Close
Faqja 2 prej 10 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 93
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    24
    Kryeplakut i zbulohen 10 kg. kanabis, arrestohet

    E Hene, 10 Korrik 2006

    Kryeplaku i nje fshati ne rrethin e Gramshit arrestohet per mbajtje te lendeve narkotike. Policia e Gramshit, ne bashkepunim me forcat e Antidroges, prangosi dje kryeplakun e fshatit Grasove, Gjergji Sotiri, pasi ne banesen e tij u gjet nje sasi marijuane. Burime zyrtare te policise lokale bene te ditur se, gjate nje kontrolli te ushtruar ne banesen e kryeplakut 40-vjecar, u gjeten 10 kg bime narkotike “kanabis sativa”, ne gjendje te presuar dhe e ndare ne pako me nga 1 kg. secila. Te njejtat burime shtuan se, Sotiri ka qene i denuar edhe me pare per vjedhje, nderkohe qe dyshohet te jete autor i vjedhjes se kembanes se Shen Naunit, ne Pogradec. Gjithsesi, per kete ngjarje, jane duke u kryer hetime intensive dhe prokuroria shpreson qe ne ditet e ardhshme te jape konkluzionet perfundimtare. Vec droges se gjetur ne shtepi, Sotiri, i prangosur pas disa informacioneve te marra ne rruge operative nga agjentet e policise, do te merret ne pyetje edhe per vjedhjen e kembanes se Shen Naunit.

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    24
    Vendimi nuk përfshin Prokurorinë e Përgjithshme. Paratë do të lëvrohen nga fondi rezervë i buxhetit

    Qeveria, shpërblim për policët dhe prokurorët e krimeve të rënda


    N.Perndoj

    TIRANË- Ministria e Brendshme ka përjashtuar nga kontributi për luftën ndaj grupeve kriminale Prokurorinë e Përgjithshme. Kjo duket qartë në vendimin e djeshëm të Këshillit të Ministrave, ku me propozim të Ministrisë së Brendshme është vendosur që punonjësve të Policisë së Shtetit dhe prokurorëve të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, të shquar në veprimtarinë për luftën ndaj grupeve kriminale, me rrezikshmëri të lartë, t’i jepet shpërblim. Në këtë vendim për shpërblim nuk janë përfshirë asnjë nga prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme. “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 21 e 27, të ligjit nr. 8 379, datë 29.07.1998, “Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës së Shqipërisë”, dhe të nenit 12, të ligjit nr. 9 464, datë 28.12.2005, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2006”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave vendosi që punonjësve të Policisë së Shtetit dhe prokurorëve të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, të shquar në veprimtarinë për luftën ndaj grupeve kriminale, me rrezikshmëri të lartë, t’i jepet shpërblim”, - thuhet në vendimin e djeshëm të Këshillit të Ministrave. Për shpërblimet e vendosura sipas një liste të caktuar, Ministrisë së Brendshme, në buxhetin e miratuar për vitin 2006, zëri “Shpërblime dhe paga për punonjësit”, do t’i shtohet fondi prej 6 000 000 (gjashtë milionë) lekësh, për t’u përdorur si shpërblim, për punonjësit e Policisë së Shtetit. Gjithashtu, Prokurorisë së Përgjithshme, në buxhetin e miratuar për vitin 2006, zëri “Shpërblime dhe paga për punonjësit”, t’i shtohet fondi prej 4 000 000 (katër milionë) lekësh, për t’u përdorur si shpërblim për prokurorët e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda. Fondi prej 10 000 000 (dhjetë milionë) lekësh të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave. Për zbatimin e këtij vendimi do të ngarkohet Ministria e Financave, Ministria e Brendshme dhe Prokuroria e Përgjithshme.

    Shekulli

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    24
    Barka: Drejtorite tona abuzuan me 11 milione leke

    E Merkure, 19 Korrik 2006

    Zbulohen abuzime me fondet per disa projekte ne Ministrine e Punes dhe strukturave varese te saj, Drejtorite e Pergjithshme dhe Zyrat Rajonale. Nga analiza 6-mujore e punes se dikasterit te Barkes, rezultojne shkelje te disiplines financiare. Ishte vete ministri Barka qe denoncoi rastet e deklaruara prej kontrolleve te brendshme te kryera ne keto institucione. Ministri terhoqi vemendjen per ulje te nivelit te kontrollit te brendshem ne fondet e vena ne dispozicion te ketyre institucioneve. Sipas Barkes, ndonese jane rritur ritmet e luftes ndaj veprimeve korruptive, jane vene re deme ekonomike e vlera qe i kapercejne milionat. “Gjate muajit maj-qershor u rivleresua raporti i auditimit i ministrise nga Departamenti i Kontrollit te Brendshem Antikorrupsion, per 16 projektet e nxitjes se punesimit. Eshte zbuluar nje dem ekonomik 11 milione leke ose 927 mije leke per cdo auditim”, tha ministri. Barka shtoi se, vetem ne Ministrine e Punes u kap nje dem ekonomik ne shperdorimin e fondeve ne shumen 1,8 milion leke. E njejta situate u duk edhe ne kontrollet auditive te kryera ne Sherbimin Kombetar te Punes, qe rezultoi me nje dem ekonomik prej 733 mije leke. B.M.

    Korrieri

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    24
    Flet kreu i Hipotekës së Shkodrës, Paulin Zadeja

    "Si e zbuluam implikimin e noterëve në Hipotekë"

    Zef PALI

    SHKODER - Hipoteka do jetë zyrë për zgjidhjen e problemeve të pronës dhe jo të radhëve të gjata. Ky pohim vjen nga drejtuesi i sapoemëruar i Hipotekës së Shkodrës, Paulin Zadeja. Në një intervistë për gazetën "Tirana Observer", drejtori i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Zadeja, rrëfen se me ardhjen në detyrën i është dashur të përballet me skandalin e implikimit të noterëve. Ndër të tjera ai premton se tani e tutje jo vetëm nuk do të ekzistojë më ky fenomen, por po punohet për lehtësimin e procedurave.

    Duke parë orarin tuaj të takimeve me qytetarët, konstatuam se numri i njerëzve që kërkojnë të sqarohen është mjaft i madh, a mund të na thoni sa shkon ky numër në një ditë të tillë pritjeje?

    Numri i qytetarëve që vijnë nga zona urbane dhe rurale është mjaft i madh, madje i papërballueshëm për dy ditë pritjeje në javë. Për këtë arsye, edhe pse kam pak kohë në këtë post, e kam parë të nevojshme të vendos edhe një ditë të tretë për pritjen e pronarëve. Ndërkohë, mund të them se ka nga ata që vijnë nga zona mjaft të largëta, por nëse nuk marrin dot takim janë të detyruar të vijnë përsëri. Për të zgjidhur këtë problem, për të gjithë ata që nuk do të arrijnë të marrin takim, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme do të vendosë një kuti postare, ku gjithkush do të depozitojë ankesat e veta. I siguroj qytetarët se askush nuk do të mbetet pa një përgjigje të verifikuar me seriozitetin e duhur.

    Pse ka rradhë kaq të gjata të njerëzve në dyert e Hipoptekës?

    Motivet e ardhjes së tyre nxiten për mangësi të vërejtura në regjistrimin e pronave të tyre, të cilat mund të jenë teknike, por edhe ligjore. Ankesat më të shumta kanë të bëjnë me fenomenin e mbivendosjes së pronave. Raste të tilla janë vërejtur si në zonat urbane ashtu dhe në ato rurale, në këto të fundit rastet janë edhe më të shumta. Arsyet e mbivendosjes kanë të bëjnë veçanërisht me kufijtë e pronave. Kjo përplasje mes pronarëve është shkaktuar nga mosmatja mirë e pronave, nga hedhja në skicë, por edhe për shumë arsye të tjera. Kjo zyrë ka qenë monopol i dy a tre noterëve.

    Pse ndodhte një gjë e tillë?

    Ka qenë një ndër konstatimet e para që kemi bërë. Mes radhëve të gjata të qytetarëve që përditë të tëra sorollateshin për të marrë një dokument apo një përgjigje për kërkesat që kishin bërë, vetëm 2-3 noterë kishin shansin që të futeshin lirisht në ambientet e Hipotekës së Shkodrës. Falë favorizimeve që u kishin bërë ish-drejtuesit e këtij institucioni, ata kishin monopolizuar të gjitha veprimet që bëheshin në Zyrën e Regjistrimit të Pronave të Paluajtshme, duke nxjerrë jashtë loje aktivitetin e kolegëve të tyre. Por tashmë, ky lloj abuzimi ka marrë fund. Tashmë, mund të them se monopolin e dy apo tre noterëve për shërbimet në ZRPP, e kemi hequr. Kjo zyrë është e hapur për të gjithë noterët pa asnjë preferencë në veçanti. Sigurisht që këta noterë duhet të jenë të licencuar.

    A mund të rikuperohen mbivendosjet e pronave apo "gabimet" e tjera të konstatuara nga ana e Zyrës së Hipotekës?

    Në raste të tilla është e pamundur, sepse nuk është Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme që i jep të drejtë njërit apo tjetrit. Zyra e Regjistrimit të Pasurive ka detyrimin të regjistrojë çdo vendim ligjor që ka lidhje me pronat. Përplasje të tilla, siç janë mbivendosjet, qytetarët janë të detyruar t'i drejtohen gjykatës për të zgjidhur konfliktin e tyre.

    Meqenëse zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme kanë qenë përgjithësisht të përfolura, a keni gjetur ju fletë të grisura në regjistra apo mangësi të tjera të kësaj natyre?

    Jo, nuk mund të bëhet fjalë për veprime të tilla. Nga ana vizuale regjistrat flasin për një punë të admirueshme. Çështja shtrohet se çfarë saktësie qëndron në brendësinë e faqeve të regjistrave. Është kjo arsyeja që kam vendosur të rrit numrin e ditëve të pritjes me qytetarët, pasi vetëm ata janë në dijeni të plotë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë me pronat.

    Hipoteka

    Problemet e shumta me të cilat përballet zyra e regjistrimit të pasurive, ka bërë që drejtori të shtojë numrin e sporteleve brenda në Hipotekë. Tani përveçse sportelit të pranimit të kërkesave nga ana e qytetarëve dhe atij të dhënies së certifikatave, janë ngritur sportele të tjera për gjitha llojet e shërbimeve. Siç janë regjistrim fillestar prone, transkriptim, inskriptim, servidutet, bashkim dhe ndarje prone si dhe ai për dhënie vërtetim prone, në rastet kur merret kredi apo për veprime në ambasadë. Janë rreth 15 punonjës në gatishmëri të qytetarëve që bëjnë çdo ditë punën e tyre.

    Kuti postare

    Në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme mund të dërgosh ankesën tënde edhe nëpërmjet kutisë postare. Ky është rregulli i ri i vendosur për të gjithë ato persona që smund të shkojnë pranë këtyre zyrave. Për banorët e zonave mjaft të largëta, nëse nuk marrin dot takim janë të detyruar të vijnë përsëri. Për të zgjidhur këtë problem, për të gjithë ata që nuk do të arrijnë të marrin takim, vihet një kuti postare, ku gjithkush do të depozitojë ankesat e veta.

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    24
    Pranga mikut të ish-gardistit

    Pas arrestimit të ish-gardistit Nikolin Doda, është arrestuar edhe miku i tij, Preng Luka, i cili është proceduar më parë për vjedhje. Burime nga policia bënë të ditur se ish-punonjësi i Gardës së Republikës, Doda, ka qenë i proceduar edhe më parë për vrasje të mbetur në tentativë. Po kështu burimet pohuan se këtë herë ai është i dyshuar për një seri vjedhjesh me armë. Arrestimi i tij është kryer para dy ditësh nga një operacion i fshehtë mes Komisariatit Nr.2 dhe atij Nr.1 në kryeqytet. Burime nga policia bënë të ditur se miku i Dodës, 30-vjeçari Preng Luka është arrestuar, pasi në afërsi të Presidencës ka tentuar të vjedhë në një banesë, e cila ishte e Y.L. Menjëherë sapo është vënë re nga punonjësit e Gardës, të cilët kanë qëlluar me armë në ajër, që ta ndalonin, është njoftuar edhe policia dhe është bërë i mundur arrestimi i tij, në afërsi të Liqenit Artificial. Burimet pohojnë se Luka është arrestuar me akuzën e vjedhjes së mbetur në tentativë, por akuzohet edhe për bashkëpunime të tjera në vjedhje me 30-vjeçarin Nikolin Doda.

  6. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    24
    Dëshmitë e penalitetit, së shpejti on-line

    Dëshmitë e penalitetit së shpejti do të merren on-line. Burime nga Ministria e Drejtësisë bëjnë të ditur se po hartohet një projektligj, i cili do të shkurtojë procedurat për të marrë një dëshmi penaliteti. Sipas projektligjit, Ministria e Drejtësisë do verë në dispozicion të qytetarëve një adresë interneti ku do të depozitohen kërkesat. Më pas të dhënat do të shpërndahen në të gjithë institucionet, të cilat do të kontrollojnë të dhënat për çdo person të interesuar. Kështu, rradhët e gjatë që ishin përpara godinës së përmbarimit do të marrin fund. Projektligji i ri, i cili pritet që të miratohet së shpejti, përveç se do të shkurtojë rrugë do të jetë edhe më i përdorshëm dhe më i lehtë për qytetarët, të cilët do të marrin dëshmi penaliteti.

  7. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    24
    FIER/ Bashkë me ta në listë, edhe tre kryetarë komunash për abuzime me tendera dhe fonde


    Gati shkarkim i dy kryebashkiakëve

    Prefektura raport në qeveri, shkeljet deri në 80 milionë lekë

    FIER / Vladimiri Muçaj

    Auditimi i Brendshëm i Prefekturës së Fierit ka konstatuar shkelje të rënda financiare dhe ligjore dhe për këtë është gati një raport, ku i sugjerohet Këshillit të Ministrave shkarkimi i dy kryetarëve bashkiakë, si dhe i tre kryetarëve të komunave.

    Andon Bita, kryetar i Bashkisë së Patosit, si dhe Fitimtar Jahaj, kryetari i Bashkisë së Ballshit janë dy ndër zyrtarët që i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 80 milionë lekësh të reja. Me ta do të shkarkohen edhe kryetarët e Komunave të Topojës, Kumanit dhe Kurjanit.
    Lidhur me shkeljet, ka folur shefi i Auditimit në Prefekturën e Fierit, Jakup Beqiri, i cili ka renditur të gjitha abuzimet që pas kontrollit rezultojnë të kryera nga drejtuesit e pushtetit vendor. Beqiri ka pohuar për gazetën se kontrollet e ushtruara në të gjitha njësitë vendore të Qarkut të Fierit kanë rezultuar me shkelje të rënda. Të pesë personat e mësipërm nuk kanë respektuar rregullat e tenderimit, duke i realizuar ato sipas dëshirave të tyre personale. Kjo sipas Beqirit është një shkelje e rëndë, pasi bëhet fjalë për ndërtimin e veprave publike dhe mbi të gjitha për shpërdorimin e parave të taksapaguesve shqiptarë. Nga ana tjetër, në raport thuhet se abuzime ka pasur edhe në procesin e zhvillimit të këtyre tenderave, duke u favorizuar kompani të caktuara ndërtuese. Ndërsa të pesë zyrtarët akuzohen për ushtrim të detyrës sipas dëshirave të tyre dhe pa respektuar ligjet, ata akuzohen njëkohësisht edhe për mosushtrim të kompetencave të tyre, me qëllim përfitimin personal. Ata, po sipas kontrollit, nuk kanë ushtruar kontroll të herëpashershëm mbi ecurinë e zhvillimeve të ndërtimeve, të cilat janë investuar nga shteti dhe kanë mbetur përgjysmë. Por mbi të gjitha, ata kanë përvetësuar para nga fondet e njësive vendore. “Mosrespektim i ligjeve si në procesin juridik, edhe në atë financiar, është zbuluar hapur nga auditimi i kryer, por pothuaj i gjithë pushteti vendor i qarkut është prekur nga ky fenomen, ku herë-herë dalin kryetarët ata që kanë abuzuar dhe në rastet e tjera janë sektorë të veçantë të administratës që ata mbulojnë”, ka theksuar Beqiri, i cili shton se fenomeni ka kapur të gjithë pushtetin vendor në Fier. Shefi i Auditimit të Brendshëm thotë se kanë kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të pesë zyrtarëve. “Kërkesa e Prefekturës mbështetur në shifrat e kontrollit dhe e dokumentuar plotësisht ka mbërritur tashmë në zyrën e kryeministrit Sali Berisha”, përfundoi shefi i Auditimit të Brendshëm të Prefekturës, Jakup Beqiri.
    Rreth kontrollit të punës së pesë kryetarëve vendorë reagojnë edhe ata vetë, ku mohojnë abuzimet dhe shpërdorimin e detyrës për të cilën akuzohen. Ndërkaq këto nuk janë shkeljet e para që raportohen për Fierin. Disa ditë më parë Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar në qytetin e Fierit disa shkelje nga një operator i huaj, i cili duhet të menaxhonte furnizimin me ujë dhe kanalizimet e qytetit, gjë që nuk ka çuar në përmirësimin e furnizimit me ujë të banorëve.


    Kryebashkiaku: Sulm politik

    Pas bërjes publike të raportit të Auditimit të Brendshëm që fajëson pesë zyrtarët e pushtetit vendor në Fier, reagojnë edhe emrat e përmendur për abuzimet. Andon Bita, kreu i Bashkisë së Patosit, mohon në mënyrë kategorike shkeljet dhe e komenton gjithë këtë si një sulm politik ndaj tij. “Kjo është një luftë e hapur politike dhe Sali Berisha me çirakët e tij po luajnë me mullinjtë e erës”, ka thënë dje kryetari Bita. Ai e argumenton këtë me faktin se bashkia që ai drejton prej vitesh, qeveriset nga socialistët. “Dihet prej vitesh se qyteza e Patosit është bastion i së majtës, ku unë drejtoj. Të djathtët që erdhën në pushtet duan të garantojnë fitoren e zgjedhjeve të ardhshme, duke shpifur dhe manipuluar. Kjo është një formë e menduar mjaft mirë prej qeverisë dhe strukturave lokale të saj, për të zhvleftësuar figurën tonë para komunitetit që na ka votuar”, ka përfunduar kryetari i Bashkisë së Patosit, Andon Bita.

    Komunari: S’jemi informuar

    Kryetari i Komunës së Topojës, që akuzohet për shkelje dhe abuzime me ligjin, Vladimir Semini, thotë se nuk është informuar rreth përfundimit të kontrollit. “Realisht nuk jam informuar në mënyrë të saktë për konkluzionet e këtij kontrolli, por e them me përgjegjësi ligjore dhe qytetare se kontrolli ka motive politike”, thekson Semini. Ai ka shtuar se gjithçka bëhet në emër të goditjeve politike. “Në komunën që unë drejtoj prej vitesh nuk ka abuzime të tilla. Gabime apo defekte teknike mund të gjesh në çdo njësi vendore, pasi aty ku punohet ka edhe gabime, por kur problemit i jepen këto përmasa, atëherë në opinionin tim ka prapavija politike”, ka vijuar më tej kryetari i komunës, Vladimir Semini. Së bashku me ta, sipas kontrollit, janë verifikuar shkelje edhe për kryetarin e Bashkisë së Ballshit dhe kryetarët e komunave të Kumanit dhe Kurjanit, ndaj të cilëve pritet tashmë vendimi i shkarkimit për shkak të abuzimeve me detyrën.

    Panorama

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    balkanweb

    Si qenkan vjedhur parate per Kosoven?!



    -nga Bashkim Kopliku

    Kryeministri akuzon socialistet, se paskan vjedhur parate e takses per rrugen per Kosove (Durres-Kukes-Morine). Akuza ka dy ane, ate korruptive, dhe ate antipatriotike. Nuk jepet asnje fakt per te mbeshtetetur kete akuze, bile nuk gjejme as edhe nje menyre teorike, se si mund te ndahen vec parate e rruges, nga parate e tjera te grumbulluara ne buxhet, qe pastaj edhe te vidhen pikerisht ato! Kryeministri duhet te nxjerre ndonje specialist qe t’ua shpjegoje qytetareve shqiptare, brenda kufirit, dhe edhe jashte kufirit, ne Kosove.
    Shteti u merr para qytetareve te vet, nepermjet tatim-taksave. Nje nga keto eshte edhe taksa e perfolur e rruges (ish-taksa Majko). Te gjitha parate nga tatim-taksat, futen ne nje “thes”, dhe perbejne te ardhura ne buxhet. Parate, qofshin 5 leksha, qofshin 5000 leksha, jane njesoj, si ato qe mblidhen nga taksa e rruges, si ato qe mblidhen nga tatim-taksat e tjera, si nga TVSH-ja, apo tatimi mbi te ardhurat etj. Ato nuk ndahen dot, as kryeministri yne me gjithe stafin e tij nuk i ndan dot; as z. Nano, me gjithe te tijet nuk i ndajne dot. Parate qe jane mbledhur per rrugen, fillojne te rimarrin emer, vetem kur fillojne investimet per rrugen. Atehere, nga Buxheti i shtetit merren kaq leke, dhe paguhen firmat qe kane punuar. Ky eshte momenti kur mund te flitet prape per “para te rruges”. Por, derisa kryeministri na thote se nuk eshte shpenzuar “anje lek per ate rruge”, dhe se nuk “eshte bere as projekti i saj”, do te thote se nuk ka pasur se si te vidhen “parate e rruges”—mund te jene vjedhur para nga buxheti i shtetit, por si e di z. Berisha xhanem, se ato te vjedhurat, ishin pikerisht ato te rruges?!

    Gjithe vitet qe kaluan qe nga fillimi i takses se rruges e deri sot, nese eshte shpenzuar gje per ate rruge, ka qene krejt e qarte si ne plan (ne ligjet e buxheteve plan te shtetit), si dhe ne fakt (ne ligjet e miratimit te buxheteve faktike). E ne miratimin e ketyre ligjeve, ne diskutimin e tyre ne Kuvend, kane qene pjese edhe berishistet, por, pervec ulurimave standard pa kuptim, pak i kemi degjuar te thone ndonje mendim konstruktiv per optimalizimin e investimit te rruges se Kosoves, e jo me te paraqesin ndonje plan te tyre.

    Ka nje afat optimal te realizimit te investimeve. Rruga per Kosove eshte nje investim relativisht i madh: flitet per disa qindra milione dollare. Keto dollare nuk i mbledh dot brenda nje viti, me “taksat e rruges”. Mbase do te duhen nja 8 vjet. Nga ana tjeter, per ta realizuar investimin (per te ndertuar rrugen) duhet nje kohe sa me minimale, p.sh. 2 vjet. Pra, ka nje mosperputhje ne mes kohes se mbledhjes se sasise se nevojshme te parave, dhe realizimit te investimit—aq me teper qe nuk para e lene borxhlinjte qeverine tone te marre borxh. Ne keto kushte, duhet gjetur menyra me optimale e realizimit te investimit. P.sh. mund te kete racionalitet ne mosfillimin e investimit qe vitin e pare te mbledhjes se takses: parate nga taksa e rruges, mund te jete krejt e drejte, qe per disa vjet te investohen ne vepra te tjera, dhe jo te investohen ne rrugen e Kosoves. Mendoni sikur, p.sh. qe ne vitin 2000 te kishte filluar te ndertoheshin segmente te vogla te rruges se Kosoves, vit per vit—aq para sa mblidheshin gjate vitit. Keto segmente do te mbeteshin per vite te tera te pashfrytezuara, investime qe nuk nxjerrin asnje fryt, sepse ne to praktikisht nuk do te kalonte “asnje makine”, meqe do te ishin segmente te izoluara, te palidhura ne nje te tere qe perben rrugen—do te ishim para nje demi per ekonomine e vendit, si rezultat i keqmenaxhimit te fondeve.

    Tani mbase ka ardhur koha optimale qe te investohet me intensitet. Pra, e kemi fjalen qe kryeministri, duhet te nxjerre dike dhe te na shpjegoje se cili eshte plani i realizimit te investimit te rruges se Kosoves, i qeverise se tij, dhe cilat jane avantazhet mbi planin e perparshem, ate te qeverise socialiste.
    Po presim shjegimet e kryeministrit, qe t’i pergjigjet edhe akuzes qe po i bejne, se u fute spilca edhe kosovareve, duke synuar qe ata te harrojne rolin e socialisteve ne qeveri, gjate kohes se luftes per clirimin e Kosoves, dhe rolin e berishizmit ne opozite, po gjate e para kesaj lufte. Bejme mire qe ndaj Kosoves, te jemi te gjithe bashke, “majtas”, “djathtas” e te pavarur: mos ta keqperdorim Kosoven per mistreclleqet tona.

    -----------


    Koplik Caush Malo paska shkruar..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 05-08-2006 më 18:30

  9. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    24
    Auditimi i Brendshëm, ndjekje penale 21 persona, 11 janë drejtues

    Ministri Bode: Administrata abuzoi me 1,7 miliardë lekë

    Administrata shtetërore i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 1.7 miliardë lekësh.

    Abuzimet më të mëdha janë evidentuar në tatime dhe dogana, ku shkeljet kapin vlerën e 1.1 miliardë lekëve, ose 65 për qind të dëmeve të zbuluara. Në raportin Drejtorisë së Përgjithshme të Auditimit të Brendshëm, për 6-mujorin e parë të vitit 2006, theksohet se janë identifikuar 19 355 persona e subjekte, si përgjegjës për dëmet e shkaktuara. “Në ndjekje penale do shkojnë 21 persona, nga 53 subjekteve e personave të verifikuar, ku 11 prej tyre janë drejtues të tyre. Shkeljet e konstatuara janë disa herë më të larta se e njëjta periudhe e vitit të kaluar”, ka deklaruar ministri i Financave, Ridvan Bode, në analizën 6-mujore të kësaj drejtorie.

    Abuzimet
    “Auditimet janë ushtruar mbi veprimtarinë e subjekteve gjatë vitit 2005 për disa prej tyre edhe për periudha më të gjata (përpara 2005 dhe për tremujorin e parë 2006)”, thuhet në raport. Sipas ministrit Bode, gjatë periudhës 6-mujore janë audituar 1 739 objekte, ose 83,7 për qind e totalit të objekteve nga 2777 auditime të realizuara gjatë gjithë vitit 2005, në të cilat janë zbuluar rreth 1.7 miliardë lekë shkelje me dëm ekonomik. Kështu, shmangia prej detyrimeve fiskale e doganore, mos vjelja në përputhje me kërkesat ligjore e tatimit mbi të ardhurat dhe atij në burim, përbëjnë 1.1 miliardë lekë. Po kështu, mungesat dhe dëmet materiale e monetare të zbuluara në këtë gjashtëmujor janë 140.2 milionë lekë. Ndërsa, shkeljet me dëm të disiplinës financiare për periudhën gjashtëmujore janë 419 milionë lekë dhe për 393 milionë lekë është përcaktuar përgjegjësia. Vlera e tenderave me shkelje të procedurave ligjore të zbuluara gjatë këtij gjashtëmujori është 145.6 milionë lekë.

    Penalizimet
    Gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti, Drejtoria e Përgjithshme e Audtimit të Brendshëm ka bërë 21 denoncime për ndjekje penale të 53 personave e subjekteve, nga të cilët 11 janë drejtues dhe sipas raportimeve të strukturave të auditimit, çështjet janë në proces hetimi. Nga analiza e bërë rreth materialeve të kontrollit të raportuara nga njësitë e auditit të brendshëm në të gjitha nivelet, për 6-mujorin e parë vërtetohet se nga 1.7 miliardë lekë shkelje me dëm ekonomik, është përcaktuar përgjegjësia për 1.64 miliardë lekë, ku janë identifikuar 19.355 persona e subjekte si përgjegjës për dëmet e shkaktuara. Gjithashtu është kërkuar zhdëmtim për 83.2 për qind të shumës së “mungesave e dëmeve” në vlerat materiale e monetare, për 93,8 për qind të “shkeljeve të disiplinës financiare” dhe për 100 për qind të “evazionit fiskal e doganor” të zbuluar. Ministri Bode ka deklaruar se janë kërkuar masa disiplinore për 838 persona, nga të cilat janë miratuar nga organet e kompetencës 737 masa të propozuara.


    1.7 miliarde
    lekë është dëmi në total i shkaktuar buxhetit të shtetit nga administrata shtetërore, evidentuar nga kontrollet
    21 denoncime
    për ndjekje penale të 53 personave e subjekteve, nga të cilët 11 janë drejtues, janë bërë 6-mujorin e parë nga Drejtoria e Auditimit


    Akuza: Individë të caktuar dështojnë tenderat

    Ministri i Financave ka kërkuar që lufta ndaj korrupsionit nuk ka rezultuar e suksesshme në të gjitha rastet. Kreu i financave ka akuzuar punonjës të administratës shtetërore për dështime të qëllimshme të tenderave. “Ne duhet të pranojmë se përpjekjet tona për të shtrirë mbretërimin e ligjit në hapësirat gri të informalitetit e të dominuara nga korrupsioni jo gjithmonë kanë qenë të suksesshme. Frekuenca e hasjes së këtyre fenomeneve është ende e lartë. Të mësuarit me përfitime përmes tenderave dhe që kanë humbur parajsën e tyre, çojnë në dështim të njëpasnjëshëm, shpesh pa arsye të bazuara ligjore, tenderat duke rezikuar realizimin e investimeve apo duke shtyrë afatet e tyre”, ka deklaruar Bode. Sipas kreut të Financave, individë apo grupe të caktuara, të mësuara gjatë me përfitimet e paligjshme, nuk heqin dorë kollaj nga praktikat e përfitimit antiligjor të 16, 20 apo 36 pagave shpërblim brenda një viti të hasura në disa nga kontrollet e auditimit të brendshëm.


    Panorama

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Data: 27/08/2006, ora

    Mungesa e opozitës dhe vetëkënaqësia e mazhorancës



    Tre gjëra e bëjnë një qeveri të mbesë në mendjet e njerëzve. E para është puna e saj, e dyta ka të bëjë me moralin dhe e treta me imazhin e qeverisjes. Qeveria aktuale pavarësisht problemeve të njohura, tani pas një viti, për disa ngadalësime në investimet publike dhe nevojën e ritmeve më të shpejta për reforma, padyshim që ka bërë një punë shumë serioze dhe veçanërisht në ekonomi. Morali i saj është i lartë dhe dalëngadalë qytetarët me lehtësi po lënë mbrapa praktikat e korrupsionit të dinastisë së ish-pushtetarëve që vlerësohen si kleptokratët më të mëdhenj të kaluar nga qeverisja e këtij vendi. Edhe imazhi i kësaj qeveria është krejt tjetër nga ajo e një bande ministrash që me arrogancë shfaqeshin në ambientet publike apo edhe në ekranet televizive. Ka ende shfaqje të tilla dhe denoncime njerëzish për episode që nuk përjashtohen por këto janë shumë të pakta. Ajo që është shqetësuese e që zë vend është njëfarë vetëkënaqësie që shihet në institucione themelore të shtetit. Mungesa e kontrollit te opozitës ka ndikimin e saj dhe mazhoranca rrezikon që të bjerë në pozitat ku do i duhet të vetëkorrigjohet duke qenë një punë shumë e vështirë kjo në kushtet e një pune mjaft të madhe dhe fronteve të hapura te krimin, korrupsionin, reformat, zëvendësimet e hallkave kyçe të shtetit etj. Fjala bie nuk mund të dalë herë pas herë KESH e të deklarojë se u mblodhën kaq apo aq para për energjinë, që u vunë apo matësa nëpër shtëpitë e qytetarëve, që u lidhen kaq apo aq kontrata të reja që u bënë apo kaq aksione në ditë për ndërprerjen lidhjeve të paligjshme apo që u sigurua energjia pa ndërprrje për verën. Kjo sepse të gjitha këto janë detyrim i shtetit dhe administratës së KESH që paguhet nga taksapaguesit. Kjo nuk është ndonjë arritje e madhe duke patur parasysh se vende shumë më të vogla se ne kanë disa herë më shumë aftësi energjitike dhe furnizim me energji por ministrat apo drejtuesit e korporatave nuk dalin të deklarojnë tashmë si suksese përmbushjen e detyrave ligjore. Po kështu askush në vendet rreth e rrotull nuk del me shifra statistikore çdo javë për numrin e shqiptarëve apo të të huajve që hyjnë e dalin nga pikat kufitare. As arrestimi i personave të kërkuar dhe as korrja e kanabisit nuk llogariten si suksese të Ministrisë së Brendshme, pasi raste të tilla ka me shumicë në shtetet fqinj por askush nga ministrat nuk del të bëjë të tilla deklarata që janë detyrë e cdo drejtuesi dhe jo favor që u bëhet qytetarëve. Raste të tilla janë evidente cdo ditë në vendin tonë por në vitin 2006 sfidat e vërteta për një vend si Shqipëria janë shumë më tepër dhe me një nivel tjetër për të cilin mazhoranca duhet të mendojë më shumë.

    Kleves Bitro




    g55

Faqja 2 prej 10 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skënderbeu
    Nga Arbushi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  3. Premisa të gabuara
    Nga Arrnubi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  4. Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 11-04-2009, 09:19
  5. Ju rrefej krizen shqiptare
    Nga Albo në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 17-06-2003, 13:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •