritjes se pagave per personelin e saj. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shperdoruar nga buxheti i shtetit rreth 10 milione leke te reja,

    nepermjet pagave te llogaritur per personelin ne kundershtim me dispozitat ligjore ne fuqi. Po te shtosh abuzimet e panumerta ne Korporaten Elektroenergjetike Shqiptare dhe Albtelekomin apo edhe per procedurat e tenderimit te rrugeve te ndertuara gjate ketyre viteve ne Shqiperi, shifrat e abuzimeve do te shumefishohen.

    Pas kesaj drame faktesh, te cilat lancohen me pompozitet edhe nga autoritetet ka vend me shume sesa kritikat. Ceshtja ne thelb qendron tek verejtja me seriozitet e ketyre situatave. Sidomos tek trokitja ne koshiencen e institucioneve dhe pergjegjesve te tyre per te ndryshuar rrenjesisht kete realitet kaq te frikshem. Duke qene se hallkat e fenomenit

    korrupsion jane te mbartuara dhe te perforcuara ne zinxhirrin e pafund dhe shume te veshtire per t’u zgjidhur, ne ecejakjen e stermundimshme per te ndryshuar dicka, me shume se sa analizat e komentet e pafundme, ndoshta puna me e mire do te ishte shembulli “barbar” per te dhene nje mesim te mire. Se fundi qeveria ka shkarkuar nga puna nje numer te konsiderueshem punonjesish ne administrate, nderkohe qe ajo qe pritet ne te vertete eshte gjetja e “hajdutit” dhe reduktimi i fenomenit.

    Historikisht kane ndodhur dhe do nuk do te mungojne precedente te kesaj natyre. Edhe amerikanet qe mbahen si kombi me demokratik dhe me i fuqishem e ngjyejne gishtin ne qypin e korrupsionit, madje 10 % e kesaj ekonomie eshte informale. Ata kane ditur te bejne matje, por ne Shqiperine tone cdo shifer nuk do te pranohet kollaj, sepse njihet vetem nje pjese e ajsbergut. Ndersa e padukshmja mbetet misteri me i frikshem dhe ndoshta kurre i pacenuar. Kur krimi ekonomik ulet kembekryq ne administraten gjigande shteterore, vajmedet cfare ndodh ne ujerat me “peshqit e vegjel”.

    Korrieri
    #VamosArgentina

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e joss
    Anëtarësuar
    15-09-2005
    Postime
    311
    Nje proverb i lashte thote: "Parate mundohuni t`i fitoni ne rruge te ndershme; ne pamundesi, pa para mos rri"

  5. #35
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23
    Rusmali kerkon shkarkimin e Saimir Shehrit

    E Diele, 20 Maj 2007

    Redinalda Caushaj

    Tirane - Ministri i Drejtesise kerkon shkarkimin e drejtorit te Burgjeve, Saimir Shehrit. Kreu i institucionit, Ilir Rusmali, i ka derguar, tri dite me pare, nje leter numrit dy te qeverise, Gazmend Oketa, ku i parashtron largimin e menjehershem te Shehrit, per shkak te shkeljes se rregulloreve dhe ligjit. Behet fjale per listen me 17 te denuar te liruar me kerkese te prokurorise dhe gjykates nga burgjet, me motivacione te padrejta. Lajmin e bene te ditur per gazeten "KJ" burime prane Ministrise se Drejtesise. Ne leter eshte permendur rasti flagrant i lirimit te te denuarit me mbi 12 vjet burg per trafik droge ne Milano te Italise, Arjan Lacit, me motivin e "fobise nga qelia me rrezik jeten". Per momentin pritet vetem aprovimi ose jo i kerkeses se ministrit nga kreu i ekzekutivit.

    Menjehere pas skandalit te publikuar nga vete kreu i Drejtesise, Rusmali, ku ne qender te kritikave vihej edhe Drejtoria e Burgjeve, nuk do te vononte edhe fundi i hidhur. Ndersa ka pasur kompetencen per ta shkarkuar direkt, Rusmali i eshte drejtuar Kryeministrise, duke nisur letren me motivacionet perkatese dhe shkeljet, per te marre dhe miratimin e Keshillit te Ministrave. Por kreu i Burgjeve, Shehri, reagoi pas publikimit te skandalit, duke u shprehur se institucioni i tij nuk ishte perfshire ne lirimin e te denuarve qe vuanin nga astma, diabeti apo fobia. "Drejtoria jone nuk ka kompetence per lirimin e te burgosurve, por vetem zbaton urdhrat dhe vendimet e prokurorise e gjykates", eshte shprehur ai, gjate nje konference per shtyp disa dite me pare.

    Burime zyrtare thane per "KJ" se letra i eshte adresuar zevendeskryeministrit Gazmend Oketa. Shkak eshte bere i denuari Arjan Laci, i cili eshte transferuar nga Burgu i Peqinit ne ate te Lezhes dhe me pas u lirua, ndersa akuzohej per vepren penale te trafikimit te lendeve narkotike, per te cilen Gjykata e Milanos e kishte denuar me 12 vjet 4 muaj dhe 28 dite. Mesohet se Laci kishte fobi qeline dhe per kete shpeshhere krijonte probleme me gardianet. Shehri si zgjidhje te pare gjeti transferimin nga njeri burg ne tjetrin. Por i denuari ka krijuar serish te njejtat probleme dhe nepermjet ndihmes se avokatit ka bere nje kerkese ne Gjykaten e Lezhes per liri, sepse vuante nga "fobia e qelise me pasoje jeten". Laci prej 7 muajsh qendronte ne qeli, duke u liruar para kohe.

    Koha Jone

  6. #36
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23
    SKANDALI/ Faturoi më shumë karburante se harxhimet, dyshohet se ka shitur diferencën

    Diplomati, kontrabandë nafte në Kosovë

    Ministria e Jashtme padit në Prokurori gazetarin Bujar Muharremi

    Trazhgim Sokolaj
    Ish-shefi i zyrës përfaqësuese të Shqipërisë në Kosovë, gazetari i njohur Bujar Muharremi kallëzohet për ndjekje penale në Prokurori.

    Tri akuza janë bërë nga Ministria e Jashtme në adresë të ish-diplomatit shqiptar në Kosovë. Ai akuzohet për kontrabandë mallrash që paguhet akcizë, shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh. Kallëzimi është bërë të premten në Prokurorinë e Tiranës. Ministria e Jashtme pas një kontrolli të bërë disa muaj më parë në zyrën përfaqësuese të Shqipërisë në Kosovë, ka gjetur shkelje dhe abuzime nga titullari Bujar Muharremi. Gjithçka është verifikuar me imtësi, deri një javë më parë, kur një telefonatë nga Tirana ka ndërprerë axhendën e zakonshme të punës së Bujar Muharremit. Atij verbalist i është dhënë lajmi se ishte shkarkuar nga detyra, ndërsa më hollësisht vendimi do t’i komunikohej pasi të kthehej në Tiranë dhe të paraqitej në Ministrinë e Jashtme. Një ditë më pas, titullari i zyrës përfaqësuese të Shqipërisë në Kosovë, ka lënë pas Prishtinën dhe ka mbërritur në Tiranë. Në Ministrinë e Jashtme, gazetari Bujar Muharremi është njohur me shkeljet e gjetura në zyrën e Shqipërisë në Kosovë, gjatë kohës që ai ka drejtuar këtë institucion. Zyrtarisht atij i është komunikuar shkarkimi nga detyra, ndërsa zëvendësi i tij ka marrë drejtimin e zyrës që përfaqëson Shqipërinë në Kosovë.

    Ndjekja penale
    Vetëm pak ditë pasi Ministria e Jashtme kishte vendosur shkarkimin e Bujar Muharremit nga detyra e diplomatit në Kosovë, ndaj tij është formuluar edhe kallëzimi penal. Denoncimi ka mbërritur të premten në Prokurorinë e Tiranës dhe përmban akuza për abuzime të ndodhura gjatë dy viteve të fundit. Burime nga organi i akuzës në kryeqytet thanë se u vendos ditën e djeshme që kallëzimi i Ministrisë së Jashtme ndaj Bujar Muharremit të regjistrohet si procedim penal. Me këtë veprim, Prokuroria e Tiranës ka filluar zyrtarisht procedurat e hetimit ndaj ish-diplomatit të Shqipërisë në Kosovë, i cili së shpejti pritet të thirret në organin e akuzës për të dhënë sqarime lidhur me abuzimet që janë gjetur në punën e tij. Prokuroria e Tiranës pohoi dje se ka filluar tashmë shqyrtimin e materialeve në kallëzimin e bërë nga Ministria e Jashtme.

    Abuzimet
    Kontrolli financiar i zhvilluar në zyrën përfaqësuese të Shqipërisë në Kosovë, ka zbuluar abuzime me sasinë e karburantit të harxhuar. Ministria e Jashtme e ka akuzuar Bujar Muharremin në kallëzim, se ai ka faturuar sasi nafte më tepër sesa ka harxhuar. Karburanti që ka tepruar dyshohet se është shitur nga diplomati shqiptar në Kosovë me qëllime përfitimi financiar. Veprimet me naftën që paguhej nga shteti shqiptar dyshohet se shefi i zyrës së Shqipërisë në Prishtinë, ka tentuar t’i fshehë përmes hartimit të dokumenteve që sipas kallëzimit dyshohet se janë falsifikuar. Dokumenteve ende nuk u është bërë ekspertizë por mësohet se sasia e naftës që kishte faturuar nuk është justifikuar nga gazetari Bujar Muharremi, gjatë kontrollit që është bërë në përfaqësinë tonë diplomatike në Kosovë. Pikërisht me sasinë e tepër të naftës që dyshohet se është shitur në Kosovë, lidhet akuzat e kontrabandës së mallrave që paguhet akcizë. Falsifikimi i dokumenteve lidhet përsëri me raportet mbi shpenzimet e karburantit për të cilat është kallëzuar penalisht gazetari Bujar Muharremi. Gazeta “Panorama” është përpjekur dje të komunikojë me ish-përfaqësuesin e Shqipërisë në Kosovë, por ka qenë e pamundur. Deri rreth orës 19:00, telefoni kishte aktivizuar sekretarinë telefonike dhe më pas, nuk përgjigjej asnjeri.

    “Bojkoti” gjatë vizitës së kryeparlamentares Jozefina Topalli

    Prishtinë, ish-diplomati s‘pagoi qiranë e shtëpisë
    Bujar Muharremi u emërua në Kosovë në verën e vitit 2005


    PRISHTINE – Më 27 qershor kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, zhvilloi një vizitë zyrtare në Kosovë. Gjatë qëndrimit të saj në Prishtinë dhe takimeve me zyrtarët kosovarë dhe ndërkombëtare atje, kryeparlamentarja Topalli, shoqërohej nga ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Kastriot Islami. Edhe pse kryetarja e Parlamentit shqiptar ndodhej në Kosovë, për asnjë moment shefi i zyrës së Shqipërisë në Prishtinë, nuk është parë të shoqëronte kryeparlamentaren. Shkaku ka qenë i thjeshtë. Një ditë më parë, më 26 qershor, Bujar Muharremi ishte larguar nga Prishtina pasi i kishin komunikuar shkarkimin nga detyra. Pas largimit të diplomatit shqiptar nga Prishtina janë hedhur akuza ndaj Bujar Muharremit, se ai nuk kishte paguar as qiranë e shtëpisë në të cilën kishte jetuar gjatë mandatit të tij në Kosovë. Një fakt i tillë është bërë publik nga gazeta “Express” në Kosovë dhe më pas është konfirmuar nga Ministria e Jashtme në Tiranë. Edhe ky fakt ka qenë një tjetër shkak që ka shërbyer për vendimin e Ministrisë së Jashtme. Sipas të dhënave zyrtare, Bujar Muharremi ka marrë detyrën e kryediplomatit shqiptar në Kosovë në verën e vitit 2005. Nuk dihet nëse ai nuk ka paguar gjithë qiranë apo një pjesë të saj, por edhe ky është një nga shkaqet e shkarkimit të gazetarit të njohur, i cili tashmë është shkarkuar nga funksioni i shefit të zyrës përfaqësuese të Shqipërisë në Kosovë. Zyrat e selisë diplomatike të Shqipërisë në Kosovë, ndodhen në qytezën Pejton. Bujar Muharremi u emërua drejtues i kësaj zyre pas një karriere të gjatë në fushën e gazetarisë së rajonit dhe komentatorit politik në Televizionin Publik Shqiptar.



    Ministria e Jashtme
    Ndjekje penale diplomatëve në Greqi


    TIRANE – Në Prokurorinë e Tiranës ka mbërritur edhe një tjetër kallëzim i bërë nga Ministria e Jashtme. Bëhet fjalë për dy punonjës të organeve tona diplomatike në Greqi që dyshohet se kanë abuzuar me dhënien e dokumenteve për pajisje me vizë. Ata janë denoncuar në organin e akuzës pas kontrolleve dhe verifikimeve të bëra prej Ministrisë së Jashtme, e cila pasi ka gjetur shkeljet konkrete ka vendosur të çojë për ndjekje penale dy diplomatët, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë nga ministria dhe as nga Prokuroria.

    Panorama

  7. #37
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23
    “Fshesë” te Tatimet, lista me emrat e 148 punonjësve që shkarkohen sot
    Reagojnë të larguarit: “Shkarkimet tona janë politike”. Flet drejtoresha e Përgjithshme e Tatim-Taksave, Gerta Picari: “Hoqëm të korruptuarit, ka ende në radhët tona”


    Shaban Sulçe

    Gazeta “Albania” zbardh emrat e 148 punonjësve të Drejtorisë së Tatim-Taksave dhe të Policisë Tatimore të Tiranës, të cilëve sot u komunikohet zyrtarisht largimi përfundimtar nga puna. Reforma e radhës e qeverisë “Berisha” ka sjellë furtunë shkarkimesh në sektorin e vjeljes së taksave, ndërkohë që asnjë prej titullarëve të këtyre institucioneve nuk ka pranuar përgjegjësinë e hartimit të listave për shkarkimet. Madje, ata ia kanë lënë “topin” e përgjegjësisë njëri-tjetrit. Sot është radha e Drejtorisë së Tatim-Taksave për të provuar furtunën e radhës. Një shkresë e shpërndarë dje, e bazuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave dhe e firmosur nga drejtoresha e Përgjithshme e Tatim-Taksave të Shqipërisë, Gerta Picari, ka “vulosur” largimin nga puna të 316 punonjësve të këtij institucioni në të gjithë vendin.

    Vendimi
    Vendimit të marrë pak ditë më parë nga qeveria “Berisha” nuk i është dashur shumë kohë për t’u zbatuar me shpejtësinë maksimale. Në urdhrin e djeshëm shpërndarë Drejtorisë së Tatim-Taksave të Rrethit Tiranë, Drejtorisë së Policisë Tatimore të kryeqytetit dhe degëve të tjera në të gjithë vendin, kërkohej ndërprerja e menjëhershme e marrëdhënieve të punës për 316 punonjës, emrat e të cilëve kanë qenë të paracaktuar në këtë listë. Këto largime në masë në administratën tatimore bëhen si rezultat i reformës së parashikuar nga qeveria, - thonë burimet zyrtare. Sipas dokumentacionit të shpërndarë titullarëve të këtyre institucioneve, i cili disponohet nga gazeta “Albania”, largimi nga puna i punonjësve në fjalë bëhet në bazë të Vendimit Nr. 244, datë 07.03.2007, të Këshillit të Ministrave për “Përcaktimin e numrit të punonjësve në Ministritë dhe Institucionet Qendore , për vitin 2007”, në Ligjin Nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës”, Neni 144, si dhe në strukturën e Degës së Tatimeve Tiranë Nr. 4193/6, datë 01.06.2007. Gazeta “Albania” zbardh sot listën e plotë të punonjësve të pushuar në Drejtorinë e Policisë Tatimore Tiranë dhe në Degën e Tatim-Taksave të kryeqytetit. Në këtë dokumentacion titullarëvve të këtyre institucioneve u kërkohet të njoftojnë në mënyrë të menjëhershme pushimin nga puna të vartësve të tyre, ndaj të cilëve shteti ndërpret marrëdhëniet financiare që nga dita e sotme, 05.06.2007. Ajo çka të bën më shumë përshtypje në këto shkarkime masive është fakti se në to nuk gjenden motivacione konkrete për largime nga puna. Por ajo që bie më shumë në sy është se drejtorive në fjalë nuk u komunikohet thjesht numri i punonjësve të larguar, por në të përcaktohen qartë emrat e tyre, çka lë shumë dyshime për shkarkime të organizuara.

    Titullarët ia lënë topin njëri-tjetrit

    Gazeta “Albania” është përpjekur dje të kontaktojë titullarët e institucioneve në fjalë, për të zbardhur detajet e shkarkimeve të djeshme, si dhe kriteret në të cilat janë bërë ato. Por në vend të shpjegimeve, kemi vënë re një tentativë të tyre për t’iu shmangur totalisht përgjegjësisë së përpilimit të listave të punonjësve që sot janë larguar nga puna. Drejtoresha e Përgjithshme e Tatim-Taksave të Tiranës, Gerta Picari, e pyetur nga gazeta
    “Albania” ka deklaruar: “Motivacioni i këtyre shkarkimeve është në bazë të VKM për reduktimin e organikës. Kjo reformë ka prekur shumë institucione shtetërore dhe ne vetëm sa e kemi vënë në zbatim atë. Selektimi i punonjësve të pushuar është bërë në të kualifikimeve, në bazë të vendeve të punës si dhe për shkak të shkrirjes së sektorëve, duke qenë se 1/3 e punonjësve tashmë mbulojnë biznesin e vogël dhe i përkasin kompetencave të bashkive dhe jo administratës tatimore”. Ajo ka mohuar largimin nga puna me motivacione politike, ndërkohë që është shprehur se këto largime kanë përfshirë edhe punonjës të denoncuar për korrupsion. “Shkarkimet nuk kanë qenë aspak politike, por janë bërë në bazë të arsyeve që ju përmenda pak më parë. Madje mund të themi se në këto shkarkime kemi përfshirë edhe punonjës për të cilët ka patur sinjalizime dhe denoncime për korrupsion. Megjithatë, në administratën tatimore ka ende shumë më tepër punonjës të korruptuar”, - tha Picari për gazetën “Albania”.
    Ndërkohë, drejtori i Policisë Tatimore të Shqipërisë, Besnik Xhidra, ka mohuar “përgjegjësinë” e hartimit të listave të punonjësve të pushuar. I kontaktuar nga gazeta “Albania”, Xhidra tha: “Nuk ka qenë kompetencë e imja largimi i punonjësve, por e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, si dhe i drejtorit të Policisë Tatimore të Rrethit Sami Uka dhe përgjegjësit të këtij sektori Klodian Beqollari”. Ndërkohë, ne kontaktuam zotin Beqollari, i cili u shpreh se ishte kompetencë e Xhidrës për të komentuar këto largime. “Unë jam vetëm zbatues i vendimeve, kompetencat për të dhënë komente të tilla i ka zoti Xhidra”, - u shpreh ai. Drejtori i Policisë Tatimore të Shqipërisë, Besnik Xhidra, është vënë në akuzë nga punonjës të cilëve dje u është komunikuar vendimi i pushimit nga puna. Njëri prej tyre, Ferdinand Kurti, ka akuzuar Xhidrën si hartuesin e “listës së zezë”, ku sipas tij punonjësit e pushuar janë larguar nga puna thjesht dhe vetëm për qëllime politike. “Drejtori i Policisë Tatimore, Besnik Xhidra, është ai që ka përcaktuar se cilët punonjës do të largoheshin nga puna. Nuk ka qenë kompetencë e drejtorit të Policisë Tatimore të Tiranës, Sami Uka, sepse ai dy ditë ka që ka ardhur në këtë detyrë. Listën e ka bërë Besnik Xhidra, duke u bazuar vetëm në orientime partiake. Largimet ai i ka bërë për shkaqe politike dhe nuk është kursyer edhe duke përfshirë në listë specialistë dhe punonjës, të cilët janë trajnuar dhe gëzojnë eksperiencë profesionale në këtë sektor”, ka thënë Kurti për gazetën “Albania”.

    Punonjësit, të revoltuar

    Dokumenti i shpërndarë dje nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në institucionet vartëse të kësaj drejtorie është pritur me irritim dhe pakënaqësi nga punonjësit e shkarkuar të Drejtorisë së Policisë Tatimore të Rrethit të Tiranës. Ata janë shprehur të revoltuar nga ky shkarkim nga puna dhe kanë akuzuar titullarët e tyre për shkarkime politike. “Jemi informuar në mënyrë jozyrtare për shkarkimin nga puna, sipas të cilit në datën 5 qershor na ndërpriten marrëdhëniet e punës. Këto shkarkime kanë qenë të pabazuara dhe të pamotivuara. Selektimi nuk është bërë mbi bazë profesionalizmi, por mbi bazë bindjesh partiake. Në punë janë mbajtur punonjës që nuk e kanë fare idenë e profesionalizmit, por thjesht sepse kanë qenë anëtarë dhe militantë të PD-së. Nga ana tjetër, ata kanë hequr specialistë dhe punonjës që gëzojnë trajnime dhe eksperiencë shumë të vlefshme në këtë fushë. Ne e prisnim këtë shkarkim që pas 3 korrikut 2005”, shprehen punonjës të Drejtorisë së Policisë Tatimore të Rrethit Tiranë.



    48 është numri i punonjësve të shkarkuar në Policinë Ndërtimore të Rrethit të Tiranës

    100 është numri i punonjësve të shkarkuar në Degën e Tatimeve të Rrethit Tiranë

    316 është numri i punonjësve të shkarkuar në Drejtorinë Tatimore të Shqipërisë

    4400 numri i punonjësve që do të shkurtohen në administratën shqiptare nga reforma më e fundit e qeverisë “Berisha”



    102.067 mbetet numri i punonjësve të administratës shtetërore pas përfundimit të reformës më të fundit të qeverisë “Berisha”

  8. #38
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Si vodhi Rama 20 mijë USD me kompani fantazmë

    Si vodhi Rama 20 mijë USD me kompani fantazmë

    Bashkia e Tiranës gjatë periudhës 2005 deri në gusht të 2006 ka shkelur një sërë ligjesh duke vjedhur miliona lekë më kurriz të taksapaguesve shqiptarë. Kjo mësohet nga raporti i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit-KLSH ku konstatohet afera e kryer nga kryetari i bashkisë Edi Rama dhe një subjekti i cili nuk figuronte i regjistruar në asnjë degë tatimesh në rrethe.
    Shkelja
    Nga kontrolli i ushtruar nga KLSH në drejtim të zbatimit të ligjshmërisë dhe rregullshmërisë të dokumentimit të shpenzimeve për vlerësimin e ndikimit në mjedis, në lidhje me pagesën e bërë për Vlerësimin e Ndikimi në Mjedis (VNM)rezultoi se:
    a) Është lidhur kontratë shërbimi “Për hartimin e raporteve mjedisore” datë 27.06.2006 midis përfaqësuesit të Bashkisë dhe ekspertit, ku pagesa totale do të jetë 1.800.000 lekë, për 10 objekte të infrastrukturës dhe për 8 objekte arsimore. Sipas dokumenteve të dosjes të VNM rezulton se,... me të cilin është lidhur kontrata e shërbimit për hartimin e raporteve mjedisore, nuk është person fizik apo juridik. Lidhja e kontratës së shërbimit për hartimin e raporteve mjedisore me personin e përmendur më sipër është bërë në kundërshtim me nenin 7, pika 2 të ligjit Nr. 8990, datë 21.03.2003 “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”, pikën 4 të aneksit 1, të vendimit të KM nr. 249, datë 24.04.2003 “Për miratimin e dokumentacionit për leje mjedisore dhe të elementeve të lejes mjedisore”, udhëzimin e Ministrisë së Financave shtesë nr 2, datë 01.08.2003 “Për procedurat Tatimore” pikën 1.2 ku thuhet: “ Këto organe janë të detyruara të kërkojnë nga organi tatimor konfirmimin e statusit të personit me të cilin hyjnë në marrëdhënie juridike apo shërbimi. Nuk mund të hyjnë në marrëdhënie juridike apo shërbime me personat, të cilët nuk paraqesin vërtetimin e regjistrimit në degën e tatimeve të juridiksionit përkatës”.
    b) Për pagesën e mësipërme me fond 1.800.000 lekë është përdorur procedura e prokurimit të drejtpërdrejtë veprim ky në kundërshtim me nenin 19 “Kushtet për përdorimin e “Prokurimit të drejtpërdrejtë” të ligjit Nr. 7971, datë 26.07.1995 me ndryshimet përkatëse “Për prokurimin publik” dhe të pikës 4 të vendimit të KM nr 335, datë 23.06.2000 me ndryshimet përkatëse “Për rregullat e prokurimit publik”, veprime këto që ngarkojnë me përgjegjësi Drejtorin e Drejtorisë Infrastrukturës, Drejtoren e Drejtorisë Financës dhe Përgjegjësen e Financës. Me urdhër pagesën nr 602, datë 07.08.2006 janë paguar 1.620.000 lekë në favor të subjektit (me kreditor përfitues)”, pa asnjë lloj dokumenti të njohur nga organet tatimore, ndërkohë që lekët sipas kontratës së lidhur duhet t’i kalojnë z. personit që kryen shërbimin. Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit ky veprim është në kundërshtim me udhëzimin e Ministrisë së Financave nr 1 datë 30.01.2006 çka ngarkon me përgjegjësi Përgjegjësen e Sektorit të Financës.

    Shkeljet e radhës
    200 mijë dollarë të humbura në transportin urban

    Referuar kompetencave në kryerjen e shërbimeve nga Bashkia Tiranë, mbështetur në udhëzimin e përbashkët të Ministrisë së Financave, Ministrisë së Transporteve dhe Ministrisë së Pushtetit Lokal me nr. 1669, datë 27.03.2000 “Për kriteret dhe procedurat e subvencionimit të transportit Urban”, shërbimi i transportit urban në Tiranë është kryer nga subjekte private dhe nga Parku i Transportit Urban të Udhëtarëve në vartësi të Bashkisë. Duke qenë se në Tiranë, ka një numër të madh linjash udhëtarësh, (rreth 10 linja) dhe kapaciteti i parkut në vartësi të Bashkisë përsa i përket gjendjes financiare dhe gjendjes së mjeteve në gatishmëri (gjendje pune) për kryerjen e shërbimit është jo e mjaftueshme (nga kontrolli parku rezulton me humbje për vitin 2004 dhe 2005 dhe referuar auditimeve të bëra në fund të vitit ushtrimor për kontrollin e përdorimit të subvencionit si dhe përcaktimin e masës së tij për vitin pasardhës rezulton një gjendje teknike jo e mirë) nga ana e tij bëhet mbulimi i shërbimit urban vetëm për një linjë (Kombinat- Kinostudio dhe anasjelltas). Linjat e tjera mbulohen nga subjekte private. Referuar buxhetit të vitit 2005 dhe 2006, nga Bashkia e Tiranës i është akorduar fond buxhetor subvencion vetëm Parkut të Transportit Urban të Udhëtarëve në vartësi të Bashkisë në shumën 20 milionë lekë për çdo vit. Dhënia e subvencionit është bërë në përputhje me procedurat e përcaktuara në udhëzimin nr 1663, datë 27.03.2000.
    Nga KLSH është kryer kontroll në vitet e mëparshme në këtë ndërmarrje, ku përveç masave të tjera organizative është rekomanduar dhe rishikim i organizimit të funksionimit të parkut ose marrja e masave për kalimin e tij në proces privatizimi, procese këto që do të siguronin përmirësimin e gjendjes financiare për rrjedhojë dhe rritjen e kapaciteteve të shërbimit dhe cilësinë e tij. Megjithë rekomandimet e lëna, nga ana e Bashkisë Tiranë, nuk ka iniciativa në këtë drejtim dhe konstatohen alokimi i fondeve të konsiderueshme me destinacion subvencionimin e aktivitetit me humbe të kësaj ndërmarrje.

    Aferat me reklamat, si abuzonte Rama me sekondat në televizione
    Një tjetër shkelje e Bashkisë së Tiranës me në krye kryetarin e saj Edi Rama lidhur me spotet publicitare në televizione të ndryshme. Kështu, nga kontrolli mbi zbatimin e procedurave të prokurimit në tenderin “Transmetimi i spoteve televizive” u konstatua se:
    a) Nuk është përcaktuar nga cili burim janë marrë çmimet për llogaritjen e fondit limit, në kundërshtim me pikën 3, kapitulli I të udhëzimit KM nr 1, datë 01.01.1996 “Për prokurimin publik” çka ngarkon me përgjegjësi Kryetarin e Entit Prokurues dhe Njësinë e Prokurimit. b) Nga Enti Prokurues janë hartuar specifikimet teknike, ku ndër të tjera është cilësuar që transmetimi spoteve do të zgjasë 60 sekonda. Në kontratën e hartuar, ky specifikim teknik është deformuar, duke shkruar që transmetimi i spoteve do të zgjas deri 60 sekonda, duke bërë që kompania fituese mund të transmetojë spote edhe nën 60 sekonda, sikundër ka ndodhur në transmetimin e spotit “Për legalizimin”, ku kohëzgjatja e spotit është 52 sekonda, pra 8 sekonda më pak nga kohëzgjatja sipas specifikimeve teknike, me një efekt financiar prej 332, 352 lekë (180x 8x 230.8= 332.352). Ky veprim është në kundërshtim me udhëzimin e KM nr 1. datë 01.01.1996 “Për prokurimin publik”, kapitulli III Dokumentet e tenderit. Formulari i ofertës duhet të përmbajë konfirmimin e kandidatit për vlerën me të cilën ai merr përsipër realizimin e kontratës dhe deklaratën që oferta e tij është në përputhje me kushtet e kontratës dhe specifikimet teknike të dhëna në dokumentet e tenderit, çka ngarkon me përgjegjësi Kryetarin e Entit Prokurues dhe Njësinë e Prokurimit. Fondi limit i përcaktuar në urdhrin e prokurimit është 20, 000,000 lekë, ndërkohë që në llogaritjen sipas preventivit është 19,872,000 lekë. Në kushte normale, fondi limit për publikim duhet të ishte 19, 872, 000 lekë. c) Nga verifikimi i dokumentacionit të tenderit rezultoi se në tender kanë marrë pjesë dy shoqëri:
    - “.....” me ofertë 19,944,000 lekë dhe
    - “.....” me ofertë 19,987,000 lekë.
    Këto firma pjesëmarrëse edhe pse kanë paraqitur oferta mbi fondin limit përcaktuar në preventivin llogaritës për fondin limit, janë kualifikuar, në kundërshtim me nenin 32, pika 3, të ligjit nr 7971 datë 26.07.1995 “Për prokurimin publik”. Ndërkohë që duhej të s’kualifikoheshin dhe tenderi duhej të përsëritej, komfort kapitullit VII të udhëzimit të KM nr 1, datë 01.01.1996, çka ngarkon me përgjegjësi Komisionin e Vlerësimit të Ofertave të përbërë......Kryetarë dhe anëtarët dhe njësia e prokurimit të përbërë nga juristë, specialist. Edhe pse fondi limit është përcaktuar mbi fondin e preventivuar, firma fituese “....” ka paraqitur ofertë 19, 944, 000 lekë, pra 72, 000 lekë më tepër se fondi i llogaritur sipas preventivit, që ndodhet në dokumentet e tenderit, veprim ky me pasojë dëm ekonomik.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Darius : 07-09-2007 më 14:54

  9. #39
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Shkarkohet kreu i pikes kufitare ne Kapshtice

    Shkarkohet kreu i pikes kufitare ne Kapshtice

    Shkarkimi nga detyra e komandantit te pikes kufitare te Kapshtices, Dervishaj ka ardhur menjehere pas ankeses se ish-kryeministrit te Kosoves

    Nje incident i ndodhur disa dite me pare mes nje doganieri dhe ish-kreut te qeverise se Kosoves ne ekzil, Bujar Bukoshi ka sjelle shkarkimin e komandantit te pikes kufitare te Kapshtices ne Korçe. Shaban Dervishaj eshte larguar nga posti qe mbante per t’u emeruar ne nje detyre me te ulet po ne kete pike kufitare. Kreu i bluve eshte ndeshkuar, edhe pse ka nderhyre ne çast per te zgjidhur situaten e veshtire te krijuar nga doganieri Ylli Nushi, i cili nuk ka lejuar politikanin e njohur kosovar qe te kalonte per ne Greqi pasi Bukoshit I mungonte leja e hyrjest ne piken kufitare te Qafe-Thanes.

    Shkarkimi nga detyra e komandantit te pikes kufitare te Kapshtices, Dervishaj ka ardhur menjehere pas ankeses se ish-kryeministrit te Kosoves tek kreu i ekzekutivit shqiptar. Shaban Dervishaj eshte zevendesuar me Geront Seitllarin, i cili ka punuar si kontrollor ne Aeroportin e Rinasit. Nderkaq, protagonisti i ngjarjes se rende vazhdon te jete ne detyre. Ndaj tij nuk eshte marre asnje lloj mase ndeshkimore. Deri ne marrjen e ketij vendimi, policia nuk ka bere me dije asnje detaj te perplasjes mes doganierit Ylli Nushi dhe ish-kryeministrit kosovar, Bujar Bukoshi.Shkarkimi i Dervishajt ka bere qe gjithe punonjesit e kesaj pike kufitare te perfshihen nga ankthi i levizjeve te mundshme. (News24)


    Drejtesia ne shqiperi ndeshkohet....

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e klevis2
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    87
    Toke rregullo titujt se i ke flake te kuq! Beji te zinj te pakten e zvogeloji njecike se s`eshte titulli i shkrimit per rrugen Kalimash-Rreshen!

Faqja 4 prej 10 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skënderbeu
    Nga Arbushi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  3. Premisa të gabuara
    Nga Arrnubi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  4. Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 11-04-2009, 09:19
  5. Ju rrefej krizen shqiptare
    Nga Albo në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 17-06-2003, 13:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •