Sot Kisha katolike pėrkujton Zojėn Ndihmėtare





Kjo e kremte nis tė pėrkujtohet qė nė kohėn e Papės sė madh marian e dominikan, Piut V (1566-1572). Papa i kėrkoi Zojės sė Bekuar ndihmė pėr ushtritė dhe fatet e Perėndimit e tė Krishterimit, kėrcėnuar prej shekujsh nga turqit, qė tashmė kishin arritur nė portat e Vjenės. Ishte tetori i vitit 1571. E pikėrisht mė 7 tetor tė kėtij viti, nisi beteja e madhe detare e koalicionit tė botės sė krishterė kundėr flotės turke. Nė sa flota turke shpartallohej, duke u mėnjanuar kėshtu rreziku i tmerrshėm i shtrirjes sė pushtimit otoman mbi vise tė tjera tė krishtera, Papa pa nė vegim se fitorja ishte siguruar me ndėrmjetėsinė e Zojės sė Bekuar. Prandaj, nė shenjė mirėnjohjeje, urdhėroi qė ndėr litani tė shtohej edhe thirrja : “Mari, ndihma e tė krishterėve, lutu pėr ne!”. Prej kėndej, edhe titulli “Zoja ndihmėtare”.

Njė fitore tjetėr e madhe, ajo e Vjenės, nė vitin 1683, bėri qė devocioni i Zojės nėn titullin “Auxilium Christianorum”, tė pėrhapej nė Austri, nė Gjermani e nė Itali. Piu VII e caktoi festėn e Zojės Ndihmėtare mė 24 maj.

Shenjti qė pati mė shumė devocion nė Zojėn Ndihmėtare, qe Shėn Gjon Bosko, i cili u bė apostull i Saj, sė bashku me bijtė e bijat e veta, salezianėt e salezianet, qė pėr kėtė arsye quhen Bijtė e Zojės Ndihmėtare.

Pėr nder tė Zojės Ndihmėtare, krishterimi ndėrtoi tempuj madhėshtorė nė vise tė ndryshme, ndėrmjet tė cilėve dallohen katedralja e Spoletos edhe e Torinos nė Itali.