Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Nje shembull i vellazerise shqiptare

    NJE SPITAL I SPECIALIZUAR ME MICHIGAN GARANTON KURIMIN E 6 VJEC ARIT NGA MIRDITA

    MIRDITE Pas afro 4 muajsh sensibilizim te gjithanshem per ndihme, Aleksi, 6 vjec ari i semure, do te fluturoje drejt Amerikes per nje kurim te specializuar. Ka qene vete Debbie S. Toder, drejtori i qendres se trajtimit te fibrozes cistike, prane DMC (Children's Hospital of Michingan) i cili ka njoftuar ambasadoren amerikane ne Shqiperi, Marcie Ries, se eshte ne gjendje te kujdeset dhe te kuroje femijen shqiptar Aleks Marku, nga Mirdita.

    Profesori amerikan i fibrozes polmonare shprehet ne letren derguar ambasadores Ries, se nje semundje e tille e cila eshte vdekjeprurese, eshte tipike per europianet, por ne mund te bejme shume per shendetin e tij. Me ane te kesaj letre, ai i drejtohet ambasadores se eshte i gatshem per pyetje te tjera te cilat do te jene te nevojshme per pajisjen me viza perkatese per Aleksin dhe dy prinderit e tij, Bashkimin dhe Viden.

    Ajo c fare eshte me e rendesishme per nje udhetim te sigurte lidhet me faktin se shkresa per amabasadoren eshte shoqeruar me garancite e nevojshme te ofruara nga znj. Majlinda Ujkaj, presidente e Foundation of Hope for Sick Children of Albania, me qender ne Michingan.

    Ne kete shkrese, znj. Ukaj ne emer te ketij fondacioni garanton se ofron te gjitha shpenzimet dhe garancite e nevojshme per vendqendrimin ne Amerike te familjes se Aleksit, i cili duket se do te kete nevoje per nje kohe te gjate ne trajtimin e mjekeve amerikane.

    Mberritja ne Mirdite e ketyre dokumenteve ka rritur shpresat e familjes se Aleksit, por edhe te gjithe opinionit ne Mirdite e me gjere te cilet per nje kohe te gjate jane lutur, por edhe kane kontribuar per jeten e ketij femije te familjes me nje histori te veshtire, pas humbjes se dy femijeve te tjere nga e njejta diagnoze.

    Ne spitalin e Rreshenit
    Ka qene nje moment tejet emocional per shume persona te pranishem, momenti kur nga kompiuteri eshte zbardhur korrespondenca e emigrantes me origjine nga qyteti i Lezhes, Majlinda Ukaj. Babai i femijes se semure, z. Bashkim Marku, shprehet tejet i gezuar se me ne fund po rriten shpresat per femijen e vetem te tij.

    Bashkimi thote se kishte disa kohe qe mbante lidhje telefonike me znj. Majlinda Ukaj. Ai kujton me saktesi momentin kur dy muaj me pare nje ze i dhembshur qe vinte nga pertej Atlantikut, i kishte thene se ishte tejet e lumtur se me ne fund kishte mundur te kontaktonte pikerisht me prinderit e Aleksit te semure.

    Sipas saj, ajo dhe pjestaret e tjere te ketij fondacioni ishin njohur permes mediave dhe kryesisht permes eebsitit mirditor eee.mirdita.net me historine e dhimbshme te tyre dhe kishin vendosur qe te vinin te gjithe kapacitetin e tyre ne sherbim te kesaj nisme te rendesishme humanitare. Per kete, ata kane organizuar nje fushate te gjere per mbledhjen e ndihmave me te cilat jane paguar te gjitha garancite prane spitalit te Michinganit, i cili ka nje qender te specializuar pikerisht per femijet me nje diagnoze te tille. Nga ana e tyre, ata kane dhene te gjitha garancite e nevojshme per kurimin e femijes, i cili fale mediatizimit masiv, do te mund te kurohet ne spitalin me te sigurte te nje vendi super te zhvilluar edhe ne fushen e mjekesise.
    Aleksander Ndoja
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #2
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Ja dhe nje fotografi dhe apeli i Mirditoreve te Michiganit
    http://www.mirdita.net/mirdita37.htm
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #3
    gone Maska e helene
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    shume larg
    Postime
    913
    Eshte kenaqesi fakti qe ka njerez qe jo vetem s'jane indiferent ndaj dhimbjes se njerezve me pa fat, po dhe perpiqen ti ndihmojne.
    Raste te tilla u tregojne atyre qe kane nevoje per ndihme qe nje shprese ekziston gjithnje dhe te gjithe te tjereve qe ndonjehere mjafton fare pak si psh venia e nje lajmerimi ne web per te zgjeruar mundesite per shpetimin e nje jete.

Tema tė Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    Nga Nice_Boy nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  4. Mesjeta e hershme shqiptare
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2006, 15:10
  5. “Mafia shqiptare” - njė libėr urrejtje dhe racizmi antishqiptar
    Nga Shijaksi-London nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 06-10-2003, 01:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •