Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Skandal Martohet me një 12- vjeçare, përfundon në polici!

    Shekulli

    Policia ka ndaluar dje një 23- vjeçar pasi është martuar me një 12- vjeçare pa dëshirën e prindërve të saj. I riu nga Laçi ishte fiksuar që të martohej me 12- vjeçaren, megjithëse familja e kësaj të fundit nuk e kishte aprovuar asnjëherë, jo vetëm për shkak të moshës, por edhe sepse 23- vjeçari i përkiste komunitetit rom. Pasi kanë kaluar një natë të martuar, familja e vajzës minorene ka njoftuar policinë për ndodhinë e rrallë. Policia ka shkuar në shtëpinë e Bashkim Demirit dhe e ka ndaluar atë së bashku me vajzën minorene. Vajza e vogël nuk lejohej nga familja të shkonte në shkollë pasi kishte thënë herë pas here se donte të martohej me 23- vjeçarin dhe se ishte e dashuruar me të. Një ditë ata kanë vendosur të martohen fshehurazi të gjithëve. Ata janë larguar nga fshati Shullaz i Kurbinit në drejtim të disa të afërmëve të të riut në Valias të Tiranës. Nëna e vajzës ka regjistruar një kallëzim në polici, duke e akuzuar Bashkim Demirin për mashtrim dhe përdhunim. Policia ka shkuar fillimisht në fshatin Shullaz dhe është informuar se të rinjtë ndodheshin në Valias. Ata kanë shkuar në shtëpinë ku ishin strehuar dhe i kanë ndaluar. Vajza minorene ka dëshmuar se e donte 23- vjeçarin dhe donte të martohej me të. Mirëpo, Bashkim Demiri është arrestuar pasi ligji e ndalon martesën dhe kryerjen e marrëdhënieve seksuale për personat nën 16 vjeç.
    You are the master of your fate...You are the captain of your soul...

  2. #2
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anëtarësuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Citim Postuar më parë nga Shpirt Njeriu
    Shekulli

    Policia ka ndaluar dje një 23- vjeçar pasi është martuar me një 12- vjeçare pa dëshirën e prindërve të saj. I riu nga Laçi ishte fiksuar që të martohej me 12- vjeçaren, megjithëse familja e kësaj të fundit nuk e kishte aprovuar asnjëherë, jo vetëm për shkak të moshës, por edhe sepse 23- vjeçari i përkiste komunitetit rom. Pasi kanë kaluar një natë të martuar, familja e vajzës minorene ka njoftuar policinë për ndodhinë e rrallë. Policia ka shkuar në shtëpinë e Bashkim Demirit dhe e ka ndaluar atë së bashku me vajzën minorene. Vajza e vogël nuk lejohej nga familja të shkonte në shkollë pasi kishte thënë herë pas here se donte të martohej me 23- vjeçarin dhe se ishte e dashuruar me të. Një ditë ata kanë vendosur të martohen fshehurazi të gjithëve. Ata janë larguar nga fshati Shullaz i Kurbinit në drejtim të disa të afërmëve të të riut në Valias të Tiranës. Nëna e vajzës ka regjistruar një kallëzim në polici, duke e akuzuar Bashkim Demirin për mashtrim dhe përdhunim. Policia ka shkuar fillimisht në fshatin Shullaz dhe është informuar se të rinjtë ndodheshin në Valias. Ata kanë shkuar në shtëpinë ku ishin strehuar dhe i kanë ndaluar. Vajza minorene ka dëshmuar se e donte 23- vjeçarin dhe donte të martohej me të. Mirëpo, Bashkim Demiri është arrestuar pasi ligji e ndalon martesën dhe kryerjen e marrëdhënieve seksuale për personat nën 16 vjeç.

    Aman cpo na degjojne veshte ne ditet e Sotme.Ky eshte nder rastet e shumte qe degjojme.Kur shkoj ne Questur per dokumentat degjoj shume shqipetar qe ankohen se nuk kane gati letrat per bashkim Familjar edhe jua hedhin fajin Italianeve.
    Po cfare faji kane Italianet qe shqipetaret martohen me Minorene edhe pastaj mendojne qe per ti marr keteja Nuset eshte rruga me e thjeshte?
    Ne Shqiperi eshte Normale kjo gje por per Boten eshte dicka Serioze qe nuk mund te trajtohet ne baze te rregullave shqiptare qe cuditerisht e lejojne Martesen e tille.Nuk arrij te kuptoj pse ka bere kaq shume Buje ky lajm duke e ditur qe shume te tjere martohen me Adoleshente pavaresisht se mund te jene 3-4 vjet me te medhaja ne moshe sesa ky rast qe prezantohet me lart.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e DEA27
    Anëtarësuar
    18-08-2004
    Postime
    511
    cfare behet keshtu andej???
    sdi as si ta quash pediofili, marrezi, apo dashuri!!!
    sidoqofte ai djali do kontrolluar nga trute se mua sme duket ne rregull!!!
    failure is not an option!

  4. #4
    Perjashtuar Maska e strano
    Anëtarësuar
    07-04-2006
    Vendndodhja
    n'toke
    Postime
    371
    ncncncncn ca bo vaki e... kan fillu me u kthy te gjith ne pedofilla ca milet i poshter.

    100 vjet burg per pedofillin, pa te drejte lirimi me kusht, te behet bushtra e te burgosmve.

  5. #5
    NJE TOQE NGA BERATI Maska e Ligesia
    Anëtarësuar
    26-09-2005
    Vendndodhja
    Ne qytetin e miut
    Postime
    64

    Cool

    Citim Postuar më parë nga IL__SANTO
    Aman cpo na degjojne veshte ne ditet e Sotme.Ky eshte nder rastet e shumte qe degjojme.Kur shkoj ne Questur per dokumentat degjoj shume shqipetar qe ankohen se nuk kane gati letrat per bashkim Familjar edhe jua hedhin fajin Italianeve.
    Po cfare faji kane Italianet qe shqipetaret martohen me Minorene edhe pastaj mendojne qe per ti marr keteja Nuset eshte rruga me e thjeshte?
    Ne Shqiperi eshte Normale kjo gje por per Boten eshte dicka Serioze qe nuk mund te trajtohet ne baze te rregullave shqiptare qe cuditerisht e lejojne Martesen e tille.Nuk arrij te kuptoj pse ka bere kaq shume Buje ky lajm duke e ditur qe shume te tjere martohen me Adoleshente pavaresisht se mund te jene 3-4 vjet me te medhaja ne moshe sesa ky rast qe prezantohet me lart.

    Ja dhe kolaboratori italian po na jep mend. Po berluskoni me gruan e tij, dhe sa te tjere nga ata pedofilat dhe mafiozet italiane i harove ti. Amerikanet e quajne vjedhje djepi kete fenomen kurse une e quaj injorance. Me hapjen e shoqerise te gjithe mesuan dashuri dhe kujtojne se po je ne dashuri duhet te martohesh menjehere sepse ku ka ne shqiperi dashnore ose dashnore si keta jashte keshtu qe lindin keto tragjedi.

Tema të Ngjashme

  1. Eskorta e Nanos përfundon në polici
    Nga PORTI_05 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 29-11-2005, 13:00
  2. Vllezerit Bluz Skripti ne Shqip.
    Nga Antitrup në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-08-2005, 17:57
  3. SKANDAL! Babai vret vajzen 16 vjecare.
    Nga Kingu_Tirones në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 14-07-2003, 23:18
  4. Ministria e Arsimit luan vetem rrolin e gazetes
    Nga Vinny_T në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-08-2002, 15:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •