Close
Faqja 3 prej 10 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 93
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Ish-polici ndalohet per trafik klandestinesh

    E Diele, 27 Gusht 2006


    Nje ish-polic i komisariatit te Gjirokastres eshte kapur ne flagrance, duke bere trafik klandestinesh ne drejtim te Greqise. 40 vjecari Rustem Laqi, lindur dhe banues ne Gjirokaster, eshte ndaluar rreth ores 02.40 te dites se djeshme, ne vendin e quajtur Suhe, ku u kap nga efektivat policore me automjetin e tij xhip, me targe GJ 8149 A. Sipas policise lokale, i arrestuari nuk i ka qendruar postbllokut te policise, pasi ne mjetin e tij kishte 5 shtetas dhe 2 femije, te cilet thuhet se po i transportonte per te kaluar kufirin ne menyre te paligjshme, drejt shtetit grek. Duke iu referuar burimeve zyrtare te policise se qytetit jugor, ai iu kishte garantuar kalimin e kufirit ne menyre klandestine, kundrejt nje shume nga 1500-3000 euro per secilin. Shtetasi Rustem Laqi ka qene ish-punonjes ne komisariatin e Gjirokastres dhe eshte perjashtuar nga radhet e tij disa kohe me pare, me motivacionin se ai merrej me trafikimin e klandestineve. Keto informacione ishin marre ne rruge operative, permes strukturave te Ministrise se Brendshme.

    Ndalimi i tij eshte bere per veprat penale te “dhenies ndihme per kalim te paligjshem te kufirit, me qellime perfitimi” dhe “mosbindje ndaj urdhrit te punonjesit te policise se rendit publik”. Nga ana e policise u kryen te gjitha veprimet procedurale dhe materialet i kaluan prokurorise se rrethit gjyqesor te Gjirokastres, per ndjekje te metejshme ligjore.

    Blerim Kore

    Korrieri

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e joss
    Anëtarësuar
    15-09-2005
    Postime
    311
    Arrestohet inxhinieri i legalizimeve në Kamëz



    Procesi i legalizimeve ka shënuar edhe "viktimën" e parë për aktet korruptive. Një inxhinier 56-vjeçar i zyrës së Urbanistikës së Bashkisë së Kamzës ka rënë në prangat e antikrimit ekonomik, pasi lëshonte dokumentet e rivelimit për 3 mijë lekë. Policia ka grumbulluar dëshmitë 25 qytetarëve, të cilët duhej të paguanin "gjobën" 3 mije lekëshe për të mbyllur dokumentet e legalizimeve në zyrën e Urbanistikës së Bashkisë së Kamzës. Skuadra e antikrimit ekonomik të Drejtorisë së Policisë së Tiranës e ka arrestuar në zyrë inxhinierin Xhemal Haxhaj, teksa merrte ryshfetin e radhës për të punuar gentaplanit e një qytetari. Në fakt, procesi i legalizimit të ndërtimeve pa leje është ende në fazën e parë, atë të deklarimit dhe identifikimit në terren të ndërtimeve dhe që është pa pagesë nga qytetarët. Sipas policisë, inxhinieri e nxirrte enkas si shkak dokumentin e rivelimit dhe gentplanet për të zhvatur ryshfete, pasi këto janë dokumentacione të planifikuara për t'u kryer nga vetë administrata në fazën e dytë të procesit të legalizimeve.
    Zëdhënësja e Drejtorisë së Policisë së Tiranës do të deklaronte, se janë grumbulluar denoncimet nga të paktën 15 qytetarë, të cilët ishin detyruar të paguanin ryshfete për të mbyllur dokumentacionet. Antikrimit të policisë së Tiranës i janë dashur gati dy javë për të verifikuar denoncimet dhe për të ngritur kurthin e arrestimit të inxhinierit.
    Prononcimi
    E ka quajtur të suksesshëm dhe goditje në embrion të tentativave për ngritjen e strukturave që kërkojnë të nxjerrin ryshfete nga procesi i legalizimeve, arrestimin e inxhinierit topograf të zyrës së urbanistikës së Kamzës, Shaban Memia, kreu i agjencisë i agjencisë së legalizimeve të zonave informale. Memia ka përshëndetur aksionin e policisë së Tiranës, që është konkluduar me arrestimin e Haxhajt. Në fakt, kreu i legalizimeve ka dashur të tërheqë vëmendjen e qytetarëve të interesuar për procesin gjigand, që të evitojnë dhe denoncojnë çdo rast të konstatuar të aferave korruptive nga vetë punonjësit. Ai e konsideroi të suksesshëm fazën e parë të procesit, që ka nisur duke ftuar policinë të monitorojë dhe të ndëshkojë të gjitha tentativat për ngritjen e strukturave korruptive. Memia shpjegoi se faza e parë, e cila përkon me deklarimin dhe identifikimin në terren të zonave informale, është një shërbim pa pagesë. "Për të evituar çdo tentativë për korrupsion dhe mitmarrje, edhe fazën e dytë të procesit që ka të bëjë me verifikimin e dokumentacioneve ia kemi kaluar administratës, ndërsa pagesat në projekt të shlyen në banka", - është shprehur kreu i legalizimeve.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e joss
    Anëtarësuar
    15-09-2005
    Postime
    311
    Mitmarrje e falsifikime në Vlorës, Durrës e Përmet. Në Burrel, s’vlerësuan denoncimin e një femre para se të vritej


    Abuzuan me detyrën e kërkuan para

    Dy policë të arrestuar dhe tre të tjerë janë çuar për ndjekje penale në disa komisariate në rrethe. Abuzimi me detyrën, mitmarrja dhe mosvlerësimi i situatave siç duhet, kanë qenë shkaqet që dy uniforma blu janë arrestuar dje nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm (SHKB) dhe tre të tjerë janë çuar për ndjekje penale.
    Në Vlorë, SHKB-ja e kësaj drejtorie i ka vënë prangat dje në mbrëmje inspektorit Bujar Meta. Burime zyrtare policore kanë pohuar se ai kishte firmosur dy certifikata false të dy personave nga qyteti i Vlorës, të cilët kishin aplikuar për pasaportë. Nga verifikimet në zyrën e pasaportave, gjatë veprimeve për prodhimin e dokumentit, ka rezultuar se dy certifikatat ishin të falsifikuara. Menjëherë ka nisur hetimi dhe dy personat që kishin aplikuar ishin banorë të zonës, të cilët duheshin verifikuar nga inspektori Meta. Ky i fundit, jo vetëm që nuk e ka bërë këtë, por ka firmosur për dy certifikatat false. Pas hetimit të SHKB-së, dje në mbrëmje ai është arrestuar. Ndërkohë, është mësuar se të dy aplikantët kanë pasur probleme me Drejtësinë, por nuk janë bërë të ditur precedentët e tyre. Gjithsesi, ata do të hetohen në gjendje të lirë, për falsifikim dokumentesh.
    Arrestimi tjetër është kryer në Durrës, po nga SHKB-ja. I akuzuar nga kolegët për “Korrupsionin pasiv”, Ruzhdi Bomi, 45 vjeç, me detyrë agjent i zyrës rajonale kundër trafiqeve të paligjshme në Drejtorinë e Policisë së Durrësit, është arrestuar. Vënia e tij në pranga është bërë pasi të hënën, rreth orës 21.00, duke qenë efektiv i komisariatit të Portit, u ka kërkuar dhe ka marrë 2 mijë lek nëpërmjet presionit, dy pasagjerëve të trageteve, Saimir Cokut dhe Haxhi Kasapit nga Lushnja, të cilët do të udhëtonin në Itali me mjetet e tyre.
    Ndërkohë, në Burrel dje është çuar për ndjekje penale në Prokurori një polic dhe një oficer. Ata janë nënkomisar Arben Guri, me detyrë shef i policisë kriminale në komisariatin e Burrelit dhe asistent Osman Pepa, me detyre inspektor i policisë së rendit në zonë, në postën e Klosit. Shkak për ndëshkimin e tyre është bërë vrasja e Valentina Barametës nga ish-tutori i saj, Urim Jahja. Pas vrasjes, nga hetimi i bërë ka rezultuar se viktima dhe familjarët e saj kishin denoncuar Jahjen për presione e kërcënime. Por sipas SHKB-së, dy punonjësit e policisë nuk i kanë vlerësuar ato siç duhet.
    Procedimi tjetër penal është bërë në Përmet, për policin e pikës kufitare të “Tri Urave”. Roland Tanuçi me detyrë ndihmëskontrollor, akuzohet se ka favorizuar dhe vulosur dokumente te falsifikuara për Qerjako Dhimitri. Ky i fundit u arrestua në flagrancë, pasi iu gjetën një sasi dokumentesh e vulash të falsifikuara. gr.so

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e joss
    Anëtarësuar
    15-09-2005
    Postime
    311
    Neni 259
    Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike


    Kërkimi ose marrja drejtëpërdrejtë ose tërthorazi i çdo lloj përfitimi të parregullt ose një premtimi të tillë, per vete ose për persona të tjerë, ose pranimi i një oferte a premtimi që vjen nga përfitimi i parregullt nga personi që ushtron funksione publike, për të kryer ose mos kryer një veprim që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohet me burgim nga 2 – 8 vjet dhe me gjobë nga 500 000 – 3 000 000 lekë.


    Neni 260
    Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëtor ose i të zgjedhurve vendorë.


    Kërkimi ose marrja drejtëpërdrejtë ose tërthorazi i çdo lloj përfitimi të parregullt ose një premtimi të tillë, per vete ose për persona të tjerë, ose pranimi i një oferte a premtimi që vjen nga përfitimi i parregullt nga funksionari i lartë shtetëror ose i zgjedhuri vendor, për të kryer ose mos kryer një veprim që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohet me burgim nga 4 – 12 vjet dhe me gjobë nga 1 000 000 – 5 000 000 lekë.

  5. #25
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Sipas drejtorit të ASHR-së, Isaraj, janë dhënë raporte të paaftësisë së përkohshme në mënyrë abuzive

    Abuzimet, ndëshkohen 15 mjekë të komisioneve mjeko- ligjore


    Eglantina Bardhi

    Abuzime me raportet e paaftësisë së përkohshme në punë janë konstatuar nga mjekë të komisioneve mjeko-ligjore. Këtë e deklaroi drejtori i Autoritetit Shëndetësor Rajonal, Artan Isaraj, i cili theksoi se në bashkëpunim me Institutin e Sigurimeve Shoqërore, dy muajt e fundit janë konstatuar 15 mjekë abuzues. Ndërkohë, ai theksoi se janë dhënë ndëshkime ndaj këtyre mjekëve dhe se po bëjnë inspektime për të verifikuar raste të tjera abuzive. Ndërkohë, edhe nëndrejtori i Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, Arben Runa, pohoi se janë humbur shuma ta mëdha parash, pikërisht për shkak të dhënies së raporteve false të paaftësisë së përkohshme në punë.
    Abuzimi
    Janë pikërisht raportet e paaftësisë së përkohshme në punë që janë bërë burim fitimi për mjekët abuzues. “Nuk është aspak etike dhe njerëzore për një mjek që të abuzojë me raporte të tilla, duke ua dhënë njerëzve që nuk i meritojnë”, - theksoi Isaraj, duke shtuar se ky fenomen duhet të marrë fund. Kështu, nga inspektimi në bashkëpunim me ISSH-në abuzimet nga ana e mjekëve janë konstatuar shtrime fiktive, aplikim i modelarëve mjekësore në mënyrë të jashtëligjshme nga institucionet spitalore, por edhe nga ato ambulatore për punonjës të dalë pa punë nga reforma administrative. “Është vërtet shqetësuese, por vetëm 2 muajt e fundit, në bashkëpunim me ISSH-në, kemi konstatuar plot 15 mjekë të komisioneve mjeko-ligjore që jepnin raporte false të paaftësisë së përkohshme në punë”, - thotë Isaraj, duke shtuar se abuzime të tilla i kushtojnë shumë buxhetit të shtetit.
    Ndëshkimet
    Masa ndëshkimore, duke filluar që nga gjobat dhe deri në pushime nga punë, janë marrë ndaj këtyre mjekëve abuzues. “Kemi përjashtuar disa nga këta mjekë nga komisionet mjeko-ligjore, pasi ata kanë abuzuar në mënyrë krejtësisht të padrejtë me detyrën e tyre”, - thotë Isaraj. Sipas tij, këta mjekë nuk do të kenë më të drejtë për të qenë anëtarë të këtyre komisioneve. Por ndëshkimi i tyre nuk mbaron këtu, pasi këta mjekë, pos detyrës së humbur, u është dashur të përballen edhe me gjoba që arrijnë shuma jo të vogla. “Duhet të pohojmë se mjekët abuzues janë gjobitur deri në 3 rroga mujore për shpërdorim të detyrës”, - thotë Isaraj. Ndërkohë, ai shpjegoi se ka pasur edhe shumë transferime nga puna të mjekëve ndaj të cilëve janë vërejtur parregullsi në ushtrimin e detyrës.
    Inspektimet
    Inspektime korrekte dhe tepër të shpeshta do të ushtrohen ndaj komisioneve mjeko-ligjore që lëshojnë raporte të paaftësisë së përkohshme në punë. Sipas Artan Isarajt, këto inspektime do të jenë në qendër të vëmendjes, pasi janë e vetmja mënyrë për t’i prerë rrugën mjekëve abuzues. “Duhet të theksojmë se inspektime të tilla do të vënë në shënjestër të gjithë abuzuesit, në mënyrë që të evitojmë çdo raport të paaftësisë së përkohshme në punë që u jepen njerëzve në mënyrë të padrejtë”, - theksoi Isaraj.

    Abuzimet e mjekëve i kushtojnë shuma marramendëse ISSH-së

    Humbje të konsiderueshme parash, për shkak të mjekëve abuzues me raportet e paaftësisë së përkohshëm në punë. Këtë situatë e ka konstatuar vetë Instituti i Sigurimeve Shoqërore para pak muajsh, ku u është drejtuar, me anë të një shkrese, të gjitha drejtorive rajonale të kujdesit shëndetësor për të bërë evidentimin e abuzuesve. “Nga konstatimet tona na rezulton se muajt e fundit ka rritje të ndjeshme të treguesit të paaftësisë së përkohshme në punë”, - thuhet në shkresën e ISSH-së. Kështu, në lidhje me këtë situatë ky institucion ka bërë më dije drejtoritë rajonale shëndetësore për t’u tërhequr vëmendjen mjekëve dhe komisioneve ligjore, pasi për shpenzimet e përfituara me pa të drejtë, do të ketë zhdëmtim të fondeve dhe masa të rrepta shtrënguese.

    Shekulli

  6. #26
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Ambasadori i Budapestit vihet nen hetim

    E Diele, 03 Shtator 2006

    Prokuroria e Tiranes konfirmon venien nen hetim te Eduard Sulos, nen akuzen e shperdorimit te detyres. Dyshohet se ka keqperdorur fondet ne afro 60 mije euro, gjate kohes qe ka drejtuar diplomacine shqiptare ne Hungari

    Sokol COBO

    TIRANE - Ambasadori shqiptar ne Hungari, Eduart Sulo, eshte person nen hetim, ndersa i eshte kerkuar qe te jape shpjegime ne prokurori. Lajmi behet i ditur nga burime nga Prokuroria e Tiranes. Sipas saj, diplomati shqiptar akuzohet per rreth 60 mije euro abuzime gjate kohes qe ka drejtuar ambasaden ne Hungari. Hetuesit e Taks-Forces ne akuzen kryeqytetase, thane se i kane kerkuar zyrtarit te larte qe te jape shpjegime ne lidhje me procesin gjyqesor ne Hungari edhe demin ekonomik te shkaktuar shtetit shqiptar.

    Hetimi

    Pas mberritjes se dosjes se Gjykates Penale te Budapestit, e cila e kishte denuar me 60 mije euro ambasaden tone ne Hungari, Ministria e Jashtme e vendit tone denoncoi ne Prokurorine e Tiranes ambasadorin Eduard Sulo. Pas verifikimit te materialit kallezues, hetuesit vendosen te fillojne procedim penal per Sulon, nen akuzen e “shperdorimit te detyres”. Ne materialin kallezues jane verejtur elemente te vepres penale te shkelura nga Sulo. Prokuroria thote se Sulo ende nuk eshte marre i pandehur, pasi jane duke u kryer hetimet paraprake. Gjithsesi, ai eshte i lire te jape pretendimet ne akuzen e kryeqytetit. Me pas, thane hetuesit, do te vendosin nese do te marrin te pandehur, diplomatin shqiptar, apo do te mbyllin ceshtjen. Gjithsesi, kjo mase e hetuesve te ceshtjes pritet te merret kete muaj, pasi Prokuroria e Tiranes gjate muajit gusht ishte me pushime.

    Denoncimi

    Materialit e kallezimit penal te Ministrise se Jashtme te Shqiperise per ambasadorin shqiptar ne Hungari, Eduart Sulo, jane derguar ne Prokurorine e Tiranes disa jave me pare. Ato jane bazuar ne kontrollin e brendshem te kesaj ministrie. Tashme, ne duart e hetuesve te ceshtjes ekziston edhe nje vendim nga gjykata e Budapestit. Kjo e fundit e ka denuar ambasaden shqiptare ne Hungari me 60 mije euro gjobe. Masa erdhi per shkak te disa parregullsive qe jane verejtur ne pagesen e qirase se mjediseve te stafit diplomatik. Pergjegjesi kryesor i ketij demi, sipas pronarit te nderteses, eshte ambasadori yne, Eduard Sulo. Ai denoncohet se ka kryer disa shkelje te detyres, duke iu shmangur detyrimeve financiare. Procesi gjyqesor ne Hungari eshte zhvilluar para disa muajsh, ndersa dosja ka mberritur muajin e fundit ne Shqiperi, nepermjet Ministrise se Brendshme.

    Korrieri

  7. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Ndryshimi i fituesit të tenderit të certifikatave fut në sherr demokratët. Çështja në Gjykatën Kushtetuese

    Zogaj në gjyq Olldashin për tenderin

    Ministria: Firma në duart e gruas së Zogajt, konflikt interesi



    Deputeti i maxhor-ancës, Preç Zogaj, i është drejtuar Gjyka-tës Kushtetuese, duke kundërshtuar vendimin e ministrit të Brendshëm, Olldashi, për anulim tenderi.

    Gjithçka ka nisur pas anulimit të tenderit të prodhimit të certifikatave nga shtypshkronja “Dita 2000”, me përfaqësuese bashkëshorten e deputetit Zogaj, e cila ka rolin e administratores. Kjo shtypshkronjë, kishte fituar tenderin, por ministri Olldashi nuk ka firmosur për fituesin, duke vënë kompaninë e dytë në radhë për të përfunduar gjithë procedurën.
    Sipas burimeve pranë Ministrisë së Brendshme, edhe pse është marrë vendimi për shpalljen e tenderit, ministri ka bërë anulimin e tenderit, për shkak se firma tenderuese rezultonte me konflikt interesi. Tenderi është bërë muaj më parë nga ana e ministrisë dhe me një vlerë prej 450 milionë lekësh të vjetra. Nga firmat konkurruese në këtë tender të hapur fituese ka dalë shtypshkronja “Dita 2000”. Pas këtij vendimi, tenderi është anuluar, pasi administratorja e kësaj ndërmarrjeje private është bashkëshortja e deputetit të maxhorancës, Zogaj. Një gjë e tillë realizohet mbi bazën e ligjit për konfliktit të interesave. Por shtypshkronja, e cila për të njëjtën arsye është përjashtuar edhe vjet nga tenderi, nuk e ka lënë me kaq. Ajo ka çuar në Gjykatën Kushtetuese gjithë procedurën, duke kërkuar anulimin e vendimit të ministrit.

    Ligji
    Ligji "Për konfliktin e interesit" nuk e lejon lidhjen e kontratave të qeverisë dhe dikastereve të tjera ministrore me një biznes, nëse në këtë ka interesa private një zyrtar. "Asnjë individ nuk mund të lidhë kontratë me asnjë institucion publik, kur ky individ njësohet me një zyrtar në njërin nga funksionet e përcaktuara në kreun III, seksioni 2 i këtij ligji, ose me asnjë shoqëri tregtare, ortakëri a shoqëri të thjeshtë, ku ky zyrtar zotëron, në mënyrë aktive apo pasive, aksione a pjesë në kapital, në çfarëdo sasie", thuhet në nenin 5 të këtij ligji. Ndërsa në pikën 2 të nenit 21 saktësohet se "ndalohet lidhja e kontratës edhe kur ky zyrtar ka një interes privat, sipas përcaktimeve të nenit 37 të Kodit të Procedurave Administrative, apo të nenit 709 të Kodit Civil, ose ka një interes të llojit të përcaktuar në pikat 1 e 2 të këtij neni". Këto sanksionime ligjore kanë detyruar ministrinë të anulojë tenderin në të cilën është fituese. Kjo bazuar dhe në përcaktimet e dispozitave të këtij ligji, se "vlerësohet shkak për lindjen e konfliktit të interesit çdo lloj interesi privat i një zyrtari nga ata të përcaktuar në këtë nen, çdo lidhje apo gërshetim ndërmjet dy a më shumë prej tyre, nëse për shkak të këtij interesi ose për shkak të daljes jashtë kufizimeve të detyrueshme të këtij interesi, shfaqet një gjendje me konflikt interesi, sipas përkufizimeve të pikave 1 e 4 të nenit 3 të këtij ligji". Por vendimi për anulimin e tenderit nuk është pranuar nga vetë familja e deputetit Zogaj. Vetë deputeti, sipas burimeve, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për vendimin e Ministrisë Brendshme, duke e cilësuar si të padrejtë atë.

    Panorama

  8. #28
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    I premtojnë qytetarit zbulimin e një vjedhjeje, duke i marrë 300 mijë lekë

    SHKB-ja prangos dy oficerë policie

    Janë arrestuar Ferdinant Beqiri, 40 vjeç nga Lushnja, me punë oficer i policisë gjyqësore në komisariatin e policisë Fier. Bashkë me të është arrestuar edhe Artur Kupi, 27 vjeç nga Tirana, me detyrë specialist i policisë kriminale në komisariatin e policisë Krujë

    Arrestohen në flagrancë Ferdinant Beqiri, 40 vjeç nga Lushnja, me punë oficer i policisë gjyqësore në komisariatin e policisë Fier dhe me gradë policore K/Inspektor dhe Artur Kupi, 27 vjeç nga Tirana, me detyrë specialist i policisë kriminale në komisariatin e policisë Krujë dhe me gradë policore N/Inspektor

    Policë që hyjnë garant për të zbuluar gjurmët e një akti kriminal, por që të joshur nga paratë, bien në “grackën” që i ngrejnë vetes. Ndonëse duket paradoksale, me funksionin real që mbart uniforma, këto “zbulime” kanë ndodhur e vazhdojnë të ndodhin në radhët e ushtrimit të kompetencave të tyre. Rasti i dy netëve më parë, që zbuloi SHKB-ja, paraqet, pikërisht shkeljet flagrante të ligjit që bëjnë punonjësit e policisë së shtetit. Viktima e tyre është një hallexhi, i cili iu ka kërkuar uniformave ta ndihmojnë në zbulimin e autorëve të një vjedhjeje që i ka ndodhur një vit më parë. Të gatshëm, dy punonjësit e policisë i kanë ofruar disa herë ndihmë personit, por gjithnjë kundrejt një shumë të majme parash. I interesuari nuk është lodhur, duke dhënë para deri sa të gjente mallin dhe personin, por shërbimi i kontrollit të brendshëm në ministri ka ndërhyrë, duke bërë kapjen në flagrancë të dy policëve. Pavarësisht se vjedhja është “dokumentuar” prej shumë muajsh, mësohet se asnjë hap nuk është hedhur nga përgjegjësit për ta zbuluar ngjarjen. Vetëgjyqësia e të dëmtuarit ka çuar në vënien në pranga të dy uniformave të policisë.


    Arrestimi

    Pas një ndjekjeje në rrugë operative, orëve të vona të së dielës SHKB-ja ka bërë të mundur kapjen në flagrancë dhe arrestimin e punonjësve të policisë Ferdinant Beqiri, 40 vjeç nga Lushnja, me punë oficer i policisë gjyqësore në komisariatin e policisë Fier dhe me grade policore K/Inspektor. Bashkë me të është arrestuar edhe Artur Kupi, 27 vjeç nga Tirana, me detyrë specialist i policisë kriminale në komisariatin e policisë Krujë dhe me gradë policore N/Inspektor. Referuar burimeve zyrtare të policisë së shtetit bëhet e ditur se arrestimi i tyre u bë, pasi janë kapur në flagrancë nga punonjësit e SHKB-së, pas kryerjes së një akti korruptiv. Burimet saktësojnë se u kapën duke i marrë një shtetasi shumën prej 300 mijë lekësh, në këmbim të zbulimit në rrugë private të një vjedhjeje të ndodhur një vit me parë. I dëmtuari mësohet se kishte berë kallëzim para oficerit të policisë gjyqësore, por kjo ngjarje nuk ishte raportuar dhe ndjekur sipas ligjit. Të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kishin marrë të dëmtuarit edhe herë të tjera shuma të konsiderueshme parash në këmbim të gjetjes dhe kthimit të pronës së vjedhur.

    Punonjësit e SHKB-së, ndërsa kanë vënë në pranga kolegët e tyre mësohet se kanë bërë të mundur edhe sekuestrimin e parave që kishin marrë Beqiri më Kupin, ndërsa i pari mësohet se ka qenë problematik edhe herë të tjera në shtrimin e detyrës së tij si oficer i policisë gjyqësore. Burimet tregojnë se ndaj Beqirit është ndërmarrë dhe një ndjekje penale në prokurorinë e Fierit, për një vepër tjetër penale, atë të “Shpërdorimit të detyrës”, pasi ka fshehur aktet hetimore dhe nuk ia ka dërguar prokurorisë, për ngjarjen e datës 2 korrik të këtij viti, në Fier, ku si pasojë e një aksidenti automobilsitik gjeti vdekjen një shtetase dhe u dëmtua rëndë një tjetër.


    Policë të ndëshkuar nga SHKB-ja

    Ferdinand Beqiri, Kryeinspektor

    Artur Kupi, Nëninspektor

    Vladimir Sadikaj, Inspektor

    Arben Guri, Nënkomisar

    Osman Pepa, Asistent

    Roland Tanuçi, Asistent

    Ruzhdi Bomi, Agjent


    Pergatiti: Nikoleta Kovaçi
    Gazeta Tema

  9. #29
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Nuk dorëzuan vulat, ushtrojnë detyrën jashtë ligjit

    Ministria padit 45 noterë në Prokurori

    Do të dërgohen për ndjekje penale të gjithë noterët, të cilët nuk pranojnë të dorëzojnë vulat, ndonëse kanë kohë që e kanë humbur të drejtën e ushtrimit e profesionit.

    Burime nga Ministria e Drejtësisë bënë të ditur dje për gazetën, se në të gjithë vendin rezulton se janë rreth 45 juristë, ish-noterë, që vazhdojnë ende të mbajnë në përdorim vulën noterit, ndërkohë që Dhoma Kombëtare e Noterisë ua ka hequr këtë të drejtë. Kjo ka ndodhur për shkak të moshës ose të shkeljeve të shumta të konstatuara nga kontrollet që ekipi i inspektorëve të ministrisë ka zhvilluar në studiot e tyre. Burime nga Ministria e Drejtësisë bëjnë të ditur se, së shpejti lista me 45 emrat do t'i dërgohet Prokurorive të rretheve dhe Ministrisë së Brendshme, për të proceduar penalisht ndaj personave të mësipërm. Burimet bëjnë me dije se ndonëse janë njoftuar paraprakisht në rrugë zyrtare, të 45 personat e mësipërm nuk kanë pranuar të zbatojnë urdhrin e nxjerrë nga ministri, Aldo Bumçi, për dorëzimin e vulave dhe arkivave pranë Dhomës Kombëtare të Noterisë. Disa prej tyre pretendojnë se një urdhër i tillë është i paligjshëm, pasi vula sipas tyre është personale, dhe ata nuk kanë besim që t'ia dorëzojnë askujt, qoftë edhe në Ministrinë e Drejtësisë. Dukuria është bërë më shqetësuese kohët e fundit, pas evidentimit nga organi i akuzës i disa dokumenteve të noterizuara prej tyre, gjë që ka vënë në lëvizje Ministrinë e Drejtësisë për t'i dhënë fund këtij fenomeni. Mësohet se 15 prej tyre i përfshin Qarku i Tiranës, të cilëve që prej një ose dy vitesh u është hequr e drejta për të punuar në këtë profesion.

    Dyshimet
    Burime nga Prokuroria dhe Ministria e Drejtësisë bëjnë të ditur se kanë informacione se disa prej tyre vazhdojnë të noterizojnë dokumente të ndryshme, ndonëse ligjërisht nuk u takon më ta kryejnë këtë shërbim për qytetarët. Në këtë rast viktima janë qytetarët, të cilët duke mos pasur informacionin e duhur, dhe duke parë se këta persona disponojnë ende zyra noterie dhe vula, noterizojnë dokumente të rëndësishme që në më të shumtën e rasteve kanë të bëjnë me çështje pronësie. Vetëm pak ditë më parë, policia e kryeqytetit njoftoi se ka nisur procedimin penal në gjendje te lirë për disa noterë, të cilët dyshohet se kanë noterizuar dokumente të falsifikuara. Ndërkohë burime nga ministria bëjnë të ditur se edhe këta persona ndodhen në listën e noterëve që janë ndëshkuar për shkak të parregullsive të evidentuara gjatë kontrolleve në mbajtjen e dokumentacionit. Gjithashtu në shumë raste, kjo kategori juristësh është thirrur në procese të ndryshme gjyqësore për të dëshmuar rreth noterizimeve të dokumenteve të ndryshëm, të cilët në jo pak raste janë bërë objekt procesesh gjyqësore për shkak të noterizimeve të parregullt të dokumenteve.



    45 NOTERE
    janë në të gjithë vendin që mbajnë ende vulën e noterit, ndërkohë që u është hequr e drejta e ushtrimit të profesionit
    15 notere
    nga këta i përkasin Dhomës së Avokatisë së Tiranës, të cilët kanë mëse dy vjet që u është hequr e drejta e ushtrimit të profesionit
    6 numri
    i dhomave të avokatisë në të gjithë vendin, të cilat janë përcaktuar nga Ministria e Drejtësisë në bazë të ndarjes administrative
    127 notere
    ka vetëm Dhoma e Avokatisë së Tiranës, e cila përfshin Krujën, Fushë-Krujën, Laçin, Mirditën, Dibrën e Burrelin

    Panorama

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e joss
    Anëtarësuar
    15-09-2005
    Postime
    311
    Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm arrestoi në flagrancë dy punonjës policie per vepren penale te “ Korrupsionit pasiv” te kryer ne bashkepunim


    11.09.2006

    Pas nje ndjekje ne rruge operative me date 10.09.2006, rreth ores 22.00, Sherbimi I Kontrollit te Brendshem, beri kapjen ne flagrance dhe arrestimin e punonjesve te policise:

    Ferdinant Kadri Beqiri, I datelindjes 20.03.1966, lindur ne Lushnje dhe banues ne Tirane, me pune Oficer I Policise Gjyqesore ne Komisariatin e Policise Fier, me grade policore K/Inspektor.

    Artur Shaban Kupi, I datelindjes 17.03.1979, lindur dhe banues ne Tirane, me detyre specialist I policies kriminale ne Komisariatin e Policise Kruje, me grade policore N/Inspektor.

    Arrestimi i tyre u be pasi jane kapur ne flagrance nga punonjesit e SHKB-se, ne Tirane, menjehere pas kryerjes se nje akti korruptiv, duke i marre nje shtetasi shumen prej 300 mij leke, ne kembim te zbulimit ne rruge private te nje vjedhje te ndodhur nje vit me pare. Megjithse I demtuari kishte bere kallzim para oficerit te policies gjyqesore kjo ngjarje nuk ishte rraportuar dhe ndjekur sipas ligjit. Te arrestuarit ne bashkepunim me njeri tjeterin I kishin marre te demtuarit edhe here te tjera shuma te konsiderueshme parash ne kembim te gjetjes dhe kthimit te prones se vjedhur.



    U be sekuestrimi i parave te perfituara nga ky akt korruptiv dhe materilet iu kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesore Tirane per vepren penale te “ Korrupsionit pasiv” te kryer ne bashkepunim, parashikuar nga neni 259-25 te K.Penal.



    Oficeri i Policise Gjyqesore Ferdinant Beqiri, eshte perserites ne kryerjen e veprimeve te kundraaligjeshme pasi eshte derguar per ndjekje penale ne Prokurorin e Rrethit Fier, per nje veper tjeter penale ate te “ Shperdorimit te detyres” parashikuar nga neni 248 te K.Penal, pasi ka fshehur aktet hetimore dhe nuk ja derguar prokurorise, per ngjarjen e dates 02.08.2006, te ndodhur ne Fier, ku si pasoj e nje aksidenti automobilsitik gjeti vdekjen nje shtetase dhe u demtua rende nje tjeter.



    Ministria e Brendshme

Faqja 3 prej 10 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skënderbeu
    Nga Arbushi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  3. Premisa të gabuara
    Nga Arrnubi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  4. Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 11-04-2009, 09:19
  5. Ju rrefej krizen shqiptare
    Nga Albo në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 17-06-2003, 13:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •