Close
Faqja 10 prej 10 FillimFillim ... 8910
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 93 prej 93
  1. #91
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Katet pa leje: Ryshfet për ndërtim, pranga 2 bashkiakëve

    Tiranë, një polic dhe një inspektor merrnin para për “të mbyllur sytë” ndaj ndërtimeve pa leje në Njësinë 8.
    Dy punonjës të Bashkisë së Tiranës dhe një sekser i tyre u arrestuan dje me akuzat e korrupsionit në tolerimin e ndërtimeve pa leje në Njësinë Bashkiake Nr.8. Të arrestuarit akuzohen se kanë toleruar ndërtime pa leje, duke kërkuar në këmbim shuma ryshfeti nga 80 deri në 100 mijë lekë të rinj për objekt. Policia e Tiranës deklaroi dje se gjatë operacionit të koduar “Një kat më shumë”, përfunduan në pranga një inspektor i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik në Bashkinë e Tiranës dhe një polic bashkiak. Gjatë aksionit u arrestua edhe një qytetar që luante rolin e sekserit, duke ndërmjetësuar mes personave që kërkoni të kryenin ndërtime apo shtesa në objekte dhe zyrtarëve të Bashkisë Tiranë. Burime nga Policia e kryeqytetit thanë dje se të arrestuarit janë inspektori Arbit Medusa, 30 vjeç, polici bashkiak Alban Zizo, 34 vjeç dhe sekseri Fatos Jana, 33 vjeç. Arrestimi i tyre u krye me akuzat “shpërdorim detyre” dhe “korrupsionit pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

    NDERTIMET PA LEJE
    Inspektori ndërtimor urbanistik dhe polici i Bashkisë së Tiranës, që u arrestuan dje akuzohen se kanë përfituar shuma të konsiderueshme parash, duke premtuar leje për shtesa në pallate. Për të ndërtuar një shtesë në pallat, ballkon, një kat mbi tarracë, apo një dhomë më shumë, mjaftonte të paguaje shumën nga 80 deri në 100 mijë lekë të rinj te 2 zyrtarët e Bashkisë dhe problemi ishte i zgjidhur. Kjo shumë ryshfeti merrej nga të arrestuarit me premtimin se ata do të ndërhynin për të dhënë lejen e ndërtimit, gjithashtu premtonin edhe se nuk do të kishin asnjë problem nëse e ndërtonin shtesën, pasi askush nuk do të ndërhynte për ta shembur. Për këtë pjesë jepnin garanci inspektori i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik të Bashkisë, Arbit Medusa. Njëkohësisht me inspektorin, ishte futur në lojë edhe polici i Bashkisë Tiranë, Alban Zizo, në mënyrë që “leja” për shtesën të dukej sa më e besueshme. Skema që përdornin, duke përfituar ryshfet me anë të shpërdorimit të detyrës, është denoncuar fillimisht nga një banor i Njësisë Bashkiake Nr.8. Menjëherë pas denoncimit kanë nisur hetimet e përbashkëta nga oficerët e Antikorrupsionit të Policisë së Tiranës dhe nga njësia Task-Force e Prokurorisë, duke përdorur metodat speciale të hetimit. Ndërsa sipas burimeve zyrtare nga Policia e Tiranës, bashkë me dy zyrtarët e Bashkisë, është arrestuar edhe një sekser, që gjithashtu ishte edhe një prej personave që kishte paguar para për të bërë një shtesë në banesën e tij. Pas arrestimeve të të 3 të dyshuarve, në Drejtorinë e Policisë së Tiranës u shoqëruan për dhënë deklarime edhe disa persona, që kishin paguar para për të kryer ndërtime e shtesa, të cilët u morën në pyetje në cilësinë e dëshmitarit. Sipas Policisë, ende nuk është përcaktuar numri i saktë i objekteve që kanë bërë shtesa pa leje, duke u favorizuar nga zyrtarët e arrestuar.

    3 raste
    të tolerimit të kateve pa leje në ndërtesa të ndryshme, objekte banimi dhe tregtare janë dokumentuar si të toleruara nga punonjësit bashkiakë të arrestuar ditën e djeshme në kryeqytet me akuzat e korrupsionit.

    TE ARRESTUAR
    1. Arbit Medusa, 30 vjeç, inspektor në Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik, pranë Bashkisë Tiranë
    2. Alban Zizo, 34 vjeç, punonjës i Policisë Bashkiake, pranë Bashkisë Tiranë
    3. Fatos Jana, 33 vjeç, sekser

    ETLEVA DELIA

    Panorama

  2. #92
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Disa zyrtarë të AKKP në pranga, të tjerë në kërkim

    TIRANE- Pas një hetimi pesë mujor Policia e Shtetit ka vënë në pranga 5 zyrtarë të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit te Pronave (AKKP).
    Në kuadër të operacionit të koduar “Pronë e Spostuar” kanë rënë në pranga shtetasit; .
    1. Bledar Josif Dervishaj, 35 vjeç, banues në Tiranë, ish-Drejtor i Zyrës Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë,
    2. Ali Rustem Aliaj, 50 vjeç, banues në Tiranë, ish Përgjegjës i Sektorit Juridik në Zyrës Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë.
    3. Dhimiter Foto Papa, 49 vjeç, banues në Tiranë, ish Topograf në Zyrës Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë, aktualisht me detyrë hartograf pranë Zyrës Vendore të Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tirane,
    4. Merita Shaqir Gjinali, 49 vjeç, banuese në Tiranë, ish topografe në Zyrën Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë. Të cilët akuzohen për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve nga personi që e ka për detyrë”e kryer në bashëpunim të parashikuara nga neni 248, 186/2 dhe 25 të Kodit Penal.
    5. Niazi Hysni Ademi, 48 vjeç, banues në Durrës, Topograf i liçensuar, aktualisht punonjës Ujësjellësi Durrës, i cili akuzohet për veprën penale të “falsifikimit të dokumenteve dhe ekspertim i rremë” të parashikuara nga nenet 186 e 309 të Kodit Penal .
    Sipas policisë, këta shtetas akuzohen se në bashkepunim me njëri tjetrin, duke përfituar nga pozita zyrtare dhe nëpërmjet falsifikimeve, i kanë kthyer trashëgimtarëve të familjes “Jenisheri” një pronë prej 79 dynym, duke e spostuar pronën e kthyer nga vendndodhja reale në bregdetin e Komunës Gos Kavajë, si dhe duke ndryshuar dhe zërin kadastral nga tokë ranishte në arë.
    Gjykata e rrethit Gjyqësor Tiranë, ditën e sotme ka vendosur masën e sigurisë arrest në burg për këta shtetas, ndërsa është marrë dhe masa e sekuestros për pronën.
    Policia njofton gjithashtu se vazhdon puna për kapjen e një tjetër shtetasi, bashkëpunëtorë i shtetasve të arrestuar, si dhe vazhdojnë hetimet edhe për persona të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

    Panorama

  3. #93
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Arrestohet duke marrë ryshfet, shefi i komisariatit të Korçës

    Kryekomisari i Korçës, dy funksionarë të komunës Voskopojë dhe një person i katërt u arrestuan dje duke marrë para si ryshfet nga një grua, të cilës i kishin bërë presion për një parregullsi që kishte në dokumentacion e një firme që vepronte në këtë zonë. Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme njoftoi se Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm dhe Task Forca e Prokurorisë arrestuan kryekomisarin Nikolin Thana, në momentin që ky i fundit ka qenë duke marrë një sasi prej 1 milion lekësh të vjetra nga një grua e cila po i paguante këto para për llogari të një kompanie me qendër në Voskopojë, ndaj të cilës dyshohet se Thana në bashkëpunim me të arrestuarit e tjerë po ushtronte presion. SHKB thotë se ka materiale filmike dhe përgjime që vërtetojnë përfshirjen e katër personave në këtë aferë.

    “Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, në bashkëpunim me seksionin e Task Force të Prokurorisë së rrethit Korçë, arrestoi sot (dje) në kushtet e flagrancës shefin e Komisariatit Korçë, kryekomisar Nikolin Thana, duke marrë si mitmarrje shumën prej 100 mijë lekësh të reja”, njoftoi Ministria e Brendshme në njoftimin zyrtar të këtij operacioni. Ndërkohë burime nga kjo ministri thanë se i arrestuari ishte në ndjekje dhe hetim pas denoncimit nga biznesi me qendër në Voskopojë, për presionin. Agjentët e SHKB-së kanë ndërhyrë pikërisht në momentin që Thana ka marrë në dorëzim paratë nga gruaja, roli i të cilës është ende i paqartë.

    Ministria e Brendshme njoftoi se së bashku me kryekomisar Thanën janë arrestuar në kushtet e flagrancës edhe Jetnor Hysenllari, punonjës i komunës Voskopojë, Arben Hasanllari, punonjës i policisë së komunës Voskopojë, si edhe Hysni Myrtollari të cilët në këmbim të favoreve për të njëjtën çështje përfituan si mitmarrje shuma të ndryshme lekësh. “Prej disa kohësh, pas sinjalizimeve për afera korruptive, SHKB, kishte filluar hetimet, ndaj personave të sipërpërmendur, të cilat u finalizuan me arrestimin e tyre”, njoftoi zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme. Sipas të dhënave nga kjo ministri, katër të arrestuarit akuzohen se i kanë bërë presion dhe kanë ofruar të mbyllin një sy në këmbim të ryshfetit për një parregullsi që kishte në dokumente një kompani me qendër në Voskopojë, emri i të cilës është mbajtur sekret. Burime nga ministria thonë se hetimi për këtë çështje ka zgjatur disa javë, ndërsa katër të arrestuarit kanë qenë në përgjim dhe vëzhgim gjatë kësaj kohe dhe agjentët e SHKB-së kanë grumbulluar për këtë prova që i implikonin në aferën korruptive. Burimet thanë se ekzistojnë incizime dhe materiale video që vërtetojnë përfshirjen e tre personave dhe kryekomisarit në aferën që solli edhe arrestimin e tyre ditën e djeshme.

    MAPO

Faqja 10 prej 10 FillimFillim ... 8910

Tema të Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skënderbeu
    Nga Arbushi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  3. Premisa të gabuara
    Nga Arrnubi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  4. Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 11-04-2009, 09:19
  5. Ju rrefej krizen shqiptare
    Nga Albo në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 17-06-2003, 13:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •