Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Mali i Shenjtė Athos

    Njė kullė shqiptare nė Malin Athos

    ARTA SEITI

    24 Maj

    Mali Athos ėshtė njė tokė prej afro 400 km², ku unė nuk mund tė shkel.

    Sepse gratė janė rreptėsisht tė ndaluara tė shkelin. Madje, dhe kafshėt e gjinisė femėrore.

    Nė veri tė Greqisė, i shtrirė nė detin Egje, e ku maja mė e lartė ėshtė 2033 metra, ky vend ka afėrsisht vetėm 1500 banorė. Me njė ndryshim, banorėt janė murgjėr qė jetojnė nė 20 manastire tė fesė ortodokse, tė vendosura aty qė prej shekullit tė X-tė.

    Kjo «republikė» gėzon njė status tė veēantė, autonom, tė garantuar nga e drejta ndėrkombėtare, sipas traktatit tė Lozanės tė vitit 1923.

    Kjo botė ireale, ku nuk ka nėna, teze, halla, motra, ku kalendari ėshtė ai i Jul Ēezarit, ku ora ka mbeteur si nė kohėn e Bizantit e mesnata pėrkon me perėndimin e diellit, ku elektriciteti funksionon nė ēdo manastir me gjeneratorė, e ku banorėt janė vegjetarianė, i ėshtė pėrkushtuar tėrėsisht lutjes dhe devotshmėrisė sė zotit; andaj quhet ndryshe Mali i Shenjtė.

    Murgjėrit janė grekė e tė kombėsive tė tjera, por tė gjithė janė qytetarė grekė dhe gėzojnė tė drejta tė njėjta. Vendi administrohet nga njė guvernator civil, i emėruar nga shteti grek.

    Kjo njėsi autonome, e pėrfshirė ne Listėn e Trashėgimisė botėrore tė Unesco-s, ėshtė e vyer pėr koleksionin e artit ortodoks, pėr ikonat, afresket e dorėshkrimet e vjetra, pėr arkivat e ēmuara.

    Kėrshėria pėr kėtė vend lidhet jo vetėm me vlerat e historisė e tė artit, jo vetėm me mėnyrėn e jetesės.

    Nė njė bisedė me profesorin B.Bojovic, tė Shkollės sė lartė tė studimeve nė shkencat shoqėrore nė Paris ( EHESS), i cili e kishte vizituar Malin Athos, para disa vitesh, mė tėrheq nė fillim, njė ngjarje e vogėl, qė do tė mė sherbejė mė pas si nyje pėr vlerat historike e ikonografike qė paraqet ky vend pėr Shqipėrinė. Ai mė tregon se nė vaporin qė merrte pėr tė shkuar nė Malin Athos, hyn nė bisedė me njė punonjės tė rendit, kontrollues i lejeve tė vizitave, i cili e pyet se « ēdo tė thotė tė jesh shqiptar ? » Sepse, tė gjithė e quanin « shqiptar », pėr arsyen qė vinte nga Greqia e Veriut, e sepse ai ishte « qimekuq », tipare qė nuk pėrngjanin me banorėt pėrreth. « Unė, nuk e di se ēfarė ka tė veēantė tė qenit shqiptar, ia pret ai, por njė gjė ėshtė e sigurt, muzika rumune, sllave, shqiptare ėshtė e njėjtė, e mė pėrket ».

    E pikėrisht, nė Malin Athos, mė tregon mė pas, profesori Bojovic, ndodhet « Pirgu shqiptar », kulla shqiptare nė manastirin e Hilandarit, tė cilin ai e kishte vizituar. Mėsoj qė i ati i Skėnderbeut, Gjon Kastrioti, bleu nė shekullin e XV-tė, pirgun e Shėn Gjergjit, i njohur me emrin « Pirgu shqiptar », ku Gjon Kastrioti ka jetuar me njė nga djemtė e tij, Reposhin. Mėsoj nė tė njėjtėn kohė, qė Manastirit tė Hilandarit, babai i Skėnderbeut, i dhuroi dhe dy fshatra nga pronat e tij.

    Lidhja me historinė tonė mė shtyn tė kėrkoj nė « Historinė e Shqipėrisė », e gjegjėsisht tė ndjek gjurmėt shqiptare tė Malit Athos. Nė kreun e tretė tė « Historisė sė Shqipėrisė », tė titulluar “ Fundi i sundimeve tė huaja – Formacionet shtetėrore shqiptare nė shekullin XIV – fillimi i shekullit XV », nė paragrafin « Shteti i Gjon Kastriotit », shkruhet : «Kėshtu shpjegohen, p.sh., lidhjet e tij me manastirin e Hilandarit nė Malin e Shenjtė, qė gjendet nė brigjet e detit Egje. Kėtij manastiri, Gjon Kastrioti i dhuroi nė vitin 1426 dy fshatra nga pronat e veta nė rajonin e Gostivarit, i bleu pirgun e Shėn Gjergjit (i njohur edhe me emrin Pirgu Shqiptar), dhe nė kėtė manastir njė nga djemtė e tij, Reposhi, e kaloi jetėn si murg derisa vdiq mė 25 korrik 1431. »

    Nga kėrkimet e mėpasme, pėr Malin Athos e lidhjen e tij me ikonografinė shqiptare, mėsoj qė emra tė shquar piktorėsh shqiptarė tė afreskeve, kanė punuar nė manastiret e kėtij vendi.

    David Selenica (1715), ka pikturuar afreske nė manastirin e Laurės sė Madhe, nė Malin Athos ; vėllezėrit, Kostandin dhe Athanas, tė mbiquajtur « Zografi », krijimtaria e tė cilėve shtrihet nga 1741-1783, nė afresket e tyre, kanė ruajtur karakterin krahinor tė veshjeve.

    Eshtė pėr t’u pėrmendur, Grigor Zdruli (vdiq nė 1906), prift, qė profesionin e zografit e morri nė Malin e Shenjtė. Atje, formoi dhe atelienė e tij, ku i mėsoi zanatin tė rinjve shqiptare si Grigor Zdruli (i riu), Spiridhon Dunka, Dhimitėr Papaveshi e tė tjerė. Anton Zengo, prift, i cili ka ushtruar krijimtarinė e tij nė gjysmėn e parė tė shekullit te XIX-tė e deri nė fund tė po kėtij shekulli ; ka punuar nė malin Athos.Nė kėtė republikė murgjėrish, ku siē shprehen dhe ata vetė, ēdo lėvizje pėrshkruhet « brėnda dhe jashtė nesh » (B.Bojovic), gėrshetohen mitikja me realen : sipas mitologjisė greke, Athos, nė betejė me Posejdonin, e qėllon me njė copė shkėmbi atė, por nuk arrin ta zerė ; shkėmbi bie mbi det nė formė piramide, duke krijuar kėshtu, Malin Athos.

    Thuhet qė vizitorėt e pelegrinėt janė tė shumtė, specialistėt e ikonave bizantine, kėrkuesit qė nguliten nė arkivat e Malit tė Shenjtė. Raporti i njė deputeteje evropiane qė daton prej 2003-shit, pėr barazinė e gjinive, nė kėtė zonė, nuk ėshtė votuar, pėr ēudi, nga deputetėt grekė.

    Republika autonome e Malit Athos, vazhdon tė mbetet e shkėputur nga bota. Por pasuritė etnografike, tė ikonografisė ortodokse peshojnė.

    Nė brendėsinė e njė forme tjetėr tė kėrkimit shpirtėror, nė qetėsinė e murgjėrve qė vėshtrojnė njeri-tjetrin, shpresoj qė njė ditė tė shkel ; shpresoj tė vizitoj gadishullin e thepisur e pa dyshim, « Pirgun shqiptar ».

    Metropol.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    ................
    Anėtarėsuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Citim Postuar mė parė nga Xhuxhumaku
    Njė kullė shqiptare nė Malin Athos



    Eshtė pėr t’u pėrmendur, Grigor Zdruli (vdiq nė 1906), prift, qė profesionin e zografit e morri nė Malin e Shenjtė. Atje, formoi dhe atelienė e tij, ku i mėsoi zanatin tė rinjve shqiptare si Grigor Zdruli (i riu), Spiridhon Dunka, Dhimitėr Papaveshi e tė tjerė. Anton Zengo, prift, i cili ka ushtruar krijimtarinė e tij nė gjysmėn e parė tė shekullit te XIX-tė e deri nė fund tė po kėtij shekulli ; ka punuar nė malin Athos.Nė kėtė republikė murgjėrish, ku siē shprehen dhe ata vetė, ēdo lėvizje pėrshkruhet « brėnda dhe jashtė nesh » (B.Bojovic), gėrshetohen mitikja me realen : sipas mitologjisė greke, Athos, nė betejė me Posejdonin, e qėllon me njė copė shkėmbi atė, por nuk arrin ta zerė ; shkėmbi bie mbi det nė formė piramide, duke krijuar kėshtu, Malin Athos.


    Metropol.
    Tė gjithė mbiemrat e pėrmendur mė lart, kanė qenė nga Dardha e Korēės dhe ka shkrime pėr ta. Njė shkrim i tillė, ka titullin "Piktorėt dardharė"... ku mund tė informoheni, pėr kėta shqiptarė qė kanė lėnė emėr nė Athos, sidomos nga familja Zengo.

    LEXONI SHKRIMIN E MĖPOSHTĖM:

    Piktorėt Dardharė


    Ishte tradite ne te kaluaren ne Shqiperi qe profesionin e ushtruar nga nje pjesetar i farmiljes, me i vjeteri ne moshe, t'ua mesonte, e t'ia linte trashegim vellazerve, bijve ose te afermevs te fisit. Tipik e'shte rasti i nje plejade te tere piktoresh dardhare, te cilet duke ushtruar profesionin e zografit e kane lene ate trashegim brez pas brezi. Kjo brezni piktoresh, fillon me Nikolla Zengon ne gjysmen e dyte te shek. 18 -te e perfundon me piktore te kesaj familjeje ne ditet tona, si Andromaqi e Sofia Zengo.

    1
    NIKOLLA ZENGO - Ka jetuar ne gjysmen e dyte te shekullit te 18 -te dhe gjysmen e pare te shekullit te 19 - te. Per te kemi pak te dhena. Dime se ka qene ne Rusi. Prej asaj periudhe trashegojme 25 skica te bera ne laps. Ato paraqesin figura e portrete aristokratesh te asaj kohe, me veshjet e tyre karakteristike ruse si dhe skena fetare si "Kryqezimi", "Ngjallja e Krishtit". Skicat deshmojne se autori eshte piktor, qe e njeh mire mjeshterine e tij dhe se ato perbejne punen pergatitore te piktorit per pune te tjera perfundimtare, te cilat fatkeqesisht nuk i njohim por tregojne se autori i tyre ishte piktor i njohur per kohe'n dhe jo person pa talent dhe kulture profesionale.

    2
    ANTON ZENGO - Djali i Nikolla Zengos, trashegoi profesionin e zografit nga i ati. Ka jetuar nga gjysma e pare e shek. 19 - te, deri ne fund te atij shek. Edhe ai si i ati ka qene prift ( 1839 ). Ka punuar si kinograf ne Agios Oros ( Mali i Shenjte ) dhe ne Rusi.

    3
    PAPA JANI ZENGO - ( 1832 - 1912 ). Kreu shkollen fillore greke ne Dardhe, me vone largohet nga fshati e shkon si girak zografi ne Malin e Shenjte e ne Korfuz. Ne vitin 1855 punon ne Larisa, ku mesoi dhe profesionin e fotografit, eshte nder fotografet e pare shqiptare ( ne mos i pari ) Fotografia e pare qe ruhet deri me sot eshte ajo e shkolles se Dardhes me 1876. Ne vitin 1855 ai ndjek ne Korce. Ishte drugdhendes. Me 1886 ai merret me levrimin e shqipes e ne kete drejtim na ka lene doreshkrim nje alfabet shqip me 33 germa, me te cilin beri perpjekje per te kthyer ne shqip Ungjillin. Ka mbetur nga veprat e tij te shumta vetem nje ikone "Peritoni" ( Rreth prerja e Krishtit ) e vitit 1864, qe me sa duket duhet te jete nga punet e tij fillestare ne fushen e piktures. Papa Jani Zengo profesionin e fotografit dhe piktorit ua me'soi edhe djemve te tij Vangjelit, Nikolles e Eftimit.

    4
    GR1GOR ZDRULI - Vdekur me 1906, emri i vertete i tij ishte Sotir. Ishte prift dhe profesionin e zografit e mori ne Malin e Shenjte. Atje mbasi aftesohet ne kete drejtim, formon ateliene e vet, ku mesuan pikture shume djem te rinj shqiptare, si tre djemte e Papa Jani Zengos, Grigor Jeromanak Zdruli (i riu ). Thanas Zengo,Pancli Gjino, Spiridhon Dunka,Dhimiter Papaveshi nga Lehova, Marko Ballkameni, etj. Ka punuar ne ikonografi dhe afreske ne Manastiret Sinopetra, Votopet dhe Kseropotam. Ne Shqiperi ka pikturuar Kishen e She'n Thanasit ( Dardhe ). Ne Muzeuinin Mesjetar ne Korce hdodhen prej tij vetem tre ikona, te cilat deshmojne se ai ka qe'ne piktor i afte dhe me talent.

    5
    NIKOLLA ZDRULI - Vdekur (1899 ), veilai i voggl i Grigorit, qe si piktor njihet me emrin e tij fetar Neofit. Ka punuar bashke me te vellane ne Malin e Shenjte.

    6 SOTIR PAPA ILIA - ( 1870 - 1958 ). eshte nga fa-milja Kere, ka qe'ne prift. Ne Muzeun e Artit Mesjetar ne Korce ndodhen 15 ikona te tij. Ka punuar edhe ne kishat e She'n Gjergjit ne Dardhe e ne Korce. Pervec veprave me karakter fe*tar, ka lene disa punime laike qe tregojne se ato jane vepra te dala nga dore e stervitur e me dhunti. Ai konsiderohet si nje pikturen e tij vihet re nje fare shkeputje nga piktura lindore dhe ndikirn nga ajo perendimore. Vdiq ne Amerike' me 1932.

    10
    EFTHIM ZENGO - Djali me i vogel i Papa Jani Zen-gos, Kreu shkollen fillore ne Dardhe'. Profesionin e zografit e rne'soi nga vellai i madh Vangjeli. Ka ndihmuar vellane e madh Vangjelin ne pikturimin e Xhamise se Mirahorit ne Korce me 1921 dhe kishert e Shen Gjergjit ne Dardhe. Te dy se bashku kane punuar edhe ne Greqi. Me 1928 kthehet perfundimisht ne Shqiperi.

    11
    THANAS TODI ZENGO, lindi ne Dardhe ne vitet 50 te shekullit te kaluar dhe vdiq ne vitin 1920. Ka punuar si piktor ne Rumani, ku ka marre pjese ne pikiurirrrin e pallatit te mbretit rumun, bashke me piktore te tjere. Me Korce ne Muzeun Mesjetar ruhet prej tij vetem nje ikone e titulluar "Shikimi i te verberit". Eshte marre edhe me pikture lajke. Prej tyre ka mbruur vetem nje portret i Skenderbeut.

    12
    KRISTO THANAS ZENGO . Ka mesuar profe-sionin nga babai i tij Thariasi dhe e ka ushtruar ate ne Greqi ku dhe vdiq me 1887.

    13
    PAPA HARALLAMB DARDHIOTI - Ka lindur rreth vitit 1885 dhe ka vdekur para vitit 1920. Ka punuar si pik*tor ne Greqi dhe ne Shqiperine e Jugut, ne Sarande e gjetke.

    14
    KRISTO LIGOR VISHNJA - 1878 - 1954. Ka punuar ne pikturimin e banesave populiore ne Korce e Dardhe e me se fundi ne Amerike ku emigroi dhe vdiq ne vitin 1954. Vepra e tij eshte pak e njohur. Ne Amerike eshte aktivizuar ne levizjen patriotike te shqiptareve.

    15
    KRISTO JANI RACI - Ka zhvilluar veprimtarine e vet ne pikture ne Greqi, ku ka marre pjese ne zbukurimin e pal*latit mbreteror bashke me piktore te tjere. Ne Shqiperi ka punuar ne gjysmen e dyte te shekullit te 19 - te.

    16
    LEONIDHA* shofka - Ka punuar si piktor ne Malin e Shenjte dhe ne Korce. Vepra e tij ka mbetur e pa njohur dhe e Da studiuar. Ka punuar deri ne vitet e para te shekullit te 20 - te.

    17
    GRIGOR JEROMONAK ZDRULI ( I riu - 1885 -1958 ). Emrin e vertete e ka Kristo Andon Zdruli. Mesimet e para per pikture i mori ne Malin e Shenjte ne qeline atelie te gjyshit te tij Grigor Zdriui. Perveg panes si piktor ne Malin Athos, ka zhvilluar aktivitet te gjere patriotik. Per kete eshte arrestuar dhe mbajtur 3 muaj ne burg. Pas daijes nga burgu e largojne nga Greqia si person "non grata" Vjen ne Shqiperi, ku sherben si Kryeprift ne Pogradec ( 1924 ) si dhe ne Manastirin e Shen Gjon Vlasdimirit ue Elbasan. (c)korcavizion)Vdiq ne Kucove me 1958. Ne Muzeun e Korces ndodhen dka ikona te tij te vitit 1903. Ai dallohet ne artin e tij per kompozimet e paraqitura me vertetesi, madje edhe me peizazhe nga vendlindja e tij, Dardha.

    18
    SPIR1DHON DUNKA ( vriekur 1915V Ka punuar si piktor prane dajes se vei Papa Grigor Zdrulit { i vjetri ) ne Athos dhe ne Dardhe.


    19 - 20. PAPA MeRKURI dhe PAND! GJINO. Kane punuar ne funsd te shekullit te 19 - te dhe deri ne vitet 1920, ne disa kisha te Shqiperise. Si piktore jane rnesuar dhe formuar ne ateliene e Papa Grigor Zdruiit (i vjetri ) ne malin Athos. Kane pikturuar kishen e Shen Gjergjit ne fshatin Grapsh ( Devoll).

    21
    THOMAIDHA ZENGO ( 1905 1961 ). Nga i ati Vangjeli mesoi profesionin. ne fillim si ndihmese e dj ne kishat e Shen Thanasit dhe Shen Triadhes. Me vone ka punuar shume ikona e piktura laike. Me 1935 emigroi bashke me buirin ne Amerike, ku vazhdoi te punoje si piktore, ne zbukurimin e kishes shqiptare . Vdiq ne Boston me 1961.

    22. SOFIA ZENGO PAPADHIMITRI (1915 - 1976 ). Krahas talentit te lindur, ajo me'soi mjeshterine nga i all, dhe ka qene ndihmese, me te motren Thomaidha vine punimet e te atit ne kishat e Shen Gjergjit e te Shen Thanasit. Me 1941 kreu studimet ne Akademine e Arteve te Bukura ne Athine. Po ate vit kthehet ne atdhe dhe punon si mesuese vizatimi ne Korge. Ne vitin 1942 bashke me te motren Andromaqin, celen ne Tirane ekspoziten e pare, Me 1965 bashke me burrin e saj A. Papadhimitri dhe te motren Andromaqi, pikturojne kishen ortodokse te Tiranes. Po me 1965 cel ne Tirane ekspoziten e dyte vetiake. Piktura e saj dalloliet per ndertime me plane te medha, per ngjyrat e ngrohta e te thella. Me interes eshte vepra "autoportret". Ka lene edhe shume ikona te shperndara ne shume familje ne Dardhe e ne Korce, Tirane e gjetke. Ne Muzeumin Mesjetar ne Korge, gjenden 5 ikona te punuara prej saj. te reaiizuara me nivel te larte artistik. Sofia dhe motra e saj Andromaqi, jane piktoret e para shqiptare. Punimi i saj i fundit i takon vitit 1976.

    23
    SOTIRA ZENGO - Lindur me 1922. Ka punuar si piktore ndihmese e babait te saj Vangjelit. Ka kryer punime te ridryshme ne studion e te atit.

    24
    KOSTANDIN ZOGRAFI nga Dardha pikturoi me 1825 nje ikone te Krishtit per kishen e Shen Gjergjit te Dardhes. Gjithashtu me nentor 15 1831, . nje ikone te Krishtit po per kishen e Shen Gjergjit ne Dardhe. Me 1934 pikturon nje ikone te Krishtit per Manastirin e Shen Ilias ne Hocisht. Piktori Jani A ... nga Dardha, pikturoi nje ikone te Shen Mitrit, per kishen e Shen Mitrit ne Kamenice te Korces me 1864.


    PS: Shkrimi ėshtė copy-paste... kėshtu qė tė mė falni pėr gabimet drejtshkrimore dhe ato ortografike.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Humdinger : 25-05-2006 mė 19:50

  3. #3
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anėtarėsuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    E kam vizituar shume here malin Athos. Te shkosh aty sidomos ne periudhen pas-provimeve eshte relaksuese, njesoj sikur ndodhesh ne nje bote tjeter. Kam dhe shume foto nga vajtja e fundit. Kur te kem kohe do i postoj.

    p.s Humdinger po ty te jepet ndonje cike per ikonografi apo jo? Para ca vjetesh jam marre me kete pune. E kam mesuar kete lloj arti pikerisht ne nje manastir aty. lol
    Ezekiel 25-17.

  4. #4
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anėtarėsuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Keto jane pamje nga manastiri i Dhohiariut.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ezekiel 25-17.

  5. #5
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anėtarėsuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Ndersa ky eshte manastiri rus (rosiko) i Shen Pandeleimonit.
    Ka kembanen me te madhe ne gjithe Malin e Shenjte Ndertesa e pritjes per pelegrinet mund te mbante 2000 njeres. Per fat te keq eshte djegur.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ezekiel 25-17.

  6. #6
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anėtarėsuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Manastiri i Simonopetres. (do te thote guri i Simonit) Mali i Shenjte ka vuajtur nga piratet qe plackisnin manastiret. Me i tmerrshmi nga te gjithe ka qene pirati Idris Barbarosa. Pas mesymjeve te shumta nga 200 manastire qe ishin ne fllim, ngelen 20. Sic shihet dhe nga struktura ndertimore e manastireve shumica kane kulla dhe jane ne forme keshtjelle per tu mbrojtur nga piratet. Nje nga manastiret me te bukur eshte dhe ky i fotos, i ndertuar ne shkemb nga nje murg me emrin Simon.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ezekiel 25-17.

  7. #7
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anėtarėsuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Manastiri i Dhionisiut. Ketu kam qendruar nje behar te tere per te mesuar ikonografi. Sic e shihni ka formen e nje keshtjelle me nje nga kullat me te larta ne Malin e Shenjte. Nje kuriozitet per besimtaret: Ketu ndodhet nje pjese nga lipsani i Gjon Pagezorit, pikerisht dora e djathte e tij.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ezekiel 25-17.

  8. #8
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anėtarėsuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Mali i shenjte eshte ne gadishull me forme te stergjatur. Gjithe gadishulli i Halkidhikise ka formen e nje dore me tre gishta. Ne maje te gishtit te trete eshte mali Athos (2054 m) pasi kam pershkruar gjithe gadishullin me traget ne rreze te malit ndodhem une prej nga kam marre fotot e meposhtme.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    
    Ezekiel 25-17.

  9. #9
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anėtarėsuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Perendim dielli ne Athos.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ezekiel 25-17.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Manastiri Hilandar nė malin e shenjtė.

    Manastiri Hilandar nė Malin e Shenjtė,aty ku gjendet edhe ajo qė njihet si "Kulla (Pirgu) shqiptare" dhe gjithashtu vendi ku prehet Reposhi,vėllai i Gjergj Kastriotit (Skėnderbeut).

    Kaq i ēmuar ėshtė Mali Athos, saqė ėshtė bėrė edhe vend pelegrinazhi i medievalistėve tė ndryshėm. Plot 50 vjet mė vonė nga lajmi qė u erdhi piktorėve korēarė, ndėrsa ishte duke kėqyrur nė Malin Athos, medievalisti rus V. Grigoroviē do tė gjente evidencat e para tė emrit tė Gjon Kastriotit, por edhe dokumentet qė lidhen me Skėnderbeun nė oborrin e sulltanit. Dy akte nė serbishten bizantine bėnin fjalė pėr marrėdhėniet e tė atit tė Skėnderbeut me Malin e Shenjtė. Akti i parė bėn fjalė pėr njė akt-dhurimi (akt-legjitim) i lėshuar nga Gjon Kastrioti nė emrin e tij dhe tė katėr djemve tė vet, nė favor tė manastirit tė Hilandarit. “Akti u shkrua nė vitin 6934”, qė me kalendarin tonė pėrkthehet nė periudhėn prej 1 shtatorit 1425 deri mė 31 gusht 1426. Gjoni do tė shkruajė: “unė mėkatari dhe i pamerituari... Gjon Kastrioti me djemtė e mi Stanishin dhe Reposhin dhe Kostandinin dhe Gjergjin... dhe pasi u kėshillova me djemtė e mi i dhuruam manastirit tė shenjtė sipas fuqisė sonė... fshatin Radostushė me kishėn e Shėn Marisė sė Papėrlyer qė ėshtė nė atė fshat Radostushė, si dhe fshatin Trebisht...”. Mė tej, nė akt, Gjon Kastrioti zotohet tė heqė dorė nga tė drejtat qė gėzonin deri atėherė mbi kėto dy fshatra, duke ia deleguar tė drejtat manastirit tė Hilandarit. Akti i dytė ėshtė njė akt shitjeje, ku igumeni i manastirit, jeromonaku Athanas, nė emrin e kėshillit tė murgjve tė Hilandarit, i shet Gjon Kastriotit dhe tre djemve tė tij pirgun e Shėn Gjergjit sė bashku me disa prona tė kėsaj kulle. “Gjon Kastrioti... shfaqi dėshirėn tė blejė pirgun e Shėn Gjergjit pėr vete dhe pėr djemtė e tij, zotin Reposh dhe zotin Kostandin, dhe zotin Gjergj, sė bashku me vreshtat, ullinjtė dhe tė gjitha ato qė i pėrkasin pirgut dhe me katėr adelfate qė ti zotėrojnė zoti Gjon, zoti Reposh, zoti Kostandin, zoti Gjergj. Nė rast se ndonjėri prej tyre largohet ti merret adelfati prej manastirit. Dhe kur tė largohen (nga kjo botė) tė katėr personat e sipėrshėnuar, pirgu do ti kthehet pėrsėri manastirit dhe nė librin e tė vdekurve emri i tyre tė pėrkujtohet derisa tė ekzistojė Hilandari. Pėr tė gjitha kėto (Gjoni sė bashku me tre djemtė e vet) i dhurojnė manastirit 60 florinj”1. Nė tė njėjtat dokumente do flitet sesi vėllai i Skėnderbeut, Reposhi, djali i dytė i Gjon Kastriotit, vdiq si murg mė 25 korrik 1431. “Sa pėr Reposhin, djalin e madh, Barleti na thotė se ishte ba mungar [murg], por pėrpara edhe ky qe me tė tre vllazent i dhanė peng n’Adriene; e se aty, u martue me njė zojė turkinė e pat me tė njė djalė, Hamza Kastriotin. Gjon Muzaka pėrkundra nuk e zėn Reposhin tė dhanun peng Sulltanit. Pėr tė thotė se kishte qenė djalė shumė i pėrshpirtshėm e ishte ba mungar nė manastirin e malit Sinai, ku kishte pasė jetue e dekė: Repossio predetto Ju uomo de santa vita e se n’ando at monte Sinai e se fe frate e li morese. (16). Kjo asertė e Gjon Muzakės dhe e disa shkrimtarve tjerė, se Reposhi nuk qe dhanė peng para se t’u bajte mungar, historikisht asht krejt e gabueme, tuj qenė se biografėt e Skėnderbeut, Hamza Kastriotin e diftojnė pėr djalė tė Reposhit tė lemė n’Adriene2. Nė epigrafin e varrit, Reposhi mban titullin e lartė fisnik dukė”. Gjon Kastrioti nė kohėn mė tė mirė tė pushteti tė tij i shtrin zotėrimet deri nė Fushė Dardani dhe mė tej. Kėto janė vende tė njohura pėr plumb, argjend dhe hekur dhe kjo ka bėrė qė Gjon Kastrioti tė ketė mes tė tjerave edhe lidhje me Malin e Shenjtė.

    Kronikat do ta lidhin devocionin e shumė murgjėve me origjinė shqiptare me tė shkuarit nė Malin Athos. Njė rast i tillė ėshtė nė shekullin e XIV, kur murgu Nifon nga Lukova, i cili mbyllet nė njė manastir nė Malin Athos, u shqua aq shumė pėr pėrshpirtshmėrinė e tij, saqė u kanonizua dhe u shpall shenjt nga Kisha Orthodhokse Bizantine. Por nė manastiret e Athosit apo tė Thesalisė ka edhe shumė murgj tė tjerė shqiptarė. Pėr tė mos thėnė deri nė klasėn e bujarėve vendas. Reposhi, vėllai i Skėndėrbeut, varroset nė tė ashtuquajturin Pirgu Shqiptar pranė Hilandarit dhe ka nė epitaf pėrcaktimin si Duka i Ilirisė.

  11. 3 antarėt mė poshtė falenderuan Archon pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    arbereshi_niko (04-11-2014),Irenna (04-11-2014),user010 (03-11-2014)

  12. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,049
    Postimet nė Bllog
    18

    Pėr: Mali i Shenjtė Athos


Tema tė Ngjashme

  1. Kisha ėshtė Njė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  2. Letra e Kishės sė Romės drejtuar Kishės sė Korinthit
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-03-2007, 16:35
  3. Jeta e Shėn Nilit - 7 maj, 12 nėntor
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-07-2005, 22:19
  4. DOKTRINA - Kapitulli III: Trinia e Shenjtė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-03-2005, 23:02
  5. Ortodoksia dhe Shqipėria
    Nga shendelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •