Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Irfan
    Anëtarësuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Aty ku Allahu me krijoji
    Postime
    464

    Gjenerali Uesli Klark arrin për një vizitë treditëshe në Kosovë

    Gjenerali Uesli Klark arrin për një vizitë treditëshe në Kosovë Aktuale

    Ish komandanti i NATO-s, gjenerali Uesli Klark, arrin sot për një vizitë treditëshe në Kosovë, me ftesë të kryeministrit Agim Çeku. Ai do të ketë takime me udhëheqësit më të lartë të vendit dhe me Ekipin Negociator të Kosovës. Gjenerali Klark do t’i adresohet edhe Kuvendit të Kosovës. Sipas agjendës gjenerali Uesli Klark do të bëjë homazhe të varri i presidenti Ibrahim Rugova dhe në kompleksin memorial Adem Jashari në Prekaz.


    Uesli Klark kishte komanduar forcat e NATO-s gjatë aksionit 78-ditësh të Aleancës në vitin 1999, i cili i dha fund regjimit të Millosheviçit në Kosovës.
    Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e vrojtuesi
    Anëtarësuar
    06-04-2006
    Vendndodhja
    Në tokat shqiptare
    Postime
    237

    Smile

    Citim Postuar më parë nga Irfan
    Gjenerali Uesli Klark arrin për një vizitë treditëshe në Kosovë Aktuale

    Ish komandanti i NATO-s, gjenerali Uesli Klark, arrin sot për një vizitë treditëshe në Kosovë, me ftesë të kryeministrit Agim Çeku. Ai do të ketë takime me udhëheqësit më të lartë të vendit dhe me Ekipin Negociator të Kosovës. Gjenerali Klark do t’i adresohet edhe Kuvendit të Kosovës. Sipas agjendës gjenerali Uesli Klark do të bëjë homazhe të varri i presidenti Ibrahim Rugova dhe në kompleksin memorial Adem Jashari në Prekaz.


    Uesli Klark kishte komanduar forcat e NATO-s gjatë aksionit 78-ditësh të Aleancës në vitin 1999, i cili i dha fund regjimit të Millosheviçit në Kosovës.

    Marrë nga:

    http://www.gazetaexpress.com/pdf/888.pdf

    GJAKOVË, 23 MAJ —
    Zyrtarët e Kuvendit
    Komunal të Gjakovës vendosën
    të martën që rruga
    e cila shpie në drejtim të
    aeroportit të këtij qyteti
    të marrë emrin e gjeneralit
    Wesley Clark, i cili
    komandoi forcat e NATOs
    gjatë fushatës ajrore
    kundër Jugosllavisë më
    1999.
    "Ky është një vendim
    modest karshi veprës së
    madhërishme të gjeneralit
    të NATO, Wesley Clark,
    që edhe në skenën politike
    është dëshmuar personalitet
    i madh,
    demokrat dhe konstruktiv
    për zgjidhjen e drejtë të
    statusit të Kosovës", ka
    thënë pas marrjes së këtij
    vendimi, kryetari i qeverisë
    lokale të Gjakovës,
    Hajdar Grezda.
    Vendimi për emërtimin e
    kësaj rruge bëhet me
    rastin e ardhjes së gjeneralit
    Wesley Clark në
    Kosovë dhe ky vendim ka
    hyrë menjëherë në fuqi.
    Rruga Wesley Clark

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Irfan
    Anëtarësuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Aty ku Allahu me krijoji
    Postime
    464

    Kosova po ecën në rrugën e saj drejt pavarësisë, thotë Wesly Clark

    Kosova po ecën në rrugën e saj drejt pavarësisë, thotë Wesly Clark

    Ish komandanti i NATO-s, gjenerali Wesly Clark, po qëndron për vizitë treditëshe në Kosovë, me ftesë të kryeministrit Agim Çeku. “Eshë e qartë se Kosova po ecën në rrugën e saj drejt pavarësisë dhe se janë bërë shumë përparime në Kosovë” deklaroi, gjenerali Clark dje pas takimit me kryeministrin Agim Çeku. Ndërkaq, ky i fundit tha se, gjenerali Klark është pjesë e historisë së re të Kosovës. Sot, Wesly Clark do të takohet me udhëheqësit më të lartë të vendit dhe me Ekipin Negociator të Kosovës.


    Gjenerali amerikan i cili udhëhoqi fushatën ajrore të NATO-s kundër forcave serbe, pas shtatë viteve shprehet i bindur se “Kosova do të jetë shumë shpejt e pavarur” theksoi Clark . Pas takimit me kryeministrin Çeku, Clark tha se ndihet krenar që po e viziton Kosovën duke thënë se rinia e mrekullueshme që ka vendi, do t’i mundësojë Kosovës që të bëhet lider evropian: “Unë mendoj se ky vend do të bëhet i pavarur dhe do të ketë një të ardhme të ndritshme. Mendoj se ka popullatë të mrekullueshme dhe energjike, ka resurse te mëdha natyrore dhe talente. Ju do të jeni shtet lider në Ballkan ndoshta në rajon, por madje edhe shtet lider në Evropë. Në të vërtetë e ardhmja është e pakufizueshme”. Ndërkaq, kryeministri Agim Çeku, tha se në mesin tonë sot e kemi mikun e madh të Kosovës, i cili iu gjend Kosovës në momentet më të vështira. “Do të mbetet i respektuar gjithmonë për popullin e Kosovës” theksoi Çeku duke thënë se ai është tash pjesë përbërëse e historisë së re të Kosovës: “Clark na siguroi se ende po vazhdon të luftojë, por tash pa ushtri për promovimin e këtyre vlerave. Ne ndihemi më të sigurt në rrugën tonë drejt pavarësisë, lirisë e demokracisë duke pasur pranë edhe mbështetjen e burrave të mëdhenj dhe miqve tët mëdhenj siç është gjenerali Clark”. Sot, gjenerali Clark do të takohet me udhëheqësit më të lartë të vendit dhe me Ekipin Negociator të Kosovës
    Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Klark bënë homazhe në Varrezat e dëshmorëve dhe pranë varrit të Rugovës

    Prishtinë, 25 maj 2006 (Kosovapress) Koha 12:02

    Klark bënë homazhe në Varrezat e dëshmorëve të UÇK-së në PrishtinëE nderoj kujtimin për këta luftëtarë të guximshëm, nderoj familjet e tyre për sakrificat. Mendoj se sakrifica të këtij lloji njerëzit duhet t’i kujtojnë, sepse çmimi i fitores është shumë i lartë dhe ata që janë përfitues duhet t’i kujtojnë, të jetojnë me vlerat e tyre, ka thënë gjenerali amerikan Uesli Klark para varrezave të Dëshmorëve të UÇK-së në Prishtinë.

    -----------------------------------------


    Gjenerali Klark: Kosova brenda disa muajve do të jetë e pavarur

    Prishtinë, 25 maj 2006 (Kosovapress) Koha 10:25

    Gjenerali Klark në takim me kryetarin SejdiuIsh-komandanti suprem i forcave të armatosura të NATO-s për Evropën Juglindore, gjenerali amerikan, Uesli Klark tha të enjten në Prishtinë se Kosova brenda disa muajve do të jetë e pavarur, por duke respektuar të drejtat e komuniteteve pavarësisht përkatësisë etnike, apo fetare.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Klark: Populli i Kosovës dhe miqtë e saj nuk do ta harrojnë familjen Jashari

    Skenderaj, 25 maj 2006 (Kosovapress) Koha 17:59

    Vizita e gjeneralit Klark në familjen JasharajGjenerali amerikan Uesli Klark, i shoqëruar nga kryeministri Agim Çeku, ka vizituar të enjten vendlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari, Prekazin. Për të nderuar për kontributin e dhënë për Kosovën dhe popullin e saj, gjenerali Klark me këtë rast është pritur me duartrokitje nga qytetarë të shumtë të Drenicës.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    GJENERALI WESLEY CLARK U BË PJESË E LUFTËS DHE E PAQES, E HISTORISË SË KOMBIT DHE SHTETIT TË KOSOVËS



    GJENERALI WESLEY CLARK U BË PJESË E LUFTËS DHE E PAQES, E HISTORISË SË KOMBIT DHE SHTETIT TË KOSOVËS

    GJENERALI WESLEY CLARK në Prekaz është përkulur dhe ka salutuar para varrit të heroit Adem Jashari.
    Ish-komandanti i NATO-s ka bërë homazhe tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe tek Varrezat e Dëshmorëve, duke i lartësuar si ish-presidentin e ndjerë, edhe luftëtarët e lirisë... Ai në Vushtrri ka porositur qytetarët të bëhen të mirë.

    Shkruan: VALMIR KLAIQI







    Gjenerali Wesley Clark nderohet me çmimin “Hasan Prishtina”


    Prishtinë, 25 maj - Kosova edhe pak muaj do të bëhet e pavarur dhe do të respektojë të drejtat e të gjithë qytetarëve, pavarësisht përkatësisë etnike. Kështu tha të enjten në Prishtinë gjenerali amerikan, Wesley Clark, ish-komandant i NATO-s për Evropë.
    Gjenerali Clark, i cili udhëhoqi Aleancën Veri-Atlantike në luftë me Serbinë për të ndërprerë gjenocidin në Kosovë, u takua me kryetarin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, dhe me Ekipin Negociator të Kosovës.
    “Unë jam shumë i bindur me propozimet tuaja të fuqishme, pozitive dhe vizionare, që ju i keni vendosur për të ndihmuar zgjidhjen e statusit të Kosovës. Unë mendoj se ky vend do të jetë i pavarur. Mendoj se ka një popullatë të re të mrekullueshme dhe energjike, ka resurse natyrore dhe talente. Jam i bindur se kjo çështje mund të zgjidhet së shpejti, dhe ndoshta për pak muaj”, tha Clark.
    Ai shprehu përkrahjen e tij për ndërrimet e fundit që janë bërë në institucionet e vendit. “Më vjen shumë mirë kur shoh një udhëheqje të fuqishme që është vendosur në Kosovë, sidomos me kryetarin Sejdiu dhe me mikun tim të vjetër, gjeneralin, e tani kryeministrin e Kosovës, Agim Çeku”.
    Sipas tij, Kosova do të jetë një shtet i ri, i mirëpritur nga shtetet tjera dhe me mundësi të shkëlqyeshme për qytetarët e saj.
    “Nuk mund t’ju them se sa domethënëse është kjo vizitë për mua, 6 vjet pas lufte, dhe të shoh këtë shtet plotë shpresë, me një lindje madhështore të diellit për popullin e tij. Ju inkurajoj që të shkoni kah e ardhmja me optimizëm, me vizion, me zemërgjerësi e shpresë, sepse ju e keni të ardhmen në duart tuaja dhe me kurajën dhe guximin që e kam parë te njerëzit e këtij shteti, mendoj se nuk ka kufij që ndalon atë çka ju mund të bëni së bashku”.
    Ai tha se ka kaluar koha e dominimit të Beogradit në Kosovë, kur ishin injoruar institucionet dhe ligjet, sepse sipas tij, ato shiheshin si instrumente të shtypjes dhe të represionit.
    “Pas qindra vjetësh të kaluara në vështirësi dhe probleme, kosovarët do të kenë një të arritur të madhe, e cila do të festohet dhe do të hapë një kapitull të ri në historinë e vendit”.
    Duke folur për standardet, gjenerali Clark tha se ato nuk janë si presion i bashkësisë ndërkombëtare për Kosovën, përkundrazi, sipas tij, standardet do ta bëjnë Kosovën një vend stabil, të sigurt, demokratik dhe prosperues.
    Kryetari i Kosovës Fatmir Sejdiu, duke e falënderuar gjeneralin Wesley Clark për ndihëm e madhe që i ka dhënë Kosovës gjashtë vjet më parë dhe përkrahjen që është duke i dhënë tani, tha se Clark ishte mbrojtësi i njerëzimit dhe i popullit shqiptar.
    “Clark ka dhënë edhe vizionin e tij për zhvillimet që duhet t’i ketë Kosova edhe në fazën pas pavarësimit. Ish-kryetari i Kosovës Ibrahim Rugova, gjeneralin Clark e ka dekoruar me Medaljen e Lirisë, që do t’i dorëzohet në një kohë më të përshtatshme”.
    Sejdiu ia dhuroi gjeneralit Clark një miniaturë të Heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeu.
    Në fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës, Clark ftoi shumicën shqiptare dhe pakicat, që të punojnë bashkërisht në përmbushjen e standardeve dhe në përputhje me ligjin. Gjenerali Clark theksoi nevojën e pjesëmarrjes së serbëve në institucionet e Kosovës dhe ka inkurajuar autoritetet kosovare për tërheqjen e investitorëve të huaj për zhvillimin ekonomik të vendit.
    Gjenerali Clark bëri homazhe tek varri i presidentit Ibrahim Rugova dhe te Varrezat e Dëshmorëve në Velani.
    “E nderoj kujtimin për këta luftëtarë të guximshëm, nderoj familjet e tyre për sakrificat. Mendoj se sakrificat e këtij lloji, njerëzit duhet t’i kujtojnë, sepse çmimi i fitores është shumë i lartë dhe ata që janë përfitues duhet t’i kujtojnë, të jetojnë me vlerat e tyre”, tha Clark para varreve të dëshmorëve.
    Gjenerali amerikan në pension, Wesley Clark, gjatë kohës se luftës në Kosovë kishte urdhëruar trupat e Aleancës Veri-Atlantike (NATO) që të ndërmarrin fushatën ajrore kundër trupave serbe në Kosovë e në Serbi, që rezultuan me çlirimin e Kosovës në qershor të vitit 1999.

    Lluka: Qofsh gjithmonë i lumtur, gjeneral!

    Në Teatrin Kombëtar, Shoqata e shqiptarëve të shpërngulur nga trojet e veta, gjeneralit Wesley Clark ia ndau çmimin “Hasan Prishtina”.
    Jahja Lluka, kryetar i kësaj shoqate, tha se është krenar që shoqata e nderon një njeri si gjeneralin Clark.
    “Gjeneral, tërë populli i Kosovës ju admiron dhe e ruan kujtimin për ju. Qofsh përgjithmonë i lumtur, zoti Clark”.
    Në anën tjetër, kryeministri Agim Çeku tha se gjenerali Clark është i njohur për gjithë botën.
    “Së bashku me sekretaren e Shtetit, Madelaine Albright, ai e bindi edhe administratën e ish-presidentit Bill Clinton se Kosovës i duhet ndihma, dhe në këtë mënyrë gjenerali Clark u vu në anën e së drejtës, në anën e një populli, i cili luftonte për lirinë e vet, dhe në anën e UÇK-së, e cila u bë aleate e NATO-s”.
    Pas marrjes së çmimit, gjenerali Clark tha se është shumë optimist për të ardhmen e Kosovës.
    “Ju gjithnjë do ta keni respektin e SHBA-ve dhe atyre që shërbejnë në uniformat e NATO-s. Ne e pranojmë se sa shumë keni vuajtur, por ju duhet të bëni çmos në rrugën përpara që të sillni një të ardhme më të ndritshme”.

    Ademi dhe Jasharët i dhanë popullit kurajën ta fitojnë lirinë

    Skenderaj, 25 maj - Qindra qytetarë, me flamuj shqiptarë dhe amerikanë në duar, kanë dalë të enjten në rrugën Skenderaj - Prekaz, për ta pritur gjeneralin në pension Wesley Clark, i cili vinte për të vizituar lagjen Jashari. I shoqëruar nga kryeministri Çeku dhe anëtarë të familjes Jashari, gjenerali Clark bëri homazhe para varrit të komandantit legjendar Adem Jashari dhe dëshmorëve të tjerë të lagjes, ku filloi një histori e re për popullin e Kosovës.
    Pas homazheve dhe vizitave, edhe nëpër pjesë të tjera të kompleksit, Clark qëndroi në kullën e familjes Jashari. Ai i tha Murat Jasharit se i ka të freskëta në mendjen e tij ngjarjet e 5, 6 dhe 7 marsit 1998, kur forcat serbe e kishin sulmuar këtë lagje.
    “Qysh atëherë e kam kuptuar se me çfarë agresori ka të bëjë Kosova”.
    Murat Jashari i dhuroi mikut të shqiptarëve një biografi të familjes Jashari të shoqëruar edhe me fotografi.
    “Në emër të të gjitha nënave, të gjitha motrave, të gjithë fëmijëve dhe të gjithë luftëtarëve, edhe të atyre që humbën gjymtyrët e trupit dhe në emër të gjithë rajonit të Drenicës dhe të popullit të Kosovës dhe të atyre që patën fatin të mbijetojnë, i dëshirova mirëseardhje gjeneralit tonë të nderuar, i cili u bë pjesë e historisë sonë. Dhe natyrshëm kërkuam edhe njëherë angazhimin e tij që rruga që është filluar të përfundojë në të mirë të të gjithëve”, tha Jashari.
    Nga ana e tij, Clark tha se është nder për të që gjendej në këtë vend.
    "Familja Jashari ka luftuar kundër një agresori, duke dhënë edhe jetën. Dhe në këtë proces ata i dhanë popullit të Kosovës organizimin dhe kurajën ta fitojnë lirinë”.

    Clark vizitoi Vushtrrinë
    Ish-komandanti suprem i forcave të armatosura të NATO-së për Evropën Juglindore, gjenerali amerikan Wesley Clark, i shoqëruar nga kryeministri i Kosovës Agim Çeku, vizituan të enjten Vushtrrinë, ku iu bë një pritje madhështore, me ç‘rast edhe i është dhënë pllakati i Vushtrrisë, dhe një rrugë kryesore e Vushtrrisë është emëruar me emrin e tij. Para Qendrës së Kulturës "Hasan Prishtina" ishte organizuar pritja për shpëtimtarin e Kosovës. Kryetari i KK-së Muharrem Shabani, duke i uruar mirëseardhje gjeneralit Clark dhe kryeministrit Çeku, tha se Vushtrria ka nderin të presë dhe të përshëndesë njeriun i cili në kohën më të vështirë për popullatën e Kosovës bëri gjithçka që ky popull të fitojë lirinë dhe të heqë zgjedhën e okupatorit. Clark iu drejtua qytetarëve të Vushtrrisë me një fjalim të shkurtër dhe me porosi të qarta. Ai tha se po e viziton Vushtrrinë në rrethana tjera nga ato të luftës, kur ka shikuar në hartë vendndodhjen e forcave serbe.
    "Tash nuk ka forca serbe dhe Kosova është e lirë, e në të ardhmen besoj se do të jetë një shtet i pavarur, dhe do të bëhet një shtet i pasur dhe i zhvilluar ekonomikisht, por mos harroni se duhet që të trajtoni njëjtë të gjithë qytetarët, pa dallim përkatësie fetare. Bëhuni të mirë dhe keni kujdes ndaj familjeve tuaja dhe ndaj njëri-tjetrit". (s.hajadari)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  3. Debati i Knusve (gjelave)
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 05:15
  4. Fushata e zgjedhjeve lokale ne Kosove
    Nga Ari-Intimidator në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-11-2002, 12:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •